Oshtima

1944 – Raportim nga Fronti i Kaçuberit

 

Neve e partizanët Malazezë

(Prej bazës s’Operacioneve)

 

 

Me mbarimin e stinës së dimnit parashikohej nji msymeje nga ana e partizanve malazezë, jo aq për qëllime zgjanimi, pse e dijnë edhe ata qi nuk janë ne gjendje me i mbajt vendet e okupueme, por per qellime plaçkitje e trazimit. Me kohë partizanët malazezë kishin mobilizue te gjitha forcat e bajshin pregaditjet e nevojshme per mësymjen e kufijve t’onë qi do te kishte per qellim përveç plaçkitjes, dhe demoralizimin e fuqive t’ona.

Fuqit partizane malazeze, bashkë me te mbetunat e Divizionit Italian “Venezia” qì ne rasën e kapitullimit u bashkuen me to, t’armatosuna dhe te pajisun, përveç materjalit te Divizionit Italjan, dhe prej materiali aleat, ishin vendosë  prej Morine ne Bjelo-Polje ne 12 Brigada qi numurojshin 15.000 vetë. Mbas luftimeve te bame kundra çetnikve ne te cilat partizanët mujten me ripushtue Beranen e Bjelo-Poljen, ata menduen me eleminue edhe forcat t’ona per me sigurue kështu edhe ushqimin qi do te gjejshin tue zbritun ne fushen e Kosovës.

Propaganda anmike, formimin e Divizionit SS. “Skanderbeg” ne Kosovë e quente si nji shkatërrim te forcave te armatosuna Shqiptare, prandaj, ndersa ende divizioni ishte ne formim e siper, kujtuen se gjeten momentin e volitshem me na zanë ne befasi.

Peko Dapçaviq, Komandant’i Fuqive partizane malazeze, para se te fillojshin mësymjen ne kufinin t’onë, ne nji fjalim te mbajtun Komisarve politikë u ka thanë nder tjera: “Te mendojmë me ngranë e me fultue per dy jave, mbas dy javësh e gjithë fusha e Metohis, e gjithë Kosova e Sanxhakati do te jenë t’onat. Kush nuk asht me ne asht kundra nesh e neve do te luftojmë me mish e me shpirt be bazë te programit t’onë: fati i Malit te Zi asht ne duart t’ona.

Komandat t’ona ushtarake parashikuen dhe banë gjithë pregaditjet e nevojshme per mbajtjen e vijës s’onë te kufinit.

Msymja e partizanave malazezë. Mbas nji pregaditje te gjatë prej gadi tre muajsh n’oren 4 te ditës 29 Maj, partizanët malazezë sulmuen dhe okupuen vendet Uglo dhe Doliç. Lajmerimin e jep Faik Pomiroviçi, imam i kat. Gjerakare me datën 30 Maj si vijon:

Mbramë n’oren 4, partizanët malazezë kanë sulmue dhe kanë marrë Uglon dhe Doliçin; lufta vazhdon e rreptë nga ana e Suhadollit. Kushdo qi e ndienë vehten Shqiptar sot ka ardhë dita qi t’a tregojë e te kapi pushkën me ardhë e me na ndihmue.

Gota u mbush e po derdhet.

Edhe nji herë Jugosllavët, te mshehun ne emna te ndryshëm po na trazojnë qetsin e shpirtit t’onë. Qofshin partizanë malazezë, te Titos, qofshin çetnikë të Drazho Mihajloviçit, per neve asht njilloj: ata janë Jugosllavë dhe si te tillë duen me persëritë ne këto vende e (pse jo dhe ne tanë Shqipnin) tragjedin e tmerrin qi Kosova e mjerë pa per me se tridhjet vjet. Nji nga vendet ma me randësi per qendren Rozhaj asht aj i naltësisë së Kaçuberit (m. 1570) prej ku prej Smiljovice kalon kufini i jonë qi permbledhë Petnicen, Savin-Borin, Krusheven, Djekaren, Uglon etj. Kaçuberi asht 13 km. ne vije ajrore ne lindje te Rozhajit, prej aty fillon gryke e Zupanices qi derdhet ne Iber; perkundrruell Kaçuberit, nga ana e jonë, janë naltsit 1340 m. 1429 m. e Turjaka, të cilët pozicione mund te perdoren si pozicione te dyta per mbrojtjen e Kaçuberit.

Kaçuberi asht nji shtyll’ e fortë e kufinit t’onë si dhe i sistemit t’onë te mbrojtjes, prandaj ishte formue ne te nji shkamb qindrese me armë automatike prej fuqish vullnetare te zones.

Qe nji tradhti apo nji moskujdesje ende nuk dihetm vetem se bash aty ku neve dijshim kufinin ma te sigurt e ne te njëjtën kohë qi paraqitej gjendja ma delikate, partizanët malazezë mujten me pasë arsye pa kurrfarë rreziku e luftimi. Ne orën 3 te mëngjesit te datës 31 Maj, partizanët malazezë, tuj perfitue qi rojet t’ona vullnetare, ne vend qi te qendrojshin bash ne maje te Kaçuberit (Kersh), kishin zbrit ma posht e nder te tjera dhe ishin pimun e dejë tuj mos lanë ne kufin roje e siguri, zaptojnë ne befasi Kaçuberin dhe menji-herit fillojnë zjermin kundra forcave t’ona. Nji Kompani ushtarake qi gjindej e vendosun ne Turjak, zu njiherit pozicionet e naltesive 1340 e 1439 per m’u ndalue derdhjen e tyne per ne luginën e Rozhajit. Luftimet e ditës 31 Maj qenë te forta nga te dyja anët; partizanët malazezë tuj perfitue prej befasis e prej forcave t’ona te pakta mundoheshin me thye qindresen per me zbrite ne luginën e Rozhajit; t’onët dojshin me okupue me çdo mënyrë Kaçuberin per me pasë ne dorë çetsin e gjith sistemit t’onë te mbrojtjes.

E gjithë dita vazhdoi ne luftime te pa preme: Sulme e kundra sulme nga te dyja anët.

Po sa filluen pushkët e para, kushtrimi u përhap per njiherit ne te gjithë Kosovën: nji Kompani ushtarake mbrini ne mbas diten per me perforcue pozicionet e naltsive 1390 e 1429 si dhe mjaft fuqi Kreshnike t’aferta u grumbulluen gjate vijës së kufinit per me ndalue ndonji msymje eventuale ne ndonji pike tjetër te kufinit.

Në mes-natë, partizanët malazezë, tue u pasë mbrri dhe atyne trupa te reja e te freskta, tentuen nji sulm tjetër te shoqnuem prej qitjes s’armve automatike e mortajesh per me thye qindresen t’onë: aeroplanë aleat fluturojshin mbi fushen e luftës. Luftimi qe i tmerrshëm, qe ma tepër nji kacafytje se sa nji luftim, por t’onët dijten me qindrue ne vend, te pa luejtshem, dijten me pa detyrën e tyne si ushtar’ e si Shqiptarë. Në ketë ndeshje dha jeten heroikisht Reshteri Selman Jashar Uci nga Bilishti.

Lavd e nder i qoftë ushtris s’onë, kësaj ushtrije te vogel, te zbathet, te zdeshet, te shperdorueme sa e sa herë e te lanun krejtësisht mbas dore e cila dijti me luftue me guxim e trimni Shqiptari. Vetem ushtari ne momente decisive kje aj qi qindroi ne vend i pa lujtshem para plumbave e bombave anmike. Ushtari Kosovar Shqiptar dijti me u tregue i denjë per misionin e naltë qi ka ngarkue Atdheu: Mbrojtjen e kufijve t’onë. Tuj permendë ushtrin nuk duhet te harrojmë Oficerat e Nenoficerat qi i kanë pregaditë këta ushtarë moralisht e materialisht dhe i kanë prirë heroikisht ne fushat e luftimeve tuj u tregue gjithmonë shembuj guximi e atdhedashnije.

Prej fuqive vullnetare mbrrini e para ajo e Tregut te Ri, e prime prej Aqif Blutes, dhe hyni menjëherë ne veprim ne zonen e Kaçuberit, ne mëngjesin e ditës 1 Qershor.

Fuqit Gjermane qi ndodheshin e tjera qi mbrrinë, hynë me njëherë ne veprim tuj bashkëpunue ngushtësisht dhe vllaznisht me trupat t’ona kundra partizanvë malazeze. Bashkëpunimi Gjerman qe ma se i nevojshëm dhe pat ne shumë rasa randësi vendimtare. Mirnjohtës per kundra ktyne ushtarve qi dijten me dhanë gjith fuqit e tyne morale ne këto përpjekje qi qenë e janë deshmija e jonë ma e gjallë e vendosjes së mbrojtjes së këtyne vendeve pse janë t’onat.

Me thyemjen e pozitave t’ona te Kaçuberit e te Savin Bor e Bor ishte e nevojshme e e domosdoshme terhekja e forcave t’ona prej zones së Petnices per me evitue nji rrethim, prandaj Komanda e jonë urdhnoi terhekjen e tyne ne gryken e Terpezit.

E mbrritja e pozitës së Kaçuberit nga ana e anmikut shkatronte gjith sistemin t’onë te mbrojtjes, prandaj, forca ushtarake e civile ne mëngjesin e ditës 2-6-1944 bane nji msymje decisive dhe mbas nji luftimi te rrept Kaçuberi ktheji ne duart t’ona:,,...

Kaçuberi me gjith pozicionet e anmikut t’anes Veri-lindore janë ne duart t’ona. Këtu, tash per tash, ka fuqi te mjaftueshme. Situata e tashme na jep me shpresue nji përmirsim te shpejt. “Rrnoftë Shqipnija e Kosova e lirë”. Ka lajm gëzoi te gjithë luftarët pse e qenmja e Kaçuberit ne duart t’ona ishte nji siguri per shpinen.

Por iniciativa vazhdon me qenë ne duart e partizanve malazezë, te cilët me shumë mundime e sakrifica shtyjnë vijën t’onë te mbrojtjes pre Terpezi Dobrodol - Savin Bor Krushicë me datën 5 – 6 ne vijën Kaçuber – Kalicë – Glavicë – Piskavicë Lomnicë Paucinë – Gradië me daten 6 – 6.

Luftimet e datës 6 – 6 kanë qenë jashtë – zakonisht te përgjakshme mbasi partizanët malazezë kishin ne program zaptimin e Rozhajit. Në këto luftime u plagos ne te njajten kohë prej pushke e bombe dore Mulla Zek Berdyna, Komandant’ i fuqive vullnetare te Dubrovës, figurë e shkelqyshme Shqiptari e luftëtari, i cili i plagosun randë nuk donte me asnji mënyrë me u kthye mbrapa per t’u mjekue, por dishronte  me vazhdue luftën deri ne frymën e fundit.

Luftimet e ditve 7 e 8 Qershuer 1944 qenë te forta, por t’onet dijten me qindrue ne vend, te pa-thyeshem e me i shkaktue anmikut mjaft humbje. Anmiku me gjith forcën e tij te rreptë nuk mujti as me okupue Rozhajen as me pre nderlidhjen me Tutin me anen e Vuçes.

Ofensiva e jonë: Në mengjesin e datës 8 – 6 filloi msymja e jonë prej te gjith sektorve dhe fuqit partizane malazeze prej vijës Kalic -  Vlah – Bahçe – Gradinë ku kishin mbrijtun u detyruen mbrenda nji dite me u kthye pa dhanë kerkund luftim ne vijen Petnic – Savin Bor – Krushicë Gjerakare. Ne msymjen e datës 12 -6 partizanët u detyruen, mbas luftimesh te ashpërta, mu u tërheqë krejtësisht prej gjith vijës s’onë kufinit, te ndjekun kamba kambes prej trupave t’ona deri ne kodrat e Ostrajellës – Lozhna – Leshnica. Mjaft materjal ngeli ne duart t’ona prej tërheqjes te shregulltë e te shpejt te partizaneve.Te gjitha vendet ku kishin kalue partizanët malazezë ishin xhvesh e plaçkitë krejtësisht me plot kuptimin e fjalës. Humbje t’ona ne ushtarak e civila llogariten ne 30 te ramë deshmorë e 80 te plagosun; t’anmikut ne 119 te vdekun te gjetun ne fushen e luftimit.

Lufta e partizanve malazez ne dokumentat e tyne: Vujodin Popviçi Komandant’i Brigades V-të i shkruen me dt. 3 – 6 Kryetarit Komunes Suhadollit: ...“Neper luftën Nacional çlirimtare do te krijohet bashkimi i plotë i popujve Jugosllav... Rrnoft lufta e bashkimit popujve Jugosllavë...”

  Prej nji relacioni te zv. Komandantit te Batalionit 4 Brigates VII Pero J. Perrla, i vram me dt. 8 – 6 ne zonen Uglo Dolic e qi mban daten 4 -6 :

... “Qellimi i jonë asht me i shkatrrue Shqiptarët, me u shti tmerrin. Atyne duhet t’u formohet bindja qi me asnji mënyrë nuk do te munden me ndalue hovin t’onë. Sot o neser, me çdo mënurë, di ta bajmë t’onen fushen e Dukagjinit”....

Zv. Komisari politik Novak Matijanoviçi, i shkruen me daten 4 – 6 prej pozicioni Zv. Politikanit 7-tes Brigat ne pozicion: .... “Nuk besojshe qi Shqiptarët te luftojshin me kaq guxim e trimni...”  e pastaj ... “me gjithë interesimin e Komisarit te ushqimeve na asht dashtë me klaue dhe 60 orë pa ngranë. Municionet mundohemi me i kursye sa ma teper pse rezervat i kemi shum te pakta, me gjitha te kemi bindje te plotë me i mbërrijë te gjitha objektivat e shenuem...”

 

Permbledhje

Per me mprojtë Kosoven prej lakmis imperialistike serbo malezeze lypsen tre Regjimenta te fortë, te armatosun mire e te gatshëm per me vdekë per Kosoven e Shqipnin. Ket barrë shpresojmë se do t’a kryejë ma së miri Divizioni SS. Skanderbeg ne formim e siper me ajkën e djelmnis Kosovare. Kosova ka me kenë e jona, nëse neve do t’a duem ma se vehten t’onë e nese do te jemi gadi, ne çdo rast e kohe, me u sakrifikue per te: Sakrifica ma e madhe e vetmja sakrificë e vertetë asht ajo e gjakut, e jetes.

Kosova asht jeta e jonë, thesari i jonë, pa Kosovë nuk mundemi me rrnue, por Kosova per nji kohë te gjatë ka qenë çifliku i serbve e i malazezve prandaj ata me çdo menyre do të mundohen ma na e marrë, me na e grabitë. Nuk ka asnji dyshim qi kjo luftë asht ma vendimtarja per fatin e gjith botes, ne ket luftë vigane, pra duhet qi edhe neve, tue ruejtë neutralitetin t’onë, te marrim pjesë te gjallë e aktive tue bà gjith organizimin e pregaditjen e nevojshme per mbrojtjen e kufijve e te drejtave t’ona. T’u përulemi pra edhe t’u jemi gjithmonë mirnjohtes gjith atyre heronjve qi luftë mbas lufte derdhen gjakun e tyne te dlirtë per mprojtjen e kufijve t’onë.

Nder e lavd ushtarit qi i palodhshëm, me pushkë ne dorë, rrin roje e armatosur caqeve t’ona ma te largta; nder e lavd gjith kreshnikve Kosovar qi shpesh pa bukë, me 10 fyshek ne rryp, pa openga, ne shi e dborë fugojnë per njiherë, sa herë qi zani i shejt i At’dheut i thrret e nuk kursejnë as jeten e as pasunin për mbrojtjen e ktyne trojeve qi janë e do te jenë gjithmonë t’onat. 

Kosova asht Shqiptare; e gjith Shqipnis, e, ashtu si begatit e Kosoves shpërndahen ne te gjith Shqipnin e ne te gjith Shqiptarët, ashtu edhe te kqijat e kushtrìmet e Kosoves duhet te ndahen pjesrisht prej gjith atyne qi u livron ne dej gjaku i kulluet i nipave te Lekes e te Skenderbegut.

Janë te shumtë ata qi tue pasë te gjitha te mirat e gjith dëfrimet as nuk u bje fare ndërmend qi ka disa po bij te ksaj toke me te njëjtat te drejta e detyra qi rrijnë natë e ditë me pushkë ne dorë per me mprojtë kufit, pasunin, jeten, nderin, rehatin t’onë; te te gjithve, dhe t’atyne. Le te mos harrojnë ata te bastardhuemit se janë disa vende te Shqipnis si Plava, Gusija, Rozhaje, Tutina etj. qi mprohen natë e ditë me gjoks Shqiptarësh e qi lagen vazhdimisht prej Gjakut te bijve te Shqypes.

Në mos me armë, pse armen sigurisht ata nuk e njofin, e, as lejohen me e prekë pse u duket shum banale dhe ketë e kanë per lavdrim siç e deklaroi nji herë nji personalitet ne nji fjalim te mbajtun, le te japin kontributin e tyne ashtu si te mundenm ne zemer te hapët, pse çdo gja e ofrueme per te ndihmue At’dheun asht pak gram Shqiptarije, pak nder, qi ata fitojnë. Kurkush te mos rri indiferent; jeta asht nji luftë e kush nuk asht i zoti me luftue nuk asht i dejë me jetue. Liria nuk falet, Shqipnija e vërtet nuk bahet me fjalë por me punë: me flina jetash. E nese neser n’agimin e liris ka me pasë edhe per Shqipnin nji kand jetese e gjallnie, le t’a dijnë se ata nuk kanë vue asnji gur ne formimin e ksaj kështjelle: s’kanë me qenë pra te dejë me e gëzue.

 

 

«Lidhja e Prizrenit», nr. 18, dt. 16.VII.1944, f. 2-3. 

En-Ha


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...