Oshtima

Shteti Ilir, vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare

Është një detyrë e rëndë të paraqesësh në një referat këtë problem të gjerë e të ndërlikuar. Burimet e pakta që trashëgojmë për historinë e ilirëve, megjithë përparimet që janë shënuar në fushën e kërkimeve arkeologjike, e bëjnë edhe më të vështirë këtë detyrë.
Ekzistenca e një shteti ilir, origjina dhe karakteri i tij, rruga historike dhe marrëdhënjet me popujt fqinj, vendi dhe roli i tij në historinë politike të botës mesdhetare janë ndër problemet më të rëndësishme të historisë ilire që kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve.
Zippeli, siç dihet, ka bërë përpjekjen e parë për të rindërtuar një histori të ilirëve, ose më mirë të themi historinë e fiseve ilire. Më të fuqishmet prej tyre arrijtën të krijojnë sipas tij shtete, të cilët zëvendësojnë njeri tjetrin në mënyrë suksesive, prej shtetit të vjetër të enkelejve tek ai i taulantëve, dardanëve deri tek i fundit i ardionëve. Faktorë vendimtarë në formimin e këtyre shteteve kanë qenë pushtimet e njërit apo tjetrit fis dhe shtytja që marrin këto pushtime nga dyndjet, në mënyrë të veçantë nga dyndjet kelte.
Vepra e Zippel-it1, si punë e parë e këtij lloji, mbetet, padyshim, si një kontribut që nuk mund të mohohet, por ajo sot është vjetëruar përsa i përket koncepteve dhe metodës. Skema e tij mbi jetën shtetërore në lliri, e mbështetur në teorinë e shteteve fisnore, paraqitet si një zgjidhje mekanike e problemit që nuk i përgjigjet realitetit historik, ashtu sikurse nuk i përgjigjet këtij realiteti edhe primitivizimi i jetës shoqërore të ilirëve, të cilën ai e ka parë nën ndikimin e tradicionit antik.
Një varg studjuesish të mëpastajmë, në mënyrë të veçantë. C. Schutt, C. Patsch, M. Fluss e D. Mustilli, e ponë historinë ilire nën ndikimin e veprës së Zippel-it dhe iu përmbajtën në përgjithësi pikëpamjeve të tij2. M. Holo, i cili u interesua për historinë e luftave të Romës kundër ilirëve mendon, gjithashtu, se shteti ilir i mesit të shek. III ka qenë vepër e fisit të fuqishëm të ardianëve, por për të «origjina e këtij shteti dhe historia e formimit të tij nuk dihen». Përsa i përket karakterit të këtij formacioni politik Holo mendon se ky ishte «një shtet i madh ilir nën sundimin e një monarku të vetëm, sovranitetin e të cilit e njohën dinastët lokalë, krerët e fiseve ose të qyteteve3.
A. Gitti e konsideron shtetin ilir të mesit të shekullit III si një formacion politik krejt të ri në botën ilire. Në kundërshtim me Zippel-in ai nuk u njeh ardianëve ndonjë rol të veçantë në formimin e këtij shteti; monarkinë e Agronit e paraqet si krijesë personale të sundimtarëve dhe si një agregat prej shumë fisesh, që i mbante deri diku të bashkuar, përveç fuqisë së dinastisë pushtuese dhe interesi i përbashkët. Këtë shtet ose siç e quan ai ndryshe, «perandori», Gitti e parafytyron si një amalgamë fisesh, në pjesën më të madhe të prapambetura dhe të asimiluara keq; atij i mungonte kohezioni sepse mbështetej në parime «gati feudale”, kurse pushteti mbretëror kufizohej nga familjet e mëdha dhe tendencat separatiste të fiseve. Pavarësisht nga kjo, ky autor sheh të monarkia ilire praninë e një pushteti të aftë për politikë4.
Megjithë ndryshimet që paraqesin pikëpamjet e shqyrtuara ato bashkohen në vështrimin thelbësor të çështjes; formacionet politike për të cilat bëhet fjalë paraqiten si shtete fisnore dhe vepra personale të sundimtarëve. Duke mos qenë në gjendje të kuptojnë se një rend shtetëror nuk mund të arrihet mbi bazën e bashkimit mekanik të fiseve Zippel-i dhe pasardhësit e tij nuk mundën të zbulojnë edhe faktorët e vërtetë që prunë në formimin e shtetit ilir. Në vlerësimin e problemit këta studjues kanë injoruar qytetin ilir, i cili në këtë kohë përfaqëson një fenomen të ri dhe është bërë një faktor i dorës së parë në jetën shoqërore ilire, baza mbi të cilën ngrihet jeta shtetërore dhe mbështetet fuqia politike e shtetit ilir.
Kohët e fundit F. Papazoglu ka mbrojtur pikëpamjen se në llirinë e Jugut, aty ku studjuesit e mëparshëm vendosnin shtetin e enekelejve, taulantëve dhe më vonë atë të ardianëve, ka ekzistuar një formacion politik që në burimet njihet me emrin «shteti ilir» ose «mbretëria ilire»5. Ky shtet i çfaqet asaj në fillim në një territor të caktuar, rreth liqenit Lyhnid, në kontakt me Maqedoninë, kurse më vonë me zgjerimin e tij, qendra e shtetit kalon në zonën bregdetare dhe pastaj në veri; ndërkaq ekzistencën e shtetit të enekelejve ajo e përjashton dhe e quan këtë shtet, me të drejtë, pjellë të historiografisë moderne. Ky mendim i ri që i kundërvihet pikëpamjes tradicionale, megjithë kundërshtimet që ka gjetur6, mendoj se ka një arësye të shëndoshë për t'u marrë parasysh: qysh nga fundi i shekullit V dhe sidomos në shekujt që pasojnë, në burimet e autorëve antikë, bëhet fjalë gjithnjë e më qartë për një formacion politik në llirinë e Jugut, sunduesit e të cilit quhen «mbretër të ilirëve» dhe nënshtetasit e tij «ilirë», pa kuptuar me këto, sundimtarë të fiseve të veçanta ilire apo fise të veçanta. Është e drejtë prandaj, përfundimi i nxjerrë prej saj, se përmes këtij formacioni emri «ilir» mori, siç tregojnë faktet, edhe një kuptim të ngushtë politik, përveç atij etnik. Përputhja e emrit të shtetit me emrin e përbashkët etnik është e lidhur, me sa duket, me rolin historik që luajti ky shtet në botën ilire dhe me vëndin që zuri ai midis formacioneve politike të tjera ilire.
Te Papazoglu gjejmë edhe një vlerësim, në përgjithësi, të drejtë për rendin shoqëror dhe politik të ilirëve. Ndryshe nga pikëpamjet e çfaqura më parë ajo vren tek mbretëria ilire qysh në shek. IV më tepër tiparet e një shteti se sa të një federate fisesh. Veçanërisht të qartë ajo e sheh këtë në etapat e fundit të ekzistencës së kësaj mbretërie, të cilën e karakterizon si një monarki me një pushtet të fortë qendror7.
Prej problemeve të historisë politike, luftat iliro romake kanë tërhequr më shumë vëmëndjen e studjuesve. Për to është shkruar shumë si në veprat e mëdha të historisë së Greqisë e të Romës ashtu edhe në studime të posaçme. Megjithkëtë nuk është gjetur një interpretim i kënaqshëm dhe shumë çështje të veçanta kanë mbetur të paqarta. Nuk mund të thuhet se kanë munguar përpjekjet për një qëndrim kritik ndaj burimeve dhe pikëpamjeve të shkollave të vjetra, por jo gjithmonë kjo është arritur dhe jo në të gjitha rastet studujesit kanë qenë në gjendje të çlirohen nga ndikimi i fuqishëm i tyre. Forca e tradicionit Polibian dhe pikëpamjet e Holleaux-së mbi ndërhyrjen romake në Iliri, mbi shkaqet dhe karakterin e këtyre luftave ndjehen ende në shumicën e studimeve të ditëve tona.
Sidoqoftë historiografia bashkëkohëse ka bërë hapa serioze për ta çuar problemin përpara. Përpjekjet për një vështrim të diferencuar të botës së gjërë ilire dhe pikëpamja për ekzistencën në jugun ilir të një shteti me një jetë sociale e politike më të përparuar nga sa parafytyrohesh në të kaluarën janë ato që përfaqësojnë të renë në historiografinë e sotme. Kontributi i historiografisë së re shqiptare, krahas asaj të përparuar botërore, ka ardhur duke u bërë gjithnjë më i shënuar në këtë drejtim. Në vitet 50 studujesit shqiptarë bënë përpjekjen e parë për të trajtuar historinë ilire dhe rezultatet e kësaj pune u pasqyruan në tekstin e Historisë së Shqipërisë8. Kontributin më të rëndësishëm, për çështjen që na intereson, studiuesit tanë e kanë dhënë sidomos në vitet që pasuan me studimet e tyre për qytetin ilir. Vlerësimin e kësaj pune të madhe kërkimore e ke mi bërë me një rast tjetër9, prandaj e quajmë të tepërt të ndalemi në këtë çështje, aq më tepër kur Kuvendi do të ndëgjojë një referat dhe shumë kumtesa kushtuar posaçërisht kësaj teme.


* * *

Problemi i parë që do të na interesonte të sqaronim në këtë referat është ai i lindjes së shtetit ilir.
Njoftimet më të herëshme për ilirët i takojnë Polienit10, Justinit11 dhe Herodotit12. Ato bëjnë fjalë për inkursionet e tyre grabitqare kundër Maqedonisë dhe Delfit në shek. VII e VI para e. sonë. Duke qenë tepër të kufizuara në përmbajtjen e tyre këto njoftime nuk ndihmojnë sa duhet për të krijuar një ide të qartë për historinë e ilirëve në këtë kohë kaq të lashtë.
Duhet të zbresim deri në gjysmën e dytë të shek. V për të patur prej një burimi historik të besueshëm, siç është Tukididi dy lajme të tjera për ilirët. I pari bën fjalë për ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 p.e.sonë13, kurse i dyti për luftën që bënë ilirët në vitin 423 kundër Maqedonisë në përkrahje të lynkestëve. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve triumfuan në këtë luftë mbi mbretin e Maqedonisë Perdikën, dhe aleatin e tij, komandantin spartan, Brasidën14.
Përshkrimi që na ka lënë Tukididi për këtë luftë ka një rëndësi të madhe edhe për vlerësimin që i bën historiani i shquar, bashkëkohës, jetës social-politike të ilirëve. Prej tij mund të nxirret përfundimi se në fundin e shek. V. shoqëria ilire ruante ende mbeturina të theksuara të rendit fisnor15. Megjithatë midis njoftimeve të Herodotit, Polienit, Justinit dhe atyre të Tukididit ka një ndryshim të dukshëm. E re tek Tukididi është se ndërhyrja e ilirëve si në rastin e luftës civile të Epidamnit ashtu dhe në luftën e lynkestëve kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre, nuk kishte më karakter grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad të avancuar të organizimit politik të tyre, qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore, siç duhet menduar se ishin, në të vërtetë, ilirët. Këtij stadi i përgjigjen në përgjithësi edhe të dhënat arkeologjike që kemi deri më sot: vëndbanimet e fortifikuara të tipit Gajtan, si qëndra fisnore16, dhe varrezat tumulare të pellgut të Korçës17; Trebenishtit18, luginës së Matit19 dhe Drinit20, me inventarin e tyre që flet për një shoqëri ilire me një diferencim të theksuar social, por që nuk njeh skllavin, përbëjnë ende karakteristikat themelore të kohës.
Gjatë shek. IV burimet për ilirët vijnë duke u shtuar. Vendin qëndror e zënë njoftimet që flasin për luftat kundër Maqedonisë. Pasi kanë frenuar një përpjekje të re të maqedonëve për pushtimin e Lynkestisë (v. 400/399)21, ilirët invadojnë në vitin 393 Maqedoninë, dëbojnë mbretin Amynta dhe më vonë e detyrojnë ta blejë paqen me një tribut të rëndë22. Përpjekjet e Aleksandrit II23 në vitin 369 dhe sidomos të Perdikës III në 360 për të dalë nga kjo gjëndje dështojnë me humbje të rënda për maqedonët24.
Një vënd të rëndësishëm në ngjarjet e kësaj kohe zë edhe marrëveshja e ilirëve me Dionizin; tiranin e Syrakuzës për rivendosjen e Alketës në fronin molos (v. 385)25. Kjo marrëveshje, dëshmon për një politikë aktive të ilirëve edhe në marrëdhënjet e tyre me fqinjët perëndimor e jugorë.
Nëqoftëse në katër dekadat e para të shek. IV ilirët patën epërsi të padiskutueshme mbi maqedonët në vitin 359 ngjarjet marrin një drejtim krejt të ri. Në fushën e betejës zbritën forcat më të mëdha që kishin mundur të mobilizonin, me sa duket, deri atëhere të dy palët rivale: Pas mbretit Bardhyl, që i kishte udhëhequr ilirët gjatë gjithë betejave të mëparëshme që nga fillimi i shekullit, qëndronin 10000 këmbësorë dhe 500 kalorës kundrejt po kaq falangitëve dhe 600 kalorësve maqedonë që tani i udhëhiqte Filipi II. Në pëleshjen e madhe ilirët, të cilët vetëm një vit më parë kishin patur një fitore të bujshme mbi armiqtë e tyre (4000 maqedonë bashkë me mbretin e tyre të mbetur në fushën e betejës) tani u mundën dhe u detyruan të tërhiqen në drejtim të perëndimit duke e lënë kështu më në fund, tokën e lynkestëve nga ana e Maqedonisë26.
Në fushatat e mëpastajme Filipi e shtyn kufirin e Maqedonisë në drejtim të perëndimit deri te malet Taulante27, ose siç quhen ndryshe në burimet, te malet e llirisë28 (që do të përputheshin me vargun e maleve të Polisit, Kamjes dhe Ostrovicës), por në bregdet është krejt e sigurtë që nuk mundi të dalë29. Përpjekjet e ilirëve për ta ndryshuar gjëndjen (sulmi kundër molosëve30 në 358, pjesëmarrja e mbretit Grabo31 në koalicionin antimaqedon në 356 dhe kryengritja e Klitit të ndihmuar nga Glaukia kundër Aleksandrit32 më 335 nuk prunë në asnjë rezultat.
Nuk do të përpiqemi këtu të zbulojmë faktorët që përcaktuan fatin e këtyre betejave. Ajo që na intereson në këtë rast është të sqarojmë se ç’përfaqësonin ilirët nga pikëpamja e organizimit politik në këtë etapë të historisë së tyre.
Vargu i luftrave të gjysmës së parë të shek. IV, si nga përpjestimet ashtu dhe kuadri në të cilën zhvillohen, dëshmojnë qartë se në lliri ekzistonte në këtë kohë një formacion politik i aftë për një veprimtari të tillë. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ku zhvillohen ngjarjet më të rëndësishme, ose më qartë Dasaretia me Pelionin si kryeqëndër ka formuar, me sa duket, bërthamën qëndrore të këtij formacioni, por shtrirja e plotë e tij është vështirë të rindërtohet. Sidoqoftë ky formacion paraqitet si një forcë që është në gjëndje t’i kundërvihet Maqedonisë dhe si i tillë përbënte një njësi të paktën të barabartë me të, si nga pikëpamja e territorit, ashtu dhe e forcës së gjallë njerëzore; me sa duket krahina të gjëra të llirisë së Jugut, pa përjashtuar ultësirën bregdetare duhet të kenë bërë pjesë në këtë njësi.
Organizimin politik të këtij formacioni nuk e njohim mirë. Bardhyli quhet prej autorëve antikë «mbret i ilirëve». Po këtë titull mbajnë edhe përfaqësuesit e mëpastajmë të dinastisë së tij, Grabo, Pleuria dhe Kliti33. Kjo na lejon ta konsiderojmë këtë formacion si një mbretëri. Në fillimet e tij Bardhyli paraqitet si një njeri me prejardhje të ulët, qymyrxhi dhe kryengritës (latro), që pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e plaçkës së luftës ishte i drejtë e i paanshëm34, pra një prijs i thjeshtë ushtarak që ruante ende mbeturina të një botkuptimi primitiv. Nuk duket pa vend mendimi i F. Papazoglut se ai nuk ishte trashëgimtar i Syras, por një përmbysës i tij, uzurpator i pushtetit mbretëror35. Me kalimin e kohës autoriteti dhe pushteti i tij u rrit e u forcua. Në betejën e fundit me Filipin ai kishte në këmbë një ushtri jo vetëm numerikisht të barabarë me atë të mbretit maqedon, por dhe të tillë që njihte një organizim dhe taktikë të përparuar lufte.
Ngjarjet politike që jetoi mbretëria ilire gjatë gjysmës së parë të shek. IV tregojnë se ajo përfaqësonte një forcë serioze. Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë vend në kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje e një politike që ka si objektiv të qartë dobësimin e kundërshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave të veta në raport me shtetet fqinj. Ky aktivitet i dendur dhe i gjerë, që u shoqërua me një përqëndrim forcash e mjetesh të konsiderueshme dhe u mbështet në marrëveshje e aleanca politike-ushtarake mund të kishte vend vetëm në kushtet e një organizimi    shtetëror, por kurrsesi në një rend fisnor.
Cila ishte baza ekonomike e sociale e shtetit ilir, ç'kishte ndodhur në jetën ekonomike e shoqërore në llirinë e Jugut gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e. sonë?
Të gjitha të dhënat na çojnë te mendimi se procesi i lindjes dhe formimit të shtetit ilir kryhet gjatë gjysmës së parë të shek. IV. Në kushtet e llirisë ky proces ecën paralel dhe përkon me zhvillimin e jetës qytetare, madje kryhet mbi këtë bazë. Prandaj sqarimi i çështjes së parë është i lidhur ngushtë me të dytin dhe kushtëzohet prej saj.
Në një vend tjetër36, kemi treguar se ekzistenca e qyteteve në Iliri dëshmohet prej burimeve që në shek. VI., por arkeologjikisht kjo nuk ka gjetur ende vërtetim as për shek. V. Në burimet e mesit të shek. VI, përkundrazi, praninë e qytetit e kemi mjaft të qartë e të përsëritur; nuk mungon në këtë rast një mbështetje edhe në të dhënat arkeologjike. Duke u nisur nga kjo kemi pranuar si datë të mundëshme të lindjes së jetës qytetare në lliri fundin e shek. V p.e. sonë. Thronioni, ashtu sikurse edhe Sesareti, që përmenden si qytete para kësaj date në rastin më të mirë duhen marrë si lajmëtarë të këtij fenomeni të ri, por që nuk e përfaqësojnë ende atë në tërësinë e vet, për shkak të distancës së ma dhe kronologjike që e ndan fenomenin vetë prej çfaqjeve të para të tij.

Zona në të cilën na çfaqet më herët jeta qytetare në llir duket se është e kufizuar në krahinat jugore në shpinë të Dyrrahut dhe Apollonisë, apo më qartë midis Genusit dhe Aout, duke u shtyrë në lindje deri në pellgun rreth liqenit Lyhnid. Më në veri qytetet tani për tani nuk na vërtetohen. Të dhënat që i referohen direkt kësaj kohe dhe që bëhen më të qarta në periudhën pasuese dëshmojnë se qytetet ilire lindën mbi bazën e zhvillimit të brendshëm të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit (tipi Gajtan). Ato ngrihen pranë rrugëve të komunikacionit dhe në qendër të një pellgu gjeografik pak a shumë të gjerë, me kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë dhe ndo njëherë me pasuri minerale. Rreth tyre ndeshen vendbanime më të vogla të fortifikuara apo të hapta, në të cilat jetonte popullsia fshatare. Si të tilla qytetet përbënin qendrën ekonomike e politike të një pellgu gjeografik. Midis qyteteve ilire, edhe në këtë kohë të herëshme, kishte dallime që lidhen, me sa duket, me shkallën e zhvillimit apo pozitën funksionale të tyre. Në fakt Damastioni na paraqitet si një qendër e zhvilluar zejtaro-tregëtare, pozita dhe fuqia ekonomike e të cilit ishte lidhur me minierat e argjendit që kishte pranë. Pelioni gjithashtu dallohet prej Arianit si «më i fuqishëm» midis qyteteve të Dasaretisë, dhe qendër rezidenciale e mbretit Klit. Të dy këta qytete i përgjigjen asaj kategorie të qyteteve ilire për të cilat Demosteni përdor termin e Diodorit, përkundrazi, ka të ngjarë të kenë qenë qytete më të vogla ku mbizotëronte ekonomia bujqësore-blegtorale me një zejtari më të kufizuar.
Fshatin ilir, për fat të keq, e njohim shumë pak. Gjurmime serioze arkeologjike në këtë fushë tani për tani mungojnë. Disa pak të dhëna të autorëve antikë bëjnë aluzion për një bujqësi dhe blegtori të përparuar tek ilirët37. Kjo tregon, në një farë mënyre, se fshati nuk kishte mbetur jashtë procesit transformues që përshkonte në këtë kohë jetën ilire pas lindjes së qyteteve. Në zonën e ultësirës bregdetare një ndikim të madh në këtë proçes ushtronin prej kohësh Dyrrahu dhe Apollonia, kurse në krahinat e brëndëshme, lindore, Damastioni.
Të dhënat mbi shkëmbimet tregëtare janë më të plota dhe ndihmojnë më mirë për të kuptuar gjendjen ekonomike të llirisë së Jugut në periudhën që na intereson. Ne do t'u referohemi sidomos atyre të dhënave që dëshmojnë për tregëtinë e ilirëve me botën greke, sepse sot për sot ato janë më të qarta. Fakti që disa nga pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore e blegtorale tërheqin vëmendjen e autorëve antikë të asaj kohe tregon se këto ishin ndër artikujt kryesor të eksportit ilir. Midis tyre një vend të veçantë zë argjendi i Demastianit që ushqente, me sa duket, punishtet monetare të qyteteve adriatike ashtu dhe ato të Halkidës38; edhe sera e Atintanisë39 duket se ishte një mall i kërkuar. Kundrejt tyre ilirët merrnin prodhime luksi të artizanatit grek, midis të tjerave dhe prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut dhe Apollonisë, enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare. Por ato fillojnë të duken dendur edhe në krahinat e brendshme ilire, ku arrijnë përmes rrugëve tregëtare të shkelura qysh në shek. Vl-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikënisje si nga brigjet e Adriatikut ashtu edhe të Egjeut40.
Elementi i ri në këmbimet me botën ilire është monedha. Në krahinat bregdetare qarkullojnë tani monedhat e argjenda të Dyrrahut e Apollonisë41 dhe të ndonjë qendre tjetër greke, kurse në ato të brendëshme lindore, monedhat e Damastionit dhe më rrallë ato maqedone, të Filipit42. Pranimi i monedhave prej argjendi të Damastionit dhe kolonive të bregut adriatik nga popullsitë e viseve përreth provon se edhe këto popullsi kishin krijuar mbiproduktet e tyre bujqësore e blegtorale, apo të ndonjë dege të zhvilluar të zejtarisë, dhe ishin të interesuar për tregëtimin e tyre.
Dukja e qyteteve solli me vehte jo vetëm ndryshime në strukturën ekonomike, por edhe në atë sociale të shoqërisë ilire. Pa mbivlerësuaf peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të herëshme duhet të vemë në dukje se ai vepron jo vetëm si bartës i rendit të ri skllavopronar, por edhe si përçues i tij në botën fshatare që e rrethon. Megjithëse kjo botë do të ruaj edhe për një kohë të gjatë ku më shumë e ku më pak mbeturina të rendit fisnor dhe në burimet do të flitet, për këtë shkak, me këmbëngulje për fiset e mëdha e të vogla ilire, tabloja në përmbajtjen e saj ka ndryshuar. E lidhur me qytetin me anë marrëdhëniesh ekonomike dhe e varur prej tij me anë të këtyre marrëdhënieve bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej më pranë qyteteve, nuk është më bota e rendit fisnor. Pa ditur mirë se qysh dhe me ç’rrugë, ajo njeh tani marrëdhënie vartësie dhe shfrytëzimi, në formën e një skllavërie të tipit helot. Prospelatët e ardianëve të përmendur nga Theopompi dhe që përfaqësojnë një popullsi të gjerë të varur nuk janë një çfaqje e veçuar në lliri. Më vonë ky fenomen na dëshmohet edhe te dardanët, kurse emri etnik i penesteve ilirë, që na kujton popullsinë e varur omonime thesale, na shtyn të mendojmë se edhe kjo popullsi ilire, i përkiste kategorisë së prospelatëve — dullë — helote43.
Kështu në mesin e shek. IV shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri e ndarë qartë në klasa e shtresa shoqërore të ndryshme, me interesa të kundërta. Kjo shoqëri njihte format e herëshme të nënshtrimit dhe shfrytëzimit skllavopronar, prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare. Lindja e qyteteve, ndihmoi për thellimin e diferencimit klasor, sepse duke u bërë qendra të rëndësishme të zejtarisë dhe tregëtisë ato i dhanë hov rritjes së prodhimit, shkëmbimit me para dhe si pasojë edhe shfrytëzimit.
Struktura social-ekonomike e krijuar çoi në mënyrë graduale në lindjen e shtetit ilir, si një mjet që i duhej klasës sunduese për të mbrojtur interesat e saj. Nuk mund të detyrohej masa e madhe e prospelatëve-dullë-peneste të punonte për despotët, siç quhen zotërit e tyre në rastin e dardanëve, pa një aparat shtrëngimi të përhershëm siç është aparati shtetëror. Kjo përbënte funksionin kryesor të brendshëm të shtetit ilir. Karakteri klasor i tij shprehet edhe në fuksionin e jashtëm, që realizohej nëpërmjet grabitjeve të popujve fqinjë me anë të fushatave pushtuese dhe ngarkimit të tyre me tribute.
Kur flasim për shtetin ilir të kësaj kohe nuk duhet të kuptojmë megjithatë, se kemi të bëjmë me një organizëm të përkryer që u përgjigjej të gjitha kërkesave të këtij nocioni në kuptimin e plotë të fjalës. Ai ndodhej në stadin fillestar dhe si i tillë karakterizohej nga shumë mbeturina të rendit fisnor, që gjenin shprehjen në anë të veçanta të jetës shoqërore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, që përbënin bazën themelore ekonomike të tij, kishin lindur dhe ishin në zhvillim. Pozita dhe roli i tyre në jetën politike do të bëhet më e qartë në periudhat e mëpastajme, doradorës me zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë ilire.
Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit të brendshëm të forcave prodhuese në llirinë e Jugut. Faktorët ekonomikë e shoqërorë që përmendëm më lart përcaktuan kalimin në shoqërinë me klasa dhe në lindjen e këtij shteti. Procesi i lindjes dhe formimit të tij përkon me periudhën e sundimit të Bardhylit, i cili mund të konsiderohet edhe si themelues i tij. Mendimi i shprehur nga H. e N. Ceka se ai i takonte shtresës së re qytetare nuk është për të mos u përfillur. Origjina e tij e ulët dëshmon sidoqoftë për thyerjen e konceptit të prejardhjes aristokratike të mbretit44. Luftat me Maqedoninë qenë nga ana tjetër një faktor i jashtëm me rëndësi që shpejtoi këtë proces. Dështimet në luftat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e ndërprenë jetën shtetërore të ilirëve. Këto lufta përbëjnë vetëm një episod të shkurtër politik që nuk e ndoli këtë proces të thellë shoqëror në Iliri.


* * *


Etapa e dytë e historisë së shtetit ilir përfshin kohën prej çerekut të fundit të shek. IV deri në 230. Kjo është periudha e forcimit të shtetit ilir.
Nëqoftëse në vitin 323 një pjesë e llirisë ishte ende nën Maqedoninë45 gjendja shpejt ndryshoi. Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë46, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti të çlirojë tokat lindore ilire dhe pasi i bashkoi me mbretërinë e tij, rimëkëmbi shtetin ilir. Në këtë kohë duket se ai mori dhe titullin «mbret i ilirëve»47 në vend të titullit të mëparshëm «mbret i taulantëve»48.
Pas kësaj për disa vjet me radhë nuk dëgjojmë për ndonjë konflikt midis shtetit ilir dhe Maqedonisë, por në 317 marrëdhëniet acarohen përsëri me forcë më të madhe. Veçse këtë radhë ilirë e maqedonë nuk do të ndeshen në zonën tradicionale rreth liqejve lyknestë. Lufta midis dy shteteve rivalë ka si pikënisje Epirin dhe shtrihet më vonë mbi dy qytetet e mëdha adriatike, Dyrrahun dhe Apolloninë. Martesa e Glaukisë me një bijë të derës molose, rëximi i Ajakidit prej Kasandrit, marrja nën mbrojtje dhe rivendosja e Pirros në fron prej Glaukisë49 janë vetëm çfaqjet e jashtme të kontradiktave dhe synimeve të këtyre dy fuqive. Epiri përbënte, me sa duket, në këtë kohë hallkën më të rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone, prandaj edhe paraqitet si pika më nevralgjike e ndeshjes midis tyre.
Konflikti gjeti zgjidhjen e vet në dy etapa: Në etapën e parë, siç dihet, Glaukia nuk pranoi t’i dorëzonte Pirron Kasandrit as kur ky i premtoi shpërblim të madh as kur e kërcënoi me luftë. Pasi kishte dështuar, kështu, në përpjekjet e tij për ta zgjidhur problemin me anë të bisedimeve, Kasandri provoi ta zgjidhte atë në fushën e betejës, por edhe këtu nuk pati sukses50. Një interes të veçantë paraqesin në këtë etapë të konfliktit pozitat e kundërshtarëve: ndërsa Kasandri i angazhuar përveç kësaj, në Greqi, gjendet i izoluar, në anën e Glaukisë janë Dyrrahu, Apollonia, Korkyra, forcat antimaqedone të Epirit dhe në një farë mase edhe Sparta. Ky kuadër tregon se qytetet e mëdha të bregdetit Adriatik dhe Korkyra nuk ishin aspak të interesuara për daljen e Maqedonisë në brigjet e llirisë dhe të Epirit. Analiza e burimeve tregon se Dyrrahu kishte njohur prej kohësh sovranitetin e mbretit ilir51; pas vitit 312 ka të ngjarë që Apollonia të ketë bërë të njëjtën gjë52.
Etapa e dytë është e lidhur me ekspeditën e Glaukias në Epir për rivendosjen e Pirros në fron. Nuk ishin zëmërgjërësia dhe as lidhjet që kishte me derën molose ato që e shtynë sundimtarin ilir në këtë ndërmarrje të guximëshme. Ai duhej të shkëpuste këtë vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur që i siguronte një pozitë më të favorëshme në kufitë jugorë53. Këtë detyrë Glaukia e kreu me sukses dhe me të kurorëzoi gjithë veprimtarinë politike dhe ushtarake, që zhvilloi në mënyrë kaq aktive, për rimëkëmbjen dhe forcimin e pozitave të shtetit ilir.
Periudha e turbullt dhe pushtimi i shkurtër i Pirros, që vijnë pas vdekjes së Glaukisë nuk ndikuan në mënyrë aq të ndijshme në jetën e shtetit ilir sa besohet. Dy sundimtarët e mëpastajmë Monuni dhe Mytili i përballojnë me sukses vështirësitë politike që u krijohen dhe i konsolidojnë pozitat e shtetit ilir54. Monedhat e prera prej tyre në punishtet e Dyrrahut dëshmojnë se ata mbeten zotër të këtij qyteti dhe i thelluan më tej se paraardhësi i tyre Glaukia, marrëdhëniet me të. Kjo duhet menduar edhe për Apolloninë, të cilën këta sundimtarë e mbrojnë nga pushtimi epirot.
Pas Mytilit, siç dihet, burimet nuk flasin më për shtetin ilir. Duhet të zbresim deri në 230 për të pasur njoftime të reja mbi fatin e kë shteti. Megjithëse në vështrimin e parë kjo duket si një periudhë e errët ajo përbën në vetvehte një faqe me shumë interes në historinë ilire.
Për shtetin ilir kjo qe një periudhë qetësie në marrëdhëniet me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë, e cila qe angazhuar në Greqi, për të ruajtur hegjemoninë e saj. Me këtë duhet shpjeguar, siç është vënë në dukje me të drejtë, edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai që «dijti, siç pretendohet, t’u imponojë paqen fqinjëve veriperëndimorë (ilirëve)»55. Burimet nuk bëjnë as aluzionin më të vogël për një gjë të tillë. Nëqoftëse midis llirisë dhe Maqedonisë nuk kemi në këtë kohë ndonjë konflikt, kjo duhet shpjeguar, besoj, më tepër me faktin se ilirët, të lodhur nga luftat e deriatëhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kërkuan t'i shfrytëzonin vështirësitë e Maqedonisë në interes të tyre. Më vonë kushte të tjera, siç do të shohim, do të jenë ato që do të përcaktojnë marrëdhëniet midis dy shteteve.


* * *

Periudha prej çerekut të fundit të shek. IV deri në 230 është edhe koha e zhvillimit të vrullshëm të jetës qytetare në lliri. Zhvillim më të madh ajo pati në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apollonisë, që përbënte tani zonën më të rëndësishme të shtetit ilir. Për i Damastionin dhe qytetet e tjera të brendëshme në burimet nuk bëhet fjalë më. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir të gjysmës së parë të shek. IV. Qytete të tjera si Bylisi, dhe ai në Gradishtën e Belshit janë ndër ata qytete të vjetra që u rritën e u zhvilluan dhe që luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg qytetesh të reja si Dimale, Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopolis?), Margëlliç, Irmaj, etj. të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare u shtri edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qëndrat e para urbane në këto anë, Lisi, Shkodra, Ulçini, Rizoni, etj. lindën vetëm aty nga fundi i shek. IV — fillimi i shek. III para e. sonë.
Qytetet e reja, zënë si më parë, një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit, por në disa raste, si në Dimal, Irmaj, Margëlliç, qyteti lind mbi një truall të ri. Ky fakt tregon për një zhvillim intensiv të jetës qytetare në krahinat jugore të ultësirës bregdetare adriatike. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat, është se ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumejve, vënde këto të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e detit.
Në këtë kohë qytetet ilire formohen si qendra urbane me të gjitha tiparet e një qyteti antik. Karakteristikë për ta është rritja e prodhimit zejtar, dëndësimi i shkëmbimit të mallrave me para dhe forcimi mbi. këtë bazë i pronës private. Midis qyteteve të njohura veçohen Skodra e Bylisi që presin monedha.
Procesi i kthimit të disa qendrave të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit në qytete nuk përfshiu dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ata që kishin një pozitë gjeografike-ekonomike të përshtatëshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Si shëmbëll do të sillnim këtu Skodrën në krahasim me Gajtanin, Marshejn dhe Beltojën. Nevojat e mbrojtjes dhe tregëtisë bënë nga ana tjetër që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara si dhe pika vrojtimi. Të tilla mund të konsiderohen Xibri në Mat, që zinte një pikë kyçe në rrugën prejl Dyrrahut në krahinat e brendshme të luginës së Drinit; qyteza e Shkambit në rrugën e Krabës, kulla e Kamunaut në Sulovë në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apollonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastrë, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, që i gjejmë pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë, që përshkojnë truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë që përshkruajnë ngjarjet e çerekut të fundit të shek. III dhe ato të pjesës së parë të shek. II si dhe në të dhënat epigrafike këto qendra përmenden si castellum, acris. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike.
Burimet thuajse nuk na e ndriçojnë strukturën shoqërore dhe organizimin politik të qytetit ilir. Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua në lliri, në kohën e lulëzimit të jetës qytetare, i takon një shoqërije të zhvilluar skllavropronare me të gjitha tiparet e saj.
Duke qenë qytetet qendra ekonomike, një vend me rëndësi në popullsinë e tyre zinte shtresa e prodhuesve zejtarë dhe e mjeshtërve ndërtues, të cilët mund të ishin qytetarë të lirë apo skllevër. Të fundit na dëshmohen në qytetet ilire vetëm përmes burimeve që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek. III dhe ato të fillimit të shek. II p.e. sonë, por nuk ka dyshim se në këtë kohë ata nuk janë një dukuri e rastit, ashtu siç
nuk janë dhe vetë qytetet që përmendëm.
Nga pikëpamja e organizimit politik qyteti së bashku me rrethin fshatar dhe kështjellat që formonin sistemin e tij mbrojtës apo siguronin rrugët tregëtare, përbënin, me sa duket, një njësi administrative në shtetin ilir. Qyteti ishte qendra e kësaj njësie. Emetimi i monedhave nga Skodra e Bylisi, në emër të bashkësisë qytetare, dëshmon jo vetëm për forcën ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe për një autonomi politike që ato gëzonin në kuadrin e shtetit ilir. Në burimet që trajtojnë historinë e shtetit ilir në periudhën midis viteve 230-168 mësojmë se në krye të qyteteve qëndronin dinastet e vegjël, të cilët i nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit. Të dhënat epigrafike dëshmojnë nga ana tjetër se në disa qytete të jugut si në Bylis e Amantia administrata e qytetit ishte ndërtuar sipas shëmbullit të qyteteve greke.
Ky zhvillim që mori jeta qytetare në lliri në këtë kohë formonte bazën ekonomike dhe politike të shtetit të Glaukisë dhe të pasardhësve të tij. Vetëm mbi këtë bazë mbretëria ilire e mëpastajme e kohës së Agronit mundi të merrte ato përpjestime që te Polibi janë formuluar me frazën e njohur: «Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin patur mbretërit e mëparshëm të llirisë»56.


* * *

Historia e shtetit ilir në 60 vjetët e fundit të jetës së tij është kryesisht historia e luftrave me Romën. Ngjarjet që u zhvilluan në prag të këtyre luftrave janë vetëm një prelud i tyre. Megjithatë këto janë një dëshmi e rëndësishme e vendit që zinte ky shtet midis fuqive të tjera të Ballkanit dhe e rolit të tij historik.
Në vitet 30 të shek. III p.e. sonë shteti ilir, i udhëhequr nga Agroni del në arenën politike të Ballkanit me një forcë dhe energji që nuk kishte njohur kurrë më parë. Në territorin e tij përfshihej një trevë e gjerë që nga Narona deri në Aoos, me përjashtim të Dyrrahut dhe Apollonisë. Qytetet e Veriut, Lisi, Skodra, Ulicini dhe Rizoni, me limanet e gjiret e tyre të mbrojtura strehonin flotën e fuqishme ilire dhe përbënin bazën e shtetit ilir.
Ndër fqinjët e shtetit ilir vetëm mbretëria dardane ishte në ngjitje, ndërsa vendet jugore jetonin ditë të vështira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin kapërthyer nga luftrat e ashpra social-politike dhe rivaliteti midis tyre. Maqedonia e Demetrit II ishte përpara vështirësish serioze sepse dy lidhjet e mëdha greke, etole dhe ahease ishin bashkuar kundër saj. Përmbysja e monarkisë në Epir (v. 234) dhe dalja e këtij vendi nga aleanca me Maqedoninë për t'u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rëndoi edhe më shumë gjendjen. Raporti i forcave ndryshoi në dëm të Maqedonisë. Në vitin 231 të dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak, duke ndërhyrë me forca të armatosura kundër Akarnanisë që gëzonte mbrojtjen e Maqedonisë. Pothuajse në të njëjtën kohë një sulm i fuqishëm dardan, i pavarur apo i koordinuar, këtë nuk e dimë, shpërtheu mbi Maqedoninë nga Veriu. I ndodhur ngushtë, si rrallë ndonjëherë, Demetri kishte nevojë për aleatë dhe këtë e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni.
Kushtet e marrëveshjes nuk i njohim. Versioni i Polibit, që është edhe burim i vetëm për këtë çështje, se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me të holla57, duket qartë se lidhet ngushtë me tendencën e tij për t’u rezervuar ilirëve një pozitë të padenjë. Ngjarjet konkrete që zhvillohen pas kësaj e sqarojmë shumë mirë politikën e shtetit ilir si dhe domethënien dhe përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.
Sidoqoftë një aleancë midis Maqedonisë dhe llirisë qe përfunduar dhe ajo  vinte këta dy shtete kundër koalicionit republikan në Greqi për t'i bërë ballë rrezikut që vinte prej tij. Ky rrezik qe bërë realitet në Epir dhe mund të ndikonte keq edhe përtej kufive të tij. Ja cili qe kuptimi i kësaj aleance, për hir të së cilës Maqedonia do të sakrifikonte disa nga interesat e saj në Epir, dhe në brigjet e Jonit, për të kënaqur aspiratat ilire në këto anë.
Aleanca hyri në veprim në vitin 231 me ndihmën që dhanë ilirët për çlirimin e Medionit nga rrethimi etol58. Fitorja e ilirëve ngjalli shqetësim dhe frikë në Greqi sepse jo vetëm vinte në lojë fatin e luftës kundër Maqedonisë, por nxirrte në shesh një rrezik të ri. Ndërkaq kjo fushatë kishte pregatitur kushtet për një ndërhyrje më të gjerë kundër aleatit verior të etolve dhe ahesave, Epirit.
Kjo u realizua një vit më vonë, kësaj radhe nën drejtimin e Teutës, sipas një plani që parashikonte koordinimin e veprimeve të forcave tokësore dhe detare. Flota kishte marrë urdhër të konsideronte armik gjithë anëdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellë në Elide dhe Meseni, krahina që ishin nën ndikimin Etol. Qëllimi ishte i qartë: me aksionin e saj të shtrirë flota do të mbante nën presion armikun deri në skajet më të largëta dhe do të përcaktonte qëndrimin e shtetit ilir edhe ndaj aleatëve të etolëve e ahesave, kurse forcat kryesore do të godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Suksesi i fushatës u sanksionua me një paqe që dëshmon për fitimtare që dijtën të shfrytëzojnë fitoren. Epiri u shkëput nga etolët dhe së bashku me akarnanët hyri në aleancë me ilirët59. Kështu u krijua një kufi i largët, por i drejtpërdrejtë midis Lidhjeve greke dhe shtetit ilir, i cili u afirmua si fuqi ballkanike.
Këto ngjarje shkaktuan reagim në Romë dhe nuk vonoi shumë që ato çuan në ndërhyrjen e armatosur të Republikës në lliri.
Problemi i ndërhyrjes romake në lliri ka qenë një temë rreth së cilës janë zhvilluar mjaft diskutime. Pikëpamja më e përhapur dhe për një kohë të gjatë më e pranuar, është se shkaku kryesor i kësaj ndërhyrje ka qenë pirateria ilire. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit si një konflikt që iu imponua senatit romak, në kundërshtim me vullnetin e tij, për të frenuar veprimet e sundimtares «mëndje-lehtë» ilire. Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si pjesë të një plani për një ekspansion më të gjërë në Lindje, iu kundërvu versioni se Roma as në këtë kohë e as më parë nuk ika pasur një politikë orientale60. Më vonë kjo teori u përsërit dhe në ditët tona pasues të saj i atribuojnë monarkisë ardiane një rol organizues që i dha piraterisë ilire pamjen e një «imperializmi fiIlestar» dhe si pasojë bëri që «zgjerimi ilir të ndeshet me interesat romake»61.
Si qëndron puna në të vërtetë? A ishte pirateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak, duke e bërë të paevitueshme luftën, apo kishte për këtë shkaqe të tjera më të thella?
Në shek. III piratët ilirë nuk ishin të vetmit në Adriatik dhe përveç kësaj veprimet e tyre nuk përbënin diçka të jashtëzakonshme në botën skllavopronare të Mesdheut. Për më tepër analiza e burimeve ka treguar se asnjë nga shëmbëllat e sjella nga Polibi nuk ka karakter konkret, gjë që do të ishte e nevojshme për të justifikuar një luftë midis dy shteteve. Veprimet e ilirëve që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën tregojnë, përkundrazi, se nuk kanë aspak karakter piratesk. Siç e pamë ato janë pjesë e politikës së shtetit ilir ndaj situatës së krijuar në Greqi dhe zhvillohen brënda caqeve të njohura të luftrave në kohën antike.
Vrasja e delegatëve, e trasmetuar nga tradicioni antik me ngjyra mjaft dramatike, nuk është gjithashtu një argument që e justifikon vehten. Një motivacion të tillë politika romake do ta përsërisë të paktën edhe një herë tjetër më vonë kundër ilirëve dalmatë. Veç këtë radhë prej gojës së Polibit mësojmë, për çudi, se romakët u shpallën luftë dalmatëve për t'i nënshtruar, «por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve kundrejt përfaqësuesve të tyre»62.
Studjuesit nuk kanë munguar të kërkojnë shkakun e luftës edhe te frika e zakonëshme e romakëve ndaj fqinjit të fortë63. Por ky nuk është një spiegim i plotë. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinj i fortë, aleat i Maqedonisë, për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar. Sukseset në perëndim kishin rritur oreksin e klasës sunduese skllavopronare romake dhe kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë i shkonte ndesh këtyre prirjeve. Midis kontradiktave të thella që     kishin pushtuar në këtë    kohë botën mesdhetare, ato të shtetit ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen dhe do të shtyhen gjithnjë më në lindje duke sjellë me vehte konflikte të reja të armatosura.
Kjo situatë që nuk kuptohet nga shumë historianë modernë u kuptua atëhere fare mirë nga të dy palët që filluan të pregatiten për luftë. Roma që kishte paracaktuar qëndrimin e saj, përqëndroi një flotë prej 200 aniesh si dhe një ushtri prej 20000 këmbësorësh dhe 2000 kalorësish, forca këto që dëshmojnë qartë sesa me seriozitet e shikonte Roma këtë luftë. Në lliri pregatitjet shfaqen në përpjekjet për forcimin e rendit të brendshëm, duke qetësuar fiset që qenë shkëputur pas sulmit dardan dhe në realizimin e një plani për sigurimin e bregdetit. Në gjendjen e krijuar një pozitë me rëndësi zinin Isa në veri, Korkyra në Jugë dhe dy qytetet e mëdha të bregdetit: Dyrrahu dhe Apollonia. Këto ishin pikat më delikate ku do të synonte armiku dhe zotërimi i tyre do të luante një rol të dorës së parë në fatet e luftës. Dhe dihet se nga kjo pjesë e planit: strategjik ilir u realizua vetëm pushtimi i Korkyrës. Të mbështetur në planin fillestar të mbrojtjes së vijës bregdetare që kërkonte një shpërndarje të forcave, ilirët nuk qenë në gjendje të organizojnë një qëndresë serioze. Përveç dorëzimit me tradhëti të Korkyrës situata u vështirësua nga qëndrimi i Apollonisë dhe Dyrrahut që i hapën dyert romakëve. Aristokracia parthine dhe antitane, e cila ishte e lidhur ngushtë me interesa ekonomike me të dy këto qytete, ndoqi shembullin e tyre. Vetëm qëndresa e qyteteve të veriut e shpëtoi shtetin ilir nga një disfatë e plotë64.
Janë të njohura kushtet e paqes, të cilat për formulimin e tyre me terma të përgjithëshme janë bërë objekt i diskutimeve të shumta. Duhet të pranojmë si më realist mendimin që kundërshton çdo teprim lidhur me të ashtuquajturin protektorat romak në lliri. Me të drejtë është vënë në dukje se ai nuk ka përbërë kurr një rryp të pandërprerë toke që nga Lisi deri në bregun kontinental përballë Korkyrës, por ka qenë formuar nga Apollonia e Dyrrahu me teritoret e tyre. Korkyra dhe Isa dhe nga parthinët dhe antitanët65. Të dyja këto popullsi ilire zinin, me sa duket, krahinën në shpinë të Dyrrahut e Apollonisë prej Ardaksanit të Aou, me një shtrirje në lindje që përfshinte edhe brezin kodrinor të ultësirës bregdetare. Në këtë territor bënin pjesë një varg qytetesh ilire midis të cilave, ka të ngjarë edhe Dimali, por jo Bylisi.
Zotërimi i Demetër Farit përbënte një kundërpeshë tjetër ndaj mbretërisë ilire, kurse qytetet dhe krahinat e tjera të jugut që mbetën të shkëputura nga kjo mbretëri (Dasaretia, Bylisi, etj) u lanë të papërfillura me besimin që si njësi të vogla favorizonin pozitën e Romës në këto anë.
Kushti që ndalonte lundrimin në jug të Lisit kishte për qëllim të kufizonte fuqinë detare të mbretërisë ilire dhe për këtë do të shërbenin në mënyrë të veçatë zotërimi i Isës dhe Korkyrës. Kështu me anë të traktatit, Roma merrte të gjitha masat e mundshme për ta dobësuar shtetin ilir dhe 'për ta mbajtur atë nën kontroll, por jo për ta asgjësuar plotësisht.
Nga pikëpamja juridike mbretëria ilire u vu në pozitat e një shteti tributar, ndërsa qytetet dhe popullsitë që u përfshinë në vartësinë direkte të Romës, në marrëdhënie klientele.
Në zhvillimin e luftës dhe pas saj senati pati parasysh edhe konjukturën politike në Ballkan. Paralizimi i Maqedonisë nga një sulm dardan që i kushtoi jetën Demetrit II, edhe nëqoftëse i pavarur nga ngjarjet që pregatiteshin, nuk ishte pa rëndësi për zgjedhjen e momentit të përshtatshëm për shpërthimin e konfliktit të armatosur kundër ilirëve. Në këto rrethana romakëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të ndanin e të paralizonin aleatët jugorë, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninë, prej mbretërisë ilire. Këtë detyrë ata e zgjidhën duke drejtuar goditjen e tyre të parë kundër Korkyrës dhe Apollonisë. Dërgimi i përfaqësuesve të Senatit tek etolët dhe ahejtë, më vonë në Korinth e Athinë66, dhe qëndrimi i mospërfillës ndaj Epirit, Akarnanisë dhe Maqedonisë ishte një mbyllje që të kujton prollogun e luftës dhe shkaqet e vërteta të saj.
Gjendja e krijuar nga traktati ishte e destinuar të ndryshonte pas një kohë të shkurtër. Shteti ilir, në çdo formë që ekzistonte, nuk mund të pajtohej me shkëputjen e tokave jugore të tij. Nga ana tjetër Maqedonia do të ndërhynte drejtpërdrejtë për të evituar vendosjen e romakëve në kufijt e saj. Janë këto arësye që i dhanë mundësi Demetër Farit të shtrijë përsëri pushtetin në tërë mbretërinë ilire dhe të ndjekë objektivat politike të paraluftës, duke marrë pjesë në betejën e Selasisë si aleat i maqedonëve. Këto veprime megjithëse nuk drejtoheshin haptas kundër Romës shprehnin qartë tendencën për shkëputje nga vartësia e saj dhe preknin pozitat e Republikës në lliri. Në vitet 221 dhe 220 Demetri realizoi, nëpërmjet aksionesh të hapura kundër romakëve, bashkimin e tokave ilire të jugut në kufijt e paraluftës. Roma ndërhyri me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet lindorë të Adriatikut. Kjo i duhej asaj edhe për një arësye tjetër të rëndësishme: në perëndim kishin filluar të bëheshin gjithmonë më të qarta shënjat e një konflikti të afërt me Kartagjenën.
Në pranverën e vitit 219 romakët zbritën për të dytën herë me ushtritë e tyre në brigjet e llirisë. Pas fitores konsujt duhet të kënaqeshin me dëbimin e Demetrit dhe të ktheheshin me të shpejtë në atdhe sepse Hanibali e kishte sfiduar Republikën me veprimet e tij në Spanjë67.
Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik. Kjo shprehet në veprimet e kundërta të prijësve ilirë: Demetrit, Skerdilaidit dhe Pinit, dhe në luftën e brendëshme midis dinastëve të qyteteve dhe sundimtarëve të lartë të shtetit ilir. Pas këtyre çfaqjeve fshiheshin në fakt kontradiktat e thella klasore si në gjirin e klasës sunduese ashtu edhe midis saj dhe shtresave të ulëta të qyteteve. Orientimet promaqedone dhe proromake të shoqëruara me rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin vetëm shprehja e jashtme e këtyre kontradiktave68.
Në kohën kur legjionet romake thyheshin në Tanzimen, Skerdilaidi kishte arritur të stabilizonte gjendjen në lliri. Përmes luftës kundër dinastëve ai kishte eliminuar përçarjen politike që ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pinit, duke mbetur pas vitit 217 sundimtar i vetëm69. Zhdukja e përkohëshme e rrezikut romak e nxiti Skerdilaidin të mendojë për ribashkimin e tokave jugore të mbretërisë ilire. Kjo u realizua brenda një kohe të shkurtër, por u shoqërua me një qëndrim armiqësor ndaj aleatit të vjetër, Maqedonisë. Duhet menduar se shkak i këtij ndryshimi në politikën ilire kanë qenë pretendimet maqedone për këto toka. Në këtë drejtim nuk është e rastit që në traktatin midis Filipit dhe Hanibalit në 215 pretendimet maqedone përfshijnë pikërisht Korkyrën, Apolloninë, parthinët, Dimalin dhe antitanët, që përbënin zotërimet romake në lliri70.
Fushatat e Filipit në lliri në vitet 217 dhe 216 përcaktuan plotësisht pozitën antimaqedone të shtetit ilir, i cili kërkoi kësaj here mbështetje te Roma. Me agresionin kundër llirisë Filipi kishte bërë një hap me pasoja të rënda për vetë fatin e Maqedonisë dhe të Ballkanit në tërësi. Ky veprim dritëshkurtër bëri që interesat e shtetit ilir të përputheshin detyrimisht me ato të Romës. Që nga kjo kohë Skerdiladi do të veprojë si aleat i Romës, duke i dhënë politikës së shtetit të tij një kurs të ri, që do të ndiqet për më se tri dekada me radhë71.
Gjatë fushatave të tjera Filipi u përpoq ta asgjësonte krejt shtetin ilir ose të paktën ta kthente atë në një forcë të parëndësishme të shkëputur nga ngjarjet në Ballkan, duke i shtyrë kufijt e tij deri në Lis. Si kundërpërgjigje shteti ilir aderoi në koalicionin antimaqedon të organizuar nga Roma më 211. Që shteti ilir kishte një peshë jo pa rëndësi, kjo u duk nga reagimi i menjëhershëm i Filipit nëpërmjet fushatës së tij në lliri. Që nga kjo kohë e deri në 205, kur nënshkruhet paqa e Foinikës, shteti ilir i mori përsëri tokat e tij të pushtuara nga Filipi, por nuk arriti të përtërihet në kufijt e tij të dikurshëm. Tokat e tij jugore u ndanë kësaj here midis Romës dhe Maqedonisë72.
Lufa e dytë maqedone-romake nuk solli ndonjë ndryshim të dukshëm në pozitën e shtetit llir. Ai edhe kësaj here mban anën e Romës dhe me veprimet e tij kundër    Maqedonisë përpiqet të sigurojë zgjerimin e kufijve deri në Genus dhe te liqeni Lyhnid, gjë që iu njoh në paqen e vitit 197. Ky ishte një përfitim i vogël në krahasim me humbjet politike, territoriale dhe materiale që pësoi lliria gjatë luftrave maqedone-romake. Mretëria ilire, pasi dështoi në përpjekjet për të dalë përsëri si një forcë politike e pavarur u gjend në aleancë të detyruar me Romën73.

 

* * *

Historia e shtetit ilir pas paqes së vitit 197 është lidhur me përpjekjet që bëhen në Ballkan për të kundërshtuar politikën agresive të Romës, e cila në këtë etapë synonte të stabilizohej përfundimisht në këto anë. Pas thyerjes së etolëve dhe acarimit të ri të marrëdhënieve të Romës me Maqedoninë, shteti ilir ndjeu rrezikun e prishjes së ekuilibrit të forcave. Kishte qenë ky, një ekuilibër i përcaktuar kryesisht nga Roma dhe Maqedonia që kishte siguruar, që nga lufta e parë maqedone, ekzistencën e shteteve të vogla të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe shtetin e dobësuar ilir. Një ndeshje e re e këtyre dy fuqive do të shoqërohej me një luftë të ashpër politike për të bërë aleatë dhe përkrahës në një zonë të gjerë të Ballkanit dhe Lindjes. Shtetet e kësaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqërore u tërhoqën në konflikt sipas interesave të tyre politike dhe klasore,
Në lliri situata e krijuar gjeti një vlerësim të drejtë duke parë tek synimet e Romës për të asgjësuar shtetin maqedon, pregatitjen e të njejtit fat për shtetiri ilir, Forcat antiromake u gjallëruan dhe përcaktuan në vitet e fundit të sundimit të Pleuratit një afrim të ri me Maqedoninë, që faktohet nga prania e trupave ilire në garnizonin e Kasandrese dhe të dhënat numismatike74. Edhe ardhja në fuqi e Gentit u shoqëruar me një luftë të ashpër politike midis rrymës pro dhe antiromake dhe përbën triumfin e kësaj të fundit75. Është pikërisht kjo pjesë e klasës sunduese që kuptoi se vitet e ardhëshme do të përcaktonin ekzistencën e shtetit ilir, i cili duhej të pregatitej për një luftë për jetë ose vdekje. Dy dekadat e fundit të jetës së pavarur politike në lliri karakterizohen nga përpjekjet për forcimin e brendshëm të shtetit dhe nga një politikë e jashtme aktive për sigurimin e aleatëve. Nëpërmjet tyre na ndriçohen njëkohësisht mjaft anë të jetës shtetërore ilire, për të cilat më parë kemi të dhëna sporadike. Gjithashtu del në një dritë të re, mjaft larg nga paraqitja e Polibit dhe Livit, personaliteti i Gentit, me emrin e të cilit lidhen këto përpjekje.
Një seri masash me karakter ekonomik të ndërmarra nga Genti, marrin kuptimin e një reforme. Nga këto na dëshmohet më qartë politika në prerjen e monedhave që konsiston në vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë ilire76. Brenda këtij sistemi, përveç monedhës mbretërore që del nga punishtja e Skodrës presin monedha edhe bashkësitë qytetare dhe krahinore të Lisit, labeatëve dhe daorseve77.
Që kjo nuk ishte një masë e thjeshtë, kuptohet nga realizimi i saj i shkallëzuar, që shfaqet në heqjen doradorës të autonomisë monetare Skodrës dhe Lisit në kohën kur kjo e drejtë ruhej nga qytetet periferike, Rizoni dhe Lyhnidi. Përveç gjallërimit të tregut që dëshmohet nga qarkullimi i monedhave të kohës së Gentit edhe në zonat e thella malore, politika monetare dha mundësi për forcimin e thesarit mbretëror, siç vërtetohet nga inventari i vitit 196878. Kufizimi i autonomisë monetare të qyteteve në favor të prerjeve mbretërore merr një kuptim më të gjerë kur konfrontohet me lajmet për luftën e Gentit kundër dinastëve të qyteteve ilirë. Kemi të bëjmë me masa administrative që kishin për qëllim centralizimin dhe sigurimin e një baze më të gjerë ekonomike për shtetin nëpërmjet kontrollit të qendrave të prodhimit skllavopronar.
Këto masa ekonomike dhanë mundësi për krijimin e një ushtrie dhe flote jo të vogël për përmasat dhe mundësitë e shtetit ilir të kësaj kohe: 15000 këmbësorët, pa llogaritur garnizonet dhe 220 anijet që numëronte efektivi i ushtrisë ilire në kohën e plasjes së konfliktit me Romën79 dëshmojnë për një pregatitje serioze dhe një mobilizim të gjerë të forcave të gjalla të shtetit.
Në politikën e jashtme përbënin sigurisht suksese sigurimi i neutralitetit dardan dhe aleanca me Maqedoninë kundër Romës. E fundit njeh format më të ndërlikuara të marrëdhënieve ndërshtetërore: shkëmbimet e dendura të delegatëve, bisedimet e fshehta, shantazhet e kundërshtarit. etj.80.
Në sfondin e kësaj pregatitjeje të ethëshme për ndeshjen vendimtare me Romën na shfaqen tiparet e shtetit ilir siç nuk i kemi njohur kurrë më parë. E mbështetur në ekonominë skllavopronare të qyteteve mbretëria e Gentit na paraqitet me tipare të qarta të një monarkie të tipit helenistik. Mbreti përqëndronte në duart e tij një pushtet të gjerë që e realizonte nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë të klasës skllavopronare «miqve». Shohim tek shteti ilir i kësaj periudhe ato tipare që karakterizojnë shtetin në kuptimin klasik; ndarjen administrative në bazë të qyteteve ku sundojnë dinastët, forcën publike të përfaqësuar nga ushtria, flota, burgjet, prezencën e një aparati administrativ me nëpunës për mbledhje taksash, diplomatë, etj.81 Sigurisht një pjesë e këtyre institucioneve janë trashëgim i evolucionit të gjatë të rendit politik, ndërsa të tjerat morën formën e tyre të qartë pikërisht në vitet e fundit të mbretërisë, në kushtet e një tensioni të brendshëm dhe të jashtëm.
Duke përvijuar në këto faqe rrugën historike të përshkuar nga shteti ilir prej fundit të shek. V deri në mezin e shek. II u munduam të hedhim dritë mbi disa aspekte të historisë së tij, që nuk kanë gjetur ende vendin e merituar në studimet e deritanishme. Nevojiten, padyshim, kërkime të mëtejshme të thella për të rindërtuar një histori besnike të realitetit, që do t'i njihte shtetit ilir vendin e merituar midis fuqive të tjera të botës Mesdhetare.

 


Kuvendi I i Studimeve Ilire, 1, Tiranë 1974.

 



1)  D. Zippel, Die romische Herschaft in Illyrien bis Augustus, Leipzig, 1877.
2)  C. Schutt, Untersuschungen zur Geschichte der alten Illyrien, Breslau, 1910, C. Patsch, Die Herzegowina einst und jetzt, Wien 1928; M. Fluss, RE Suppl, V. 1931 s. v. Illyrioi; D. Mustilli, La conquista romana della sponda orientale adriatica, Napoli 1941.
3)  M. Holleaux, Rome, la Gréce et les monarchies hellénistiques. Paris 1921; po ky autor, Les Romains en lllyrie, në «Etudes d’epigraphie et d’histoire Greques», Tom. IV, Paris 1952, f. 81. Les Romains en lllyrie (Cambrigde Ancient History VII (1928), (chap. XXVI, 822-857).
4)  A. Gitti, Ricerche della storia illirica, sulle origini e i caratteri della monarchia    di Agrone, në «Historia», 1935, n. 2, f. 183 vv.; po ky autor «La politica dei re llliri e la Grecia, Mirano 1936, f. 7-14.
5)  F. Papazoglu, Les origines et la destinée de l'Etat    lllyrien: lllyrii propriedicti,    në «Historia» XIV, 1965, 2 Wiesbaden, f. 143-179; po ky autor, Porekla i razvoj iliriske drzave, «Godisnjak» knj. V Centar za balkanoloska ispitivanja, knj. 3, Sarajevo 1967, f 123-144.
6)  N.G.L. Hammond, The kingdoms in lllyria circa 400-167 b. c. në «The Annual of the British Scool of Archaeology at Athens», 1967, vol. 61, f. 239-253; D. Rendic-Mioéevic, Hiriski vladari u svjetlu epigrafskih i numismatickih izvora, «Historijski sbornik», 19-29 (966/67) 295-310.
7) F. Papazoglu, Politicka organizacija llira u vreme njihove samostalnosti, «Simpo ziuni o llifima u antiCko doba», Posebna izdanja knj. V, Centar za balkanoloSka ispitivanja, knj. 2, Sarajevo 1967, f. 11-31.
8) Historia e Shqipërisë, Tiranë 1959, f. 37-149
9) S. Islami, Naissance et developpement de la vie urbaine en lllyrie, në «lliria» II, Tiranë 1972, f. 7-23.
10) Polyen. IV 1.
11) Justin. VII, 2, 6.
12) Herod. IX 43; Shih edhe D. Zippel, vep. cit. f. 15-20; kundra këtij mendimi C. Schutt, vep. cit. f. 25
13) Thuc, I 24-30 e 38, 6; Diod XII 30, 2-5 e 31, 2-3
14) Thuc, IV 79 e 83; IV 124-128
15) Thuc, IV 126.
16) S. Islami - H. Ceka, Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në «Konferenca e parë e Studimeve Albanologjike, (15-21 Nëndor 1962), Tiranë 1965, f. 448; Nouvelles données    sur l’antiquitë    lllyrien en Albanie, në    «Studia    Albanica», Tiranë, 1, 1964, f. 98; S. Islami, vep. cit., «lliria» II, f. 9 shën.    6.; M. Korkuti, Vendbanimi prehistorik i Trenit, në «Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike» (12-18 janar, II, Tiranë 1969, f 275 v.; botimi frëngjisht «L’agglomeration prehistorique de Tren në «Deuxieme Conference des Etudes Albanologiques», (12-18    janvier), II, Tiranë 1970, f. 341 v.; N. Ceka, Gjurmime arkeologjike në krahinën e Elbasanit, «Materiale të Sesionit arkeologjik, Tiranë 1968, f. 106-117; N. Ceka, — L. Papajani, Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike, «Monumentet» 1, 1971, f. 44-45;    po këta autorë, La route de la vallée du Shkumbin dans l’antiquitë, «Studia Albanica»    1, 1972, f. 88-89.
17) Zh. Andrea, Gërmime arkeologjike në tumën e Kuçit të zi (Korçë). «Buletin arkeologjik» Tiranë 1969, f. 27-35; Zh. Andrea, Varreza tumulare e Barçit, «Buletin    arkeologjik», Tiranë 1971, f. 31-40.
18) B. Filovv, Die archaische necropole von Trebenischte am Ochridasee, Berlin-Leipzig 1927; L. Popovie, Katalog nalaza iz nekropole kod Trebeniste, Beograd 1956; V. Lahtov, Problem Trebeniske kulture, Ohrid 1965, shih posaçërisht f. 169-171.
19) S. Islami — H. Ceka — F. Prendi — S. Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit, BSHSH, 1, 1965, f. 110-138; S. Islami — H. Ceka,    vep. cit. «Konferenca e
parë e    studimeve Albanologjike» f. 451-455, «Studia Albanica»    1, 1964, f. 101-105.
20) B. Jubani, Varreza tumulare e Çinamakut (Kukës) «Buletin arkeologjik» Tiranë 1969 f. 37-48 dhe 1971 f 41-56 si dhe Raportet e gërmimeve në Krumë, Kënetë, Cinamak, (Kukës) në vitet 1967, 1969, 1970. (Arkiv i sekt. Arkeologjisë, Instituti i Historisë).
21) Për datimin e kësaj ngjarjeje shih. F. Papazoglu, vep. cit. në «Historia», XIV, 1965, 2 f. 150 dhe bibliografinë e cituar në    shën. 29.
22) Diod. XIV 92, 3; XV 19, 2; XVI 3, 2.
23) Justin, VII    5, 1.
24) Diod. XVI 2, 4-6; Polyen. IV 10, 1. Nuk është pa interes mendimi se luftat kundër Perdikës kanë qënë më të shumta nga sa i jep tradicioni antik; shih. C. Schvitt, vep. cit. f. 38 me referimin te veprat e humbura të Antipatrit.
25) Diod. XV 13.
26) Diod. XVI 4, 2-7 e 8, 1.
27) Arrian, Anab. I 6, 11; Ruf. Suppl, I, 12.
28) Strab, VII    7, 4-7.
29) Isocrat. Phil 21.
30) Frontini II 5, 19.
31) Diod. XVI 22, 3; Ruf. Suppl. I 105; Plut. Alek. 3; Justin XII 16, 6. IG ll/III 2-1, 127, v. 2-4.
32) Arrian. Anab. I 5 e 6 dhe Ruf. I 12.
33) Shih analizën e hollësishme që i bën çështjes F. Papazoglu,    vep. cit, në «Historia» XIV, 1965, 2 f. 155 vv.
34) Ruf, Suppl. I 12; Cic. de Off. II 11; Liban; Contra Sever. III 251, 2; Polyb, XXXVIII 6, 4.
35) F. Papazoglu, vep. cit. «Historia»    XIV, 1965, 2, f. 153, shën. 46.
36) S. Islami, vep. cit «lliria» II, Tiranë 1972, f. 7-23. Më tutje, kur bëhet fjalë për qytetin ilir, kemi parasysh këtë punim. Bibliografisë së cituar në të i shtojmë për Thronionin: Uaus. Descript. Graec. V. 22, 2-4; E. Kunze, «Bericht uber die Ausgrabungen in Olympia» 5, 1956, f. 149.
37) Hekat ap. Steph. Byz. s/v. Aspia: Aristot. De mirab. ausc. 832 a, 22, 842 b 128, 844 b, 138; Scymn. vv. 374-378 dhe 414-418.    Shumë figura simbolike të monedhave të Dyrrahut dhe Apollonisë bëjnë aluzion gjithashtu për bujqësinë dhe prodhimet e pasura bujqësore të    tokës ilire, Të    tilla janë parmenda, kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, etj. Shih: H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, Tiranë 1956, f. 57 shën. 1127; po ky autor; Questions de numismatique illyrienne, Tiranë, 1972, f. 91; A. Buda (Mano).    Shenjat simbolike mbi drahmet e argjenda të Dyrrahut e Apollonisë në BUSHT, Ser. Shk. Shoq. N. 2, 1958, f. 137-151.
38) J.M.F. May, The coinage of Damastion, London 1939 f. 3.
39)  Aristot. De mirab, ausc. 842 b, 127; Theopomp. ap.    Plin. NH/II 106 (110); XVI
12 (23); Plin. NH.XXXV 15 (51); Strab.    VII 5, 8; Aelian    VH    XIII    16.
40) J. Adhami, Historia e rrugëve të Shqipërisë. Rrugët e Shqipërisë në kohën antike në BSHSH, 1, 1950, f. 36-65; N. Ceika — L. Papajani, vep. cit., «Monumentet» 1971 f. 44-59 dhe «Studia Albanica» 1, 1972 f. 85-106; S. Anamali, Qytetet Dyrrah e Apolloni dhe marëdhëniet e tyre me ilirët, «Studime historike», 2, 1972, f. 128; V. Lahtov, vep. cit. f. 121-122; B.    Jubani, vep. cit. «Buletin arkeologjik». Tiranë 1969, f, 40, Tab. III.
41) H. Ceka, vep. cit. f. 15-16.
42) N. Ceka — L. Papajani, vep. cit. «Monumentet» n. 1,    1971, f. 47.
43) Theopomp. ap. Athen., VI 27 le, 101; 272 d., 103; 264 b, 85; Numuri i prospelateve apo dueleve që përmendet në këto burime duket të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohej një shtypje dhe shfrytëzim. Nuk kemi prova në se kjo ishte një popullsi e huaj, trake, sikurse supozon C. Patsch për rastin e prospelateve ardiane (Die Herzegowina einst und jetzt, Wien 1922, f. 42).
44) H. Ceka - N. Ceka, Mbi zhvillimin e shtetit    tek ilirët, në «llirët dhe gjeneza e
shqiptarëve» Tiranë 1969 f. 145; po këta autorë    «Le développement de l’Etat chez les
llyriens, në «Les lllyriens et la genése des Albanais» Tiranë 1971, f. 143.
45) Arrian, Hist. succ. Alex. b, 3.    ,
46) Diod. XVIII 11, 1
47) Diod. XIX. 67, 6-7; XIX 70,7; XIX 78, 1.
48) Arrian Anab. 1, 5, 1.
49) Justin XVII 3, 16-21; Plut.    Pyrrh. 3; Diod.    XIX 11; 36; 74; Paus. Descript. Graec. 11, 4-5.
50) Diod. XIX 67, 5; 70, 6-7; 89, 1-3; Palyen. IV, 11, 4.
51) Diod XIX 78, 1.
52) Diod. XIX 89, 1 ve në dukje se në këtë kohë    apolloniatët ishin lidhur me ilirët.
53) Shih për këtë çështje vlerësimin e drejtë që i bën C. Sshutt (vep. cit. f. 53-54
dhe 60) veprimtarisë politike të Glaukisë.
54) Në prologun e librit XXIV të Trogut bëhet fjalë për sundimtarin ilir, Moniunin, që ndërhyn në grindjet midis Ptoleme Keraunit, i shpallur mbret i Maqedonisë dhe Ptolemeut, birit të Lisimahut, pretendent për fron, si aleat i këtij të fundit (Bellum quod Ptolemaeus Ceraunus in Macedonia cum Monunio lllyrio et Ptolemaeo, Lysimachi filio, habuit). Ngjarja i takon vitit 280. Sipas renditjes së Trogut, Monuni është kundërshtar i parë i Keraunit dhe mund të supozohet edhe si inisiator i kësaj lufte.
Supozimi se ai    ishte një mbret    dardan,    sot është çvleftësuar duke i lënë vend mendimit se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar të    shtetit ilir (shih Schutt
vep. cit. f. 64; F. Papazoglu, vep. cit «Historia» XIV, 1965, 2, f. 163-165 dhe po ky autor Un temoinage inaperçu sur Monunios l’lllyrien, «Ziva Antika» Tom, 1, Skople 1971, f. 177 vv. Figura dhe veprimtaria e Monunit bëhet më e qartë nëpërmjet tri drahmeve të argjenda të Dyrrahut që ai pret me emrin e tij. Te H. Ceka (vep. cit.), f. 16-19, botim shqip dhe 23-27 botim frengjisht) gjejmë serinë e plotë të prerjeve të këtij sundimtari ilir, megjithatë pikëpamja e tij që kundërshton lidhjen e Monunit të kësaj monedhe me atë të përmendur prej Trogut   nuk duket bindëse. F. Papazoglu (vep. cit.«Historia», f. 165) bën fjalë edhe për një tetradrahme të tipit maqedon të prerë nga mbreti Monun Njoftimi i Trogut dhe të dhënat numismatike që përmendëm dëshmojnë se, me gjithë tronditjen që pat pësuar shteti ilir mbas vdekjes së Glaukisë, nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur ta rimëkëmbë atë dhe t’i rikthente tokat jugore e lin- dore në kufi me Epirin dhe Maqedoninë. Si duket mbreti ilir do ta ketë realizuar këtë menjëherë pas largimit të Pirros në Itali. Edhe për Mytilin kemi vetëm një njoftim të shkurtër në Prologun e librit XXV të Trogut, ku bëhet fjalë për një luftë të tij me Aleksandrin, të birin e Pirros (filiusque eius Alexander lllyricum cum Mytilo beilum habuerit). Një monedhë bronxi e   prerë edhe kjo në Dyrrah ka vërtetuar plotësisht historicitetin e personit të Mytilit (shih H. Ceka, vep. cit. f. 42-45 botim shqip dhe f. 66-70, botim frengjisht). Burimet e pakta dhe të paqarta, të cilave u referohen për luftën e Mytilit me Aleksandrin (Frontin II 5, 10; App. Illyr, LIV. Perioch. 15; Valer. Max, VI  6,5; Dio Cass, frg. 42). kanë dhënë shkas për supozime të ndryshme. Analiza që u bën C. Schutt (vep. cit. f. 65-67) këtyre burimeve duket e arësyetuar mjaft mirë.Duke vënë dorë mbi punishten monetare të Dyrrahut Monuni dhe Mytili e forcuan edhe më shumë se paraardhësi i tyre Glaukia pushtetin mbi këtë qytet. Varianti i fundit i prerjeve të Monunit ashtu sikurse edhe monedhat e Mytilit tregojnë se sundimtarët ilirë duhet ta kenë ndjerë vehten mjaft të fortë qyshse hoqën prej këyre monedhave legjendën me emrin e shkurtuar të qytetit (DYR) Në situatën e krijuar, duhet menduar se edhe Apollonia kishte pranuar sovranitetin e sundimtarëve ilirë.
55) Shih F. Papazoglu, vep. cit. «Historia» XIV, 1965, 2. f. 168.
56) Polyb. II 2, 4.
57) Polyb. II 2, 5.
58) Polyb. II 3, 1-8.
59) Polyb II 4, 7-9; 5, 1-8; 6, 1-11.
60) M. Holleaux Rome, la Gréce, et les monarchies hellénistiques, Paris, 1921, Shih edhe të po këtij autori: La politique Romaine en Gréce et dans l’Orient hellénistique au llle siécle, Réponse a M. Th. VValek (Revue Phil., 1926, 44-66 et 194-218); Les Romains en lllyrie (Cambrigde Ancient History, VII (1928), chap. XXVI, 822-857) në «Etudes. d’Epigraphie et d’histoire Grecques, Tome IV, Paris 1952 ff. 27-75 dhe 76-114.
61)  H. J. Dell, The origin and nature of lllyrian piracy, në «Historia» XVI, 1967, ff. 341-358. Një qëndrim kritik ndaj politikës romake vërehet te N.G.L. Hammond, lllyris, Rome and Macedon in 229-205 B.C. në «The Journal of Roman Studies» LVIII, 168, I e II f. 1-21, pasaçërisht f. 21; shih edhe K.E. Petzold, Rom und lllyrien, Ein Beitrag zur romischen Aubssenpolitik im 3. Jahrhundert, «Historia» XX, 2-3, 1971 f. 199-223.
62) Polyb. XXXII 13, 7-9.
63) E. Badian, Notes on Roman Policy in lllyria, në «Studies in Greek and Roman History», Oxford 1964, f. 1634 posaçërisht f. 5.
64) Polyb II 6, 5; 8, 13 dhe 9-11.
65) E. Badian; vep. cit. f. 6-10 që kundërshton pikëpamjen e M. Holleaux vep. cit. në «Etudes f. 91 (CAH VII 836). Kohët e fundit N.G.L. Hammond, lllyris. f. 7-9, ka shprehur një mendim të ri, sipas të cilit zotërimet romake në lliri kufizoheshin gjithashtu me tokat e Dyrrahut, Apollonisë, parthinëve dhe atintanëve, por parthinët i vendos në luginën e mesme dhe të epërme të Shkumbinit, kurse atintanët në    Çermenikë. Kështu protektorati ngushtohet, në jug    dhe shtrihet më thellë në lindje. Rreth tij, pastaj, vendosen një sërë shtetesh të pavarur, që shërbenin, sikurse na thuhet, si amortizatorë për të ndarë mbretërinë ardiane nga aleatët e saj maqedonë dhe për të mbrojtur zotërimet romake nga sulmet eventuale maqedone apo epirote. Ky mendim nuk duket bindës dhe shoqërohet me pohime të pabazuara, siç është rasti me zotërimin e Demetër Farit që vendoset në Veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës apo ai i lokalizimit të atintanëve në Çermenikë.
66) Polyb. II 12, 4-8.
67) Polyb. II 65, 5; III, 16; 18 dhe 19.
68) Polyb. II 70, 1; III, 18, 1; IV 16, 7-11; 19, 7-9; 25,4; 29, 3, V 4,4; Liv. XXII    33,5; Appian Illyr. 8.
69) Duket se në verën e vitit 217 Skerdilaidi i kishte kapërcyer vështirësitë e brendshme që vinin nga trazirat e dinastive të qyteteve dhe mbase përmes tyre kishte arritur t’i    jepte fund përçarjes politike që ekzistonte. Nuk ka dyshim që pas kësaj ai bëhet    sundimtar i vetëm i shtetit ilir dhe është fakt që për Pineun nuk bëhet fjalë më në burimet.
70) Polyb. V 95 1-4; 97,8; 108; VII 9, 13;
71) Polyb V 109; 110.
72) Polyb. VIII 13 e 14; X 41,4; Liv. XXIV 40; XXVI 24 e 25; XXVII 33,3; XXVIII 5,7; XXIX 12.
73) Polyb, XVIII 1,14; 8,10; 47,12; XXI 11,8; 21 ;3; Lix. XXXI 27; 28; 33; 34; 40; XXXII 5; 6; 9; 33; 35; 37; XXXIII 12,34,11.
74) Livi XLIV, 11, 7; S. Islami, Prerjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Gentit, në
«Studime historike», 1966, 3, f. 10; po ky autor: Le monnayage de Skodra, Lissos et Genthios, «Studia Albanica» 1966, 1, f. 232.
75) Shih S. Islami «Studime historike», 1963, 3, f. 11-12, «Studia Albanica», 1966; 1, f. 234 dhe literaturën e cituar.
76) Po aty f. 12-14 (shqip); f. 234-237 (frëngjisht).
77) B. Jubani, Monnaies lllyriennes a l’etnikon de LABIATAN.decouvertes a Kukës, «Studia Albanica» 1, 1972, f. 69-76; H. Ceka, Questions de numimatique lllyrienne, Tirana 1972, f. 154 w. Këto monedha kam pasur rastin t’i ekzaminoj personalisht, Ashtu siç venë në dukje të dy autorët e përmëndur më lartë ato janë krejt të ngjajshme me prerjete Gentit; kanë të njejtat simbole dhe të njejtën peshë e masë. Ka të ngjarë të jenë edhe prodhim i së njejtës punishte, siç mendon me të drejtë H. Ceka. Megjithatë si B. Jubani ashtu dhe H. Ceka i datojnë këto monedha pas vitit 168. Argumentimi i tyre nuk është bindës dhe nuk shoh ndonjë arësye përse romakët, të cilët e copëtuan mbretërinë e Gentit, të kenë ruajtur një kujtim kaq të gjallë të mbretit nëpër monedhat. Është një fakt i pranuar nga ana tjetër që Skodra pas vitit 168 u kthye tek simbolet e vjetra të monedhës së vet me Zeus-anie. Në këto rrethana jam i prirur të besoj më tepër që monedhat  nuk mund të jenë veçse monedha të kohës së Gentit, të prera nga këto bashkësi me autorizimin e mbretit. Sidoqoftë te ky problem interesant shpresojmë të kthehemi përsëri.
78) Liv. XLV, 43, 5.
79) Liv. XLIV, 30, 6-7 dhe XLV, 43, 10.
80) Polyb. XXVIII 8; 9; XXIX, 3; 4; 11; XLII 37,2; 45,8; XLIII 19, 13-14; 20, 1-3; XLIV 23, 1-10; 29,6.
81) Polyb. XXIX 13,2; Liv. XLIV 27,11; XLV 26, 13-15. Shih edhe F. Papazoglu, vep. cit. «Simpozium o llirima» f. 29-30 S. Islami, «lliria» II, Tirana, 1972, f. 21-22.

 

Selim Islami


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...