Oshtima

Strukturat politike të ilirëve

Që në fillim u tha se shënimet e para për ilirët te autorët e lashtë janë të lidhura me ngjarjet dhe me marrëdhëniet e tyre me maqedonët. Por, meqë është karakteristikë e përgjithshme e tyre të kopjuarit e njëri-tjetrit, është e vështirë të përcaktohen të dhënat e tyre nga pikëpamja kohore. Me që në shek. VII e VI p.e.s. ilirët ndërmarrin aksione të shpeshta plaçkitëse në Maqedoni dhe në Delf, ata bëhen objekt i interesimit të autorëve të lashtë. Kështu, lajmet e para për ta i gjejmë te logografët kur këta flasin për enkelejtë, veprat e të cilëve, për fat të keq, nuk janë ruajtur1. Për ta flet edhe Herodoti2. Në gjysmën e dytë të shek. V para e.s., duke folur mbi luftën civile që në vitin 436 para e.s. shpërtheu në Epidamn, Tukididi i përmend taulantët, popull ilir3, dhe flet për përzierjen e tyre në këto ngjarje. Mandej ai flet edhe për lidhjen e aleancës ndërmjet ilirëve e lynkestëve (në vitin 423 p.e.s.) dhe e cila ishte e drejtuar kundër Maqedonisë. Duke qënë kështu të bashkuar, ata mundën Perdikën, mbretin maqedon, dhe aleatin e tij Braziden, strategun spartan4.
Me fuqizimin e Maqedonisë, mbretërit e saj orvaten ti zgjerojnë fuqitë e tyre edhe në trevat fqinje. Realizimi i këtyre dëshirave has në rezistencën e fortë të fiseve ilire. Pikërisht këto ngjarje janë shkaku pse në shek. IV p.e.s. për ilirët flitet edhe shkruhet aq shumë. Në realitet, meqë në vitet 400/399 ilirët u bënë ballë me sukses dhe ua ndalën hovin pushtues mbretërve maqedonë, ata tani nga mbrojtja ata kalojnë në sulm dhe kështu marrin inisiativën në duart e veta. Sipas Diodorit të Sicelisë5, në vitin 393 p.e.s. edhe pse faktikisht këto ngjarje janë zhvilluar në vitin 383 p.e.s., ilirët dëbojnë Amintën III, mbretin maqedon. Në këtë aksion të suksesshëm ilirëve u ndihmon shumë edhe lufta për pushtet që shpërthen para Arhelaut /413-399 p.e.s./, turbullira këto që kanë vazhduar deri në kohën e Amintës III /382-370 p.e.s./. Në këtë kohë djali më i ri i Amintës III, Filipi, që më vonë njihet si Filipi II, që merret peng, u dorëzohet tebanëve6. Luftërat e pandërprera dhe të rënda të maqedonëve me trakët dhe me ilirët, për të cilat na bën fjalë Justini7 shënojnë periudhën e aktivitetit intensiv të ilirëve në ngjarjet dhe në mosmarrëveshjet e brendshme të mbretërisë maqedone. Por, sundimi i Aleksandrit II /369-365 p.e.s./ është edhe koha e konsolidimit të brendshëm të Maqedonisë dhe e zhvillimit të qetë në planin e jashtëm. Mirëpo edhe gjatë kësaj kohe Maqedonia u paguan tagra ilirëve8. Megjithatë situata nuk u përmirësua as në kohën e pasardhësve të tij, në radhë të parë në kohën e Alorit e pastaj të Perdikës, të cilët kanë ardhur në pushtet me dhunë. Kështu, Perdika pëson një disfatë të rëndë prej ilirëve9. Vetëm me ardhjen e Filipit II /359-336 p.e.s./ situata shndërrohet në dobi të Maqedonisë. Pasi në vitin 359 p.e.s. ai nënshkruan paqen me athinasit10, fillon të përgatitet për t’u liruar nga barra e rëndë ilire. Për këtë arsye ai i propozon mbretit ilir, Bardhylit, paqe, por me kusht që ilirët t’i lirojnë të gjitha qytetet e Maqedonisë. Meqë ilirët nuk e pranojnë një propozim të tillë, Filipi II, në vitin 358 p.e.s u bën luftë ilirëve dhe i mund. Pas kësaj ngjarjeje këta detyrohen t’i braktisin viset e pushtuara gjer te liqeni i Lihnidit11. Filipi II nuk u ndal me kaq, por i vazhdoi luftërat dhe pushtimet në trevën ilire. Kështu, po atë vit ai sulmon dardanët12. Edhe pse burimet na flasin për konflikte të pandërprera të ilirëve me maqedonët, prapëseprapë ilirët kurrë më nuk do ta rifitojnë fuqinë dhe epërsinë e kohës së para Filipit II. Së këndejmi del qartë se cila trevë e ilirëve është objekt i vështrimit të autorëve të lashtë. Por në sajë të këtyre të dhënave është e qartë se deri në kohën e Filipit II, kur edhe për herë të parë përmendet nocioni «mbreti ilir», ilirët na paraqiten politikisht të organizuar në sistemin fisnor. Për një rend të tillë dëshmojnë edhe materialet arkeologjike nga Shqipëria, si qyteza e Gajtanit e cila është një qendër fisnore13, respektivisht në Tren14, e jo vetëm këtu, por edhe në trevën e gjerë historike të fiseve ilire, pra në tërë trevën veriperëndimore e qendrore të Ballkanit. Për një sistem të tillë na dëshmon edhe varrimi në tumat që është karakteristik për ilirët, si p.sh. në Kuçi i Zi15, Barç16, Mat17, Çinamak18, dhe gjetkë në trevën e gjerë të fiseve ilire, kudo që ata jetonin. Dëshmi më karakteristike e rendit të këtillë politiko-social janë varret e Trebenishtës19. Të dhënat e materialit arkeologjik të trevës ilire të kësaj periudhe na paraqesin, tanimë, një shoqëri me struktura të diferencuara. Por, megjithatë, po ashtu shihet qartë se pjesa më e madhe e Ballkanit qendror dhe veriperëndimor mbetet jashtë interesimit të autorëve të lashtë.

Për pjesën veriperëndimore, konkretisht për brezin bregdetar të Adriatikut, edhe pse në mënyrë të përgjithësuar, flitet në veprën e gjeografit Skymni nga Kios (184/183 p.e.s.) të cilit i mvishet vepra «Periegesis», autori i së cilës nuk na është i njohur dhe ka jetuar kah fundi i shek. II p.e.s., e për këtë arsye quhet edhe Pseudo Skymnos. Vepra e këtij autori të panjohur është shkruar si duket në vitet 145/110 p.e.s.20. Autori i kësaj vepre, pa dyshim, ka shfrytëzuar edhe burimet e kohërave më të hershme të Hekateut, Eforit, Timeut, Herodotit, Eratostenit dhe Teopompit. Madje është me rëndësi edhe fakti, që në këtë vepër nuk përmendet asnjë ngjarje pas shek. IV p.e.s. Veç të tjerash, me rëndësi është se kjo vepër, përveç brezit bregdetar, përfshin edhe një pjesë të brendsisë së Gadishullit Ballkanik. Në «Periegezën» e tij, ndër tjera, lexojmë: «Thonë se rreth bregdetit të Adriatikut banojnë një mori barbarësh pothuaj një milion e pesëqind mijë banorë (...). Pas kësaj shtrihet toka e Ilirisë me popullatë të madhe. Thonë se popullata ilire është e madhe, nga e cila disa jetojnë në brendi duke punuar tokën, kurse të tjerët në brigjet e Adriatikut. Disa prej tyre i nënshtrohen pushtetit të bazilejve, disa monarkëve kurse të tjerët vetësundohen»21. Nga kjo që u tha mund të nxjerrim dy konstatime, edhe pse të karakterit të përgjithshëm: 1 — se në të gjitha të dhënat e autorëve të lashtë, që u përmendën deri më tash, për herë të parë përmendet sundimi mbretëror në shekullin IV p.e.s., dhe 2 — këto të dhëna, nga një anë lidhen kryesisht me ngjarjet historike që kanë të bëjnë me Maqedoninë dhe nga ana tjetër, siç janë ato të Pseudo-Skymnit, janë të karakterit «loci communes». E gjithë kjo dëshmon qartë se nuk duhet të përgjithësohen dhe se për shfrytëzimin e tyre duhet të jemi tepër syçelë dhe kritikë. Që ato të shfrytëzohen sa më mirë, nevojitet të shfrytëzohen vertikalisht për nga aspekti kronologjik e nga aspekti territorial, horizontalisht, kuptohet në qoftë se është e mundshme, edhe në kombinim me të dhënat e materialit arkeologjik. Megjithë vështirësitë e pashmangshme, që janë pasojë e natyrës së të dhënave të autorëve të lashtë, të cilët flasin për dukuritë politike dhe strukturat sociale e ekonomike të ilirëve, prapëseprapë është e domosdoshme dhe me interes të madh që të ndriçohen strukturat e përmëndura politike te ilirët. Por, sado që deri më tani është shkruar dhe studiuar shumë, sidomos për shtetin e Ilirisë së jugut, rezultate këto që rrjedhin dhe nga punime magjistrale22, prapëseprapë në literaturën e sotme shkencore ndeshemi gjithnjë në një anë me disa dilema të caktuara, që kanë të bëjnë me fizionominë dhe karakterin e shtetit ilir, dhe, nga ana tjetër, me praninë e konsiderueshme të koncepteve që kanë qenë karakteristike për she kullin XIX në trajtimin e dukurive politike-shoqërore të tyre. Kjo pa dyshim vërehet në përdorimin e terminologjisë politiko-sociale të shekullit XIX kur bëhet fjalë për realitetin socio-politik të fiseve ilire.

Këtu nuk kemi për qëllim të ndalemi rreth problemit të gjenezës së formacionit shtetëror te ilirët, sepse, siç u cek më sipër, lidhur me këtë ekziston një literaturë e gjerë23. Megjithatë, ne edhe përkundrejt rezultateve të dukshme në këtë fushë, ndeshim pyetje, siç janë: «a është shteti ilir i tipit mesdhetar», ose «a është ajo organizatë fisnore apo mbifisnore», apo sundim i ndonjë bashkësie fisnore (siç ishte te maqedonët)?» ose «ky nuk është kurrëfarë shteti, por vetëm lidhje fisnore? Pse atëherë nuk flitet për shtetin e delmatëve ose të desidiatëve? Edhe ata kanë luajtur të njëjtin rol, megjithatë, ata na paraqiten si fise»24. Një nga arsyet e gjithë këtyre dilemave qëndron, në një anë në qëndrimet dhe në pikënisjet e ndryshme lidhur me këto probleme të specialistëve të shkencave parahistorike dhe klasike apo të filologëve dhe të historianëve, kurse nga ana tjetër edhe në trajtimin e trevës ilire si një territor unik në aspektin kulturo-social e deri diku edhe politik, edhe pse te Pseudo-Skymni25, siç pamë më sipër, ballafaqohemi me ndarjen e kësaj treve në atë bregdetare dhe të brendësisë me forma dhe struktura të ndryshme politike, madje edhe me mënyra të ndryshme të prodhimit. Duke pasur parasysh pikërisht këtë fakt, dilemat e cekura më sipër rreth formës dhe karakterit të shtetit ilir na duken të tepruara. Sidoqoftë, faktori i shteteve mesdhetare-helenistike në ndikimin e formave politike të atyre vendbanimeve ilire, që ishin në fqinjësi të drejtpërdrejtë me to, jo vetëm që nuk duhet të mohohet, por as të nënçmohet. Prandaj mendojmë që historia e trevës ilire, si për strukturat politike, sociale dhe ekonomike, si për dukuritë shpirtërore, e jo vetëm për kulturën materiale, duhet të studiohen në tërësi e jo në forma të mbyllura. Mendojmë që vetëm atëherë mund të nxjerrim deri diku një tërësi të caktuar.

Në dritën e kësaj që u tha do të orvatemi (kuptohet me mundësitë që na ofron materiali ekzistues), të përqëndrohemi në disa dukuri të strukturave politike-sociale dhe ekonomike. Për sa i përket strukturës politike të fiseve ilire, të dhënat e autorëve të lashtë, duke i plotësuar me ato të materialit epigrafik, na bëjnë të mundshme, që të tërë trevën e banuar me fiset, të cilat në kohërat historike njihen me emrin e përbashkët «ilirët», ta ndajmë në dy pjesë politiko-territoriale. E para është ajo që përfshin territorin e Ilirisë së Jugut dhe një pjesë të madhe të trevës së dardanëve, pra e cila ishte në afërsi imediate të botës kulturore e politike helenistike, kurse pjesa tjetër që përfshin atë të Ballkanit veriperëndimor me pjesën tjetër bregdetare, duke përfshirë trevën prej Neretves në veri dhe një pjesë të Ballkanit qendror. Vetëm me këtë mënyrë është e mundshme të ndriçohen dhe të kuptohen shumë dukuri të strukturave politike, që janë karakteristike për Ilirinë e Jugut dhe për trevën e dardanëve, respektivisht për pjesën veriperëndimore dhe përqëndroren.
Duke u nisur nga të dhënat e Pseudo-Skymnit26, që kanë të bëjnë me gjendjen politike të fiseve ilire, ndeshemi, siç pamë me tri forma të pushtetit politik, e këto janë: 1. bazilejtë (lat. regia), 2. monarchia dhe 3. autonomesthai (lat. propriae leges), vetësundim. Edhe pse këto të dhëna të Pseudo-Skymnit, siç u tha më sipër, janë të karakterit «loci communes», (të karakterit të përgjithësuar) gjë që vështirëson përcaktimin se për cilat vise të ilirëve është fjala, prapëseprapë me rëndësi është të theksohet se format e pushtetit të bazilejve, dhe të monarkëve, paraqiten në shekullin IV p.e.s. edhe te autorë të tjerë, të cilët shkruajnë për marrëdhëniet iliro-maqedone. Por, shtrohet pyetja: a mund të aplikohet dhe të interpretohet funksioni i «mbretit» ose i nëpunësit, i cili në kohërat historike ka zgjatur një vit, si ushtrues i riteve të shenjta me atë të «mbretit» të fiseve ilire?
Edhe pse duhet të kemi parasysh faktin se Iliria e Jugut dhe Dardania27 kanë qenë në kontakte të përhershme me botën helenistike, prapëseprapë ato i kanë ruajtur edhe vetitë e tyre të caktuara si në jetën politike, ashtu edhe në dukuritë e tjera shoqërore dhe ekonomike28. Megjithatë, duhet theksuar, se gjuha greke ka qenë instrument komunikimi si në diplomaci, ushtri ashtu edhe në oborret e helenizuara29. Përkundrejt këtij fakti, në oborrin e mbretërve ilirë është shfrytëzuar ndihma e përkthyesit30, që do të thotë se ajo nuk është zhdukur nga përdorimi, si mjet komunikimi, as në shtresat e larta politiko-shoqërore ilire. Ndonëse kjo dukuri është e pamohueshme, prapëseprapë ndikimi helenistik në strukturat politike nuk mund të mohohet.

Që në shekullin V p.e.s. forma bazë e strukturës politike te tesprotët, molosët, taulantët dhe kaonët ishte koinoni31, nocioni i cili te autorët e lashtë i përgjigjet lidhjes fisnore në krye të së cilës ishte demokracia ushtarake, kurse te molosët dhe antintanët përmendet kujdestari i mbretit, te parauejt madje edhe mbreti32. Materiali epigrafik nga Bylis, Amantia33 dhe qytete të tjera të Ilirisë së Jugut, të cilat kanë qenë të ngjashme me qytetet greke34, na i bën të njohura edhe format e tjera të strukturave politike, siç ishin prostates35, të cilat përmenden edhe nga autorët e lashtë. Këto me siguri kanë paraqitur parinë e familjeve bujare, të cilat në lidhjen fisnore ishin «primi inter pares» («të parët në mesin e të barabartëve») Procesi i formave politike te ilirët në mbarim të shek V dhe në fillim të shek. IV p.e.s. ka qenë i ngjashëm me të popujve fqinjë, që ka qenë karakteristik për rendin fisnor. Kjo shihet nga terminologjia që përdorin autorët e lashtë kur flasin për organet e pushtetit politik të fiseve të Ilirisë së Jugut, siç ishin arhe, ose ta pragmata, respektivisht koinon, ose symahia, basileus etj. që për nga forma janë identike me ato të botës greke, edhe pse nuk është e domosdoshme të përputhen plotësisht për nga përmbajtja36. Mandej këto struktura politike, për të cilat bëjnë fjalë autorët e lashtë, kanë qenë karakteristike për ilirët në përgjithësi. Kështu, p.sh., që në shekullin IV p.e.s. nocioni ethnoi Illyrioi kishte një domethënie të gjerë politike me të cilën nënkuptohej bashkësia e gjerë politike, e jo ndonjë fis i caktuar37. Përveç basilejve, si element të strukturave politike në veprat e autorëve të lashtë përmenden edhe «miqt’ e mbretërve», respektivisht «filloi»38 element, pra, thjesht helenistik39 pastaj «principes gentis»40 apo «principes Illyriorum»41 «mëkëmbësit»42 «dualizmi»43 dhe «dinastët»44. Në sajë të asaj që u tha deri më tani shtrohet pyetja se çfarë pozite politiko-juridike ka pasur bazileu ose reksi (mbreti)? Pa dyshim se gjithë organet e sipërpërmendura janë shprehje e qartë e ndikimit të elementeve shtetërore-juridike helenistike në organizimin politik të ilirëve. Edhe pse ky shtet ilir i ka pasur të gjitha organet që janë karakteristike për një shtet, politikisht të organizuar, siç janë ushtria, administrata civile, prerja e monedhave, diplomacia, aparati fiskal, i cili ka mbledhur tatimet45, a mund të thuhet se pushteti i mbretit ka pasur karakter absolutist, të cilin është orvatur ta forcojë edhe me anë të marrëdhënieve me fqinjët, madje shpeshherë edhe me martesa dinastike46, siç ishte rasti i Gencit me mbretërinë dardane? Ai vërtet ka lidhur paqë, ka shpallur luftë, ka udhëhequr negociata diplomatike qoftë vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të vet, siç mund të shihet në rastin e negociatave ndërmjet Gencit dhe Perseut47. Megjithatë, pa mëdyshje mund të thuhet se ai ka qenë personalitet përfaqësues sidomos në marrëdhëniet me botën e jashtme. Por në qoftë se e analizojmë pozitën e Teutës dhe të Gencit, atëherë këtu ndeshim dy faza të zhvillimit të pushtetit mbretëror.
Vetë mënyra e ardhjes së Teutës në pushtet nuk mund të shpjegohet saktësisht. Mund të supozohet se ajo ka ardhur në pushtet në mënyrë legale ose me forcë. Hypja e mbretërve ilirë në pushtet me dhunë nuk është e panjohur. Një shembull të tillë e kemi lidhur me ardhjen e Bardhylit në pushtet, i cili zëvendësoi Siraun (fundi i shek. V dhe fillimi i shek. IV p.e.s.), të cilin autorët e lashtë e quajnë cub, apo latro dhe i cili nga përkatësia sociale i ka takuar shtresës më të ulët48. Analiza e të dhënave të autorëve të lashtë49, prapëseprapë na bën të mendojmë me arsye se kjo grua energjike dhe plot vullnet për të sunduar, ka ardhur në pushtet përmes trashigimisë legale. Kështu mendojnë edhe disa historianë të shekullit tonë50. Ndërkaq, sipas mendimit të disa të tjerëve, pushteti i saj ka qenë i kufizuar, kishte më tepër karakter përfaqësues51. Në favor të këtij mendimi flet në një anë përgjigjia e saj delegatëve romakë: «...Se ligjet nuk i lejojnë mbretit që t’i pengojë ilirët të pasurohen në mënyrë private nga të mirat e detit»52, apo se «Teuta ka ushtruar punët me miqtë besnikë»53. Nga kjo shihet qartë se pozita juridiko-politike e këtyre «miqve besnikë të mbretërve» ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe e pavarur.
Ndonëse autorët e lashtë nuk na japin asnjë të dhënë lidhur me ekzistencën e organit të këshillit të pleqve, të cilët do ta kufizonin pushtetin e mbretit, ose do t’i miratonin vendimet e tij, prapëseprapë këta «miq të mbretërve» kanë mundur të jenë anëtarë të këtij këshilli mbretëror, siç ka qenë rasti në shtetet helenistike54. Këta miq të mbretit funksionojnë edhe në kohën e Gencit (180-168 p.e.s.) e shërbejnë dhe në punët e diplomacisë55.
Por nga vetë fakti se pranë mbretërve kanë ekzistuar edhe një sërë strukturash të tjera politike, për të cilat është folur, shihet qartë se pushteti politik i mbretërve ilirë jo vetëm që ka qenë i kufizuar, por edhe struktura e pushtetit të tyre të brendshëm ka qenë rregulluar në sistemin federativ56. Në një përfundim të tillë mund të arrihet lehtë, nëse analizohet teksti i diktatit L. Anicit, lëshuar në Shkodër në vitin 168 p.e.s. Në të, në mes tjerash, lexojmë: «Atëherë Anici, pasi pushtoi Epirin dhe vendosi ushtrinë nëpër qytete të rëndësishme për të dimëruar, u kthye në Shkodër, në Ilirik, ku kishin arritur nga Roma pesë delegatë dhe, pasi ishin thirrur nga të gjitha provincat të parët, mbajti me ta kuvendin. Këtu nga tribuna shpalli se senati romak dhe populli romak vendosi që ilirët të jenë të lirë dhe se trupa do të tërhiqen nga të gjitha qytetet, fortifikatat dhe kështjellat dhe që isejasit, taulantët, pirustët dhe daorsët, si edhe banorët e Rizonit dhe të Ulqinit, jo vetëm të jenë të lirë por edhe të lirohen nga pagesat e të gjitha tagrave. Pastaj e ndau Ilirikun në tri rajone: njëri është ai për të cilin kemi folur më lart, i dyti ka përfshirë të gjithë labeatët, kurse i treti (i ka përfshirë) agravonitasit, banorët e Rizonit dhe ulqinakët me fqinjët e tyre57. Vetë fakti i ekzistencës nga një anë i dualizmit në pushtet, dhe nga ana tjetër prania e dinastëve dhe të «principum gentis» tregon qartë se kemi të bëjmë me një unitet shtetëror formal, të cilin e karakterizonin antagonizmat, luftat për pushtet58 dhe vrasjet. Kjo pa dyshim reflektohej në të gjitha përmasat pikërisht në kohën kur Genci orvatej të sundonte në mënyrë absolute mbi shtetasit e vet, siç mund të shihet edhe nga vetë titullatura e tij «Gentius rex Illyriorum»59, respektivisht «Genthio ton Illyrion basilea»60. Kjo titullaturë tregon se mbreti në sajë të kompetencave speciale ka mundur të vendosë vetë61. Pranë tij ishin edhe anëtarët e familjes62 «miqtë»63, me ndihmën e të cilëve kishte mbytur edhe të vëllanë, Platorin64, që t’i mirrte pushtetin.

Njëra nga pasojat e sundimit të tij absolutist ishte edhe tradhtia e bashkësunduesve dhe e dinastëve të tij në kohën më kritike të sundimit të tij, d.m.th. në kohën e konfliktit me romakët. Marrëdhënie të tilla të paqëndrueshme midis mbretit dhe dinastëve, të cilët faktikisht kanë mundur të ndërrohen65, nga një anë, dhe në mes mbretit dhe «principes gentium» nga ana tjetër, i kanë përshkuar strukturat politike gjatë tërë kohës së luftërave iliro-romake66. Në realitet, një antagonizëm në mes pushtetit qendror dhe vendbanimeve të vogla fisnore, ku të gjithë anëtarët e një mesi njihnin njëri-tjetrin dhe të cilët kanë pasur interes të përbashkët, ka qenë karakteristikë e përgjithshme e periudhës së sundimit të shteteve helenistike67. Romakët, të cilët ishin pragmatikë në politikën e jashtme, e kanë shfrytëzuar këtë gjendje me mençuri68. Kështu, për shembull, disa nga dinastët ata i shpallnin për mbretër, kurse të tjerët i përkrahnin në pushtet, duke e forcuar kështu pozitën e tyre politike. Këtu kemi të bëjmë me sunduesit e qyteteve autonome, të cilët quhen edhe polydinastai69, dhe me përfaqësuesit e aristokracisë fisnore, të ashtuquajturit principes gentis, të cilët i kanë ruajtur pozitat e veta sidomos në aktivitetin ekonomik, në prerjen e monedhave dhe në jetën politike. Me fjalë të tjera, qytetet së bashku me rrethinën e tyre dhe bashkësitë fisnore, në sajë të pavarësisë së tyre ekonomike, e cila shprehej, siç u tha, edhe në prerjen e monedhave, si në Bylis dhe Scodra70 ashtu edhe te labeatët71 e daorsët72, bëhen qendra politike që ishin karakteristike jo vetëm për tërë rajonin73, por edhe gjatë tërë kohës së historisë së tyre. Një situatë e tillë vazhdon edhe gjatë sundimit romak, i cili nuk ndryshoi asgjë në format e strukturave politike të Ilirëve, vetëm se pas disfatës katastrofale që pësoi Genci, mbreti i fundit i ilirëve, dhe, siç shihet qartë nga vetë diktati i Scodres, ata e ndanë tokën e ilirëve në tri krahina apo tërësi administrative: «Inde in tres partes Illyricum divisit»74. Edhe pse këtu është fjala vetëm për trevën e shtetit të ardianëve, prapëseprapë, siç u tha, struktura politike e fiseve ilire, marrë në tërësi, nuk u asgjësua. Të njëjtat struktura vazhduan të funksionojnë edhe në brendi të Gadishullit Ballkanik. Kjo tregon se romakët jo vetëm që nuk kanë shkuar kah asgjësimi dhe shkatërrimi i gjendjes politike me të cilën u ballafaquan, por janë orvatur që t’u përshtaten strukturave politike ekzistuese. Me fjalë të tjera, ata i njohin dhe i përqafojnë strukturat politike, shoqërore dhe ekonomike vendase. Madje edhe me rastin e themelimit të municipeve, popullsia vendase, jo vetëm që është dominuese, por edhe, siç thotë me të drejtë M. Garashanini: «pjesa më e madhe as që është romanizuar, respektivisht ka fituar të drejtën qytetare romake, madje edhe atëherë kur në vetëqeverisjen e qytetit ka vendin udhëheqës»75. Elementi i princepsit, përfaqësues i shquar fisnor, i njohur që në kohën e Gencit, madje edhe përpara, dëshmohet edhe në materialin epigrafik të periudhës romake. Kështu, p.sh., në Rjeçane, në territorin e dokleatëve, janë zbuluar dy mbishkrime në të cilat përmendet princeps, i pari i bashkësisë së dokleatëve, njëfarë: Agirro Epicadi f (ilio), principi k (astelli) Salthus76, kurse tjetri, po ashtu në Rjeçane, në të cilin përmendet: Caius Epicadi f (ilius) princeps civitatis Doclatium77. Të dhëna të tilla, që flasin për ekzistencën e princepsve në trevën e gjerë ilire, madje edhe në Gadishullin Ballkanik në përgjithësi, janë dëshmuar mjaft. Si shembuj po përmendim vetëm disa: në fshatin Breza, në verilindje të Sarajevës, përmendet njëfarë: Valens Varron (is) f (ilius) princeps Desitiati (um)78, pastaj te skordiskët, fis iliro-kelt79 te Slankameni /Acumincum/: F. Flavius Proculus pr (inceps) praeft (ectus) Scord (iscorum)80 etj. Të gjitha këto të dhëna flasin për ruajtjen e rendit fisnor te ilirët edhe pas pushtimit të vendit të tyre nga romakët. Treva e këtyre princepseve, apo praefecti, siç quhen ndryshe, paraqet një njësi, bashkësi, të njohur me emrin civitas, territori i të cilit është ruajtur — respektuar së bashku me qendrën e tij të rëndësishme. Për një respekt të tillë ndaj këtij territori kemi dëshmi edhe te autorët e lashtë. Kështu, Tit Livi, duke folur për Scodren, ndër të tjera, thotë: «Scodra në krahinën e labeatëve, një qytet më i fortifikuar ku tepër vështirë mund të shkelet»81. Në përgjithësi mendohet se romakët në fillim ushtrimin e detyrës së princepsit, ose të prefektit ua kanë besuar të huajve, por më vonë, rëndomtë këtë detyrë e kanë ushtruar vendasit që kanë gëzuar ius municipiale.

Me interes është të ceket se këto bashkësi të popullsisë vendase, të njohura si civitates, përbëheshin edhe prej njësive administrative politike më të vogla, që quheshin decurio, për të cilat na njofton edhe Plini Plak «Viribus descriptis in decurias»82. Për këto dukuri na njofton edhe materiali epigrafik anembanë trevës ilire. Mendimi i përgjithshëm është se këto decuriae janë vetëm «interpretatio romana» të rendit administrativ fisnor, pikërisht ashtu siç kanë bërë edhe me kultet e vendasve dhe me dukuritë e tjera shpirtërore. Sipas K. Paçit83, anëtarët e dekurive ishin farefis dhe të një gjinie. Për këtë konstatim K. Paçi bazohet në mendimin e J. G. v. Hahnit84, i cili shprehimisht thotë se institucioni i gjinisë, apo i fare-fisnisë te shqiptarët është njëri nga më të lashtët, kurse sipas disa të tjerëve85 dekuritë janë vëllezëri të vogla dhe se pesë deri gjashtë dekuri formonin një katoikia86. Si duket këto kaioiki i përgjigjen nocionit të oppidum-it, siç mund të shihet qartë nga përkthimi latin i veprës së Strabonit, si edhe nga letra e P. Vatinit, dërguar Ciceronit në vitin 45 p.e.s., ku në mes ië tjerash thuhet: «Viginti sunt oppida Dalmatarum antiue quae sibi ipsi asciverunt, amplius sexagint»87. S’do mend se këto dekurie janë një dëshmi e pakontestueshme që flasin për ekzistencën e organizimit politik fisnor te ilirët gjatë tërë kohës së historisë së tyre të shkruar, dhe ky organizim ka vazhduar të funksionojë edhe gjatë sundimit romak të vendit të tyre. Në krye të këtyre civitates gjendeshin praefecti, të cilët njëherit ishin edhe (siç mund të shihet nga mbishkrimet) krerë civilë dhe ushtarakë. Këta prefektë janë dëshmuar në tërë trevën e Gadishullit Ballkanik88.
Siç mësojmë nga Plini Plak89, Illyricum-i ka qenë i ndarë në tri konvente, të cilat faktikisht janë krahinat më të mëdha juridiko-administrative me qendra në Scardona, Salona dhe Narona. Kurse me krijimin e provincës së Maqedonisë90, pjesa e trevës ilire në jug të Lissusit hyn në pjesën administrative të kësaj province, madje treva e dardanëve bëhet pjesë përbërëse e provincës Moesia Superior91 deri në vitin 297 të e.s. kur edhe për herë të parë Dardania përmendet si njësi juridike më vete. Këto njësi juridiko-administrative përbëheshin prej numrit të madh të dekurive. Në kuadrin e këtij sistemi politik dhe të strukturave të tij ekzistojnë edhe concilium-et, detyra e të cilëve ishte në fakt që të kontrollojnë administratën shtetërore lidhur me lutje, ankesa dhe vendime të caktuara92. Në brendi të Gadishullit Ballkanik, konkretisht në Dardani, edhe në kohën e kulmit të sundimit romak, janë ruajtur njësi thjesht të karakterit klanor-fisnor, të cilat si grupe të mbyllura gjinore formonin vendbanime të caktuara. Për grupe të tilla gjinore, karakteristike edhe për strukturat shoqërore të arijasit, të cilat në «Rigvedat» përmenden si viç i cili i përgjigjet fjalës latine «vicus», dmth. «bashkësia fshatare»93 në Dardani na dëshmon materiali epografik, si p.sh. miles ex Dardania ex vico Tito94, Aurelius Moca natus in Dardania vico Zatidis95, miles ex vico Perdica96, vicus Clavadinus97. Mund të thuhet lirisht se struktura të tilla politiko-administrative kanë vazhduar të funksionojnë gjer në shekullin V e.s. Dihet se pas reformave të mëdha administrative, të nisura që në kohën e Dioklecianit dhe të intensifikuara gjatë sundimit të Konstantinit të Madh, Iliriku përbëhej prej 14 provincave. Nëntë prej tyre, të cilat ishin të rendit të dytë, administroheshin prej praeses-ve, kurse pesë të tjerat, të cilat për Perandorinë romake kishin rëndësi të madhe, administroheshin prej konsujve, prokonsujve, respektivisht korektorëve98. Kri za ekonomike e kishte kapluar edhe Ilirikun. Kjo ishte dukuri e përhershme e kësaj kohe si pasojë e një gjendje jo të sigurt, nga një anë për shkak të dyndjeve të pandërprera të barbarëve në këto treva dhe, nga ana tjetër, për shkak të çpopullimit të këtyre trevave, si dhe për shkak të kryengritjeve të shpeshta, që ishin shprehje e qartë e një gjendjeje të rëndë ekonomike që kishte mbërthyer këtë trevë. Gjithë këto elemente kanë ndikuar që Iliriku të mos e gëzojë më atë rëndësi që kishte prej shekullit të I-III e.s. për Perandorinë. Prandaj në Ilirik tani administronin prases-ët. Në kuadër të njësisë administrativo-politike të Ilirikut tani përfshiheshin: Thesalia, Epiri i Vjetër dhe i Ri, Dakia Mediterranea, Mesia I, Dardania, Praevalis dhe Macedonia Salutaris99. Ndryshe nga konsujt dhe prokonsujt ose korektorët, që zgjidheshin prej qarqeve të senatorëve, këta praesesë, gjegjësisht hegemonoi tani zgjidheshin prej strukturave të kalorësve


 

 

 

 

Zef Mirdita, Studime Dardane, "8 Nëntori", Tiranë 1981, f.

 



1)  Krh. G. Zippel, Die rdmische Herrschaft in Illyrien bis auf Augustus, 12 ss., R.Katicic, Godisnjak CBI XIV/13, 1977, 5 ss.
2)  Herod. V 61, IX 43.
3)  Thucid. IV 124-125. Lidhur me këto ngjarje shkruan edhe Diod.
4)  Thucid. IV 124-125. XII 30, 2-5; 31, 2-3.
5)  Diod XIV 92, 3 XV 19, 2 XVI 2, 1.
6)  Diod. XVI 2, 2.
7)  Iustin. VII 2, 6.
8)  Iustin. VII 5, 1.
9)  Diod. XVI 2,4-6; Polyaen. IV 10, 1.
10) Diod. XVI 4,2.
11) Diod. XVI 4,4-7;8,1.
12) Iustin. VIII 6, 3.
13) Krh. S.Islami  — H. Ceka, St. Alb. 1/1964 98, S. Islami, lliria 11/1972, 9, shënim. 6; Po ai: Iliria IV/1976, 74; M. Garasanin, Praistorija na tlu SR Srbije, 1/1973, 361. 11/1973, 525, Po ai: Istorija Crne Gore, 1/1967, 118-134; Kulturna Istorija Bosne i Hercegovine, Sarajevo 1966, 96, 124; A. Stipcevic, Iliri, Zagreb, 1974, 218.
14) Krh. M. Korkuti, L’agglomeraticm prëhistorique de Tren, 341 vv.
15) Krh. Zh. Andrea, BA. 1969, 27-36.
16) Zh. Andrea, BA. 1971, 31-40.
17) Krh. S. Islami — H. Ceka, St. Alb. 1/1964, 101 ss.
18) Krh. B. Jubani , BA, 1969 37-47; BA 1970, 41-57; Po ai: Traits communs dans les rites d’inhumation chez les Illyriens de la region de l’Albanie, 89-111! (Këtu gjendet e tërë literatura e njohur lidhur me këtë çështje nga treva e RPS të Shqipërisë).
19) Krh. V. Lahtov, Problem Trebeniske kulture, Ohrid 1965; K. Kilian, PZ. 50 Bd. 1975, 29-73; M. Garasanin, Praisiorija na tlu ,SR Srbije, I, 361 ss; II, 471-472; 526-527; Po ai: Istorija Crne Gore, I, 80 ss; Kulturna Istorija BiHa, 91 ss; A. Stipcevic, vep. e cit. 99.
20) Krh. Lexikon der Antike, 1/4, 198.
21) Pseudo-Scymn. 375-377: «Ton kolparhistorusi ton Adriatikon ton barharon plethos ti perioikein kylko hekaton shedon myriasi pentekonta te horan aristen nemomenon kai karpimen», respektivisht 415-422: «He d’Illyris meta tauta parateinusa ge / ethen periehei polla plethe gor syhno / ton Illyrion legusin einai kai ta men / auton katoikeinten mesogeion nemomena, / he de ton paralion ontos ephein Adriu, / kai tina men auton besilikais e eksusiais j hypeko einai, tina de kai manarhiais, / ha d’autonomeisthai...»
22) Krh. J. G. Droysen Geschichte des Hellenismus, III/2, 43 ss; Po ai: Das dardanische Fiirsterntum, 89; B. G. Niese, Geschichte der griechischen und makedonischen Staaten, 77; G. Zippel, Die romische Herrschaft. 6 ss; C. Schiitt, Untersuchungen zur Geschichte, 69; A. Gitti, Ricerche delle storia Illirica, 183-204; Po ai: La politica dei re iliri 7-14; N. G. L. Hammond, The Kingdoms in lllyria, 239 ss; M. Holaux, Les romains en Illyrie, 76 ss; Po ai: The Romans in Illyria, CAH vol. VII, chap. XXVI, 3. 827; F. Papazoglu, Historia, XIV/1965, 143 ss; Po ajo: Politicka organizacija, L1 ss; Po ajo: Poreklo i razvoj ilirske drzave, 123 ss; M. Garasanin, Glas CCLX/1, 1974, 1 ss; H. Ceka — N. Ceka, Le développement de l’ërtat chez Illyriens, 139-146; S. I s 1 a m i, L’état Illyriën, sa place et son role dans le mond mediterranéen, 71-87; D. Rendic — Miocevic HZ XIX- -XX/1966-67, 295-310; A. Stipcevic, Iliri, 46-47, 51 ss. Lidhur me mendimet për shtetin ilir në historiografinë jugosllave shih më gjerësisht: A. Hadri, Historiografia jugosllave për shtetin Ilir, Kuvendi I Studimeve iiire, I Tiranë  Studime Ilire I, 1978, Prishtinë, 305-312.lliria, IV, 1, 1976, 273-279.
23) Shih. shën. 22.
24) Krh. A. Benac, Godisnjak CBI XII/10, 1974, 269.
25) Shih, shën. 22.
26) Shih. shën. 22.
27) Deri vonë është menduar se dardanët ishin larg ndikimit të botës helenistike (krh. F. Papazoglu, Srednjobalkanska plemena, 205, 336, shën. 4). Por gërmimet arkeologjike të foëra kohëve të fundit. përveç të tjerave, ashtu edhe në Gadimjen e Epërme, Hisar në Suharekë, Cërnieé dhe gjetiu, dëshmojnë konktaktet intensive ekonomike me botën helenistike, të cilat, pa dyshim, nuk kanë mbetur pa ndikuar edhe në jetën politike. Megjithatë, duhet pasur parasysh se qeramika e karakterit helenistik, është prodhim i vendit. Sidoqoftë kjo tregon mjaft për praninë e elementit helenistik në këto treva.
28) Krh. C.Schneider, Kulturgeschichte des Hellenismus, II, 508.
29) Liv. XLIV 23, 3-4; 30-, 1: Polyb. XXIX 3, 9.
30) Polyb. XXVIII 8, 9: «...akusas ta para tu Genthiu palin eks autes epempe ton Adaion kai syn tuto ton Glaukian, hena ton somatofylakon, kai triron ton lllyrion dia ten dialekton eidenaiten Illyrida».
31) Krh.P. Lëvéque; Le monde hellënistique, 31.
32) Thucid. II 80.
33) Krh. S. Anamali, Iliria, 2, 1972, 90 ss.
34) Krh. S. Islami, Iliria, IV/1, 1976, 80 ss.
35) Krh. Lévéque; Le monde hellënistique 31, 33.
36) Krh. H. Ceka — N. Ceka. Le développemënt de    l’etat illyrveny 141.
37) Krh. F. Papazoglu, Godisnjak CBI V/l, 1976, 128, 131, 132.
38) Polyb. XXIX 13, 2;    Liv. XLIV 27, 11; 30, 3; XLV 26, 13-15.
39) Krh. P. Lévéque, Le    monde hellënistique, 55.
40) Liv. XLIV 31, 9.
41) Liv. XLIV 32, 4.
42) Iustin. XXXIX 4, 8; nec non et Illyriorum reges lateri eius (sc. Philippi, Z. M.) Haerentes adsiduis precipibus promissa exigebant». A.rrian Anab, I, 5-6.
43) Polyb. II 2, 4; X 41, 4; Liv. XXVI 24, 9; XXVII 30, 13; XXVIII 5 7; XLIX 30 2-4; 32, 3    
44) Polyb. IV 29. 7; 55, 1-4; V 4, 3; 13, 5; 14, 5, 23, 1-10; XXI 11, 8- ; 21, 3; XXXII 9, 4; Cass. Dio fr. 40, 1.
45) Polyb. XXIX 13, 2; XLIV 27, 11; Liv.XXV26,13-15; XXX 28, 1-2. XLIX 30 4, XLV 26, 13-14; 27, 11; Iustin, XXIV 4, 11.
46) Polyb. XXIX 13, 2; Liv. XLIV 30, 4.
47) Polyb. XXVIII 8, 9; Liv. XLII 26, 2-6; 29, 11; 37, 2; 45, 8.
48) Cice. De officiis II, 11: «ltaque propter aeqabilem praede partitionem et Bardylis Illyrius latro, de quo est apud Theopompum. magnas opes habuit».
49) Polyb. II 4, 7; App. Illyr. VII; Cass.Dio frag.43 (Zon VIII 19).
50) Krh. A. Gitti,La politica de Iliri,    38. shën. 50;S. Islami,Iliria, 111/1975, 9.
51) Krh. A. Gitti, Nota a due passi di Polibio. 264-271; A. Stipcevic, lliri, 164.
52) Polyb. II 8 8. Lidhur me këtë shih    dhe CAH    VII, chap. XXVI, 4, 832 ss G. Walser, Historia, II/4, 1953, 310 ss.
53) Polyb. II, 4, 7.
54) Krh. S. Islami, Iliria, III, 1975,    9.
55) Polyb. XXIX    3, 6-9;    11, 1; Liv. XL 42, 3; XLIV 25, 34.
56) Liv. XLV 26, 13.
57) Liv. XLV 26, 12-15;    «Pacata Epiro divissisque in hiberna copiis per opportunas urbes, regressus ipse in Illyricum Scodrae, quo quinque legati cb Roma veneratt, evocatis ec tota provincia principibus conventum habuit. Ibi pro tribunali pronuntiavit de sententia soncillii senatum populumque Romanum Illyrios esse liberos iubere: praesidia ex omnibus oppidis, arcibus, castellis sese deducturum. Non solum liberos, sed stiam immunes fore Issenses et Taulatios, Dassaretiorum Pirustas, Rhizonitas, Olcinatas, quod incolumi Gentio ad Romanos defecissent.»
58) Polyb. XXIX 13 2; Liv. XLIX    30,2-24;32,3.
59) Liv. XL 42; XLII 26, 2; 29, 11; XLIII 94, 4; XLIV 23, 1.
60) Polyb. XXIX 13, 1; XXX 22,    1.
61) Krh. C. Schneider, op. cit.    II, 508.
62) Liv. XLIV 30, 7; Polyb. II 5, 6.
63) Polyb. II 4, 72.
64) Liv. XLIV 30, 32.
65) Polyb. II 18, 1.
66) Polyb.IV 29, 7; 55,    1-4; V 4, 3; 13, 5, 14. 5; 23, 1-10.
67) Arian.Anabasis VII    9. Krh. O. Neurath,  Istorija anticke privrede, 71.
68) Polyb.XXI 11, 6-8;21,3; XXXII. 9, 4.
69) Polyb.V 4, 6; Krh.CAH vol. VII, chap. XXVI, 2, 826    ss.
70) Krh. H. Ceka, Questions de numismatique, 131 ss, 150 ss.
71) Krh. B. Jubani St. Alb. 1. IX. 1972, 69 ss.
72) Krh. Dj. Basler, GZM u Sarajevu, n.s. XXVI, 1971, 333 ss; D. Rendic — Miocevic, HZ XIX-XX/ 1966-67, 295 ss.
73) Krh. S. Islami, Iliria, IV/1, 1976, 86 ss.
74) Liv. XLV 26, 15.
75) Krh. M. Garasanin, Istorija Crne Gore, I, 151.
76) Spomenik SKA LXXI/55, 1931 nr. 341: Agirro Epicadi f(ilio), principi k(astelli) Salthua / et Temeiae Glavi f(iliae). Fecit Epicadus f(ilius). / Ut primum aetatis complerunt tempora vitae / et genitor fato conditus est tumulo / protinus inscripsit pietas nomen matris (quae) / ut legerent cuncti genitoris nomina saepe. / Hoc decet ut nati componant ossa parentum / et cineri sedem substituat pietas. / (shih edhe te D. Sergejevski. GZM u Sarajevu, n. s. XVII/1962, 101, nr. 1).
77) Spomenik SKA LXXI/55, nr. 242; Caius Epicadi f(ilius) princeps / civitatis Doclatium hic situs. / Hoc fieri iussit genitor sibi et suis, Set fili eius Plassus, Epicadus, Scerdis, Verzo et summa adiecta / efficit istud opus. Est pietas natique / hoc auxsisse (siç) videntur et decorant facto et docent esse pios, (shih. edhe te D. Sergejevski. Po aty, 101, nr. 2.)
78) Krh. N. Vulic, Glas SKA CLV/781933 16: VLPIAEI F/p ROCUL (ae) AN XX II VALENS VARRON (is) F. PRINCEPS DESITIATI (um) ET AELIA EVSTA (...) CENO pa?...; G. Cremosnik und D. Sergejevski, Novitates Musei Sarajevoensis, 8-9, nr. 9.
79) Krh. A. Mocsy, Die Bevolkerung, 78.
80) Krh. G. Alfoldi, Bevolkerung und, Gesellschaft, 50, 53 55, 97, 144, 156, 159, 176 ss. A. Mocsy, Die Bevdlkerung, 46, ss, 78, 107, 111, 114, 262; Po ai: Pannonia and XJpper Moesia, 70, 134 ss. 141 s 159, 175; Po ai: Historia, VI/1975, 488 ss,: M. Garasanin, ZEF VII-1 1963, 50, shën. 26.
81) Liv. XLV 31. 2: «Scodra habeatium gestis munitissima longe et difficilis aditu».
82) Plin, NH III 142.
83) Krh. C. Patsch, GZM u Sarajevu, X/1898, 362; Po ai: WMBH VI/1899, 154 ss.
84) «Der Geschlechtverband ist ind der Riça, eben so wie in ganz Albanien weit inniger und angedehnter als im Albanien... das Geschlecht ist der Inbegriff aller Agnaten und die durch Weiber begriindete Verwandschaft ist ohne politische Bedeutung». J. G. v. H a h n, Albanesische Studien, I, 152.
85) Krh. B. Gabricevic. VAHD LV/1953, 103-119.
86) Strab. VII 5, 5.
87) Cic. Ad. famil. V. 10, 3.
88) CI'L V 1838, 1839; CIL IX 2564, 5363; Krh. C. Patsch. GZM u Sarajevu, X/1898, 363; Po ai: WMBH VI/1899, 154 ss. VII/1900, 33 ss: M. Rostovzev, Storia economica e sociale, 280 s, 370, 496.
89) Plin. NH III 142-144.
90) Krh. F. Papazoglu, Makedonski gradovi, 7, 4Z 45, 50, 53 56, 315.
91) Krh. J. Marquardt, Rdmische Staatsverwaltung, I, 302; A. Premerstein, JOAI 1/1898, 173.
92) Krh.C. Patsch. GZM u Sarajevu, XXVI/1914, 73 ss.
93) Krh.H. Kunov, vep e    cit. II, 14-18;    M. Rostovzev, vep. e rif 949- 971
94) CIL    VI 32605-2845.
95) CIL    V 894.
96) CIL    VI 32606-2846.
97) ZA.    XVI/1966, 266 ss.
98) Not. Dignit. Or. III, 117-125: Krhs. J. Ferluga, Vizantijska uprave... 9-11; W. Ensslin PWRE Suppl. VIII, 1956, s.v. praeses.
99) Not. Dignit. Or. III 117.

Zef Mirdita


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...