Oshtima

Bombardimi i Ulqinit, 07.XI.1943

SHTETI SHQIPTAR

NËNPREFEKTURA E ULQINIT

Nr. 160 Res.

Ulqin më 8 Nanduer 1943

 

P.T.

PREFEKTURËS SHKODËR

 

Parashtrojmë sa vijon:

Më datë 7 të k.m. 14 ajrorë anglo-amerikanë kan bombardue qytetin e Ulqinit dhe bombat plasse kan zhgatrrue 2/3 e pazarit të qytetit dhe kan shkatrrue banesat private të lagjes së ré të këtij qyteti. Deri tash na rezulton vrasja e plagosja afër 200 veta. Popullata civile kryekëput ka lëshue qytetin dhe ka marrë katundet e afërme të Ulqinit. Nji shumicë e të vdekunve gjenden nën gërmadhat e banesave të rrëxueme në sa nji pjesë e të plagosunve asht sjell për mjekim me auto-mjetet gjermane e private për në spitalet e Shkodrës. Kapitalet e tregtarve t’Ulqinit janë nën gërmadhat e inkursjonit. Magazina e depos për rrethin e ekonomis e grosistit Z. Rexhep Dollaku i ka ra mbrenda çatija dhe deri tash nga mungesa e njerzve nuk asht lujtun prej vendit në të cilën depo janë 340 kuintal misër i sastebit lanë nën dispozicion të këshillit të rrethit për t’u shpërnda nëpunësave; gjith-ashtu më datën 1 të k.m. janë transportue prej Shkodre për në kët depo 120 kuintal  grun për nëpunsa. Por në këtë depo janë kenë kuintal 9 sheqer i popullatës të rrethit të metuna pa u shpërnda. Të gjith ky ushqim asht në shi e s’asht çudi qi mund të vidhet.

Kërkojmë urgjentisht vuemjen në dispozicion të mjeteve bartëse civile ose ushtarake për t’a transportue ushqimin e popullit e të nëpunësave për në Shkodër, mbasi barjta prej depos në nji vend tjetër t’Ulqinin jo vetëm se nuk mund të sigurojmë për t’a pasun nën roje nga mungesa e fuqis qi disponojmë, por nga ana tjetër bindemi qi ky ushqim po të lehet n’Ulqin ka për t’u zhdukun nga njerzit subversiv të këtij qyteti. Prandaj mbassi qyteti asht shprazë nga popullsia, kështu qi edhe zyrat qeveritare nuk mund të funksionojnë ma n’at qytet gja qi kemi parashtrue edhe me t’onën Nr. Estra res personal  titullarit t’asaj Prefekture e qi deri më sot nuk asht marrë asnji masë për mirë funksionimin si mbas gjendjes të zyrave qeveritare dhe Ulqini asht lanë me nji fuqi prej 10 gjindarmësh të cilët qëndrojnë për formë në kazermat e tyne. Për me muejtë me i ardh në ndihmë të shpejtë këtij qyteti në shgatrrimin e inkursjonit që pati asht nevoja jo vetëm të tërhjekim me urgjencë ushqimet e sipërme tregueme, por edhe mjetet e transportit për të bartë të gjithë ato familje të vobekta e tregtar që pasunit e tyne janë nën gërmadhë.

Tash për tash asht e nevojshme dhe e domosdoshme dërgimi i fuqis të mjaftueshme për të vëzhgue e mos me i lanë shteg vjedhjeve që kan me ngja, e për me i ba ballë kësaj gjendjeje dhe ndoshta të elementave subversiv duhet të paktën nji fuqi jo ma pak se 100 vetash e pajisun dhe me armë të randa mprojtëse.

Lutemi dispononi ku duhet plotësimin e kërkesave të t’ona të shpejta që të sigurojmë nji herë e mirë nevojën e madhe të asaj popullate e aq më tepër bartjen e sendeve ushqimore të rrethit për ekonomin në mëyrë që mos të jemi përgjegjë për sa u parashtrue.

 

NËNPREFEKTI

Luigj Lufi

 

 

F.  D.109, V. 1943, f. 1-2

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...