Oshtima

Prishtinë – Raporti i vitit shkollor 1943-44

Pjesa e tretë

 

Vrejtje të përgjithta

1.    Veprimi i shkollave

Kët vit shkolluer me gjith rrethanat e vështira të kohës asht ba ma tepër punë se vitn e kaluem. Kjo nga se puna asht kenë vu për fije edhe personeli ka qenë ma i plotë se vitin e kalue. Pengimet që ka ndesh mbarvajtja e shkollës kanë qenë: I) Paraqitja me vonesë të tepërme e disa mësueseve, II) Pa kujdesi i disa organeve administrative për frekuentimin e rregullte të nzanësve në shkollë dhe III)  Hapja e shkollave fetare.

2.    Kopshtet shkollore.

Shumica e tyne janë mbajte mirë.
Arkëza shkollore asht shtie në përdorim kët vit sëparit ndër disa shkolla me përfundim të mirë. Ndër shkollat e qendrave të këtij qarku (Prishtinë – Ferizaj – Gjilan) janë ba disa çfaqje theatrore. Disa nga këto me qëllim që t’u vihet në ndihmë të mjeruemve nga lufta. Gjithashtu po për kët qëllim asht hapë nji fushatë ndër nzanësat e shkollave. Janë mbledhë me gjithë t’ardhunat e çfaqjeve afto 2 700 fr. shq.

3.    Komisjonet Shkollore

Vetëm ndër pakë vende Komisjonet kanë veprue si duhet. Shumica e tyne, sidomos ndër katunde, ku Kryetarët e Komuneve janë vendas e nuk i a dijnë rëndësinë shkollave, ka lanë mjaft me dishrue.
Theksojmë këti në nji mënyrë të veçantë pasunit shkollore. Shkollat e këtyne anëve – si kemi pasë rasë me e përmendë edhe ndër shkresa të ndryshme – kanë veç kopshteve të shkollave edhe ara, vneshta, pyje etj. Këto pasuni t’administrueme mirë kishin me pasë t’ardhuna vjetore afro 40.000 fr. shq.
Me këto t’ardhuna mund t’i bahej ball shpenzimeve shkollore të ndryshme: meremetime, paisje me mjete mësimore (të cilat në shumicë të shkollave mungojnë) etj.
Këshilli Arsimuer nuk ka veprue thuajse aspak mbassi titullarët e Prefekturës kanë qenë marrun me punë me randësi jetësore ndër këto kohë e rrethana të vështira, që po kalojmë.

4.    Nga tridhatë shkollat e këtij qarku janë inspektue 26 shkolla, pesë nga dy herë, tjerat nga nji. Kanë mbete pa inspektue 4 shkolla dy përse janë mbyllë para kohe (Stezovc, Obiliq), dhe du nga largësija e madhe e udhëtimi i vështirë e jo i sigurtë.
Janë mbajte pesë konferencat: Tri në shkollat e qendrës dhe nji në Ferizaj e nji në Gilan.

Dokumenti i mëposhtëm është pjesë e Raportit vjetor 1943-44 mbi gjendjen e arsimit në qarkun e Prishtinës. Në pjesët e tjera të këtij Raporti pasqyrohet  hollësishëm  gjendja në shkollat e ndryshme të Qarkut

Pjesa e Katërt

1.    Nevojë landore të shkollave.

Ndër shkollat e këtij qarku mungojnë mjetet mësimore si: a) Harta gjeografike të ndryshme për klasën e katërt e të pestë. b) Fytyra të ndryshme të mësimit të jetës, natyrës, sendesh etj.

2.    Në katundin Llugaxhi të Komunës së Babushit, Rrethi i Ferizajt, vendasit duen me ndërtue kësaj vere nji ndërtesë të re shkollore. Kanë mbledhë për kët qëllim nji shumë prej 14.000 fr. shq. dhe kanë pregatitë tulla, gurë e gëlqere. Kjo nga se shkolla ku asht ba mësim deri tash nuk asht e përshtatun. Vendi i zgjedhun për kët qëllim asht krejt i përshtatun. Nuk asht nevoja për ndërhymjen e P.T. Ministris mbassi aj katund asht mjaft i pasun edhe e ndreqë vetë.

Pjesa e Pestë
Propozime për vitin shkolluer t’ardhëshëm.

1.    Me dërgue në kët qark mësuese të pjekun tue i dhanë edhe nji shpërblim të posaçëm. Nuk do t’ishte nji shpenzim aq i madh në krahasim me punën që do të kryehej në këto anë që kanë aq nevojë. Për mësuesit e kurseve, caktue për viset e lirueme, nuk do t’ishte aspak nevoja për nji trajtim të tillë mbasse ata kanë pasë nji favorizim nga të futunit në ruol baras me normalistat e rregullte.
2.    Do të bahej shumë mirë sikur, përveç librave shkollorë, të dërgoheshin edhe libra të tjerë njohunish të ndryshme ase kallëzimesh të thjeshta për të shtie në popull andjen e lezimit.
Ata libra do të mund të shiteshin lehtësisht po të kenë nji çmim t’arsyeshëm. Duhet veç që të jenë të shkruem në djalektin e verit ase të paktën n’atë të mesmin.

 

 

AQSH  F.  , D. 73. V. 1944, f.11 - 12

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...