Oshtima

1941 – Plava dhe Gucia kërkojnë Bashkim Kombëtar

Populli i Plavës dhe Gucisë kërkon njëzëri bashkimin me Mëmëdheun*.

Gazeta njofton se prej disa ditësh gjenden në Tiranë përfaqësuesit e Plavës dhe Gucisë, të cilët kanë paraqitur pranë autoriteteve të larta një memorandum në të cilin duke pasqyruar aspiratat e popullsive të cilat përfaqësojnë dhe në bazë të rendit të ri të vendosur nga Fuqitë e Boshtit në Ballkan, kërkojnë drejtësi për vendin e tyre pra ribashkimin me Mëmëdheun. Memorandumi i paraqitur përmban 10 paragrafë në të cilët, pasi nënvizohen aspiratat e popullsive të sipërpërmendura dhe faktin që historia shqiptare kujton me krenari heroizmin e këtyre krahinave në luftërat kundër armikut, listohen barbaritë dhe masakrat e serbëve dhe malazezëve gjatë periudhës së pushtimit. Memorandumi përfundon duke pohuar se populli i Kosovës shpreh besimin e tij të plotës drejt Duçes së Fashizmit dhe Fuhrerit të Nacional-socializmit të cilët me siguri do të njohin të drejtat që Kosovës i janë mohuar deri më tash.

(Vijojnë   emrat e përfaqësueseve)

 

 

Plava dhe Gucia Autoriteteve të Larta.

Përfaqësuesit e popullit të Plavës dhe Gucisë i drejtojnë Shk. Mëkëmbësit të Përgjithsëm; Shk. Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Shk. Kryetarit të Këshillit të Epërm Korporativ Fashist telegramin e mëposhtëm:

“Të nënshkruarit, të ngarkuar nga populli i Plavës dhe Gucisë, marrim lejen Shk. Tuaja t’ju vëmë në dukje sa vijon:

Na është kumtuar urdhri i Komisariatit të Lartë të Cetinës në bazë të së cilit vendet tona janë administrativisht të varura nga qendra në Andrievicë. Si është e njohur populli i kësaj krahine përbëhet nga shqiptarë të pastër, me tradita dhe doke gjithmonë i lidhur me Pejën, ndërsa me Malin e Zi nuk ka pasur as lidhjen më të vogël as traditash dhe as dokesh.  Që prej kohëve më të largëta ky popull ka kundërshtuar me armë bashkimin e tij me Malin e Zi, duke vaditur me gjakun e tij çdo pëllëmbë të territorit. Ne e vlerësojmë si padrejtësi aplikimin e urdhrit të Komisariatit dhe gjykojmë se një urdhër i tillë është në kundërshtim me parimet e drejtësisë Fashiste.

Për këto bëjmë apel Shk. Tuaja duke kërkuar bashkimin e tokave tona me Shqipërinë e lirë dhe bashkimin administrativ me Pejën ose me Shkodrën.

Shpresojmë që Shk. Tuaja do ta marrin në konsideratë këtë apel të popullit të Plavës dhe Gucisë duke mënjanuar kështu gjakderdhje midis këtij populli dhe malazezëve,  sepse është absolutisht e pamundur një bashkëjetesë me atë popull i cili, si tregon historia, ka luftuar kundër nesh beteja të egra.

 

(Vijojnë nënshkrimet)

 

Hoti, Gruda, Triepshi dhe Tuzi kërkojnë njëzëri bashkimin me Shqipërinë

Gazeta raporton një memorandum që popullatat e Hotit, Grudës, Triepshit dhe Tuzit i kanë dorëzuar autoriteteve italiane dhe shqiptare duke kërkuar, në bazë të të drejtave të tyre historike, entografike dhe natyrale, bashkimin  e tokave të tyre me Mëmëdheun shqiptar.

 

 

F. ,  V. 1941, D. 34, fl. 76-77

Dokument - Oshtima


*) Përkthyer nga italishtja.

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...