Oshtima

1940 - Raport i Legjionit IV të MFSH

Milicia Fashiste Shqiptare u ngrit sipas modelit të Milicisë Vullnetare për Sigurinë Kombëtare italiane. Në bazë të Statutit të PFSH-së kjo forcë kishte detyra të rendit publik, stërvitje të organizatës rinore dhe detyra ushtarake. MFSH-ja ishte e organizuar një Komandë, 4 Komanda Legjionesh dhe 10 Komanda Koortesh.

 

 


RELACJON MBI RAPORTIN E MAJTUN PREJ KONSULLIT KOMANDANT OFICJERAVE E NËNOFICJERAVE TË 4 LEGJION M.F.SH. DITËN 12 QERSHOR 1940. XVIII°

Kameratë!
Përshndetni Mbretin Peranduer!
Përshndetni Duçen!

Raporta e sotme ishte në mendimin t’em nji manifestim i zakonshëm i veprimtaris së mbrendshme të Legjionit me qëllimin e zakonshëm qi me u njohtë ma mirë e me e shqyrtue së bashkut punën e kryeme e me përfundue në rregullime e drejtime të veprimtaris s’ardhshme. Kishte mujtë me u njeh këjo raporte porsi nji pushim i shkurtë në të cilin të ishte e mujtun me ja sjedhë sytë rrugës së bame, me i rishkiju të mirat e mungesat, për me vijue masandej me ma vullndesë e me ma siguri kahë qëllimi i ynë. Por mbas ngjarjevet të 10 të vazhduesit, raporta për né merr nji karakter të jashtzakonshëm. E ju e kuptoni ma së mirit peshin. Njisoj e kuptoni udobisht pse unë po pohoj se në raporte gjinden pranë me shpirte të gjith ata qi i përkasin Legjionit qi ju aq mirë përfaqsoni.

Po i u dha nji shikjim asajë shka u ba  në të 4° Legjion prej themelimit zyrtar të Milicis Fashishte Shqiptare, 18 Shtatuer 1939. XVII° deri më sod, o prej periudhës ma të gjatë qi nis prej të mrrijtunit në Shkodër të të parit Oficer të shenjuem Legjionit, Pr. Seniore Stramenga, mund të vrejet njëkëjo suazë veprimtarijet qi të knaqë:
Janë kenë organizue
Komanda e Legjionit me të gjitha shërbimet e saj të nevojshme për nji bashk-lidhje, për kontrollim e mbarshtrim të reparteve mvarse;
Dy Komandat e Koortevet, njena në Shkodër e tjetra në Kukës, të rregullueme në mndyrë qi mund t’u bajnë ball barravet qi u janë ngarkue e qi sidomos merren me rekrutim, me inkuadrim e me stërvitje të Kmishavet të Zeza.
Në të gjitha Komunet e dy Krahinavet janë grupe pak a shumë të mdhà Milicije e mundet me u thanë tashma se Milicija asht përhapë edhe në ma të voglin katund të tokës të shenjueme Legjionit e se, me provë të dhanuna, Kmishat e Zeza kan dishmue se dijn me ja dalë me shpejti e me mend kti funkcjoni ji të kollajshëm ushtarak e politik.
Afër 60 janë Presidet ka ka kenë e mujtun me u dhanë nji inkuadrim skuadrave organike. E shum Presida kan shum skuadra.
Të gjitha Kmishat e Zeza kan ardhë vehvetjut e vullndetisht ndër aradhet tona qi dita ditës bahen ma të numrueshme dhe ma të shpeshta pse vazhdimisht dynden elementa të rij. Kemi kërkue me ja shpejtue ritmin organizues sa ma shum t’ishte e mujtun, kti Istitucjoni kaq të përshtatshëm në funkcjonin e vet trefish SHOQNUER, POLITIK dhe USHTARAK, me e naltue popullin Shqiptàr kahe nji ardhmëni e ré e sà asht krye përban tashma nji ndërtesë të shndoshtë, edhe pse mbetë shum ende për t’u ba tue mendue plotësimet organizuese e cillsore qi tashma mund të parashihen e qi sigurisht në nji kohë përshtatëse mund të kapen. Veprimatri kjo qi do të kishte përparue me method e ngulmëni, mbasi perfekcjonimi i vijueshëm asht sheji i fuqis qi dinamizmi e stili fashist i apin vullndetit të mirë. Tashti koha ka me e lypë qi të ja shpejtojmë hapat veprës sonë. Këta të gjithë kan me e pritë me enthuziazëm me të dhanun e me kuptim me të cillt janë frymzueme Kmishat e Zeza.
Drejtimet e nalta janë shti në veprim në të gjitha anët dhe na i plotsueme për t’i përhapë gjithkund ma kthedhtas n’interesin e Milicis, me të dhanunit e me pasjonin e atij besimi qi tash ma se 20 vjet e ka çue popullin Italjan nëpër periudha provësh të forta, gjithherë kalue me ngallnjim. Me kënaqsi u thomi kameratvet Shqiptàr se si në të gjitha vendet e vizitueme, e mandje t’ispecjonueme, po njajo asht shfaçë e gjidhë e furishme në shpirtin e Kmishavet të Zeza të Shqipnis të rè, të cillat dishronjë me e dhanë provën e kjartë të forcës heroike të tyne e të dishirit të drejtë të tyne me u shfaçë në shenën e nji Europës ma të mirë, përkryemenisht t’inkuadrueme e të mbulueme me at ndiesìn e rè drejtësije shoqnore qi do t’u apë pagjën e vërtetë popujve. Kameratat Shqipyàr kan për ta kuptue prandje se sa e lejshme asht krenarija e me si si Komandant i ktij Legjionit të Milicis Fashiste Shqiptare e si unë e pshtes të gjith shpresën në Jue e Ju njehi bashkpuntorë të mendshëm e të gatshëm me veprue me qindresë shembullore ashtu qi kjo Milici të përforcohet e të fuqizohet në Shqipnin e rè fashiste.
E përforcon kët siguri puna se në periudhën e shkueme të veprimtarìs asnji vepre pa dishiplinet nuk erdhi me e turbullue bashkimin e marshimit tonë e për kta mund të jen kondend e bàll-naltë haj Oficerat haj Kmishat e Zeza të Legjionit. Janë shum me kuptim disa ndollje nëpër mjet të cillavet Kmishat e Zeza e kan dishmue qi tansisht e kan kuptue se çë shpirti i naltë dytyret do t’i frymzojë ata qi i përkansin Milicis, ashtu qi Atdheu të nxjerri fryt e lumni.
E dàj me gisht Kmishën e Zezë qi pa pushim ecë për dy dit në shì e në borë për të mrrijtun në Shkodër me blè nji bàr të nevojshëm për babën e lig o për nji shok të vet.
E dàj me gisht Kmishën e Zezë qi, mbasi mjekohet, nuk e pranon pushimin qi i ka dhanë Mjeku, por don me marrë pjesë në shërbimin e përditshëm bashkë me kameratët e vet, tuej pohue se vetëm deka mundet me ja hjekë vullndesën qi me krye detyrën e vet.
I dàj me gisht Kmishat e Zeza të nji Presidi, tham ato të Shkodrsë, qi të gjith së bashkut me kanë çfaqë dishirin qi me kenë shenjue per nji repart Parakadutistash.
E shumë tjera episode e ngushëllojnë mundin tonë e përgjegjësin tonë, mbasi qesin në shesh se Milicija Fashiste Shqipter ka hi tashma në nji rend të së mirës, të drejtsis e të fuqis, n’interesen e Shqipnis, e se në kët rend vepron me siguri.
E me qëllim qi me u ba gjithnji ma të përshtatshëm për qëllimet e nalta ideale të Rojës s’Armatosun të Shqipnis fashiste, pa pritun qi me pasë organizimet e plotsueme, i kje dhanë fill ushtrimevet me mbledhje në e djelë në gadi 20 Preside për nji tansì 7 200 pranish mojit të dhetorit e më sod. Ky ushtrim ka pak ka pak do të shtrihet edhe në Preside të tjera deri sa me ja ba të muejtun pjesëmarrjen të gjitha Kmishavet të Zeza të Legjionit.
Mësimit të së dielës i duhet shtue perjudha e ushtrimit në fushën e Shjakut, prej 20 Ndandorit deri më 20 Dhetuer vj. k. në të cillën Legjoni ka marrë pjesë me nji Kompanji, tuej mrrijtë kshtu në 10 200 prani ndër dit të msimit. Kjo perjudhë e parë msimi asht marrë vetëm me msimin individual e kolektiv në rend të myllun, por qi përban gjithnji themelin ma të mirin për të zhvillue nji edukatë ushtarake të shndoshtë e të fortë në shpirtin e Kmishavet të Zeza, të cillat në çdo rasë do të ndihen të zojat me ba nji vepër vlere civile sikurse nji heroizëm ushtarak. Ndër muej e ardhshëm do të kishte fillue pa tjetër msimi në luftim ndër shum Preside, por duhet besue se ndër msimet e së dielës ka për dhanë zhvillim sistemeve të reja, ma fryt-dhanëse e ma të shpejta, në mndyrë qi në pak kohë shumica e KK. ZZ. të jet në gjendje me i përdorë armët e caktueme për fanteri, si mbas kriterevet të taktikës moderne. Skà dyshim se Kmishat e Zeza të Milicis Fashiste Shqiptare e sidomos ata të ktij Legjionit, kan për të dijtë me u mbatë, me kameratët e Fuqivet të Armatosuna, në zotsì e në guxim si në provë mslmi të zjarmit, si në rasë vërtetë luftet. Shkurt jemi mendueshun se Kmishat e Zeza e Milicis Fashiste Shqiptare ka për tu rrugue në pak kohë me u ba njinji si kameratët Italjan, ndër ma të mirë e ma të famshmit ushtarë të Botës. Asht mirë edhe me kujtue përshtypjen e mirë qi pat Zot. General De Giorgis – Komandat i Divizjonit Alpin “Julia” – në rasën e parakalimit qi u bani Kmishavet të Zeza të Legjionit qi ktheheshin nga Shjakur, e nji ky lavd qi ju dha atyne prej Sh.T. Kontit Çiano në rasën vizitës së tij në Shkodër.

“Komandant i Milicisë Fashiste Shqiptare – Tiranë – Shkëlqesija Çiano m’ep barrën e kandshme me të dërgue lavd për mndyrën me të cillën Milicija Fashiste Shqiptare asht paraqitë në rasën e vizitës së Tij alt Starace.”
Disà Kmisha të Zeza kjenë dërgue në Napoli në paraqitjen e Tokavet të Tejdetit e të pruemt e tyne i dishiplinuem, entuzajst, kraner, kje i dej me ken marrë porsi shembull.
Të gjith ata qi i përkasin Milicis Fashiste Shqiptare do t’i shtrohen, sikurse ju e dini, nji provës së parë fizike e masandej se i cilli kalon nën nji shqyrtim të hollë civil, moral e politik, ashtu qi askush mos të mundet me fole keq për Milici e për ata qi i përkasin, për pa u diftue me nji herë me qëllim të keq e prandej i ndjekun si mbas Ligjet. Për efekt të Dekretit Mbkamsuer Nr. 91 të 18 Shtatorit 1939. XVII°, Oficerat e Milicis Fashiste Shqiptare janë Oficera të Fuqis publike; nën-oficerat, graduat e kmishat e zeza janë vepruesa të Forcës publike, e prandej ata janë elementa vepruesa e të gatshëm të Shtetit, n’interes të rregullës, të drejtsìs e të së mirës kombtare, e tuje kenë kështu do të njehen për shka janë e do të nderohen. Legjioni nuk e ka lan mbas doret n’anë tjetër detyrën e vet qi me u ardhë në ndimë Kmishavet të Zeza skamnore e t’afërmëve të tyne. Ndima e zhvillue në periudhën e parë mirë asht të shprehet në shifra qi flasin gjithherë ma mirë se fjalët:

Kmisha të Zeza të ndimueme
me subside në të holla Nr. 27 për nji shumë Fr. A 650
gjana ushqimore të shpërdame (miell, makarona, misër, kutija mishit e minestret, galeta) familjeve të Kmishave të Zeza për nji vlerë 12 260
ndimë mjeksore:
Kmisha të Zeza të ndimueme Nr. 152
familjar të KK. ZZ. Nr. 247
barne të shpërndamë Kmishavet të Zeza skamnore e të afërmve, për nji vlerë 860.

Vlera e gjithmarshme e ndimës Fr.A 13 770

Do të shtoj se për të ja dalë kësaj vepre ndimtare, Legjioni gjithmonë ka pasë ndimën vllaznore të Zyrës Krahinore të Mbkambsìs Mbretnore e të Federatës Krahinore të fashavet, qi falnderoj në emën të gjith Legjionit.
Të ja sjellim mandje nji përshndetje falnderimit Autoritetevet Ushtarake, sidomos Generalit De Giorgis – Komandant i Divizjonit “Julia” – Shkëlqesis së Tij Prefektit dhe Armës së Karabinjeris Mbretnore, pse na e kan ba të lèt detyrën tonë. Thaçë se kjo periudhë e parë qi mund të çanësohet periudhë prove, ka dhanë përgjithësisht fryt të mirë. Por shtoj sigurin e ky Istitucjon i Ri i Armatosun i popullit, i popullit të shndoshë qi punon, qi dashunon tokën e vet e Atdhèn  e vet, qi nuk spekulon me fjalë të thata e mendime të kota, por qi ka ngà me dhurue krahin e vet të shndosht e zemrën e vet guximtare për ardhënìn e Atdheut Shqiptàr e të Perandoris të Romës, do të dalë ngallndyes prej të gjitha provësh, pse tuej ken rreshtue nën urdhna të Duçes, ka për të dijtë me mardhue i lidhun e i sigurtë kah qëllimet e veta.

Kameratë!
Përshndetni Mbreti Peranduer!
Përshndetni Duçen!

Komandanti i Legjionit
Konsull Umberto Vernassa.

 

AQSH F. , V. 1940, D. 11, fl 210-217.

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...