Oshtima

1941: Fjalim i mbajtur në Guci me rastin e ngritjes së flamurit shqiptar.

Fjalim i mbajtur në Guci nga Isuf Syl Balidemaj më 20.IV.1941


Vëllazën Shqiptarë jemi të lumtun dhe fatë bardhë që në vendin tonë po valon Flamuri i Skenderbeut; i cili sotë do të valojë në të gjithë vendet ku asht tokë Shqiptare.

Sot po ngrehet Flamuri në djepin e Ali Pashë Gusis e të Hysen Beg Plavës e Jakup Ferit që këta burra në vjetin 1878 kur Konferenca e Berlinit Plavën e Gusinë ja lëshojke Malit Zi atëhere Shqiptarët me në Krye Ali Pashë Gusin i kundërshtuene dhe u-zhvillue lufta e Nikshiqit e cila luftë e bani botën që ta nifte Kombin Shqiptar mbasi deri në kët luftë flitej se në Ballkan nuk ka kombë tjetër përveç Serb, Bullgar, Grek e Malazez, tjerët i konsiderojshin si Turq.

Gjith ashtu dhe në luftën Ballkanike me 1912 Plava dhe Gusija luftuen kundra Malazezve dhe kur Mail i Zi pushtoj këto vende mblodhi 500 burra prej Plave e Gusije dhe i vran misorisht në qaf të Previs e në vende të tjera.

Prap në vjetin 1919 Plava dhe Gusija luftuene kundra Serbve dhe në krye Ismail Efendi Gusija që i cili ma von u-vra mizorisht në Barbullush-Bushat me paret e Serbis vetëm se luftoj për Shqipni kur Serbia pushtoj këto vende plaçkiti e vrau me qina burra, gra e fëmi me në fund i vunë dhe zjarrmin si mbas zakonit Serb vetëm se këta ishin vise e popull thjeshtësisht Shqiptare dhe e kundershtun Serbin që të pushtojë vendin tonë.

Shqipnija në Ballkan asht popull i vogël dhe ka as nevoj për ndihmë dhe ndihmën ja dhanë ushtrit fitimtare të Boshtit.

Sot Shqipnija u ba e madhe tue marrë kufinin natural të sajë.

Vëllezën mos harroni se jemi prej fisit të Kelmendit të banuem në kët vend qysh para sundimit Turk.

Rroftë Shqipnija e Madhe
Rroftë Mbreti
Rroftë Duçja
Rroftë Hitleri
Rroftë Prek Cali ngrehsi i Flamurit në Plavë e Gusi.

 

 

 

F. , V. 1941. D. 34, fl. 21.

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...