PARTIJA FASHISTE SHQIPTARE
FEDERATA E FASHEVET TË SHKODRËS
SEKRETERIJA POLITIKE
RAPORTË
Shkodër 26-6-41.XIX
REZERVAT
DREJTORIS QENDRORE P. F. SH.
TIRANË
Drejtorati Federal i mbledhun sot për me shqyrtue e bisedue mbi çështje të ndryeshme të kësaj Federate, tue konstatue nervozismin dhe mërzitjen e popullit të Shkodrës shkaktueme nga lajme të përhapuna se gjoja vende fjesht Shqyptarë si Tuzi, Hot e Grud, Plavë e Guci dhe të tjerë, prej mijëra vjetësh të banuem prej popullsive kompakte Shqyptare, të dalluem për kombtarí e atdhedashtní; që qindra herë gjatë shekujvet kanë rokë armët dhe kanë derdhë gjakun e vet për mbrojtjen e lirisë dhe të trojevet të veta dhe që kanë shkrue faqe të arta t’historis dhe epopes së jonë kombëtare, kan m’ dënue përsëri me jetue në ferrin e zgjedhës së nji kombi të huaj, inferior për origjinë e qytetnim.
Tue shrehë mendimin dhe ndjenjat e gjith Këmishavet të Zeza të kësaj Federate dhe të gjith Popullsis së krahinës, i lutet Atij Drejtorati Qendruer me u ba interpret i ndjenjavet besnikërije të pa thyeshme dhe devocjoni pranë MBRETIT dhe DUÇES, absolutisht të bindun dhe plotësisht të sigurët se në rendin e rij t’Europës kan me i njoft Kombit Shqyptar të drejtat e tija të pa cenueshme, duke evituar nji gjymtyrë të dhimbëshme për jetë gjakësuese t’ATDHEUT ARBËNOR.
SEKRETARI FEDERAL
(nënshkrimi, vula)
AQSH F. 164, D. , V. 1941, fl. 1.
Dokument - Oshtima