Oshtima

Shkëmbim mallrash kundër mallrash


Lufta e cila e ndan e përçan botën në veçorina ushtarake e strategjike, sjell edhe ndryshime  të mëdha në mekanizmin ekonomik të tyre. Mbasi arësyet dhe nevojat ushtarake e kanë fjalën vendimtare në ç’do fushë vepërimi, vogëlohet prodhimi i shumë kategorish mallrash e sidomos mallrash civile dhe kufizohet mundësija e qarkullimit të tyre.
Gjendja është veçanërisht e vështirë për viset bujqësore të cilat s’kanë industri të vetat. Në rethanat shqiptare të sotme kjo gjendje vështirsohet më fort mbassi mungojnë marrëveshjet ekonomike, veçanërisht mbi mënyrat e pagesavet, me shumë shtete e sidomos me shtetet fqinjë. Lidhja e këtyre marrëveshjeve supozon më parë lidhje politike zyrtare, të cilat kanë për t’u filluar kur do jetë e mundur. Deri atëhere nevojat e të dy anëvet e lyp që të vijohen raportet ekonomike, me shkëmbime prodhimesh nga tepëricat e sikujt. Mund të kemi, bje fjala, një sasi groshë në Kosovë që kalon nevojat e vendit. Këto mund t’i këmbejmë me mallra që na nevojiten, në qoftë se fqinjët kanë me tepëricë të tilla mallra dhe dëshirojnë t’i shkëmbejnë me groshët t’ona.

Kur shkruajmë këto radhë të tilla praktika ekonomike kanë filluar edhe vijojnë.Janë aprovuar shkëmbime groshë kundër sheqer, shkëmbime lëkurësh kundër oriz, sheqer edhe, sa dimë, shkëmbime drithrash (misër, tërshërë, elb,) kundër lëkurësh ose birre.Çështja e kompensacjonevet në natyrë ka një rëndësi të jashtëzakonëshme ekonomike, prandaj duhet shqyrtuar me vërejtje tepër të madhe për sa i përket a) llojit të mallit që marrëm e që japëm, dhe b) të raporteve ose çmimevet të shkëmbimit.

Për sa i përket çështjes së parë duhet ditur me përpikmëri në se me të vëretetë kemi teprica, jo vetëm nga pikëpamja lokale po nga ajo e përgjithshmja e ekonomis kombëtare. Po të jetë se nuk kemi të tilla mundësi reale, do të duhet të mendojmë mirë dhe të mos lejojmë daljen e mallravet nga të cilat kemi nevojë për jetesën e popullsis shqiptare.

E dyta problemë është ajo e çmimevet e cila supozon pa fjalë, njohjen e nivelit të çmimevet të anës tjatër me të cilën projektohet për t’u bërë shkëmbimi. Dyke njojtur këtë nivel lipset të veprojmë në mënyrë që mos bëhen spekullime e shfrytëzime nga ana e atyre që marrën lejat e shkëmbimit.

Për ne është spekullim opercajoni shkëmbim groshësh ose lëkurësh kundrejt orizit, sheqerit ose birrës i cili i sjell dikujt fitime 200 ose 300, 400 e me shumë për qint, si ka ngjarë e ngjet. Kuptohet se tregtari që ka marrë inicjativën dhe rezikun e vepërimit duhet të realizojë një fitim të aftë, por se jemi kundër fitimevet të llojit e të raportit të më sipërmë domethënë kundër fitimit të eksagjeruar.

Cilat janë mënyrat për të evituar të tilla shfrytëzime?

Rjeshtojmë disa prej tyre:
- Duhet  njojtur me përpikmëri dhe vazhdimtari niveli i çmimeve për mallrat e shkëmbyera në të dy vëndet.

- Kur midis tyre del një diferncë e madhe çmimesh, si është realiteti i shkëmbimeve të sotme, vihet një taksë eksportacioni për akcilin mall. Prodhimi i kësaj takse jepet për përmirësimin e gjendjes së bujkut ose derdhet në buxhetin e Shtetit, i cili, si dihet, ka nevojë të ngutëshme për të ardhura. Kësisoj kur tregëtari e ble elbin ose tërshërën me 1 fr. për kg. Në Kosovë edhe sjell që jasht kundër kësaj sasije 1 shishe birrë që e shet me 10 fr. ky ka mundësi të paguajë një taksë të madhe për eksportimin e drithit që u lejua, një taksë doganore për importimin e birrës edhe një taksë konsumi si pas ligjit të pijeve alkoolike.

Sa më sipër janë sugjestione mbi të cilat lipset të mendojemi mirë kur vepërojmë në sektorin me rëndësi të shkëmbimit të jashtmë. Përveç kësaj është mirë që lënda e shklmbimevet me kompesime të rregullohet prej një komisjoni të ngushtë specialistash të cilët të njohën gjendjen e vertetë dhe nevojat e vendit, mekanismin real të vepërimevet e sidomos nivelin e çmimevet të viseve të ndryshme.

Gjith në lidhje me lëndën e importimeve lipset shqyrtuar çështja dhe nga pikëpamja e valutës në se nuk bëhen importime mallrash të nevojshme kundrejt eksportimit të arit. Operacioni paraqitet shumë herë i pafajshëm sikur importatori ka depozita të krijuara jashtë me kohë kur se në realitet paguhet me ar. Kësisoj na rezulton e paguar me ar – me monedhë të padukshme – rushi i thatë edhe marmelada e importuar muajin e fundit në Korçë, nga Greqija. Kjo është një katastrofë për të arthmen t’onë sepse me atë pak ar që kemi mundet të kemi mundësi të fillojmë rindërtimin e vendit. Sidoqoftë nuk vlen ar rushi i thatë e as marmelada kur këto paguhen me ar. Tregëtari realizon, kuptohet, fitime për veten e tij po ekonomia kombëtare dëmtohet.

Janë pra kaqë e kaqë problema të rënda ku më i vogli gabim munt të na dëmtojë rëndë dhe të cilat duhen shqyrtuar edhe gjykuar me vërejtjen më të madhe.


«Bashkimi i Kombi», 4.VII.1944.

Dhimitër Pasko


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...