Oshtima

Mbi gjithçka qëndron ideali kombëtar

Pjesë nga fjalimi i Fiqiri Dines mbajtur në Kuvend, në korrik 1944, me rastin e votëbesimit të qeverisë.

 

Zotni të Ndershëm

Përpara se t’u lutem me më dhanë votëbesimin, më lejoni të parashtroj në vija të përgjithshme, mendimet themeltare që do të udhëzojnë veprimet t’ona në lidhje me mundësitë e dhanuna prej gjendjes së kësaj lufte që gjigandët po zhvillojnë në mes të tyre e që drejtazi e tërthorazi kanë prekë thellësisht edhe vendin t’onë sa në sheshin landuer, aq edhe n’atë shpirtnuer.

Mbi gjithshka Zotin deputetë, qëndron ideali kombëtar: Kombi Shqiptar, tansija ethnike shqiptare, vllaznimi shqiptar n’emnin e Atdheut, rendi publik dhe përparimi.

Asht detyrë e gjithsecilit prej nesh dhe e të gjithëve së bashku t’i a përshtasim metodikisht veprimet t’ona këtij ideali të përbashkët që për ne asht Shqipnija ethnike.
Tue pasë gjithnjë këtë qëllim, neve do të qëndrojmë besnikë vehtes t’onë e njani tjetrit, e tërthorazi do të qëndrojmë besnikë kushteve të pushteteve të mëdhaja ndërluftuese dhe do të jemi korektë me fqinjët t’onë.


Zotni deputet

Shteti Shqiptar, i dalun më 14 Shtatuer 1943 mbas tragjedis së 7 Prillit 1939, asht një shtet asnjanës.
Ndodhja e trupave gjermane në Shqipni qysh me kapitullimin e Italisë më 8 Shtatuer 1943, ka karakter të përkohshëm të caktuem nga kushtet e luftës. Këtë fakt do t’a shikojmë në dritën e mikpritjes dhe të parimeve tradisjonale shqiptare, parime e ndjenja këto të forcueme edhe ma nga ndihma shpirtnore e landore të paçmueshme që populli gjerman ka dhanë për vendin t’onë në rrethana të ndryshme.

Do të jetë kujdesi i Qeverisë me ba çmos me mënjanue çdo keqkuptim e çdo ndërlikim në këtë drejtim. Qeverija ka me ba çmos me ndriçue e me apelue opinjonin e jashtëm mbi sa ma sipër për me muejt me i kursye kështu vendit t’onë nji shkretim e nji shembje ma të madhe nga ajo që kemi pa deri sot.

Në anë tjetër besojmë se do të kenë formue bindjen edhe Aleatët, se kontributi i gjakut e i sakrificave që ka bamë populli shqiptar asht tepër i madh e se nuk do të kërkohet prej nesh shembja edhe e themeleve të fundit.

Çdo shqiptar e shqiptare për hirin e Atdheut duhet t’i muejnë ato pasjone që na sjellin mosmarëveshtje e grindje. Apelin ja sjellim kryesisht intelektualëve, të cilët janë vetëdijtës dhe e kanë për detyrë me shue e jo me huell benzinë në zjarm. Në mes të intelektualve na shofim në radhën e parë rininë t’onë, e cilla qëndron në krye të idealizimit e të ndjenjave. Një apel të veçantë i sjellim prandej kësaj rinie kur i kujtojmë se në lamën politike duhet të shohim realisht e jo të verbohemi nga sentimentet.


Zotni deputet

Fatbardhësisht ma se 90 për qind të popullit shqiptar ka vetëm vetëdijen e ruejtjes dhe mbrojtjes së Atdheut ndër kufit ethnikë.


Zotni të ndershëm

Çdo tendencë politike me marrë me forcë pushtetin shtetnuer o me pregatitë një ndërmarje të tillë, dhe kur e them kështu mendoj në radhë të parë partinë terroriste, asht nji atentat kundra Atdheut, sepse provon mungesën e idealit kombëtar.
Kësaj ryme, Qeverija me të gjitha mjetet e saja do të mundohet t’ia presi hovin.
Qeverija, do të mari masat ma të mira për mbajtjen dhe zhvillimin e Autoritetit Shtetnuer.
Shteti Shqiptar i pështetun në idealet kombëtare, duhet të qëndrojë me çdo kusht e me çdo sakrificë.
Ballë nji ekonomisë së kufizueme e që vorfnohet për ditë e ma shumë, qeverija do të mundohet me çdo mjet të kufizoj gjendjen e shpenzimeve e të përmirësoj gjendjen e të ardhunave.

 

 


«Lirija e Shqipnis», 31-7-1944.

Fiqiri Dine


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...