Oshtima

1942 – Rizgjimi i identitetit si rrjedhojë e vendosjes së Administratës shqiptare në Tokat e Liruara.

P. T.
INSPEKTORISË EPRORE E K.K.M.*
PRIZRENË

Na të nënshkruemit RODA RIBAÇI, BLLAGA KARAXHIÇ, IVA DOBIZHIVI nga katundi DËRSNIKË të komunës Dollcit, nënprefekturës Rahovecit, prefekturës Prizrenit
kemi nderin me parashtrue lutijen asaj P.T. inspektorati për marijen para sysh.
Zotni inspektor neve të nënshkruemit dhe përfaqësuese të shumë shokëve tonë lutemi të na futni në kategorinë si ortodhoksë shqiptar masi koha që ish qeverija jugosllave na ka lënë me emën serb, po neve jemi këtu në këto toka qysh prej katër shekujsh dhe sipri e në kohën që ka qënë turqija quheshim si ortodhoks, por kur erdhi sërbija në këto vende neve na i la kët emër, për këtë lutemi dhe neve të regjistrohemi si gjithë tjerit d.m.th. ortodhoksë shqiptar.
Shpresojmë se lutija ka me u marrë para sysh.

Me nderime (RODA RIBAÇI, BLLAGA KARAXHIÇ, IVA DOBIZHIVI)

Pejë më datën 4/VI/942. XX°

AQSH F.  , D. 122, V. 1942, fl. 17

 

P. T.
INSPEKTORISË EPRORE E K.K.M.
PRIZRENË

Na të nënshkruemit MARTIN JOÇIÇ, VELA KRASIÇ, GJURA KOSTIÇ nga katundi GRENIKË të komunës Dollcit, nënprefekturës Rahovecit, prefekturës Prizrenit
kemi nderin me parashtrue lutijen asaj P.T. inspektorati për marijen para sysh.
Zotni inspektor neve të nënshkruemit dhe përfaqësuese të shumë shokëve tonë lutemi të na futni në kategorinë si ortodhoksë shqiptar masi koha që ish qeverija jugosllave na ka lënë me emën serb, po neve jemi këtu në këto toka qysh prej katër shekujsh dhe sipri e në kohën që ka qënë turqija quheshim si ortodhoks, por kur erdhi sërbija në këto vende neve na i la kët emër, për këtë lutemi dhe neve të regjistrohemi si gjithë tjerit d.m.th. ortodhoksë shqiptar.
Shpresojmë se lutija ka me u marrë para sysh.

Me nderime (MARTIN JOÇIÇ, VELA KRASIÇ, GJURA KOSTIÇ)

Pejë më datën 4/VI/942. XX°

AQSH F.  , D. 122, V. 1942, fl. 18


P. T.
INSPEKTORISË EPRORE E K.K.M.
PRIZRENË

Na të nënshkruemit CFETKO BACIÇ, VELA RADOSAVI, VULA ARSIÇ nga katundi DOLLCË të komunës Dollcit, nënprefekturës Rahovecit, prefekturës Prizrenit
kemi nderin me parashtrue lutijen asaj P.T. inspektorati për marijen para sysh.
Zotni inspektor neve të nënshkruemit dhe përfaqësuese të shumë shokëve tonë lutemi të na futni në kategorinë si ortodhoksë shqiptar masi koha që ish qeverija jugosllave na ka lënë me emën serb, po neve jemi këtu në këto toka qysh prej katër shekujsh dhe sipri e në kohën që ka qënë turqija quheshim si ortodhoks, por kur erdhi sërbija në këto vende neve na i la kët emër, për këtë lutemi dhe neve të regjistrohemi si gjithë tjerit d.m.th. ortodhoksë shqiptar.
Shpresojmë se lutija ka me u marrë para sysh.

Me nderime (CFETKO BACIÇ, VULA ARSIÇ, VELA RADOSAVI)

Pejë më datën 4/VI/942. XX°

 

AQSH F.  , D. 122, V. 1942, fl. 19

 

 



Me qëllim njëjësimin e administratës botore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në Territoret e Çliruara, me urdhër të Kryeministrit Kruja, në prill të vitit 1942, pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave u krijua një Inspektori e Përgjithshme, kompetencat e të cilës shtriheshin në të gjitha degët dhe nivelet e Administratës Shtetërore. Inspektorët e Përgjithshëm kishin për detyrë raportimi dhe propozimi. Në raste të parashikuara, në bashkëpunim me Prefektin dhe duke kumtuar Ministrinë përkatëse mund të pezullonin nëpunësit. Rastet ishin: a) kur Inspektorët kishin prova për abuzim, b) sjellja e nëpunësit kishte shkaktuar pakënaqësi të theksuar në popullatë dhe c) nëpunësi kishte një qëndrim politik në kundërshtim me të Qeverisë. (Shën. Oshtima)

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...