Oshtima

1943 – Raporti Vjetor i Liceut në Tetovë

Mbretnija Shqiptare

Lyceu i Shtetit Tetovë

Tetovë më 4-VI-1943-XXI

 

Shkurtimi: Mbi raportin e fundit të vjetit shkolluer.

 

P.T.

Ministrisë s’Arësimit

(Seksionit t’Arësimit të mesëm)

Tiranë

 

Kemi nderin t’i paraqesim asaj P.T. Ministrije raportin e fundit mbi vepërimet e bame gjatë vjetit shkolluer 1942-943, si dhe observimet t’ona rreth rregullimit për vjetin e ardhëshëm shkolluer dhe mbi personelin didaktik të kësaj shkolle.

Veprimet e bame gjatë vjetit shkolluer 1942-943.

 

I – U regjistruan 43 nxënës, prej të cilëvet 39 djem dhe 4 vajza dhe u-formuan afër mbarimit të muajit Mars dy klasa të para paralele. Orët e mësimit të programit u-banë me shtim si mbas njoftimit që ju kemi bamë mbi nevojën e shtimit, me shkresën N° 27/2 datë 9/I/943.

Që nga fillimi i vjetit shkolluer e deri më 30 Mars mësimi i gjuhës shqipe gjith klasës i bëhesh 10 orë në javë, i Mathematikës 4 orë në javë dhe këto u-kruen prej Titullarit të shkollës. Mbas kësaj date, me ndamjen në klasa paralele, u-bënë shtime të veçanta për çdo lëndë në të dy klasat. Ju a kemi bërë të ditun me shkresën N° 48/8 datë 1/4/943.

Shkolla, gjithë vjetin shkolluer, ka pasë mësim para e mbas dite.

II. – Si mbas pasqyrës së bashkangjitun që po ju paraqitet do të shifet numuri i nxënësvet të kaluar nga klasa e Parë, numuri i të mbeturve në klasë, i atyrëve për riprovim në Vjeshtë në të gjitha lëndët dhe i atyrëve në një ose më shumë lëndë. Në kalimin e nxënësvet është mbajtur një matuni e madhe.

Siç do të shifet në pasqyrë, nxënësit kanë treguar një përpjekje të madhe, por njëkohësisht njoftoj se dhe trupi mësimuer e ka treguar aktivitetin e duhur në përpilimin e lëndëve, tue marë para sysh se në këtë vënd, mjerisht i u mungonte gjuha amtare dhe kursi i vjeçëm, thuaj-se, nuk i u kishte dhënë fare zhvillimin e duhur. Për këtë ju kemi bërë me dijttë me shkresën N° 29.I.943.

III. – Fillimi i mësimeve ka qënë më 31 Dhjetuer 1942 dhe mbarimi, si mbas urdhërit telegrafik N° 281 Datë 18/V/43 Res. më 22 Maj 1943. Fillimi do të bashesh që në muajin Nëntor; vonimi, si ju a kemi shpjeguar në raportin rezervat N° 3/I,3/2 datë 3/3/943, s’ka rrjedhur prej Titullarit, mbasi e kam shpjeguar këtë vonesë gjer’e gjatë me raportin e sipërme dhe më duket e tepërme që të bëj dhe një përsëritje.

IV. – Ndarja e mësimeve ndërmjet Personelit, ja kemi njoftuar asaj së nderçmes Ministri me shkresën t’onë N° 27 datë ... N° 27/I dhe N° 27/II datë 9/I/943 dhe N° 48/8 datë 1 Prill 1943.

V. – Vazhdimi i nxënësvet në mësimet ka qënë shumë i rregullte dhe për shkak shëdetësije, përveç 4-5 nxënësve, kanë qënë fare të pakta.

VI. – Vazhdimi i Personelit. Sikurse dihet prej asaj së nderçmes Ministri deri në mbarim të Marsit trupi mësimuer ka qënë i përbërë prej Titullarit, Zonjës Marika Tërpo, Zotit Hysne Abdi Hoxha dhe mbas kësaj date me shtimin e Z. Abidin Fajës, Personeli ka qënë i rregulltë, veç se, për arësye lindjeje Zonja Tërpo ka pasur mungesa që nga fillimi i Shkurtit gjer më 6 Mars. Gjatë kësaj kohe mësimet e saj nuk kanë ngelë, por janë zëvendësuar me veterinerin e këtushëm Z. Kone.

VII. – Sjellja e trupit mësimuer. Zonja Maria Tërpo nuk ka çfaqur nonjë mos bindje gjatë këtij vjeti në Tetovë sado që i nënëshkruari duke pasur bashkëpunm me të në Korçë, e di mirë karakterin e saj. Sa për të dy të tjerët, dyke pasur bashkëpunim me ‘ta për herën e parë, sjelljen e kanë pasur korekte.

VIII. – Është pasur kujdes që të zhvillohet landa e programës për cilindo mësim. Sikurse ju kemi njoftuar në pikën 2. Mjerisht në këtë vënd, masi u mungonte nxënësve gjuha amtare, Titullari pati nevojën e shtimit të çdo lënde dhe ndarjen e klasës së Parë prej 43 vetash në dy klasa paralele, me qëllim që të zhvillohet lënda. Nga lënda e programës, Mathematika, me shtimin e orëve të përjavëshme, thuj-se u-mbarua krejtësisht dhe vijimi i shkollës nuk  do të kishte gjë tjetër, veçse përsëritje. Sa për mësimet e tjera – bashkë me mungesën e gjuhës Shqipe në nxënësit – tri të katërtat të programës janë bërë në Gjeografi dhe Histori dhe gjysma në gjuhën Shqipe. Për të metat e mbetura në mësimet të tjera, s’jam në pozitë të shnoj gjë, masi me sëmundjen e djalit, siç po e xhvilloj më poshtë, ndodhem në Korçë.

IX. – Mbi provimet e dhënë në shkollë. Mbasi Lyceu i Tetovës këtë vit formoi klasën e Parë të tij, muarnë në këtë klasë me kursin gatimuer në bazë të ligjit botuar në fletoren zyrtare mbi rregullimin e administrimin e shkollave të mesme të tokave të çliruara, nuk pati provim për nxënësit për të hyrë në klasën e parë. Këta direkt u-regjistruan në klasë në bazë të ligjit në fjalë për nxënësit e këtyre tokave dhe u-detyruan vetëm me taks të ndjekjes. U-bë provim në dy nxënës për hyrjen në klasën e Parë, që kishin dëftesa lirimi nga shkolla jashtë këtyre viseve dhe një nga shkolla Fillore e Tetovës. Veçanërisht dhe një provim për një kanditat në 24 Maj të k.v.

X. – Mbi marrëdhënien midis fëmijëvet dhe prindërvet. Duke ditur urdhërat e dhëna shumë herë prej asaj P. T. Ministrije, kur ka ardhur rasti i nonjë mungese të nxënësvet, jemi kujdesur në çast dhe kemi thirur prindërit, në të cilët porosija e jonë nuk ka shkuar kot, dhe të cilët janë kujdesur dhe i kanë drejtuar në shkollë, kështu që është prerë hovi i mungesës jo për një ditë por edhe për një orë.

XI. – Për sa i përket taksës shkollore. Me mbritjen t’ime në Tetovë, do t’ju a njoftoj sasin’e nxënësvet që kanë pague dhe t’atyre të vobegëvet.

XII. – Për bibliothekën e nxënësvet. Mbasi qyteti Tetova këtë vit filloi të ketë Lyce, nuk kemi mundur të blejmë libra dhe shkolla nuk ka nonjë bibliothekë. Arkëza shkollore nuk mund të përdoret ligjërisht për bibliothekë të përgjithëshme të shkollës dhe për nxënësit nuk kemi mbetur pa u kujdesuar që të mbeten pa libra shkollorë të programës, të cilët ajo P. T. Ministri ka patur mirësinë të na i dërgojë për t’u a shpërndarë nxënësvet.

XIII. – Mbi gjendjen disiplinore. Gjendja disiplinore e gjithë nxënësve ka qënë fort e mirë pa u-dhënë nonjë herë rasti për tëbim e ndonjë-njerit, bile në tremuejshin e dytë kanë mare të gjithë notën 10 në sjellje.

 

Observasionet t’ona rreth rregullimit për vitin e ardhëshëm shkolluer 1943-944

 

I.- Mbi orendit’e shkollës. Shkolla mbasi ka mbetur nga Gjimnazi i ish Qeverisë Jugosllave, nuk ka nevojë përbërje të tjerash dhe për vitin e ardhëshëm, me kusht që, këto që ka, të mos i heqë shkolla fillore “Tajar Tetova”, mbasi këtë vit kemi mbajtur në llogari të Lyceut, sa për mjaftim; do të ketë vetëm nevojë për meremetime të pakta bojërash dhe lyerjesh.

2.- Mbi materialin e shkollës. Për qëllimet e kësaj shkolle nuk nevojitemi dhe vitin që vjen për marrje materiali shkolluer.

3.- Mbi lokalin e shkollës. Vëndi i Lyceut është ndarë në dy godina, nga të cilat njëra është e madhe dhe tjetra e vogël. Në të madhe-në ish regjimi Jugosllav – bëhesh mësimi dhe e vogla ishte destinuar për Direksi, veç se një dhomë ish për nonjë punë arësimore. Ka obor të gjatë përpara me pemë dhe shatrivan. Është shum’e mirë dhe, me urdhër t’asaj P.T. Ministrije; e madhja ju dha shkollës “Tajar Tetova” dhe e vogla u destinua për Lyce. Është e mjaftueshme jo vetëm për vitin e ardhëshëm, por edhe për vitin e pasardhëshëm.

4.- Mbi emnimin e Personelit për vitin e ardhëshëm. Nuk mbesojmë që të kemi nxënës më shumë se 40 për t’ardhur në klasën e Parë prej shkollës fillore “Tajar Tetova”, por bashkë me këtë do të vepërojmë t’a bëjmë dhe këtë paralel sikurse vitin e shkuar që u-bë, dhe shtimet e orëve të mësimevet do të mbeten po ato të vjetmet d.m.th. 28 orë së paku. Pra mbi mbështetjen e orëve tetë katër klasave, bëjmë bilancin e nevojës s’emnimit të personelit, për të cilin e shofim t’arësyeshme që, përveç Titullarit, të jenë dhe 4 të tjerë, me kusht që të bëhen kolektivisht disa mësime praktike (si: vizatim, gjimnastikë, këngë...) sikurse janë bërë edhe këtë vit.

Nga personeli i simvjetëm është vetëm Titullari dhe Z. Abidin Faja, për të cilin, lutemi të ketë mirësinë ajo P. T. Ministri t’a shënojë dhe për këtë shkollë dhe kërkojmë patundësin’e tij. Zonja Marika Tërpo nuk do të jetë për vitin e ardhëshëm dhe kështu që mbeten për të emëruar në këtë shkollë tre persona. Një prej këtyre lusim, të ketë dhe aftësinë për gjimnastikë, vizatim e këngë.

Mbi lëshim kredije. – Për sa i përket kredisë, është nevojë të lëshohet tashi-në kohën e vakansavet – suma prej fr. Shq. (2000) dy mijë, që kemi kërkuar me shkresën N° 88 datë ...., për t’i shpenzuar për të lyer me bojë dritaret, fronat dhe dyshemen’e katit të sipërme (me naft) si dhe për t’u hequr mureve badana me kërqele dhe mbi këtë kredi për sa që të ketë nevojë për tëtë vitin, do t’ju falënderojmë.

 

 

Nderime. Zv. Drejtori i Lyceut “Hoxhë Tahsini”.

(Nënshkrimi)

 

 

F.  . V. 1943 D. 125. f. 1-5

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...