Oshtima

Vështrim mbi kulturën e periudhës së parë të epokës së hekurit në Shqipëri

Kultura e periudhës së parë të hekurit në Shqipëri deri para çlirimit të vendit ka qenë fare pak e njohur. Materialet që mund t’i atribuoheshin në atë kohë kësaj periudhe ishin gjetje të rralla, kryesisht të rastit, shpesh pa adresë të saktë dhe pa kurrfarë informatash rreth zbulimit të tyre. Nga këto, vetëm një pjesë është botuar dhe shfrytëzuar për qëllime studimi1; pjesa tjetër përkundrazi ka mbetur jashtë interesit shkencor.
Sot njohuritë mbi kulturën protohistorike të vendit tonë, janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në saje të kërkimeve intensive të bëra në këto 20 vjetet e fundit. Gërmimet sistematike në qytezën e Gajtanit të Shkodrës2, si edhe në shpellën e Trenit dhe jashtë saj3,  kanë nxjerrë në dritë materiale me vlerë, të cilat ndihmojnë për të zgjidhur një sërë problemesh të karakterit kronologjiko-kultural dhe etnik të këtyre dy vendbanimeve me shtresa të pasura të periudhës së parë të hekurit. Materiale akoma më interesante dhe ekspresive në këtë drejtim, kanë dhënë veçanërisht varrezat tumulare, si ato të luginës së Matit4 dhe të Drinos-it5, të Bajkaj të Sarandës6, të Vajzës së Vlorës7, të Kuçit të Zi dhe Barçit të Korçës8, të Krumës dhe Cinamakës së Kukësit9, dhe tani së fundi gërmimet në tumat e Pazhokut të Elbasanit10 dhe Prcdanittë Kolonjës11. Takemi i përmortshëm i këtyre varrezave të zbuluara në ambiente të mbyllura dhe për më tepër në një shtrirje relativisht të gjerë territoriale, përbën aktualisht dokumentacionin më të plotë dhe më të larmishëm, në bazë të të cilit mund të përcaktohen që tani tiparet e përgjithshme fizionomike të kulturës protohistorike të vendit tonë dhe vijat kryesore të zhvillimit të saj, veçoritë tipologjike dhe pozicioni kronologjik dhe përkatësia etnike e materialit të kësaj periudhe. Duke u mbështetur kryesisht në këto materiale të varrezave tumulare, ne po përpiqemi dhe t’i trajtojmë këto çështje. qoftë dhe në vijat më të trasha. E theksojmë këtë, meqenëse sot për sot është akoma herët të kalohet në një vështrim më të hollësishëm të kësaj kulture, sa kohë që kjo akoma nuk është përfaqësuar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe në tërë fazat e veçanta të zhvillimit të saj njëlloj dhe në mënyrë gjithnjë të mjaftueshme. Pastaj duhet patur parasysh dhe fakti se një pjesë e materialeve të zbuluara të kësaj periudhe, ende nuk është studiuar në mënyrë të plotë dhe përfundimtare, përveç se në formën e një vlerësimi të përgjithshëm dhe paraprak të tyre.
Në këtë vështrim të përgjithshëm nuk do të trajtohen tipet e vendbanimeve, megjithëse ato paraqesin një interes të veçantë në kuadrin e kulturës së kësaj epoke. E bëmë këtë me vetëdije, duke menduar se ky problem është trajtuar, për aq sa lejojnë njohuritë aktuale edhe në vende të tjera12. Ne do të kemi në konsideratë gjatë trajtimit të temës sonë vetëm materialin e lëvizshëm të zbuluar në këto vendbanime, dhe në mënyrë të posaçme qeramikën shumë ekspresive të tyre.


* * *


Në territorin e Shqipërisë, riti i varrimit në tuma njihet, me sa dimë deri tani, që nga periudha e heladikut të mesëm. Vihet re dhe gjatë heladikut të vonë, por më karakteristik bëhet ai në epokën e hekurit dhe veçanërisht në periudhën e hershme të saj. Ky rrit konstatohet tek. ne edhe pas pushtimit romak, por si një fenomen tepër i rrallë. Varret tumulare të kësaj periudhe paraqiten në përgjithësi si varrime sekondare.
Tuma ndeshen kudo në Shqipëri, por më shumë në zonën e Kukësit dhe të Matit, ku janë bërë dhe punime më intensive.
Deri tani janë studiuar gjithsejt rreth 80 tuma, që përmbajnë, me ndonjë përjashtim të vogël, më shumë se një varr dhe shpesh me përkatësi kohore të ndryshme. Ka raste të veçanta kur numri i varreve arrin mbi 100, siç është vënë re p.sh. në tumat e Barçit dhe të Kuçit të Zi të Korçës13.
Tumat janë të ngitura zakonisht me dhë ose me dhé e gurë bashkë. Në rastin e fundit materiali është shfrytëzuar kryesisht për pjesët arkitektonike të këtyre përmendoreve sepulkrale, për peribolet, për mueanat qëndrore, për mbulesën e kubesë së tumave ose për konstrukcionet e varreve.
Këto elemente në tuma, herë ndeshen të veçuara, herë të kombinuara pjesërisht ose tërësisht. Në Shqipëri, tuma të ngritura vetëm prej gurësh të ngjashëm me ato të krahinave karstike të malit të Zi, të Dalmacisë, Elercegovinës, etj., janë vënë re vetëm në zonën verilindore të liqeriit të Shkodrës, të vendosura pranë vendbanimit të hershëm të fortifikuar ilir të Marshejt. Një pozicion i tillë na kujton atë të tumave të Glasinacit të përhapura për rreth gradinave të veçanta të kësaj rrafshnalte, me të cilën krahinat veriore të Shqipërisë kanë, siç do të shohim dhe më poshtë, lidhje të ngushta etniko-kulturale.
Në varret tumulare të periudhës së parë të hekurit, mënyra e zakonshme e varrimit është ajo me vendosje kufome dhe në fazën më të hershme të saj, me pozicion kryesisht të kërrusur. Rriti i varrimit me urna14, ndeshet rrallë në vendin tonë dhe nuk paraqet ndonjë fenomen karakteristik. Përveç se në urna kremacioni vendoset edhe drejtpërdrejt në tokë duke u mbuluar me dhé ose me një konstruksion gurësh15, Ka raste kur ai futej dhe në varre të tipit çist16.
Përsa i përket konstruksionit të varreve të periudhës së parë të hekurit, dy janë tipet kryesore: varre të konturuara dhe të mbuluara me gurë përsipër dhe ato në trajtë arkash me rrasa guri (çiste). Tipi i parë është ndeshur në tumat e Kukësit. të Matit, të Korçës, të Kolonjës etj., kurse përtej vendit tonë në Glasinac, në Kosovë, Maqedoni etj. Varret me çiste, përkundrazi janë shfaqur kryesisht në zonat më jugore të Shqipërisë pranë detit ose jo fort larg tij, si në Vajzë të Vlorës. në luginën e Drinosit, në Bajkaj të Sarandës, në Dukat të Vlorës etj. Varre me çiste njihen dhe në krahina të tjera të Gadishullit Ballkanik, si në Mal të Zi. Maqedoni, Dalmaci, Serbi, në rajone të veçanta të Greqisë etj., ku datohen në kohë të ndryshme që nga epoka e bronxit dhe deri në atë të hekurit. Përveç këtyre dy tipeve varresh me konstruksion, ekziston tek ne edhe varri në formë grope të thjeshtë17.
Inventari i varreve përbëhet prej enësh, kryesisht balte, prej armësh hekur: dhe bronxi, prej zbukurimesh bronxi, më rrallë prej hekuri, argjendi, ari, qelibari, qelqi dhe kocke. Veglat e punës, si zakonisht janë shfaqje më të rralla.
Një pjesë e varreve të periudhës së parë të hekurit, dhe në mënyrë të veçantë ato të fazës më të hershme të saj, nuk kanë fare takëm të përmotshëm; nga varre: e tjera me inventar, përkundrazi, një pjesë e tyre paraqitet e pasur dhe me objekte të kushtueshme, ndërsa pjesa më e madhe me inventar të varfër ose të rëndomtë Këto sigurisht nuk janë fenomene të rastit, por shprehje e pozitës jo të barabarti ekonomike shoqërore të të vdekurve. Në këtë drejtim, ato kanë një vlerë të veçantë për studimin e strukturës sociale të përdoruesve të këtyre tumave, në këtë etapë të zhvillimit të tyre.


* * *


Fillimet e epokës së hekurit në territorin e Shqipërisë ne i kemi vendosur në shek. XI. p.e. sonë ose diçka më përpara18 dmth. në periudhën mbas shkatërrimit të qytetërimit të Mikenës, periudhë e cila në vendin tonë koincidon dhe me shfaqjen e objekteve të para prej hekuri të një prodhimi, sigurisht lokal. E kemi fjalën këtu për një thikë të vogël teli harkuar prej hekuri me një thumb bronx te doreza, sie dhe për një pincetë, që të dy këto të gjetura nën varr çist, së bashku me një shpatë të shkurtër bronxi të tipit II Naue, të cilën N.Hammond e ka datuar si të heladikut të vonë III c19. D. Garasanin mendon se ky varr duhet t’i përkasi periudhës Ha.A20, ndërsa unë e kam datuar si të shek. XI p.e. sonë21. Pavarësisht nga diferencat e vogla në datimin e këtij varri, rëndësi ka këtu fakti se ai të orienton për vendosjen e fillimeve të epokës hekurit në Shqipëri që herët, sidoqoftë kurrsesi më vonë se sa në periudhën mikene.
Analiza tipologjike dhe stilistike e materialeve të periudhës së parë të hekurit, bërë të mundur që të dallohen edhe në qoftë se akoma jo në mënyrë të hollëme, 3 faza të veçanta zhvillimi. Megjithatë duhet theksuar se këto faza gjithmonë përputhen plotësisht në kohë me njera-tjetrën në tërë krahinat e dit tonë për shkak të veçorive lokale të zhvillimit të tyre kulturor. Kështu sh. në pellgun e Korçës këto faza, siç i ka konstatuar dhe datuar drejt Zh. Andrea22, rezultojnë mjaft mirë të diferencuara, kurse në luginën e Matit, ku vihet re dhe një farë konservatorizmi në zhvillimin e kulturës, këto faza jo vetëm se ianë më vështirë për t’u dalluar, por dhe nuk i korrespondojnë gjithherë tërësisht limiteve kronologjike të fazave të grupit kulturor të Devollit. Sidoqoftë për lehtësi ekspozimi të materialit, kemi preferuar këtu sistemin prej 3 fazash të zhvillimit të përgjithshëm kulturor të periudhës së parë të hekurit në vendin tonë, ke e konsideruar atë    dhe si më të përshtatshëm aktualisht.

Faza I përfshin kohën nga fundi i shek. XII deri në shek. VIII p.e. sonë, që i korespondon periudhës submikene, protogjeometri dhe asaj të hershme gjeometrike të Greqisë.Një nëndarie më e detajuar e kësaj periudhe është e pa undur në gjendjen e     njohurive tona të sotme.
Faza II përfshin shek. VIII-VII p.e. sonë, kurse faza III, periudhën që nga shek. VI dhe deri në kohën e formimit të kulturës qytetare, e cila në krahinat më të zhvilluara nga pikëpamja social-ekonomike të vendit tonë, bie rreth shek. V p.e. sonë, kurse në të tjerat, më vonë, aty nga shek. IV p.e.sonë.


* * *


Faza I — Nga pikëpamja historiko-kulturore kjo fazë i përgjigjet periudhës se tranzicionit nga bronxi në hekur, kurse në kuadrin më të gjerë ballkanik, kjo është periudhë e dyndjes së madhe egjeane, ndikimet e së cilës prekën, siç duket, pjesërisht dhe territorin e Shqipërisë.
Deri tani kjo fazë njihet më mirë në rajonet në jug të Shkumbinit. Si vendgjetje më të rëndësishme mund të përmenden: Shpella e Trenit si dhe nekropolet tumulare të Barçit, të Vajzës, të luginës së Drinosit, të Bajkaj, të Prodanit, Pazhokut etj. Në Shqipërinë e Veriut, kjo fazë është përfaqësuar deri tani më pak dhe konkretisht vetëm nga qyteza e Gajtanit dhe nga disa varre tumulare të luginës së Matit, me sa duket edhe të Kukësit23.
Në kompleksin e kulturës materiale të kësaj faze, interes të veçantë paraqet qeramika, e cila në disa aspekte riprodhon tipare të poçerisë lokale të bronxit të vonë. Madje variantet e shumta të enës me dy vegja të larta mbi grykë, aq karakteristike për epokën e hekurit në përgjithësi zhvillojnë tradita akoma më të vjetra lokale dhe pikërisht ato të
poçerisë së bronxit të hershëm, të njohur mirë sidomos në grupin Maliq III24. Po kështu mund të thuhet edhe për enët e vogla barkfryra me një vegje dhe qafë cilindrike, të cilat megjithëse jo karakteristike për këtë fazë, imitojnë në çdo pikëpamje ekzemplarët përkatës të bronxit të hershëm maliqiot25. Si të një origjine autoktone nga bronxi i vonë, ndoshta edhe nga fundi i bronxit të mesëm, duhet trajtuar dhe ena me vegjë «bifora». Gjithashtu karakteristike për këtë periudhë të parë të epokës së hekurit paraqitet edhe ena dyshe ose binjake, e zakonshme kryesisht për krahinat jugore të Shqipërisë, vazoja bikonike me katër vegje të vogla në bark, tipike për pellgun e Korçës, broka me një vegje dhe grykë oblike, e cila në fazat e mëvonshme do na shfaqet si një ndër modelet e zakonshme dhe të preferuara sidomos nga poçarët dhe konsumatorët e trevave veriore të Shqipërisë etj.
Kjo përhapje, gjeografikisht e kufizuar, e disa formave të veçanta enësh, flet sigurisht për veçori lokale të zhvillimit të qeramikës së kësaj faze, gjë që manifestohet edhe më mirë në trajtimin teknik dhe dekorativ të saj.
Duke e vështruar nga këto kënde vrojtimi, qeramika e Matit dhe e Gajtanit ka ngjyra kryesisht të errta: gri në të zezë ose kafe dhe më rrallë të kuqërremtë, pjekje jo gjithaq të mirë dhe dekoracione të incizuara me ngulitje dhe në reliev26. Ndryshe nga kjo poçari e trevave veriore të Shqipërisë, ajo e Trenit dhe e Barçit të Korçës, e Prodanit të Kolonjës etj. ka tone në përgjithësi të çelta, të kuqërremta apo në okër; është e punuar mirë dhe pjekur gjithashtu mirë. Dekori i saj i zakonshëm është me pikturim mat para pjekjes të një stili të zhdërvjellët gjeometrik. Këtë qeramikë e kemi quajtur «Devollite»27, duke u nisur nga fakti se në luginën e Devollit gjendet në sasira të mëdha dhe përfaqëson stilin më tipik të poçarisë së këtij pellgu, që nga periudha e vonë e epokës së bronxit e deri në shek. VI p.e. sonë. Kjo qeramikë, siç na rezulton deri tani, ka prioritet kronologjik, kundrejt asaj të të njëjtit stil të vendeve fqinj të Maqedonisë, Epirit etj. Në Maliq ne kemi dalluar dy faza zhvillimi të poçarisë së pikturuar të bronxit të vonë nga të cilat, më e hershmja e karakterizuar me pikturim kryesisht pas pjekjes, ndërsa e dyta, që lidhet drejtpërdrejt dhe me qeramikën e të njëjtit stil të periudhës së parë të hekurit, e karakterizuar me pikturim kryesisht para pjekjes.
Disa veçori dalluese lokale paraqet në fazën I dhe qeramika e tumave me varre në trajtë arke guri (ciste) të Shqipërisë së Jugut. Zakonisht ajo shfaqet në ngjyra të errta gri, kafe, të zezë etj. dhe me një fakturë jo gjithaq të hollë, megjithëse nuk mungojnë dhe enët me një cilësi më të mirë, me ngjyra të çelta dhe me forma të modeluara me kujdes që të kujtojnë ato të poçarisë devollite. Në përgjithësi, enët e këtyre varreve të kësaj faze nuk janë dekorative. Pikturimi shfaqet këtu më vonë, aty nga fundi i kësaj faze dhe si një fenomen i rrallë. Ornamenti plastik është pak më i rëndomtë, ndërsa ai i pikëzuar, fare sporadik. Format më tipike të enëve, janë ato me dy vegje të larta mbi grykë, por jo më pak karakteristike paraqiten dhe enët me një vegjë, me vegje «bifora», enët dyshe etj. të cilat janë të zakonshme dhe për kulturën bashkëkohëse të Devollit. Me këtë të fundit, kultura e varreve të tipit çist, përputhet përveçse në qeramikë pjesërisht edhe në aspekte të tjera të kulturës materiale, bile në një masë të tillë sa për ta konsideruar atë si variante të saj.
Variantet e veçanta lokale, që vihen re në qeramikën e fazës së parë të periudhës së hekurit, nisin të formohen si të tilla, me sa duket, që nga fundi i epokës së bronxit. Ky fenomen vihet re shumë qartë sidomos në grupin e qeramikës së pikturuar devollite.
Në këtë fazë territori ynë, vazhdon, sikurse edhe më parë të ketë marrëdhënie me jugun, gjë që e tregojnë midis të tjerash qartë dhe vazot e stilit submikenë dhe protogjeometrik të zbuluara në Barç28, Tren29, Bajkaj30 etj.
Nga objektet metalike që mund t’i atribuohen fazës I, një pjesë e tyre ripodhon tipe të njohura që nga koha e bronxit të vonë, kurse pjesa tjetër paraqet trajta karakteristike për fazën që po trajtojmë. Midis këtyre të fundit ka gjetje të karakterit autokton por nuk janë të pakta dhe importet ose prodhimet lokale tipologjikisht të frymëzuara nga modele të importuara.
Inventari i objekteve metalike, përbëhet kryesisht prej armësh dhe zbukurimesh bronxi. Objektet prej hekuri janë akoma shfaqje shumë të rralla; megjithatë ato ekzitojnë, duke provuar me praninë e tyre dhe proçesin e ngadaltë të transformimit të epokës së bronxit në atë të hekurit.
Midis armëve interes të veçantë paraqesin shpatat dhe kamat me dorezë në formë gjuhe (griffzungenschvert), tip ky, i njohur për përhapjen e tij të gjerë në  tërë Evropën, që nga veriu i saj e deri në Mesdhe. Ky tip shpate zëvendëson gradualisht shpatat e tipeve të vona Egjeane të cilat vazhduan të jenë në përdorim tek ne deri në Heladikun e vonë III c. Variante të ndryshme të këtij tipi arme janë zbuluar në mjaft vende të Shqipërisë. Rreth tipologjisë, origjinës dhe kronologjisë së tyre është diskutuar mjaft në këto kohët e fundit, bile janë shprehur dhe mendime të ndryshme për këto çështje31. Shpatat tona prej bronxi ose hekuri të fazës I, hynë në përgjithësi, në sferën e grupit të shpatave «Naue 11» dhe riprodhojnë variante, të cilat ngjashmëritë më të mëdha i kanë me ato të shpatave egjeoballkanike të të njëjtit tip, ose atyre italike të tipit Montegiorgio32, Allerona33 etj. Kështu p.sh. shpata e Matit në Tab. I, 3, e cila përngjet mjaft me njerën nga shpatat me dorezë në formë gjuhe të Pazhokut, paralelen më të afërt të saj e ka tek shpata e Islam Grcit afër Zadar-it e cila datohet rreth shek. XI-X p.e. sonë34. Kësaj periudhe i përket jo vetëm ekzemplari i Matit, por edhe mjaft nga shpatat e këtij tipi në vendin tonë. Që një pjesë e mirë e këtyre lloj shpatave prej bronxi, lidhet me këtë fazë fillestare të epokës së hekurit, këtë e tregojnë dhe hollësirat e tyre tipologjike, gjithashtu dhe zbulimi i ndonjerës nga këto me kontekst të kësaj periudhe. I tillë është p.sh. rasti me shpatën e Kakavijës gjetur me dy objekte hekuri, si edhe një shpatë e Vajzës e cila përmban në dorezë një thumb prej hekuri. Megjithëkëtë, duhet thënë se tipi i shpatës dhe i kamës me dorezë në formë gjuhe, shfaqet në Shqipëri më përpara se shek. XI p.e. sonë. Kështu p.sh. Shpata e Shkodrës, e cila sot ruhet në muzeun e Londrës35  mund t’i atribuohet fare mirë shek. XII p.e. sonë; kësaj kohe i përket edhe kama e Barçit, e zbuluar në një varr së bashku me poçeri të importuar greke të H. V. IIIc36. Shpatat tona të tipit «Naue II». qoftë edhe një pjesë e tyre, megjithëse të frymëzuara nga modele të Evropës Qendrore, të cilat depërtuan këtu që në fazën e parë të dyndjes së madhe egjeane, përmbajnë megjithatë disa hollësira tipologjike të cilat mund të shpjegohen vetëm me karakterin lokal të prodhimit të tyre.
Në fazën I të epokës së hekurit, janë në përdorim tipe të ndryshme maja heshtash dhe shigjetash prej bronxi. Shumë prej tyre vazhdojnë traditat e prodhimit të armëve përkatëse të periudhës së vonë të bronxit, ndërsa vetëm një pjesë e vogël mund të konsiderohet si shfaqje origjinale e kohës. Nga fundi i kësaj faze majat e heshtave prej bronxi fillojnë të zëvendësohen nga ato prej hekuri. Midis tipeve të heshtave dhe shigjetave, që mbështeten në traditën e prodhimit të bronxit të vonë, janë për t’u përmendur ato me fletë në trajtë gjethi ose ato në trajtë violine (Fiddleshaped), të njohura në Greqi që në H.V III C37, por që në Shqipëri vazhdojnë të jenë në përdorim edhe në fazën më të hershme të epokës së hekurit, siç e ka treguar maja e shigjetës së Çepunës e shoqëruar në varr me qeramikë tipike të kësaj faze38. Po kështu ndodh edhe me majat e heshtave në formë flakëze karakteristike për Ha A të Evropës Qendrore dhe që në vendin tonë i përgjigjet fazës fundore të epokës së bronxit. Kësaj periudhe i përkasin padyshim majat e heshtave të këtij tipi të zbuluara në Pellgun e Korçës39, por ato vazhdojnë, siç duket edhe në fillim të epokës së hekurit.
Një lloj heshte bronxi karakteristike për fazën që po trajtojmë, është edhe ajo në trajtë gjethi dafine, e zbuluar në Vajzë të Vlorës, si edhe në Barç të Korçës e shoqëruar në varr me një kontekst të periudhës protogjeometrike40.
Dallohet për origjinalitet tipologjik dhe përhapje të kufizuar gjeografike tipi i heshtës së bronxit me fletë drejtkëndëshe në pjesën e poshtme të saj, por që më sipër vjen e zgjerohet në trajtë gjethi. Mesin e fletës së heshtës e përshkon për së gjati një kurrizë i gjerë që zhvillohet konform me vetë trajtën e fletës. Në Shqipëri ky tip heshte është përfaqësuar deri tani në tre ekzemplarë, njeri i zbuluar në Pazhok, tjetri në Seferan të Elbasanit dhe ekzemplari i tretë në Vajzë të Vlorës.
Heshta e Vajzës është gjetur e shoqëruar në varr me një shpatë hekuri me dorezë në formë gjuhe (Naue II) që përcakton qartë pozitën kronologjike të saj. Në Greqi ky tip heshte është përfaqësuar vetëm në një ekzemplar41, në Itali vetëm dy, nga të cilat njera gjendet në Muzeun Britanik, ndërsa tjetra në Muzeun Arkeologjik të Napolit42. Një ekzemplar tjetër i këtij tipi është zbuluar në Bosansko Grabovo të Bosnjës perëndimore dhe gjendet në Zemalski Muezj të Sarajevos. Kjo e fundit, të cilin patëm rastin ta shohim vetë, edhe pse ndryshon pak prej heshtave tona, përmban megjithatë të gjitha hollësirat dalluese tipologjike të heshtës në fjalë. Në lidhje me vëndorigjinën e këtij tipi heshte, hëpërhë, nuk mund të thuhet ndonjë gjë e përcaktuar, megjithatë, fakti se ai deri tani rezulton më mirë i përfaqësuar në brigjet lindore të Adriatikut, i jep në këtë drejtim më tepër prioritet këtyre të fundit dhe sidomos vendit tonë. Sidoqoftë një gjë të paktën rezulton e qartë në dritën e këtij tipi heshte: kontaktet midis dy brigjeve të Adriatikut në këtë periudhë të hershme të hekurit, kontakte të cilat sot mund të konfirmohen edhe nga objekte të tjera me forma të njejta.
Në grupin e objekteve me karakter praktik dhe dekorativ, një kategori të veçantë dhe karakteristike përbëjnë gjilpërat e gjata prej bronxi, rrallë prej hekuri. Ato paraqiten në disa tipe. Më mirë është përfaqësuar gjilpëra me kokë konike dhe trup të zbukuruar në pjesën e sipërme të saj me vija të dendura zig-zage. Ky tip gjilpëre në Shqipëri shfaqet kryesisht në varre të periudhës protogjeometrike dhe gjeometrike, megjithëse vazhdon edhe më vonë. Sigurisht ai është i frymëzuar nga modele të jashtme më të hershme; por me të hyrë në territorin tonë, bëhet një objekt i preferuar për popullsinë vendase. Kjo duket qartë, si nga jeta shumë e gjatë e përdorimit e tyre në Shqipëri, ashtu edhe nga vetë prodhimi masiv i tyre. Një tip tjetër paraqesin gjilpërat me kokë në formë vazoje (vasenkopfnadeln). Ky tip është karakteristik për kulturën e fushave me urna dhe ndeshet, ashtu sikurse edhe në krahinat fqinje të Ballkanit dhe sidomos në Greqi, në periudhat submikene, protogjeometrike dhe gjeometrike të hershme. Në Greqi ajo konsiderohet si shfaqje e huaj, e hyrë përmes popujve të veriut, gjatë fazës së dytë të dyndjes egjeane43. Në Shqipëri janë zbuluar disa variante të këtij tipi, ndonjë dhe me veçori të dallueshme lokale, dhe me një jetë më të gjatë përdorimi që i japin vulën e prodhimit të tyre në vend. Të gjitha këto variante, kanë pjesën e sipërme të trupit të zbukuruar me vija të incizuara zikzake, ashtu sikurse edhe gjilpërat kokë konike të njëkohëshme.
Gjilpërat me kokë të përdredhur spiralike (Rollenkopfnadeln), njihen tek ne, gjithashtu në periudhën protogjeometrike dhe gjeometrike, megjithëse, ata duhen kërkuar ndoshta edhe më përpara në periudhën submikene.
Nga fundi i fazës që po trajtojmë duken për të parën herë dhe tipe të tjera gjilpërash të gjata, në mes të të cilave të tërheq vemendjen gjilpëra prej hekuri e Vajzës me kokë në formë hinke, tip ky që sigurisht vazhdon të jetë në përdorim dhe gjatë periudhës së vonë gjeometrike.
Në Shqipëri njihen deri tani vetëm dy tipe fibulash që mund t’i atribuohen fazës I të epokës së hekurit. Tipi i fibulës me trup të harkuar është zbuluar në Mat dhe përfaqësohet vetëm nga një ekzemplar bronxi me dimensione të mëdha. Harku i fibulës ka prerje oktogonale dhe dy rruaza në ekstremitetet e tij të cilët janë të zbukuruara me motive të incizuar linearo-gjeometrike; këmba trekëndëshe e fibulës nuk ka dekor. Këtë tip fibule të cilin e ndeshim shpesh në Dalmacinë e mesme dhe të jugut. B. Covic e ka quajtur tip «Golinjevo», nga ekzemplari i Golinjevos, me që paraqet modelin më ideal të këtij tipi dhe njëkohësisht përfaqësuesin klasik «të gjeneratës» më të vjetër të këtyre lloj fibulave të cilin ai e daton rreth viteve 1000-900 p.e. sonë45. Fibula e Perlatit afron shumë me ekzemplarin e Golinjevos nga pikëpamja e hollësive tipologjike pjesërisht dhe dekorative, vetëm se ka dimensione më të mëdha dhe harkun jo tërësisht të zbukuruar. Këto veçori të dorës së dytë na sugjerojnë për fibulën tonë një datë pak më të ulët nga ajo e Golinjevos, por jo më vonë se sa shek. IX p.e.sonë.
Tipi i dytë i fibulës është ai në formë gjyslyku (a occhiali) i përbërë nga një fill teli, që nis nga qendra e një spiraleje dhe përfundon tek maja e gjilpërës. Deri tani është përfaqësuar vetëm tipi i fibulës me «tetë» midis disqeve spiralike. Në bazë të trajtimit të kësaj «tetë», mund të veçohen dy variante: me përdredhje njëfish apo dyfish të telit. Varianti i fundit ndeshet më shpesh tek ne në fazën I, kurse në krahinat për rreth territorit tonë, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, ai mungon fare46.
Në grupin e stolive trupore të fazës I të epokës së hekurit interes të veçantë paraqesin dhe diademat e Barçit47, të stolisura me kombinime simetrike pikash dhe themthash (Punkt-Bückelornament) të bëra me anë goditjesh nga mbrapa dhe të vendosura në sistemin e metopeve. Kjo teknikë zbukurimi, me një përhapje të gjerë në Evropë, ka qënë njohur në vendin tonë, për sa dimë deri tani, gjatë gjithë periudhës në shqyrtim, por më tepër në fazën e parë të saj, fundit të së cilës i përkasin dhe diademat e Barçit.
Vlejnë të përmenden në këtë grup gjithashtu edhe tamthoret në formë spiraleje prej teli floriri të zbuluara në Mat, Barç dhe Vajzë të Vlorës, rruazat prej qelibari shfaqja më e hershme e të cilave në vendin tonë është e lidhur deri tani me fundin e Heladikut të vonë III c. Në këtë grup bëjnë pjesë dhe disa pafta katërkëndëshe prej pete bronxi me dekoracion punkturash, si edhe paftat të të njejtës formë, prej kocke etj.


* * *


Faza II — përfaqëson periudhën e zhvilluar të hekurit në Shqipëri. Ky metal aq i rrallë në fazën pararendëse, tani përdoret gjerësisht sidomos për prodhimin e armëve dhe të veglave të punës dhe më pak për zbukurime. Kultura materiale pasurohet me forma të reja dhe fiton tiparet e saj vendase, të qarta dhe të qendrueshme. Kultura e kësaj faze, është përfaqësuar në shpellën e Trenit, në qytezët, e Gajtanit — shtresa II), si edhe në varrezat tumulare të Kuçit të Zi, të Mati të zonës së Kukësit, të Vajzës, Pazhokut etj.
Materialet e këtyre varrezave japin mundësi për të caktuar pak a shumë drejt, që tani, limitet kronologjike të kësaj faze të zhvilluar të hekurit në Shqipëri dhe për të bërë një vlerësim të përgjithshëm dhe njëkohësisht të diferencuar të kulturës së saj. Themi të diferencuar pasi ajo, siç do të shohim edhe më poshtë, krahas tipareve të përbashkëta, paraqet edhe disa veçori lokale zhvillimi, ashtu sikurse dhe në fazën pararendëse. Tani këto veçori lokale bëhen akoma më evidente, pasi na shfaqen më tërë qartësinë e tyre, jo vetëm në qeramikë, por edhe në komponente të tjerë jo më pak të rëndësishëm. Është fjala këtu për objektet metalike dhe në radhë të parë për bronxet e vogla, të cilat në zonën jugore të Shqipërisë, me qendër pellgun e Korçës, riprodhojnë disa forma që qendrojnë shumë afër tyre të rrethit Maqedono-Thesalik, kurse në zonën veriore, me qendër Matin, elemente krejtësisht të ngjashme me ato të rrethit Boshnjak.
Faza II e epokës së hekurit në Shqipëri, e cila kronologjikisht i korespondon fazave IV a, IV b dhe fillimit IV c të Glasinacit, fazave IIa e IIb të kulturës së Trebenishtit, karakterizohet me dy stile kryesore qeramike të diferencuara qartë. Kur themi kryesore kemi parasysh se ekzistojnë në këtë kohë dhe stile të tjera lokale  më pak aktive që reflektojnë në veçoritë e zhvillimit kulturor të një zone ngushtë gjeografike. Në veri të Shkumbinit, do të vazhdojë qeramika kryesisht e errët me dy format e saja më tipike: dyvegjëshe dhe me një vegje e grykë oblike të variantit matjan, si edhe dekori i incizuar gjeometrik. Në Shqipërinë Jugut, përkundrazi, karakteristike mbetet gjithnjë qeramika e pikturuar e stilit devollit. Në repertorin dekorativ të saj hyjnë tashti edhe disa elemente të rinj që duken qartë se janë frymëzuar nga sintaksa gjeometrike e qeramikës së importuar greke. Ato i ndeshim të përpunuara mjaft mirë sidomos në shtresën e kësaj riudhe të shpellës së Trenit48.
Në qoftë se qeramika e Fazës II vazhdon ose zhvillon më tej traditat lokale të poçarisë më të hershme, duke shprehur me këtë njëkohësisht edhe ruajtjen e popullsisë së vjetër në këto treva, grupi i objekteve metalike, përkundrazi, pasurohet tani me mjaft forma të reja karakteristike, që zëvendësojnë ato më të vjetrat.
Shpatat me dorezë në formë gjuhe të tipit «Naue 11» nuk ndeshen më në këtë fazë. Në vend të tyre hynë tani në përdorim shpata e tipit Glasinac me këto veçori dalluese tipologjike: teh që fryhet nga maja dhe dorezë që zgjerohet rrumbulluak në dy anët e mesit të saj dhe me kokë në formë këpurdhe sipër49. Të tilla shpata janë gjetur në Korçë, Mat etj. Në këtë periudhë, në territorin Shqipërisë shfaqet edhe një formë tjetër shpate që përmban të gjitha hollësirat upologjike të shpatës Glasinac me përjashtim të kokës së dorezës e cila nuk është më në formë këpurdhe, por bisht dallandysheje. Ky element pa dyshim i trashëguar nga shpatat me dorezë në formë gjuhe të fazës I, i atribuon këtij varianti dhe një farë prioriteti kronologjik kundrejt asaj të Glasinacit, megjithëse me këtë të fundit ajo duhet të ketë bashkëjetuar qoftë dhe për një kohë, siç rezulton nga tuma e Kuçit të Zi të Korçës. Në këto rrethana, ky variant i cili mungon fare në Glasinac, duke zënë një pozicion tipologjik të ndërmjetmë midis shpatave me dorezë në formë gjuhe dhe atyre të tipit Glasinac, vlen të konsiderohet edhe si një hallkë tranzicioni në proçesin e zhvillimit tipologjik të kësaj lloj arme nga njera fazë në tjetrën. Në qoftë se një gjykim i tillë do të ishte i pranueshëm, atëhere ne do të avanconim me konkluzionin tonë duke pranuar dhe karakterin autokton të këtij proçesi. Krahas këtyre, shfaqen tani dhe shpatat ose hanxharët me një prehëse lehtë të harkuar.
Majat e heshtave prej bronxi, zëvendësohen tani gjerësisht nga ato prej hekuri dhe formojnë një element të rëndomtë në varrezat tumulare të kësaj faze. Përveç këtyre dy armëve të zakonshme sulmi, në këtë kohë shfaqen dhe armët mbrojtëse që mbante aristokracia luftarake vendase. Të tilla janë parzmoret e tipit Mat, të zbukuruara me dekoracione të pasura gjeometrike dhe që në Glasinac i shohim të fshehura në kallçitë e tumës III të Iliakut50, si edhe tipi i kallçive të Dobraçit, me një sistem të pasur dekorativ prej pikash dhe themthash shumë të ngjashme me ato të tumës II të Uijakut me të cilat përputhen dhe kronologjikisht. Në këtë etapë të dytë të zhvillimit të epokës së hekurit shfaqen dhe hanxharët ose shpatat me prefse të harkuar lehtë.
Në grupin e bronxeve të vogla spikasin tani një numër i madh objektesh si amulete ose stoli trupore. Disa prej tyre lindin dhe zhvillohen brenda kufijve kohorë të kësaj faze, kurse te tjerët mbahen edhe më gjatë, duke u përsëritur ose u zhvilluar më tej.
Në këtë grup një rëndësi të veçantë dhe me vlerë të madhe kronologjike kulturale, paraqesin tipet e ndryshme të varseve: si ato ornitomorfe në formë topthi ose sfera me vija stërgjatëse të tejshpuara me ose pa këmbë, në formë vazoje në minjaturë, në trajtë kafazi bikonik me ose pa protome zogjsh në majë etj. Këto janë të njohura, me ndonjë përjashtim të vogël, si në kulturën e Devollit ashtu dhe në atë të Matit; ndërsa varëset në formë labrisi ose ato të ashtuquajturat tapa shishesh me figura njerëzore (kanenferschusr  dhe varëset me enë në formë kane përsipër etj., shfaqen si karakteristike vetëm për kulturën e Devollit.
Shumë nga këto varëse lidhen tipologjikisht dhe kronologjisht me grupin e bronxeve maqedone të fazës IIa të kulturës së Trebenishtit51. Në Mat ato do të njihen pak më vonë, kurse në rrethin Boshnjak do të arrijnë vetëm në fazën IV c të GIasinacit52. Varëset e sipërpërmendura paraqiten në variante të ndryshme dhe riprodhojnë disa hollësira tipologjike lokale, të cilat provojnë se janë punuar në truallin shqiptar53.
Përsa i përket fibulave, tipi gjyslykor, duket se nuk qarkullon më në këtë fazë në Shqipërinë Jugore, ose të paktën nuk është karakteristik. Kjo vihet re sidomos në pellgun e Korçës, ku në më se 100 varre të shek. VIII-VII p.e. sonë të Kuçit të Zi, nuk është gjetur asnjë copë e tillë, megjithëse në varret më të vjetra të tumës fqinje të Barçit, kjo fibulë është përfaqësuar në disa ekzemplarë54.Në Shqipërinë Verilindore, përkundrazi, tipi i fibulës gjyslykore paraqitet në këtë kohë si një element mjaft i zakonshëm55, qoftë në bronx ose në hekur. Mati me sa duket nuk e prodhoi fare këtë tip fibule, megjithëse dy gjilpëra kapse, të konsideruara deri vonë gabimisht si fibula tip peschiera56, ka mundësi të kenë shërbyer si mekanizma mbërthyese paftash kocke ose fibulash gjyslykore. Sidoqoftë edhe po të ishte kështu, këto dy fibula të vetmuara në Mat nuk kanë arsye të trajtohen si prodhime lokale.
Në fazën II të epokës së hekurit, më tepër nga fundi i saj, duket në Mat, për të parën herë, fibula e tipit Glasinac, me këmbë në formë mburoje beotike. Ky tip fibule, që do të vazhdoje të zhvillohet edhe më tej, në fazën suksesive, nuk njihet deri tani në kulturën bashkëkohëse të Devollit. Këtu janë në modë më tepër fibulat me hark të ngarkuar me dekoracione plastike të tipit VI thesalik dhe VII heladik, sipas klasifikimit të Blinkenbergut57. Midis tyre ka dhe ndonjë variant që me sa duket, nuk ndeshet më në jug të Kofçës, por vetëm në veri të saj, si në Suva Reka të Kosovës dhe në Serbi58. etj. Në këto rrethana, ka mundësi që vendburimi i këtyre varianteve të ketë qenë zona e Korçës, pavarësisht se numri i tyre në këtë pellg është akoma i kufizuar. Po të rezultojë i drejtë ky supozim, atëherë duhet pasur në konsideratë si rrugë e depërtimit të tyre në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Serbi lugina e Drinit, por pa ndonjë stacion të ndërmjemë, pasi në Trebenisht p.sh. ky tip fibule, ashtu sikurse edhe në tërë Maqedoninë, nuk njihet fare.

Elemente të tjerë karakteristikë për kulturën e fazës II të hekurit të Devollit paraqesin fdhe byzylykët me ekstremitetet e.tyre.të kryqëzuara në formë vule, të tipit «Janjevo» të Kosovës59. Ato kanë dimensione të mëdha, mezatare ose të vogla, kurse nga pikëpamja e veçorive tipologjike, ndahen në dy variante: Byzylykët e variantit të parë janë masive, kanë prerje trekëndëshe che kurriz të theksuar, ndërsa ato të variantit të dytë, përbëhen prej një pete të gjerë bronxi. Që të dy këto variante janë të zbukuruara me vija dhe rrathë koncentrikë të incizuar gjithashtu edhe me pika të ngulitura dhe kanë të njëjtin princip metopal në ndarjen e ornamentit Byzylykë si të Devollit njihen përveçse në Kosovë e Metohi edhe në Maqedoni e Greqi60, ku ato nuk janë më të hershëm se sa shek. VIII p.e. sonë61. Shekujve VIII-VII p.e.sonë i përkasin gjithashtu dhe byzylykët e Devollit62. Në tërësinë e këtyre lloj zbukurimesh, ka dhe të atillë që sugjerojnë një prodhim lokal të tyre. Byzylykët e Matit në këtë periudhë paraqesin forma shumë të ngjajshme me ato të fazës IV b të Glasinacit63. Edhe diadema e Perlatit e punuar prej një rripi të hollë bronxi afron, gjithashtu shumë me formën dhe dekoracionin e saj të pasur gjeometrik, me diademat përkatëse të rrethit Boshnjak64.
Në grupin e bronxeve të vogla, karakteristike për Matin, vlejnë të përmenden edhe disa tipe të ndryshme paftash, të cilat riprodhojnë forma identike me ato të fazës IV b të Glasinacit65, ose variante të pasura lokale matjane, që do te vazhdojnë të jenë këtu në përdorim edhe më vonë, gjatë fazës suksesive.
Një tjetër element karakteristik për Matin dhe sporadik për Devollin, janë dhe kopsat dekorative në formë kalote me të çara radiale, sipërfaqja e të cilave zbukurohet zakonisht me rrathë të inçizuar koncentrikë. Kopsat pa dekor të incizuar janë më të rralla dhe rezultojnë më të hershme nga ato me zbukurime, megjithëse vazhdojnë të jenë në përdorim edhe më vonë. Këto lloj kopsash, të cilat në Glasinac njihen që në fazën IV b66, tek ne shfaqen diçka më herët. të paktën përpara shek. VIII p.e.sonë, siç mund të gjykohet nga një kopsë e tiilë pa zbukurime të sipërfaqes, e zbuluar në tumën e Barçit dhëe datuar jo më vonë se në shek. IX p.e.sonë67.
Rruazat e vogla prej bronxi janë një element tjetër karakteristik për kulturën e Matit. Ato kanë dimensione relativisht të vogla dhe paraqiten në disa variante: me fryrje sferike ose bikonike të trupit dhe zgjatje në dy anët me nga një qafë të ngushtë cilindrike. Shumë prej tyre në pjesën e fryrë të trupit janë të pajisur dhe me katër gjemba kundruell njëri tjetrit. Këto forma rruazash të cilat shfaqen që në fazën II të epokës së hekurit, vazhdojnë duke u bërë dhe më të rëndomta në fazën III.
Njihen në këtë kohë edhe rruazat e vogla bikonike me buzë të profiluara të brimës, por ato janë më të rralla.

Në kulturën bashkëkohëse të Devollit, këto lloje rruazash mungojnë ose kompensohen me rruaza masive në forma bikonike të shtypura ose të stërgjatura,. shpesh'dhe të zbukuruara me motivin tipik të kohës, rrathë koncentrikë me pika qendrore. Këto lloj stolish të zbuluara në varrezat tumulare të Vajzës, të Kuçit të Zi, të Trenit e gjetkë njihen dhe nga rrethi Maqedon, por asnjëherë nuk janë ndeshur deri tani në grupin e Matit.
Për të mbyllur serinë e zbukurimeve më kryesore dhe njëkohësisht më karakteristike për fazën II të epokës së hershme të hekurit në Shqipëri, po përmendim dhe disa tipe stringlash që paraqiten tipike vetëm për grupin e Matit dhe që mungojnë në Glasinac dhe Devoll. Ata fillojnë të shfaqen aty rreth shek. VII p.e.sonë, kurse në fillim të fazës III ato marrin një përdorim më të gjerë, ashtu sikurse dhe varëset e Tab. VI, 9. Një nga këto tipe stringlash identike patëm rastin ta shohim dhe në Muzeun e Titogradit. Ajo është zbuluar në këto kohët e fundit në Tuz, shoqëruar me objekte që e datojnë atë si të shekullit VII p.e.sonë.
Gjithnjë rrethit të kulturës së Matit i përkasin nga fundi i kësaj faze edhe disa variante aplikesh dekorative (bronxi) për brez, si ato të Tab. V, 10,11. Këto vazhdojnë të jenë në përdorim dhe në fazën suksesive, krahas aplikeve të tjera të reja, tipologjikisht më të zhvilluara, si ato të Tab. VI, 15, të cilat në Glasinac dukem vetëm në fillim të fazës V a. Këto lloj aplikash nuk janë gjetur në Devoll as edhe në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë Jugore.
Nga sa u tha, rezulton qartë se materiali matjan i fazës II të epokës së hekurit, pavarësisht nga veçoritë e tij lokale, të cilat i japin dhe një farë origjinaliteti kulturës së Matit, ka konkordanca të shumta me materialin bashkëkohës të Glasinacit. Kjo duket, jo vetëm në uniformitetin e komponentëve më kryesorë të këtyre dy kulturave, duke përfshirë këtu dhe qeramikën me veçoritë teknike dhe formale të saja, por edhe në repertorin krejt të ngjashëm të motiveve gjeometrike që zbukurojnë objektet e shumta dhe të shumëllojshme prej bronxi. Kjo vihet re gjithashtu edhe në karakterin e njëllojtë kompozicional të këtyre motiveve, ku pasqyrohet një sens i zhvilluar dhe i përsosur ritmi dhe simetrie, që në fund të fundit materializon koncepte të përbashkëta estetike kulturore. Të gjitha këto në tërësi i atribuojnë Matit cilësinë e një varianti të pasur të grupit të Glasinacit.
Kultura e Matit nuk është një shfaqje gjeografikisht e izoluar në truallin shqiptar. Përkundrazi, materialet e këtij grupi të zbuluar rastësisht në vende të ndryshme të rrethit të Lezhës dhe të Shkodrës dhe bile më tutje në krahinat kufitare të Malit të Zi, tregojnë se kjo kulturë ishte e përhapur në një territor të gjerë të Shqipërisë së Veriut dhe përtej tij.
Në zonën Verilindore të Shqipërisë, siç e kanë treguar gërmimet në varrezat tumulare të Kukësit, zhvillohet në këtë periudhë një kulturë e pasur, e ngjashme me atë të Romajt të Kosovës dhe që të dyja këto me komponente të rëndësishme nga grupi i Matit.
Me gjithë veçoritë e saja lokale, të cilat reflektohen kryesisht në grupin e objekteve prej bronxi, kultura tumulare e Kukësit, lidhet ngushtë me atë të Matit, sidomos përmes qeramikës, e cila riprodhon, në të gjitha anët, poçarinë bashkëkohase matjane. Këto përngjasime janë kaq ekspresive sa që nuk kanë se si mos ta cilësojnë kulturën e zonës së Kukësit si një variante të asaj të Matit68.
Përveç kulturës së Matit dhe variantes së saj kuksiane, që zenë gjysmën veriore të territorit shqiptar, në fazën II të hekurit në Shqipërinë Juglindore, siç e pamë dhe më lart, vazhdon të zhvillohet mbi bazën lokale dhe kultura e Devollit. Kjo ka në themel, ashtu sikurse edhe në fazën pararendëse, qeramikën e pikturuar mat, por tani të pasuruar dhe me elementë të rij karakteristikë prej bronxi,
të cilët i japin kësaj kulture një karakter specifik dhe disa veçori që e dallojnë qartë nga Mati dhe Kukësi. Natyrisht, në pasurimin e kësaj kulture të fazës të Devollit, e cila konkordon në shumë aspekte me kulturën e Halshtatit Maqedon, megjithse përmban edhe disa komponentë të stilit gjeometrik grek, kanë ndikuar pa dyshim një sërë faktorësh: afërsia gjeografike e pellgut të Korçës ne Maqedoninë dhe Greqinë, lugina e Devollit si arterie e vjetër dhe e rëndësishme komunikacioni që e lidhte këtë pellg dhe krahinat për rreth tij, me rajonet fqinje hindore dhe jugore dhe më në fund ekspansioni i hershëm i tregtisë greke në këto treva, gjë që e provon fare mirë importi i qeramikës gjeometrike greke, si edhe fibulat e tipit heladik, të cilat ose janë importe të drejtpërdrejta nga Greqia ose, siç mund të jetë më e besueshme, prodhime lokale të frymëzuara nga prototipe greke.
Megjithëse ekzistojnë ndryshime midis kulturës së kësaj periudhe të Shqipërisë së Veriut, të përfaqësuar më mirë me Matin dhe Kukësin, dhe asaj të jugut, të përfaqësuar kryesisht me Devollin, prapëseprapë ka midis tyre afërsi e lidhje si në aspekte të veçanta të kulturës shpirtërore ashtu edhe në atë materiale. Këto shfaqen në radhë të parë në rritin e njëllojtë të varrimit në tuma dhe kryesisht me vendosje kufome; së dyti, në konkordancat dhe deri në replikat e disa formave të enëve apo të objekteve metalike, (si shpata, gjilpëra, varëse, rruaza, sumbulla etj.), në ngjashmëritë e mëdha të motiveve gjeometrike që nganjëherë përsërisin të njejtat rregulla kompozicionale, pavarësisht nga ndryshimet teknike të dekoracionit dhe më në fund në përputhjet shumë ekspresive të ndonjë motivi të incizuar apo të pikëzuar që vihet re si në Shqipërinë e Veriut ashtu dhe në atë të Jugut.


* * *


Faza III — Kulturën e kësaj faze e njohim nga varrezat tumulare të Matit, të Kukësit, të Kuçit të Zi, të Korçës etj. Në fondin e kulturës së kësaj periudhe hyjnë tani një seri elementesh të rij, që e karakterizojnë këtë fazë si një shkallë të veçantë më të lartë dhe të fundit në proçesin e zhvillimit të pandërprerë të kulturës protohistorike në Shqipëri. Pjesërisht këto shfaqje të reja janë rezultat i zhvillimit të brendshëm autokton, kurse të tjerat të impulsuara nga jashtë dhe kryesisht nga importi grek, i cili në këtë kohë hyn në territorin e Shqipërisë në masë relativisht të gjerë. Ky fenomen, i cili shpreh indirekt ndryshimet e mëdha në strukturën social ekonomike të vendit tonë në shek. VT-V p.e.sonë, qe lehtësuar shumë edhe nga vetë ngulja e kolonive të mëdha greke në trevat tona bregdetare, të cilat u bënë tani vatrat kryesore të penetrimit të mallrave greke në brendësi të vendit.
Në inventarin e varreve tumulare të kësaj faze të Korçës dhe të Kukësit, zona këto të përshkuara nga arterje të rëndësishme qarkullimi tregtar dhe konkretisht nga Devolli e Drini, konstatohet një fenomen karakteristik, që konsiston së pari në importin e pasur të prodhimeve të artizanatit grek, dhe së dyti në tendencën e zejtarëve vendas për të imituar përherë e më shumë format luksoze të poçarisë greke si edhe të objekteve të tjera metalike kryesisht me origjinë greko-orientale siç janë disa tipe gjilpërash, fibulash vathësh me varëse konike etj. Një pjesë e tyre, duke hyrë një herë si import në truallin shqiptar, nxitën prodhimin e tyre lokal dhe u bënë forma shumë të përhapura dhe të preferuara nga konsumatorët vendas. Kjo shprehet qartë dhe në vetë jetën e gjatë të përdorimit të disa prej tyre tek ne.


Por pavarësisht nga ky prodhim i frymëzuar nga jashtë, kultura e këtyre dy qendrave ruan dhe zhvillon më tej edhe traditat e prodhimit vendas. Poçaria lokale e Kukësit i preferon akoma format e saj tradicionale, duke i zhvilluar ato edhe më tej. Enët dyvegjëshe dhe brokët buzë prera, vazhdojnë të jenë gjithnjë në përdorim, por me një teknikë më të avancuar punimi69. Armët, dhe një tok zbukurimesh prej bronxi dhe hekuri, zhvillojnë format e atyre të fazës paraprise, duke ruajtur kështu vulën e zhvillimit të pandërprerë autokton.
Në pellgun e Devollit, me gjithë se importi është më i ndjeshëm dhe imitimet lokale të formave të huaja zenë një vend më të konsiderueshëm, prapëseprapë dhe këtu nuk është harruar akoma qeramika tradicionale, format dhe teknika e vjetër e punimit të saj. Dekori i pikturuar, i cili ende merr frymë, të paktën deri në fillim të kësaj faze, jep tani shenjat e degjenerimit të tij të plotë, që paralajmëron njëkohësisht dhe fundin e tij. Në vend të kësaj, fillon të prodhohet tani qeramika gri ose gri në të zezë e punuar me çark, e cila herë modifikon format tradicionale lokale e herë imiton ato greke. Sipërfaqja e një pjese të tyre lustrohej me anë të stekës, teknikë kjo që vihet re edhe në qeramikën e kësaj kohe të Pogradecit, të Selcës etj.
Zonat, ku më tepër ushtruan presion prodhimet e zejtarisë greke në këtë fazë, janë kryesisht ato të Shqipërisë së Jugut, si edhe ato të Verilindjes të ndodhura pranë rrugëve të hapura të komunikacionit tregtar. Në zonën e Matit, gjeografikisht pak a shumë të mbyllur, këto fenomene nuk janë venë re me të njejtin intensitet, megjithëse edhe këtu fillon të nxjerrë krye importi grek, që nga shek. V p.e.sonë. Në Mat ky import do të bëhet i ndjeshëm vetëm një shekull më vonë, kur do të duken edhe përpjekjet e para për të imituar format e qeramikës së importuar.
Mjaft forma karakteristike për fazën II të kulturës së Matit, sipas periodizimit tonë të përgjithshëm, vazhdojnë të jenë po aq të zakonshme dhe në fazën III, kurse disa elementë të tjerë që duken të modës në shek. VI-V p.e.sonë, formohen tipologjikisht që më përpara, të paktën që nga fundi i fazës II. Po ajo që ka më rëndësi të theksohet këtu është fakti se në shek. Vl-V p.e.sonë, kultura e Matit pasurohet dhe me një seri formash krejt të reja, të cilat në përgjithësi janë rezultat i evolucionit autokton të kësaj kulture dhe shumë pak i impulseve të jashtme greke ose italike. Dhe pikërisht këto elemente kanë dhënë mundësi për t’i përcaktuar hëpërhë këta dy shekuj si një shkallë kronologjike kulturore të veçantë dhe më të lartë në zhvillimin e kulturës së Matit.
Qeramika e kësaj periudhe në Mat paraqitet, ashtu sikurse edhe në Kukës, po me ato forma tashmë të njohura. Enët me dy vegja dhe brokat grykë prera mbeten edhe në këtë fazë si më tipiket.
Armët prej hekuri janë përfaqësuar kryesisht nga maja heshtash që nuk dallojnë tipologjikisht nga ato të periudhës pararendëse. Hanxharët, riprodhojnë trajta të ngjashme me ato të Glasinacit, sidomos me ato të fazës IV c. Në grupin e armëve bëjnë pjesë edhe sëpatat bipenne prej hekuri, të cilat nga pikëpamja gjenetiko-tipologjike lidhen me sëpatat dytehshe prej bronxi, të njohura në Shqipëri në disa ekzemplarë, sigurisht si importe ose ndikime të kulturës kreto-mikene në vendin tonë. Në fazën III janë në qarkullim sëpatat shpatuke kryqiformë (Tab. III, 5,6), të cilat duhet të jenë shfaqur këtu më përpara, që në fazën pararendëse.
Repertori i bronxeve të vogla pasurohet tani me mjaft forma të reja, një pjesë e madhe e të cilave ndeshet edhe në grupin e Glasinacit, duke filluar të paktën që nga mesi i fazës IV c. Të tilla janë disa kategori fibulash me dimensione të vogla. Po përmendim këtu: fibulat e tipit Glasinac me dy spirale dhe me këmbë  në formë pllake katërkëndëshe dy vrimëshe. Kjo është një formë shumë e rëndomtë dhe tipologjikisht derivon nga fibulat e tipit më të hershëm Glasinac me pllakë në formë mburoje beotike70. Disa prej tyre janë të pajisur dhe me varëse formash të ndryshme. Tipike për këtë fazë janë gjithashtu edhe fibulat harkore njëspiralike me këmbë të ngushtë dhe të zgjatur që mbaron në majë me një kokë sferike, fibulat me këmbë trapezoidale me një të dalme brinore sipër, fibulat me kreshtë të dhëmbëzuar mbi hark ose me hark prej rruazash të përngjitura, fibulat e tipit lundër, të gjitha këto të njohura dhe në grupin bashkëkohës të Glasinacit. Në vendin tonë shfaqen në këtë kohë edhe fibulat harkore monospiralike me këmbë trapezoidale që mbaron në majë me një kokë sferike (fussknopflibeln). Tip ky i njohur dhe në Serbi, Bosnjë, Hercegovinë etj71. Këto lloj fibulash janë ndeshur deri tani si gjetje të rastit vetëm në Gajtan të Shkodrës, pra në një zonë e cila hyn në rrethin e kulturës së Matit.
Byzylykët masivë me ekstremitete të kryqëzuara të fazës II, duket se zëvendësohen tani nga ato të njejtit tip, por të punuar prej teli më të hollë, ashtu sikurse vihet re edhe te byzylykët e fazës III të zonës juglindore të Shqipërisë72.
Nga fillimi i kësaj faze, dmth. në shek. VI p.e.sonë shfaqen edhe gjilpërat dyshe tip «omegë»73 të cilat pavarësisht nga origjina e tyre, siç mendohet greko-orientale, bëhen një nga komponentët më të rëndësishëm të kulturës së kësaj faze të vendit tonë. Gjilpëra dyshe do të vazhdojë të prodhohet dhe të përdoret tek ne deri në fillim të shek. II p.e.sonë. Janë në përdorim në këtë kohë edhe gjilpërat me kokë bikonike, spiralike në formën e numrit tetë etj.
Paftat dekorative, aplikat e brezave dhe striglat, të cilat në Mat, siç është thënë edhe më sipër, duken që nga gjysma e dytë e fazës II, bëhen tani, nga fillimi i fazës III trajta dominuese duke i dhënë kështu Matit një notë origjinaliteti kundrejt Glasinacit, me të cilin, sidoqoftë, mbetet gjithnjë i lidhur ngushtë, bile edhe më shumë nga pikëpamja kulturore. Midis objekteve që vazhdojnë traditën e fazës së mëparshme, vlejnë të përmenden edhe sumbullat në formë kalote, kurse ato me cepa për rreth duket se janë manifestime të reja kulturore tipike vetëm për fazën III, por gjithnjë të zhvilluara tipologjikisht nga sumbullat e fazës pararendëse.
Si gjetje të rendomta në varrezat e kësaj periudhe duhen përmendur edhe rruazat prej qelibari, të cilat në Mat shfaqen që në fazen më të hershme të hekurit, ndërsa shumë të rralla, ashtu sikurse dhe në fazen paraprise, janë rruazat prej qelqi, që të dy këto artikuj të të importuar.
Aty nga fundi i shek. V p.e. sonë, duket në Mat, për të parën herë, dhe përkrenarja e tipit ilir, tipi më i ri i serisë, i cili do të vazhdojë pa asnjë ndryshim tipologjik deri në fillim të shek. II p.e.sonë. Ky është varianti me bordurë të puçrruar që imiton thumbat dhe me pjesën e mbiveshëve të kthyer me një kënd të mprehtë, i njohur në shek. IV-III p.e.sonë në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në shumë ekzemplarë. Perveç këtij varianti në këtë kohë është në përdorim dhe një variant tjetër, megjithëse më i rrallë. Ky dallon prej të parit nga pjesët e mbiveshëve të rrumbullakuara, siç e ndeshim tek ekzemplari i Dushkut të Lushnjes dhe tek ato të Pretushit dhe Starovës së Pogradecit74.
Në Shqipëri, nuk janë zbuluar ende variante më të hershme të këtij tipi helmete. Por kjo akoma nuk don të thotë se ato nuk kanë qenë njohur në vendin tonë. Fakti se në krahinat fqinje të Maqedonisë janë gjetur jo një, por disa ekzemplarë të tillë75 më të vjetër, len të kuptohet se ato duhet të kenë qenë në përdorim sigurisht edhe në Shqipëri; sidoqoftë kjo është një çeshtje që do ta zgjidhin zbulimet e ardhshme.
Duke e trajtuar nga pikëpamja historike dokumentacionin arkeologjik të kësaj faze, konstatohet një hap i rëndësishëm përpara në proçesin e unifikimit të kulturës materiale. Ky proçes qe nxitur, në radhë të parë, nga zhvillimi social ekonomik dhe politik i vendit. Në këtë periudhë, siç mësojmë edhe nga burimet historike, forcohen shumë lidhjet ekonomike dhe politike midis fiseve të veçanta si pasojë dhe ato kulturore, të cilat ndikuan në eliminimin gradual të veçorive lokale që ekzistonin më parë. Aristokracia fisnore nga ana tjetër, e fuqizuar ekonomikisht, i dha në këtë kohë një shtytje edhe më të madhe, importeve të zejtarisë skllavopronare greke, të cilat duke ushtruar siç u tha më sipër, ndikimin e tyre në prodhimin vendës e shpejtuan proçesin e shthurjes së kufijve lokalë kulturorë.
Në vazhdën e këtij proçesi u formuan në këtë kohë edhe premisat për lindjen e kulturës qytetare.


* * *


Përcaktimi i karakterit etnik të kulturës së periudhës së parë të hekurit në Shqipëri, mendojmë se nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe pasi territori në të cilin u zhvillua kjo kulturë, është truall historikisht i njohur ilir.
Që bartësit e kulturës protohistorike të vëndit tonë, ishin ilirët kjo duket qartë si përmes aspekteve të veçanta të kulturës shpirtërore ashtu edhe të asaj materiale.
Në lidhje me aspektin shpirtëror, kemi parasysh në radhë të parë rritin e varrimit në tuma dhe me vendosje kufome, rrit ky krejt i ngjashëm me atë të nekropoleve tumulare, të padyshimtë ilirë, të Glasinacit. Ky rrit varrimi është konstatuar kudo në Shqipëri, gjatë periudhës së parë të hekurit dhe shpreh qartë koncepte të njëllojta mbi kultin e të vdekurve në këtë zonë. Si rrjedhim ai reflekton dhe unitetin shpirtëror të popullsisë që banoi në territorin e Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe, pavarësisht nga veçoritë lokale që u vunë re në kulturën materiale, të kushtëzuara nga faktorë të veçantë historiko-gjeografikë si edhe nga impulset e jashtme. Rriti i varrimit në tuma, vazhdon në vendin tonë pa ndërprerje deri në periudhën kur burimet e shkruara historike i përmendin këto treva të banuara tërësisht nga popullsi ilire.
Përsa i përket kulturës materiale të grupit të Matit, nuk ka përse të diskutohet karakteri ilir në të gjitha fazat e zhvillimit të saj autokton, me qënë se komponentët e saj paraqesin në përgjithësi forma të pastra ilire. Kjo është një kulture që lidhet ngushtazi me atë të Glasinacit, bile në disa aspekte e plotëson atë.
Në këto rrethana nuk do të ishte i pavend dhe mendimi i shprehur këto kohët fundit nga K. Chilian për një emërtim të dyfishtë të këtij grupi kulturor qendror , Glasinac-Mat76.
Në lidhje me karakterin etnik të kulturës së Devollit, duhet thënë, se ajo, pavarësisht nga ngjashmëritë që paraqet me kulturën e Matit, përmban megjithatë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që e veçojnë në mjaft aspekte prej kësaj të fundit, duke e përcaktuar këtë dhe si një degë të veçantë jugore të kulturës ilire.
Ky fenomen vihet re më mirë sidomos në fazën e dytë, më të zhvilluar të kësaj kulture, të quajtur nga Zh. Andrea dhe si fazë Kuç i Zi77. Siç është thënë edhe më sipër, kjo fazë karakterizohet nga qeramikë e pikturuar mat e stilit Devollit, dhe sidomos nga shumë forma varësesh dhe stolish të tjera bronxi, karakteri  ilir jugor i së cilës është vënë në dukje më se një herë në literaturën arkeologjike78. Këta komponentë kryesorë e lidhin ngushtë Devollin nga pikëpamja kulturore dhe etnike me Maqedoninë dhe në mënyrë të posaçme me Maqedoninë perëndimore, në kuadrin kulturor të së cilës duhet përfshirë edhe pellgu i Korçës, pavarësisht nga elementet e tija të veçanta të karakterit lokal.
Duke u nisur nga kultura e fazës Kuç i Zi I, e cila përmban të gjitha tiparet e një varianti jugor të kulturës ilire, nuk është vështirë të konkludohet dhe për përkatësinë etnike ilire të bartësve të kulturës më të hershme të epokës së hekurit (faza Barç sipas Zh. Andrea)79, edhe pse në të përmbahen elemente tipologjikisht të frymëzuara nga modele të sjella nga jashtë pra jo origjinale ilire. Në këtë mes, ne kemi parasysh më tepër qeramikën e pikturuar mat, me format e saj tipike ilire dhe me stilin e veçantë dekorativ lokal, që përcakton dhe karakterin ilir të popullsisë së kësaj periudhe në luginën e Devollit. Në lidhje me këtë çështje ka sigurisht dhe mendime të kundërta80; por ne këmbëngulim në karakterin ilir të kësaj qeramike në vendin tonë, duke u nisur, siç e kemi theksuar dhe më lart, nga origjina autoktone dhe tradita e gjatë dhe pa ndërprerje e perdorimit të saj, që nga bronxi i vonë e deri në shek. VI p.e.sonë në këtë truall të banuar, sipas burimeve të mëvonshme historike, nga Desaretët, përkatësia ilire e bartësve të kulturës së Devollit pasqyrohet më në fund edhe në vetë ritin e varrimit krejtë të ngjashëm me atë të grupit ilir Glasinac-Mat dhe që është i njëllojtë për të tri fazat e njëpasnjëshme të zhvillimit të kulturës protohistorike të Devollit.

Nga sa u tha më sipër, rezulton se në periudhen e parë të hekurit territori i Shqipërisë, banohej nga grupe të ndryshme ilire etnikisht tanimë të formuara, kultura materiale e të cilëve, në dy fazat më të hershme, karakterizohej me ndryshime, ku më shumë e ku më pak të qarta lokale apo krahinore. Më vonë, në fazen e tretë, me zhvillimin perherë e më të madh social-ekonomik dhe politik të shoqërisë ilire, si edhe me zgjerimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve sidomos me botën skllavopronare greke, këto ndryshime, vijnë gradualisht duke u zhdukur, shpejtohet proçesi i unifikimit të kulturës dhe krijohen premisat për formimin më vonë, në periudhën e urbanizimit të vëndit, të një qytetrimi ilir me tipare të përbashkëta.

 

«Iliria» 3, 1974. f. 104 - 121

 



1)  Materialet e botuara deri në fund të viteve 30 të këtij shekulli u përdorën nga D. Mustilli në studimin La civilta preistorica dell’Albania, «Revista d’Albania» I, 1940, f. 279-310; shih dhe literaturën e cituar prej tij; F. Prendi, Materiale të kulturës ilire të zbuluara në Shqipërinë e Veriut, «Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria shkencat shoqërore», 2, 1958, f. 109-132 (më poshtë kjo revistë do të citohet BUSHT).
2)  S. Islami — H. Ceka, Nouvelles données sur Vantiquitë Illyrienne en Albanie «Studia albanica» 1, 1964, f. 97-101, B. Rebani, Keramika ilire e Qytezës së Gajtanit «Studime historike» 1, 1966, f. 41-67.
3)  M. Korkuti, Vendbanimi prehistorik i Trenit, «Iliria» I, Tiranë 1971, f. 31-45.
4)  S. Islami — H. Ceka — F. Prendi — S. Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit «Buletin për shkencat shoqërore» 1, 1955 f. 110-135; S. Islami, — H. Ceka, Vep. e cit. f. 101- -104.
5)  F. Prendi, Mbi rezultatet e gërmimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës, «Buletin për shkencat shoqërore», 1, 1956, f. 180-187; Tumat në fshatrat Kakavi dhe Bodrishtë të rrethit të Gjirokastrës «BUSHT» 2, 1959, f. 190-207; Dh. Budina, Tuma e Çepunës (Gjirokastër) «Buletin arkeologjik», Tiranë, 1969, f, 49-55; F. Prendi — Dh. Budina, Kulturailire e Luginës së Drinos; «Studime historike» 2, 1971, f. 137-144.
6)  Dh. Budina, Gërmime arkeologjike në varrezën tumulare të Bajkaj të rrethit të Sarandës, «Buletin arkeologjik», 1971, f. 57-61.
7)  F. Prendi. Tumat në fushën e fshatit Vajzë (Vlorë), «Buletin për shkencat shoqërore», 2, 1957, f. 76-107.
8)  Zh. Andrea. Gërmimet arkeologjike në tumën ilire të Kuçit të Zi, «Buletin arkeologjik» 1969 f. 27-35; Varreza tumulare ilire e Barçit, «Buletin arkeologjik» 1971, f. 31-37; Kultura e tumave të pellgut të Korçës dhe vendi i saj në Ballkanin Juglindor «Studime historike», 4, 1972, f. 81- -105.
9) B. Jubani Gërmime në varrezën tumulare ilire të Krumës (rrethi i Kukësit) «11Materiale të Sesionit arkeologjik «Tiranë, 1968, f. 18-29; Varreza tumulare e Çinamakut (Kukës) «Buletin arkeologjik», 1969, f. 37-48; Të dhëna për kulturën tumulare të Shqipërisë Verilindore (Kukës 1967-1971), «Studime historike», 4, 1972, f. 107-116.
10) N. Bodinaku, Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut. Në këtë botim.
11) S. Aliu — V. Qirjaqi, Varreza tumulare e Prodanit. Në këtë botim.
12) S. Islami — H. Ceka, Vep. e cit., f. 97-101; Gj. Karaiskaj — P. Leka, Fortifikimet e periudhës së parë të hekurit në pellgun e Korçës, «Studime Historike». 1, 1973, f. 111-120; M. Korkuti, Rreth vendbanimeve të fortifikuara ilire të periudhës së parë të hekurit në territorin e Shqipërisë,«Studime Historike», 3, 1973, f. 107-118.
13) Zh. Andrea, Gërmime arkeologjike... f. 30; Varreza tumulare ilire... f. 33.
14) Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire... f. 33: B. Jubani. Të dhëna për kulturën tumulare... f 108.
15) B. Jubani, po aty.
16) Dh. Budina, Tuma e Çepunës... f. 50; Gërmime arkeologjike.... f. 58
17) Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire... f. 33.
18) F. Prendi, Tumat në fushën e fshatit Vajzë, f. 105.
19) N. G. L. Hammond, Epirus, Oxford, 1967, f, 347-349.
20) D. Garasanin. Les tombes tumulaires prehistoriques de la Peninsule Balkanique et leur attribution ethnique et chronologique, «Studia albanica», 1, 1973, f. 182.
21) F. Prendi — D. Budina, Vep. e cit. f. 141.
22) Zh. Andrea, Kultura e tumave... f. 82.
23) Materialet janë të pabotuara.
24) F. Prendi, La civilisation prehistorique de Maliq «Studia albanica», 1, 1966, f. 262-266, Tab. XIII, 13-15.
25) Po aty, tab. XIII, 5,10,11.
26) B. Rebani, Qeramika ilire. . . f. 46 dhe 54, fig. 8.
27) F. Prendi — Dh. Budina, Vep e cit., f. 143.
28) Zh, Andrea, Varreza tumulare ilire,.. f. 25, Tab. III, 4.
29) M. Korkuti, Vendbanimi prehistorik i Trenit... f. 41, Tab. XII,7.
30) Dh. Budina, Gërmime arkeologjike... f. 59, Tab. IV.
31) N.G.L. Hammond, Vep e cit. f. 346-363; H.W. Catling, Late minoan vases and bronzes in oxford, «BSA», 63, 1968, f. 98-104; A.F. Harding, lllyrians, Italians and Myceneans: transadriatic contacts during the late bronze age. «Studia albanica», 2, 1972, f. 216-218.
32) V.B. Peroni. Die Schverter in Italien, Munchen, 1970, f. 56. Tab. XVI, 120.
33) Po aty, f. 66, Tab. XXII, 154, 155 etj.
34) S. Batovic, Broncani mac iz Islama Grckog «Adriatica prehistori ca et antiqua», Zagreb 1970, f. 185, fig. 1,2.
35) L. Ugolini, Albania Antica, I, Roma I, 1923, f. 15; fig. 15 H.W. Catling, Vep. e cit. f. 102-103. Ky e vendos shpatën e Shkodrës në grupin e tij I, të cilin e daton përpara viteve 1150 p.e.sonë.
36) Zh. Andrea, Kultura e tumave.. f. 82, Tab. I, 1. Kama është gjetur së bashku me vazon e paraqitur në Tab. II 5.
37) V.R. Desborough, The last Mycenaeans and their succsesors, Oxford, 1964, f. 66-67, Tab. 22 d; A.F. Harding, Vep. e cit. f. 218.
38) F. Prendi — Dh. Budina. Vep. e cit., f. 140.
39) F. Prendi, La civilisation. . . f. 266, Tab. XX. Është një gjetje me prejardhje nga shtresë e përzier. Ne ia kemi atribuar me dyshim këtë heshtë, fazës M1 III c, pasi u gjet përbri një fragmenti me dorezë «Wishbone» të konsideruar si e bronxit të mesëm. Gërmimet e më pastajme vërtetuan se e njejta formë ene vazhdon të jetë po aq karakteristike edhe në fazën e fundit të epokës së bronxit Maliqiot. Këto rrethana, natyrisht, duke u mbështetur  dhe në tipologjinë e vetë heshtës, ia ndryshojnë pozicionin kronologjik të saj dhe e vendosin atë në një kohë jo përpara fundit të shek. XIII p.e.sonë.
40) Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire... f. 34, Tab. I, 3.
41) N.G.L. Hammond, Vep. e cit. fig. 23 j.
42) A.F. Harding, Vep. e cit. f. 218; Prehistoric bronzes in the Depar.tment of prehistoric and Romano-British antiquities «The British Museum Quarterly», 37, nr. 3-4, f. 140-14? fig 1, LXVII a.
43) V. Milojcic, Die Dorische Wanderung im Lichte der vorgesch. Funde, Archaologischer An
zeiger fur 1948/49, 1950, f.16; M.S.F. Hood, A note on long bronze pins, «BSA», 63, 1968,
f. 218 etj.
44) S. Islami — H. Ceka, Vep.e cit., f. 102.
45) B. Covic, Vodeci arheoloski    tipovi Kasnog bronzanog doba na podrucju Dalmata «Godisnjak», VIII, Sarajevo 1970, f. 74, fig. 2.
46) M. Andronikos, Vergina, Athenais, 1969, f. 229.
47) Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire... f. 35
48) M. Korkuti. Vendbanimi prehistorik i Trenit. . . f. 41, Tab. XI.
49) A. Benac-B. Covic, «Glasinac» II, f. 38, (Tab. XX, 8).
50) Po aty, 36, Tab. XVI 2,3; K. Chilian, Zu geschnurten Schienen der Hallstattzeit aus der Ilijak — Nekropole in Bosnien, «Germania» Anz. d. Rom. Ger. Komm. des Deutschen Arch. Instituts 1973, 2, f. 528-535.
51) V. Lahtov, Problem trebeniske kultura, Ohrid, 1965, f. 104-107
52) A. Benac-B. Covic, Vep. e cit. f. 45, Tab. XXXXII, 13, Tab. XI, 12.,13 etj.
53) Zh. Andrea, Kultura e tumave... f. 86.
54) Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire... f. 34.
55) B. Jubani, Të dhëna për kulturën tumulare... f. 109.
56) S, Islami-H. Ceka, Vep. e cit., f. 102, Tab. XIV, 1; M. Korkuti, A propos de la formation del'Ethnié illyrienne, «Studia albanica», 2, 1972, f. 69.
57) Chr. Blinkehberg, Fibules grecques et orientales, Kobenhaun 1926, f. 198.
58) N. Slavkovic-Duric, Ilirski tumuli kod Suve Reka, Glasinac Muzeja Kosova Metohije, Prjstina, 1964, f. 543, Tab. I, 9,10; D. GaraSanin «Katalog metala», Beograd, 1954, Tab. XVIII 4, Tab. XXIV, 5.
59) D. Garasanin, Ostava iz Jenjeva na Kosovu, «Starinar» IX-X,    Beograd    1959, fig. 5,1,2,
fig. 6; R. Galovic, Halstatski depo iz Janjeva. «Glasnik Muzeja    Kosova i Metohije» Pristina (1959-60), f. 255-261, Tab. I-V.
60) M. Garasanin, Razmatranja o makedonskom Halstatu, «Starinar», V-VI/1954-1955, Beo grad 1956, f. 31.
61) D. Garasanin, Vep. e cit. f. 40-41; R. Galovic, Vep. e cit., f. 261.
62) Zh. Andrea Kultura e tumave të pellgut të Korçës... f. 84.
63) A. Benac- B. Covic, Vep. e cit. f. 33, Tab. XX, 1,2.
64) Po aty, Tab. VI, 12; XIV, 13 etj. Diadema e perlatit është e pabotuar.    
65) Po aty, Tab. VI, 1.
66) A. Benac — B. Covic, Vep. e cit., f. 34.
67) Zh. Andrea. Kultura e tumave... f. 82.
68) B. Jubani, Të dhëna për kulturën tumulare.. f. 110.
69) Po aty.
70) A. Benac - B. Covic, Vep. e cit. f., 41.
71) A. Lahtov, Vep. e cit., f. 50, Tab II, 2; Dj. Mano - Zisi - L. Popovic, Der Fund von Novi Pazar (Serbien) «Bericht der Romisch - Germanischen Komission» 1969, Berlin 1971, f. 202, Tab. 82, 83 etj.
72) Zh. Andrea, Kultura e Tumave të pellgut të Korçës... Tab. X,2.
73) B. Jubani, Të dhëna për kulturën tumulare ... f. 109, gjilpërat tip omega, shfaqen në territorin verilindor të Shqipërisë që në periudhën e shek. VIII-VII p.e.s. Një datim i tillë na duket pak i lartë nga fakti se të gjithë ekzeplarët e deritanishëm të këtij tipi të zbuluar në rrethana mirë të përcaktuara, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në krahinat e tjera fqinje iliro-maqedone, nuk shkojnë më larg se sa shek. IV p.e.s. Sidoqoftë po të rezultojë i saktë një datim i tillë, do të kishte një vlerë të veçantë shkencore, pasi do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të diskutueshëm mbi origjinën greko-orientale të tij.
74) V. Manastirliu, Kontribut për hartën arkeologjike të rrethit të Pogradecit, «Materiale të Sesionit arkeologjik» Tiranë 1968, f. 121-122, Tab. XXVI.
75) V. Lahtov, Vep. e cit., f. 83.
76) K. Chilian, Vep. e cit., f. 535.
77) Zh. Andrea, Kultura e tumave të pellgut të Korçës... f.81.
78) M. Garasanin, Vep. e cit., f. 37-39; Eden osvrt na predistoriata na Makedonia «Glasnik na Institutot za Nacion. Istoria» Skopie I 1968, f. 173; R. Galovic, Vep. e cit., f. 261; V. Lahtov, Vep. e cit., 172; Zh. Andra, Kultura e tumave të pellgut të Korçës, f. 81-92.
79) Zh. Andra, po aty, f. 81.
80) N. G. L. Hammond, Vep. e cit., f. 389; S. L. Dakaris, PAE, 1951, f. 180; 1952, f. 273; Oi genealogikoi mythoi ton Molosson, Athens 1964, f. 8.

 

Frano Prendi


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...