Oshtima

1944 – Prizren festohet viti i tretë i çlirimit

 

Prizreni festoj të tretin kryevjet të shlirimit.

 

Me rastin e të tretit pervjetuer te shlirimit nga zgjedha Jugosllave, te Premten me 14 Prill 1944, Prizreni i bukur jetoi nji atmosferë gëzimit e entusjazmit qe dëshmohen vetem nder festa kombetare.

I zbukuruem me ngjyrat kuq e zi te simbollit te liris, qyteti i Lidhjes historike qysh nder orët e para te megjezit paraqittë pamjen e nji kremteje kombëtare dhe si mbas programit, porsa u-kryen lutjet e zakonëshme nder faltoret, autoritetet e vendit, populli dhe nxansit e shkollavet u grumbulluen perpara Bashkis ku, si i deleguem i Kryetarit, mbajti fjalimin e rastit arsimtari i shquem Shevqet Veliu, i cili me nji frymë patrioti te pervluem përshkroi vuajtjet tridhetë vjeçare te Kosoves martire, tue i vue ne dukje edhe përpjekjet e sakrificat e këtij populli per fitimin e liris, si edhe ndërhyemjen shpëtimtare t’ushtris ngadhnyese te Gjermanis s’madhe qe, tri vjetë ma parë, i dha grushtin e vdekjes Jugosllavis tue bashkue Kosovën me Shqipni, per çka populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirnjoftes.

Oratori simpatik e përfundoj fjalimin e tij kaqe here te duertrokitun tue shprehe vendimin e premë te popullit shqiptar: o Shqipni etnike o vdekje!

Me te marre fund ceremonija Prefekti dhe Kryetari i Bashkis filluen me prite vizita, ndersa përjashta vazhdojshin hymnet e kanget kompetare.

Mbas dite n’oren 4, grupi artistik i Normales s’Prishtines dha ne shkollën Bajrâm Currit nji koncert te bukur këngësh kombetare e popullore, qe u pasuen me çfaqjen e Komedis s’Molierit “I ligu përmend”, pershtate e perkëthye ne gjuhen shqipe prej te ndjerit Atë Gjergj Fishtes, çfaqje te cilat patën mjaft sukses tue i dhane rast elitës dhe popullit te Prizrenit me kalue disa orë argtimi dhe defrimi.

 

Lidhja e Prizrenit, Vjeti. 1, Nr. 5 (16.4.1944), f. 1.

Red, «Lidhja e Prizrenit»


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...