Oshtima

Kundër kontrabandës së arit dhe të tjera kontrabanda

Rethanat suall në Shqipëri një sasi të vogël ari, të paguar prej nesh mjaft shtrenjtë me sende ushqimore të konsumuara në vend ose të eksportuara jashtë kufive, me sende manifakture dhe me të tjera mallra të dobis dhe të nevojës së parë. Mbledhja e një rezerve ari në vendin t’onë do ish e nevojshme për qint e një nevoja të së tanishmes dhe të së arthmes.
Herën e parë si brumë e si mjet asanimi monetar, mbasi ari është dhe mbetet i vetëmi mall nërkombëtar me çmim relativisht të palujshëm dhe i vetëmi nërmjetës shkëmbimesh. Anjë nga sistemet e shumta të proponuara për zëvëndësimin e tij si monedhë nërkombëtare nuk ka mundur t’i zerë vendin dhe ata që i kundërshtojnë zotërimin ngjajnë më fort me dhelprën e cila mbassi nuk i arin rushtë thotë se janë të thartë. Sido qoftë pas lufte ne do kemi nevoja të shumta për importime masive, jo sende konsumi, po sende produktive si makina e vegla e mbasse edhe gjë të gjallë sepse sasija që kishim i shduk ose është dyke u shdukur nëpër tymin e ditëve t’ona. Të gjitha këto nuk mund të blihen përveç se me ar që do të mbetet edhe në të arthmen, nuk e dimë sa kohë, monedha nërkombëtare.
Me qënë se Banka Kombëtare nuk mund të lozë, sot, rolin si mbledhës i arit për të rikrijuar rezervën metalike dhe një farë dinamike të ekonomisë së vendit, grishen ekonomitë private të zenë vendin që lipseshe të kish Banka në këtë pikë. Munt të krijohej kësisoj një lloj rezerve kombëtare ari e përhapur në popull, e cila do t’i vlente fort pronjarit drejt për drejt edhe ekonomisë kombëtare, tërthorazi.
Për fat të keq ari del jashtë kufive me mjete e mënyra të shumta të kontrabandës.

- Del në Mal të Zi dhe në Kroaci kundrejt lirave italiane kartë sendeve të kinkalerisë të një vlefte relative, osë lëkura, - këto të fundit pët t’u transportuar në ndonjë tjatër Shtet kundrejt donjë sasije sendesh ushqimore.

- Del në Greqi kundrejt rushit e fikut të thatë, kundrejt pekmezit, kundrejt sheqerit, vajit ose të një sasije të vogël fitili që importohet në zonën e Korçës.
Në këtë mënyrë, për disa sende konsumacioni ose spekullimi neve humbasim metalin e vlefshëm të paguar me kaqë sakrifica.

Shumë herë operacioni çfaqet si krejt i pafajshëm: tregëtari importator ose gjysmë-tregëtari, gjysmë-politikani i improvizuar  për një veprim importimi sjellin në doganë mall që jashtë – (rush të thatë, fiq të thatë, vaj, sheqer – në Korçë, lëkurë, kinkaleri, - në Shkodër birrë, sheqer,- në Prishtinë,) dhe kërkon çdoganimin e tyre dyke pretenduar se mallin e bleu me të holla  “që kish për të marrë që jashtë nga një disponibilitet i vjetër”.

Tregëtari gënjen!

Ay pat nxjerrë, më parë, gjësend nga Shqipërija, pa leje, (misër, groshë, ar, - në Mal të Zi dhe Kroaci; elb edhe groshë – në Mitrovicë, ar edhe manifakturë – në Follorinë, Selanik, Janinë, dyke ralizuar fitime për vete dhe humbje për ekonominë kombëtare dhe vjen e kërkon tani legalizimin e aktit të kontrabandës.Jemi kundra këtyre praktikave cilido ay që i bën sepse kryhen në dëmin e ekonomisë së vendit. Në këto rethana tragjike për vendin t’onë dhe dyke marrë parasysh nevojat e rënda të së nesërmes, nuk na duhet as birrë as fiq, as pekmez, as rush, as pemë, ar barishta, as vaj, as kinkaleri kroate (xham me lule!) sepse misri, grosha edhe elbi që dalën jashtë janë buka e jonë edhe se ari është potenciali me anën e të cilit do të mundim të blejmë, nesër, sende rindërtimi, vegla edhe mbasse edhe bukë, sepse nuk dimë në se buka që kemi sot do shpërndahet mirë dhe do na mjaftojë për të nesërmen. Po le të kthehemi në çështjen e arit, të asaj pak sasije ar që kemi nër duar të blerë me kaqë sakrifica ekonomike dhe tjatër natyre. Do dëshironim, thamë, që ky ar të mbetet mbrenda kufive t’ona dhe me qënë se nuk e mban dot Banka e emisionit t’a mbante populli. Nuk më intereson se ay që ka ar është Hasan ose Hysen, Palok ose Gjon, Vasil ose Kostë – nuk më intereson në është tregëtar ose zejtar ose bujk ose çdo tjatër, po më intereson që ky të jetë shqiptar dhe t’a mbajë arin në Shqipëri, në qesen e varur më qafë ose në dhé. Me arin e tij do mundëm të blemë nesër që jashtë, me çmim të ultë, ç’do send të nevojshmë dhe të cilin e blemë sot me çmime me të vërtet barbare.

Është mirë që tregëtari shqiptar, dyke marrë parasysh interesin e tij të vërtetë dhe interesin e vërtetë e të përhershëm të ekonomisë kombëtare, të evitojë tentacionin e fitimit të lehtë të eksportimit të arit që i dëmton ekonomisë kombëtare. Është e vërtetë se ari i pa përdorur është steril, domethënë nuk prodhon, po më anë tjatër nuk duhet harruar se ay prezenton avantazhe të mëdha dhe vleftë të përherëshme dhe se ka – në raport me ç’do tjatër mjet pagese me mall – një dinamikë specifike në botën ekonomike.

Këshillojmë pra ata që duan të na dëgjojnë dhe të cilët kanë kthjelltësinë të shquajnë cilat janë interesat e tyre të përherëshme, paralel me interest e ekonomis kombëtare, të mos eksportojnë arin po t’a mbajnë si rezervë kombëtare për vet veten e për ekonominë e vendit.
Veçanërisht janë të porositur industrialët të krijojnë fonde amortizimi për instalacionet e tyre në ar dhe t’i mbajnë të pa përdorura në shit-blerjet spekulative.
M’anë tjatër edhe Shteti, në qoftë se kemi Shtet, duhet të marrë masa të rrepta për ndalimin e eksportimit të arit dyke dënuar rreptësisht ata që shkelën ligjet edhe urdhrat.

 

«Bashkimi i Kombit», 28.VII.1944

 

Dhimitër Pasko


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...