Oshtima

Melankolija e çifrave që ngrihen

Në muajin Korrik të vitit 1943 napoloni ar vlente në Greqi 265.000 dhrahmi.
Në Gusht: 365.000
Në Shtator: 415.000
I mërzitur me këtë shtesë të ngadalëshme, në pjesën e parë të Tetorit napoloni ngrihej vertikalisht në 720.000 dhrahmi dhe në pjesën e dytë të gjith atij muaji më 1.200.000.
Thamë se napoloni ar ngrihej ... Gabim! Në realitet napoloni ar mbetej ku ish e si ish, po dhrahmija sbriste tatëpjetë, greminë pas gremine.
Në fillimin e Frurit të vitit 1944 paguhej në Janinë shuma prej 4.800.000 dhrahmi për një napolon ar.
Në pjesën e parë të Marsit: 8.000.000; pas disa dite: 16.000.000 dhe më 29 të gjith atij muaji 19.200.000.
Sot jemi në 20 Prill. Nuk dimë se ku e ka shpënë shorta dhe vrulli i maqinave të shtypëshkronjës brenda këtyre njëzet ditëve, monedhën greke edhe sa zero në bisht i janë shtuar çmimit të napolonit ar. Nuk është çudi të ketë kaluar 30-20 ose 50.000.000.
Nuk dimë gjith ashtu se sa miliun dhrahmi munt të paguhet një drekë ose një gazetë, po dimë se monedha e fqinjës së Jugës mbeti si një lundrë pa timon në detin e kartës me ngjyrë.

Dhe dimë e tjatër gjë: në një det të tillë valët e të cilit shembën themelet e ç’do shoqërije të organizuar s’ka se qysh bëhet pllan financiar, politikë financiare, administratë, tregëti... Maqinat e Bankës së Greqisë (thjeshtësisht pllane ose rotative?) punojnë dit’ e natë për të krijuar mjete pagese “ex-nihilo” duke shtuar vargje zerosh në kartat e vjetra ose dyke shtypur karta të reja. Sigurisht atje vihet tani theksi jo mbi caktimin edhe mbledhjen e tatimeve, po mbi sigurimin e një sasije karte sa më të madhe për shtypjen e monedhës.
Dhe tjatër gjë:
Kur vkera e monedhës sbret me kaqë vrull – ditë e për ditë, orë për ore – sëke se qysh e paguan nëpunsin, qofsh shtet, qofsh ent privat, përveç se ç’do dy tri ditë me një rrogë flotante si pas fuqisë blerëse të monedhës. Po edhe sikur t’a paguash për ç’do ditë, pra në një regjim provizati, gjith s’ke mundësi t’i bësh ballë gjendjes së krijuar prej panikut kur askush nuk do të shesë me një monedhë të një vlere kaqë relative. Në Greqi Shteti edhe entet private kanë filluar pagesën e personelit të tyre me sende ushqimore: sot një kile patate, nesër një kokër ve, pasnesër disa qind gram grosh e të tjera. Po kësilloj monedha çduket efektivisht si mjet këmbimi, si mjet mase vlerash dhe hymë në kaosin e shkëmbimit në natyrë si në epokën e parë të qytetërimit, mall për mall, mall për punë e sa e sa të tjera. Në shoqërin e sotme kjo ësht mënyra më e përshtatëshme për të bërë që mos të njohë qeni të zonë.
Një ëndër e keqe, për ne, kjo e gjendjes së dhrahmisë, e asaj dhrahmi e cila më luftën e kaluar kish mbetur, pa eksagjerim, monedha më e shëndoshë e Europës (shumë më e mirë se frangu francez dhe se lira engleze.)
Ne, për fat të mirë, jemi larg nga këto prespektiva rrënuese.
Sepse Greqija është shtet i mundur, edhe s’ka se qysh vepëron ndryshe.
Ne, s’kemi humbur asnjë luftë!
Kemi me të vërtetë një ekonomi të rënuar edhe ngarkesa financiare mjaft të mëdhaja po këtyre mundet t’u bëjmë ballës me një mënyrë ose me tjatër pa prekur themelin e monedhës kombëtare.

Kemi edhe sot – me gjith se frangu shqiptar e ka humbur virgjinitetin qysh në Prill 1939, edhe jo për fajet t’ona po nga abuzimi i atyre që kishin në dorë fatin e monedhës – një monedhë me një vlerë relativisht të ngritur. Frangu shqiptar kërkohet edhe preferohet si unitet nërmjetësonjës për shkëmbime në shumë vise të Greqisë edhe të Bullgarisë. Kjo, pa fjalë, për fatin t’onë të keq se nuk kontrollojmë mirë kufitë dhe lemë të dalë monedha jonë kundrejt së cilës i huaji do marrë prej nesh, nesër edhe pasnesër mallra të ndryshme edhe ar.

T’a mpruajmë monedhën t’onë si tokën edhe si nderin shqiptar, sepse kësilloj mpruajmë jetën t’onë. Kjo gjë është aq e vërtetë sa anjë shtet nuk hyn me dëshirën e vet më vrullin e inflacionit. Gjermanija e cila pat njojtur, pas luftës së përbotëshme, katastrofën e monedhës kombëtare, ka përdorur në këtë luftë të tjera mjete financiare të luftës, po jo emisionin e monedhës, me gjith se ky ësht tepër komod dhe fare i lehtë për t’u bërë, mbassi karta e boja i janë gjithmonë në dispozicjon.

Të përpiqemi pra të mbulojmë nevojat e financës s’onë me të ardhura të ndryshme: tatime të zakonëshme edhe të jashtëzakonëshme, hojtje, po jo me inflacion të monedhës.

Edhe kaq do na duhej që çorapja e jetës shqipëtare të çthurej krejt e përgjithmonë.


20.IV.1944

Shënime Ekonomike, Tiranë, 1944

Dhimitër Pasko


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...