Oshtima

1929 - Konferencë pas nënshkrimit të aleancës italo-shqiptare

MINISTRI I N. MADHËNISË SË TIJ


                                                                                           Tiranë, 4 Nanduer 1929 (vjeti VIII)

TË MBRETIT T’ITALISË

 

 

Shkëlqesi,
Akoma ndodhem nën përshtypjen e konferencës magistrale qi Shkëlqesia e Juej pati mirësinë të majë dje në Qerthulin Italian të Tiranës mbi temën; Bes-lidhja ITALO-SHQIPTARE.

Posë lavdërimit, unë personalisht jam dakord per gjith çë keni thanë Z. Juaj, bile si nënshkruesi i traktatit, jam i knaqur tue thanë se enterpretimi i dhanun prej Z. Juej mbi shkaqet qi kan përfundue në lidhjen e paktit t'aleancës janë absolutisht të drejta. Do t'ishte nji mkat në kjoftë se fjalët e bukura të Z. Juej të mbeteshin vetëm në kujtimin dhe në zemrën e pak qindrave njerzve qi i kan ndigjue nga zani i gjallë i Z. Juej edhe unë për ktë do t'Ju lutem qi të  kini mirësin e t'a botoni në shqipe edhe n'italishte konferëncën, me qëllim qi të jetë e mundëshme përhapja e sajë si n'Itali ashtu dhe në Shqipni.

Prano, Shkëlqcsë, shprehimin e konsideratës ma të naltë t'imen.

Përshendetjet ma të dashunat e mija

UGO SOLA


Shkëlqesisë së Tij Mehdi Bey Frashëri

Kryetar i Këshillit të Shtetit

Tiranë

 

 

* * *


Konferenca e mbajtun prej Z. M. Frashëri me 3 Nanduer 1929, në klubin Italian të Tiranës

Të ndershëm Zonja e Zotni

Që prej disa kohe e dini se midis Italis dhe Shqipnis ekziston nji traktat bes-lidhje. Këtë po t'a marrim në kuptimin e leters së sajë nuk asht përveç se nji dokument diplomatik qi përmban disa obligime reciproke për të dy palët kontraktuese dhe ruhet n'arshivat respektive të dy Shtetevet beslidhës. Ky dokument po të mbetet në këtë menyrë nuk mund të ketë efektin e dishruem. Popujt sirioz kur lidhen me nji aleancë duhet të kenë ose të formojnë ndërgjegjen e përgjegjësisë qi rjedhë nga kjo aleancë, prandej asht e dobishme mbase dhe tepër e nevojshme për me i shpjegue publikut të dy palëvet qëllimet dhe efektet e kësaj aleancë.

Kur themi qëllimi, kuptojmë qëllimet nga pik-pamja italiane dhe nga pik-pamja shqiptare, por para se të vijmë në shpjegimin e këtyne dy pikave, asht e nevojshme të tregojmë disa shembulla të gjalla qi i përgjigjen në menyra të ndryshme situates Italo-Shqiptare. Zonja e Zotni! Siç e dini qi Perëndorija Ruse kur u formue sefte kje nji qeveri në mbrendesinë  e tokës e cila shifte nevojën për me pasë nji dritësore në bregun e Detit Baltik.
Pietri i Madh thoshte se më lypset nji dritësore për me mar frymë dhe për me pasë kontakt me popujt e qytenuem t'oksidentit, dhe kështu mbas disa luftimeve qi pati me Svecien, zotnuese e bregut Baltik, dhe sidomos mbas fitores qi pati në Poltave me Karlin XII, arijti qëllimin e vet; bile kryeqytetin e ngrehi në bregun e Detit Baltik. Mbasandej caret e Rusisë thojshin se u lypsesh nji klime e butë dhe kësi lloj filluen veprimet e tyne për me mrijtë në Detin Azov edhe pastaj në Detin e Zi. Mbas shum luftimesh me Perandorinë Ottomane, vunë në dorë nji pjesë të randësishme të Detit të Zi dhe filluen të thonë se u lypsej porta e shtëpisë së tyne, d. m. th. Stambolli me të ngushtat e tij. Ma vonë thojshin se  ruga per me mrijtë në Stamboll shkon nga Vjena, donin të thojshin se Perandorija e Habsburgvet krijonte nji pengim për mritjen e moskovitve në Kostandinopol.

Në sirethujen e balkanit ndodheshin popuj ortodoks dhe slav nën zotnimin e Turkisë, ashtu edhe popuj të tjerë prej kësaj race nën zotnimin e Austrisë, prandaj politika Ruse ishte e lidhun ngushtësisht me librimin e popujvet slav të Balkanit; Serb, Malazes dhe Bulgar. Këta popuj formojshin nji thikë me presë dy-fishore, shërbenin kundra Turqisë edhe kundra Austrisë.  Interesat e nji populli të madh ishin kaq të lidhuna me ato të popujvet të vegjël slav sa qi midis Rusisë dhe Serbisë nuk ishte nevojë të lidhej nji traktat dhe kur-doherë qi mund t' i bahej nji sulmim Serbisë prej çdo shteti qi t'ishte, Rusia ipso-fakto deklaronte gjëndjen e luftës kundrejt atij shteti.E dini fort mirë se mbas ngjarjes së Serajevës në mbarimin e afatit t'ultimatumit të komunikuem prej Austro-Ungaries qeverisë së Belgradit, Cari dekretoj mobilizimin e ushtërisë së tij dhe ky fakt provokoj luftën e përgjithshme më 1914; me gjith kët midis Rusisë dhe Serbisë nuk ekzistonte ndonji traktat aleance.

Kemi dhe shembulla të tjera këso dôret; po zgjedhim situaten e Belgjikës kundrejt Britanisë së Madhe . Siç e dini Belgji ndodhet midis Gjermanisë, dhe Francës dhe për karshi ndodhen rethujet Britanike. Kjo situate geografike e Belgiikës kishte provokue, për ruejtjen e paqes s'Eu-ropës, nji traktat ndërkombëtar për garantimin e neutralitetit të Belgjikës, por midis këtij shteti të vogël edhe Britanjës së Madhe nuk ekyistonte nji traktat i veçantë dhe dy palëshe. Gjith bota e dinte se cënimi i ketij neutraliteti, prej kujdo.qi të vinte ipso-jure edhe ipso-fakte provokonte deklarimin e gjëndjes luftarake midis Ingliterës dhe shtetit qi donte të cenonte nutralitetin e Belgjikës. Me gjith qi Britanja e Madhe kishte nji flotë luftarake ma të madhe se dy flotë të bashkueme të dy shteteve qi mund të kishin flotën ma të madhe posë asaj, nga shkaku i afrimit të brigjeve të detit Belg ballë rethujeve Britanike, sigurimi i kësaj Perandorije lypte neuralitetin dhe sigurimin e Belgjikës pa fjalë. Kjo interesë mbrojtjeje ishte kaq e randësishme sa, vjolimi i Belgjikës prej të tretëvet, provokonte deklarimin e luftës nga ana e Britanjës së Madhe. Në luftën e përgjithëshme në 1914, në datat ma të kritikëshme 28, 29, 30 31 Korrik deri në Gusht, Qeveria Britanike nuk mori nji vendim për me ndërhye në luftë deri sa Gjermania sulmoj Belgjikën. Kjo vonesë qe një shkak për mos ndalimin e plasjes së luftës. Belgjika relativisht asht nji shtet i vogel prej 7 milionesh, dhe Britanja e Madhe formon nji Perantori kolosale e cila nën hijen e sajë, nën forma dhe nën tituj të ndryshëm. ka ma tepër se gjysë miliardi njerës prej popujve të ndryshëm, Kur ndodhen interesa gjallnore proporcioni midis të madhit dhe të voglit nuk lot ndonji rol; pika zotnuese asht interesa.

Nuk dij qi të ketë pasë midis Belgjikës dhe Ingliterës nji aleancë defensive dhe ofensive, se interesa qi thamë përveç traktatit të neutralitetit internacional, veçanërisht i dispensonte të dy pa lët për me lidhë nji traktat të tillë. Mbas luftës Balkanike më 1912. relacjonet midis bes-lidhjes trifishore dhe marrëveshtjes, kishin fillue me marrë nji ngjyrë qi prezumonte nji luftë eventuale midis dy grupave rival; atëherë shtatmadhorija e Ingliterës bani nji bisedë me shtatmadhorinë Franko-Belge për me caktue veprimet luftarake në rastë të nji konflikti eventual me Gjermaninë, por kjo bisedë e nevojitun nga cirkonstancat internacionale, nuk mori formën e nji traktati të rregullt. Gjith ashtu interesa dhe relacione këso dore shofim dhe midis lngliterës dhe Portogalit.

Siç e dini Zonja e Zotni qi Britanja e Madhe posedon të ngushtat e Gibilterës. Këto të ngushta nga ana e detit janë të pa-sulmueshme, por nga ana e tokës janë fort të dobta, prandej konservimi i Gibilterës dependon nga garantimi i pa-dhunshmenisë të Portogalit. Nga kjo pik-pamje, nji Perandori kolosale si ajo e Ingliterës pa nevojën qi të lidhi nji traktat me Portogalin per me garantue pa-dhunshmeninë e Portogalit me nji anë edhe interesat defensive të Gibilterës m'atë anë tjetër. E dini fort mirë se në luftën botnore të 1914, Portogali mori pjesë në luftë krah për krah me aleaten e madhe të sajë kundra Germanise.

Mbas këtyne shëmbullave të vijmë në situatën adriatike nga pik-pamja Italiane dhe Shqiptare.

Para luftës së përgjithshme situata adriatike e Italisë ndodhej tepër e vështirë, për shkak se bregu i Adriatikut Italian nuk kishte asnji liman qi të përfshinte konditat e mbrojtjes, kurse n'atë anë tjetër qi nga grykat e Izonzos e deri në kufinin e Mailt Zi,gjith bregu i detit Dalmat ishte i pajumun me limane të mëdha, të forta dhe të pa-sulmueshme qi ndodheshin nën zotnimin e nji Perandorisë së madhe si ajo e Austro-Ungarisë e përbame prej 55 milon frymë.  Përveç Triestës edhe Fiumes, Pola formonte nji bazë navale të tmerueshme ku u strukte gjith flota Austriake me arsenalin e sajë. Si konsekuenca e fitores Italiane, Trieste, Fiume, Pola, Zara, edhe disa nga reth-ujzat e vogla qi kan nji randësi stratezhike dhe navale, shkuenë në dorë t'ltalisë dhe Perandorija Austro-Ungare u zhduk dhe u zbrit në shkallën e vogël të nji Shteti kontinental. N'Adriatikun e naltë, vëndin e sajë ja zu Jngoslavija, por si mbas traktatevet në fuqi, limanet e tjera të Dalmacisc janë demilitarizue. Me këlë mënyre, situata Italiane n'Adriatikun e naltë u përmirësue me nji menyrë të pëlqyeshme për Italinë.

Tash të vijmë n’Adriatikun e poshtëm, në bregun oriental t'Adriatikut, i cili formon bregun Shqiptar. Ky breg qi fillon nga grykat e Bojanës dhe zgjatet deri në Kapostilo, përmban dy kanale : Kanalin e Korfuzit dhe Kanalin e Otrantos. Këto dy kanale formojnë prakun e Adriatikut. Lufta e përgjithshme provoj me nji menyrë të kjartë, se kanali i Kofuzit qi përbahet midis reth-ujës dhe bregut Shqiptar, me të mbyllmen e hymjes nga ana e veriut edhe e jugës, formon nji baze navale qi mund të sigurojë dhe të mprojë flotat luftarake të gjith botes.  Midis Capolinguetës (Karaburunë) dhe Otrantit, ka nji distance prej 78 milësh, pra nji Pushtet qi asht kaq i interesuem n'Adriatik, nuk mund të neglizhojë situatën e këtyne dy kanaleve ashtu edhe atë të gjith bregut Shqiptar. Nevoja e mbrojtjes, lype nji nga të tri pikat, për çka i përket bregut Shqiptar: E para neutraliteti i Shqipnisë, e dyta okupacjoni i Shqipnisë dhe e treta miqësija, ose aleanca e Shqipnisë me Italinë.

Tash të marrim eventualitetin e parë qi asht neutraliteti i Shqipnisë.

Per arsyenat e sipër-tregueme, në konferencen e Londonit më 1913, kur u krijue Shqipnija si nji Slitet indipendent, ishte paktue edhe neutraliteti i sajë nën garancinë e gjasht Pushtetevet të mëdha. Bashk me ketë ishte disponue edhe neutraliteti i kanalit të Korfuzft, si per Shqipninë ashtu edhe per Greqinë; mirë-po, lufta e përgjithshmë me fakte provoj, si per Belgjikën ashtu edhe per Shqipninë, që pa pasë fuqinë e bajonetavet, neutraliteti mbetet nji leter e vdekun, prandej me 1921 kur u njoft rishtazi independeca Shqiptare në konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, per neutralitetin e Shqipnisë nuk u ba fjalë; d. m. th. se situata juridike internacjonale e Shqipnisë së soçme eventualitetin e neutralitetit, në bazë të nji traktati internacional e ngriti krejt.

Tash të shofim ipotezën e dytë qi asht okupacjoni i Shqipnisë.

Dhe kjo ipotezë pati provën e sajë në kohën e luftës së përgjithshme. Siç dihet ushtrija Italjane qi nga mueji Ndanduer e vjetit 1914 deri më 1920 në muajin Gusht gjatë kohë-vazhdimit të luftës okupoj Shqipninë me nji sasi ushtarësh qi ndryshonte qi nga 50-250.000 njerzësh. Mbrenda kësaj kohë--okupacjoni, Qeverija Italiane shpenzoj 7 miliard fr. ari edhe humbi 50.000 ushtar të vramun në fushën e luftës ose të vdekun prej malaries ose smundjeve të tjera. Ky okupacjon ma në fund provokoj dhe nji ndjejë jo aq miqësore të Shqiptarvet; pra edhe kjo ipoteze e okupacjonit, falimentoj për damin e të dy palëvet. Atëhere asht e logjikshme dhe e naturshme qi për interesën e të dy palëvet mënyra ma e pëlqyeshme duhet të jetë miqësija e pa-tundëshme dhe e përhershme midis Italisë dhe Shqipnisë.

Kjo miqësi, sikur të mos ishin ngjarjet e ma-parshme mbasë do t'i dispensonte të dy palët nga lidhja e nji aleance, por për shum konsideracjone të cilat nuk asht nevoja me i shpjegue, kjo miqësi gjallnore për të dy palët u konsakrue me nji traktat të posaçëm për të cilin po bajmë fjalë. Kjo menyrë solucjoni ishte ma e pëlqyeshme jo vetëm për të dy palët, por edhe për Shtetet fqinjë dhe terthurazi dhe për paqen e përgjithëshme t' Europës.

Nga shpjegimet qi dhamë ma sipër kuptohet fort mirë se nga pik-pamja politike, interesat e të dy palëvet sigurohen ma se miri me aleancë. Dihet fort bukur se dhe në kohën e incidentit luftarak të Caporettos, në nji moment ku Italija rezikonte jetën e sajë n' Itali, ishte e detyrueme të mbante në Shqipni nji ushtri të randësishme. Tash me aleancën, Shqipnija do të jetë e zonja qi ketë mbrojtje t'a sigurojë me fuqinë e sajë, por Shqipnija per me mrijtë n'atë shkallë ka nevojë per dy senka: E para nji sigurim se nuk ka me u msye prej kërkujt, e dyta me nji punim dhe me nji ndihmë ekonomike dhe financjare me kondita të favorshme të zhvillohet nga pik-pamja ekonomike në nji shkallë sa që në kohë krize të jetë e zonja të mobilizojë, të mbajë e t'ushqej 120.000 ushtar për me mbrojtë vedin. 120 mijë shqyptarë t'organizue mirë, të disiplinueme dhe të nëshpirtueme me frymë patriotike, do të mundin të përsëritin glorjet e ushtarëvet të Skënderbeut kur Turqia ndodhej në kullmin e fitimevet të saj.

Aleanca Italo-Shqiptare në të gjith qarqet diplomatike edhe në shtypin e botes bani nji zhurmë të madhe; u folën dhe u shkruenë shum sende, por ma të shumtat ishin të tharta e jo t'amëlta, disa thojshin se ekzistenca e Shqipnisë asht sigurumun me garancinë e Lidhjes së Kombevet; prandej kjo pretez na detyron qi të japim disa shkoqitje. Kët çashtje mund t'a formulojmë ksi-soji: Aleanca Italo-Shqiptare a kundra-vetë principevet të Lidhjes se Kombevet?... Përgjigja e jonë asht jo. Pos qi nuk asht kundër, por asht në favor.  Si mbas Statutit të Lidhjes së Kombeve çdo Shtet qi asht antar i Lidhjes, kur pson nji të msyeme (agression) shtetet e tjerë detyrohen me adoptue masa sanksionare kundra msyesit (agresseur), por Lidhja e Kombevet përbahet prej nji këshille e kompozueme prej përfaqësuësvet të 14 shteteve; ky numër këshilltarësh ka tendencën të zgjanohet edhe ma, bje fjala në rast qi hyjnë edhe Shtetet e Bashkueme t'Amerikës, Rusia dhe Turqija këto fuqi me randësi me doemos kan me pas nji vend në këshillë. Kur ngjanë nji rezik i gadëshem për luftë, mblidhet këshilla dhe vendos me unanimitet në se ka vënd ose jo për me adoptue masa sanksionare. Për me sigurue nji vendim të tillë, si mbas Statutit të Lidhjes së Kombeve, me përjashtim të shtetit t'interesuem drejtë për së drejti, të gjith shtetet qi formojnë këshillën me za të njishem duhet të votojnë adoptimin e masavet sanksionare. Pik-sëpari nji unanimitet këso dore asht tepër zor me u sigurue; e dyta edhe sikur të sigurohet kjo pikë, Lidhja e Kombevet për me veprue efektivisht lypë nji kohë mjaft të madhe dhe mbrenda kësaj kohë, fuqija sulmuëse mund t'arijë në bregun e detit, gja e cila mund të vështirsojë tepër ndihmën reale të Lidhjes; me tjetër fjalë Lidhja e Kombevet formon nji garanci kolektive. Aleanca Italo-Shqiptare nuk ban tjetër send përveç se i shton nji garanci individuale, garancisë kolektive. Në nji rast të ngutëshëm veprimi i aleancës ka me lehtësue veprën kolektive të Lidhjes së Kombevet.

Shteti Aleat, për shkak se ndodhet ma afër, për shkak se ka interesa vitale për mbrojtjen e Adriatikut, moralisht edhe materjalisht ndodhet në nji gjendje për me veprue sa ma shpejt dhe në nji rast të tillë Lidhja e Kombeve ka me falnderue nji Shtet të madh qi asht edhe ay nji antar i randësishëm i asaj lidhje. Me gjith kët, kur gja nuk e ndalon Lidhjen e Kombeve qi në nji  rezik lufte të vij e të ndihmojë të dy aleatët në fjalë. Garancija kolektive edhe individuale të dyja bashkë ekzistonin edhe për Belgjikën, pra jemi të nji mendimit se principet e Lidhjes së Kombevet për shka i përket Shqipnisë, jo vetëm qi nuk shkojnë kundër aleancës, por forcojnë njena tjetrën. Midis kritikave qi u banë reth aleancës Italo-Shqiptare ishte edhe nji pikë tjetër; thuhet se Italija me aleancën e sajë qi bani me Shqipninë do të lozi nji rol agresiv në sireth-ujën e Balkanit i cili rol prishe ekuilibrin balkanik dhe mund të trubuloj paqen e botës. Kjo pretezë asht krejtë e kalbur, për kundrazi qetësija e Shqipënisë, sigurimi i sajë me alencë ep si rezultat edhe qetësimin e shtetevet fqinjë kontinëntal. Fqinjët tone, tue pa Shqipninë qi ndodhej në perjudhën e formimit dhe të stabilizimit të sajë, dhe tue çmue ligesht disa ngjarje të pa-largueshme në këtë perjudhë, dojshin me lujtë disa shaka të rezikshme qi mund të provokojshin ndonji ngjarje me rëndësi e cila mund të rezultonte e dëmshme jo vetëm për Shqipninë dhe për fqinjët kontinental, por dhe për të gjith Balkanin edhe mbase për Europën marë.

Para aleancës, në Shqipni ngjajshin disa turbullime në forma revolucioni, por qi ma të shumat herë fillonin prej kufive. Revolucionet qi ngjajnë vet-vetiu nuk fillojnë nga kufit, pëlcasin vet-vetiu edhe ma të shumat herë në Kryeqytet, prandej fillesa e shqetësimevet nga kufini për në Kryeqytet, provon dishka tjetër send, aleanca Italo-Shqiptare këtyne shkaqeve u dha nji fund nji herë e mirë. Këto të vërteta të thjeshta qi rjedhin lehtazi nga aleanca ndonji here me gabimin e të dy popujve aleat sjellin nji frukt të kundërt të qëllimit t'aleancës. Disa Italjan nëpër qendrat e Europës, me nji lehtësi të çuditëshme, përsërijsin tue thanë se Shqipnija asht e tyne; jo Zonja e Zotni, Shqipnija asht e Shqiptarvet dhe ka me kenë e Shqiparvet, aleanca ka për qëllim forcimin e këtij mendimi, prandej ata italian qi këndojnë të tilla kangë në vend qi të shërbejnë intresave nacionale të tyne i damtojnë; viceversa ka dhe shqiptar qi me nji logjike të çuditshme pretendojnë edhe përsërisin, se Shqipnija asht mbjellë me arë dhe ky arë me shkakun e aleancës rjeth e kullon n' Itali, si mendimi i pare ashtu edhe i dyti, janë sende qesharake edhe nuk janë të dej per popuj serjoz. Disa shifra të statistikavet provojnë të kundërtën, qi Shqipnija në vend qi t'apë arë  ka nevojë për të marrë, pretendohet se Shqipnija knaqë interesat ekonomike t'Italisë, statistika tregëtare e Italisë për vjetin 1927 tregon nji shumë totale importimi dhe eksportimi prej 36 miliard liretash, importimi dhe eksportimi total i Shqipnisë maksimum per atë vjetë si shifre rumbullake tregon 40 milon fr. ari, këto 40 milion ballë 36 miliardave mbesin tepër të vogla; edhe sikur të supozojmë krejt mungesën e tyne, proporcjoni asht aq i madhë sa jeta ekonomike italianë aspak nuk influencohet.

Po të marrim parasysh se kjo tregëti totale prej 40 milion fr. ari të Shqipnisë, si importim dhe eksportim nuk vete e gjithë n'Itali, 2/5 shkojnë gjetkë, tue zbritë nga 40 milionet 2/5  meten 24 milion. Gjithë marrëdhënja e Italisë me Shqipninë kufizohet në kët shifër, e cila asht tepër e vogël  për  me u përfillë si nji nga qëllimet e aleancës Asht e vërtetë se midis dy aleatve interesat ekonomike nuk mund të largohen, por lypset të dijmë se Shqipnija per me ardhë n'atë shkallë sa me pas nji randësi të posaçme në jetën ekonomike të botes lypset shum kohë edhe ka nevojë për ndihma të mëdha, por graduale dhe proporcjonale me punimin e urtë edhe metodik të shqiptarvet. Për me pasë nji ide se në çë shkallë ndodhet   Shqjpnija nga pik-pamja ekonomike, mjafton të tregojmë disa shifra të Shteteve të vegjël dhe të Shqipnisë; Bje fjala Zvicera qi ka nji gjansi toke prej 40.000 kilometêr katrore edhe 4 milion frymë, në statistikat e përgjithëshme të tregëtisë botnore si imporfim edhe eksportim figuron gadi 4 1/2 miliard fr. ari, po të marrim parasyesh se Shqipnija në pikëpamjen e popullësisë asht një e katërta e Zvicerës, tregtija totale e sajë duhej  t'ishte 1 miliard e 125.000. 000 fr. ari; po të marrim  parasyesh gjansinë e tokës, 32 me 40 ndodhen  në proporcjon qi Shqipnija asht ma e vogël sa një e pesta e Zvicerës, importimi dhe eksportimi i Shqipnisë nga pik-pamja toksore lypsij t'ishte ma tepër se 3 miliard dhe  në vënd të kësaj shifre kolosale  jemi  në 40 milion.

 Po marrim  shembull nji shtet balkanik: Bulgarija  me nji gjansi toke prej 103 mij kilometra katrore dhe me nji popullsi prej 5 milionesh në tregëtinë e botës figuron me  nji  importim dhe eksportim   total   prej  500 milion fr. ari. Po të marrim parasyesh proporcjonin e popullsi, Shqipnija në vënd të 40 milionve duhesh  të  kish  100.000.000 dhe po të marrim parasyesh gjansinë e të dy tokave 32 me 103, Shqipnija duhet të kish nji tregti totale prej 160 milionve. Këto shifra kuptimtare na apim të kuptojmë se çka me qenë  ideali i jonë i tashëm: Ky ideal  për ne shqiptarët asht shvillimi ekonomik, per me mrijtë të paktën në shkallën e shteteve balkanik si Bulgarija, dhe në fazën e dytë në shkallën e shtetevet të vegjël Europjan. Ky asht nji ideal i arsyeshëm edhe paqsuer qi kërkuj nuk i ban hije, përkundrazi shërben interesat e të gjith kombeve fqinjë ose jo. Aleanca Italo-Shqiptare për me mrijtë qëllimin e vet paqsuer edhe qytetnurë lypset të largohemi nga sjelljet e damshme, nga propagandat e këqija dhe simbas zakonit shqiptar të fjalosemi me ballë hapët edhe me sinqeritetin e burrave të ndershëm

Si e shifni Zonja edhe Zotni, këto mendime janë tepër sempel por lypset t'i përhapim midis të dy popujve aleat për me vjel frutat e duhuna t'aleancës.

 

Konferencë e mbajtun prej Zotni Mehdi Frashëri, më 3 Nanduer 1929, në Klubin Italian të Tiranës, Shtypëshkronja Dielli, Tiranë 1929.

Mehdi Frashëri


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...