Oshtima

1913 - Qeveria Shqiptare lidhur me parimin etnik të kufijve


Dokumenti i mëposhtëm përmban kërkesat zyrtare të Qeverisë shqiptare në lidhje me shtrirjen territoriale dhe kufijtë e Shtetit. Kërkesa shqiptare, dorëzuar në formën e memorandumit dorëzuar Ministrit të Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe dhe njëkohësisht kryetar i Konferencës së Ambasadorëve Eduart Grej, bazohet mbi parimin etnik.
Nga përmbajtja e memorandumit del në pah se Qeveria shqiptare tokat e pushtuara nga ushtritë e huaja i cilësonte nën sovranitetin e saj.
Tjetër element interesant është parashikimi i saktë dhe ende i vlefshëm i diplomacisë shqiptare se nëse nuk respektohet parimi etnik në caktimin e kufijve  fara e grindjes do të jetë gjithmonë e gjallë në siujdhesën ilire.

 

 

 

Londer 2 Janar 1913        


    
Memorandum*

 

    Paraqitë shkëlqeses së tij Sir Edvard Grey ministër i punëvet të jashtme [Anglisë] e Kryetar i Konferencës s’Ambasadorëvet të Pushtetevet të mëdha në Londër.

    Të nënshkruarit, përfaqsues të qeverisë së përkoshëme të shqipërisë kanë nderin me i paraqitë mbledhjes s’Ambasadorëvet të pushteteve të mëdha në Londër pikpamjen shqipëtare e me i vu në njohuni kërkesat ligjore të Shqipërisë.

    Eshte një fakt historikisht i pranuar se populli shqipëtar formon grupimin anik më kompakt, më homogjen e më të rëndësishëm të gadishullit ballkanik. Raca e gjuha e tij, zakonet e tija e karakteri i tij e çquajnë atë kryekëput nga kombet që e qarkojnë dhe ja japin atij tamam këtë individualitet, për hir të cilit ai ka dijtur ti bëjë ballë të tëra përpjekjevet t’asimilimit.

    Në qofte se Shqipëria nuk mund tu shkojë pas kombeve të perëndimit në vrullin e admirueshëm të përparimit e të qytetërimit të tyre,arrsyet e kësaj pasngelje duhen kërkuar në kushtet jo të favorëshme që e rrethonin atë. Për më tepër, energjia fisnike me të cilën populli shqiptar ruajti karakterin e tij kombëtar, kështu edhe kryeneçsia durimtare që tregoj në pregatitje të pavarrësisë së tij përbëjnë provat e dëshirës së tij të mirë, t’aftësisë me jetuar me popuj të zbukur dhe m’u begatë në rrugën e qytetrrimit.

    Historia e popullit shqiptar është mbushur me përleshje të përgjakshëme që i është dashur të bënte për të rruajtur tërësinë e tij. N’asnjë kohë gjatë ekzistencës së saj kombëtare, Shqipëria nuk ka dashur të heqë dorë krejt nga sovraniteti i saj. Ndër disa çaste të historisë së saj i është shtruar fatit të psojë zgjedhën e një pushtuesi; por ideali i mbeti gjithmonë i paparekun e nënshbruaria e saj nuk qe veçse sa për faqe.

     Për këtë shkak, në kohën për të cilën ngjarjet e konsiderueshme që po ndodhin në gadishullin [ballkanik] kanë vu në tryezë çështjen e rrimarjes në dorë të kartës ballkanike, Shqipëria beson në të drejtën e saj dhe ngrë zërin për ti reklamuar Pushtetevet Europiane, që bashkë me të drejtën të jetojë, të ketë dhe mundësinë e zhvillimit të saj në rënd e në paq.
    Sigurisht, do të shpreheshin keq ndjenjat e kombit shqiptar, nëse shpejt për shpejt nuk do të bëheshin interpretë të mirnjohjes së thelle që ka zgjuar të ai vendimi i Pushteteve të mëdha në të akorduar Shqipërisë pavarrësinë e saj të plotë.

    Populli Shqiptar ka vuajtë nën sundime të huaja. Ai ka bindjen se nuk do të konsiderohet i pamerituar ndër kombe të perëndimit, nga të cilët aspiron të vënë në zbatim përparimet mbi një tokë që nuk kërkon veçse të begatët.

    Shqipëria është me ngulmë e vendosur të bëhet një element ekilibri e paqe në gadishullin e Balkanëvet; por për të mbushur këtët detyrë nevojitet që homogjeniteti kombëtar që ka dijtë aq mirë ta ruajë, ti kushtohet vendosjes të një organizimi politik të vijueshëm, të drejtë e të qëndrueshëm. Ky organizim nuk mundet me qënë tjetër veçse pavarrësisë absolute; pse vetëm kjo pavarrësi është e zonja me mënjanuar për t’ardhmen çdo pengesë të rrjdhur nga ndikimet atavike e të huaja.

    Kombi shqiptar i bindur që se aleatët balkanikë nuk e mohojnë se akcioni i përbashkët i marrun prej tyre është deri diku vazhdimi i kryengritjevet të fundit të Shqipërisë e se sukseset e tyre të djeshme munden, me të drejtë, me qënë të konsideruara si frutet e vetes të çlirimit në të cilën vepër Shqiptarët si tani ashtu në të kaluarën, nëpër kryengritje të vazhdueshme e nëpër një irrendentizmë të palodhur, janë qenë të çquar burrërisht. Në qoftëse flihet e ndjeme, vuajtjet e jetuara e mjerimet e bartura janë të nevojëshme në çfaqjen e të së drejtës të ligjshme të çdo populli të pjekur për të qeverisë veten, Shqiptarët mundet me i përmendë shtypjet rigoroze e të cilave kanë qenë, bile viktimë deri tani vonë.

    Sot që zgjedhja përfundimtare e problemit balkanikë impozohet me forcë e shpejtë, populli shqiptar nuk do të durojë që të drejtat e tijë të jenë pjesërisht të sakrifikuara e që e ardhmëja e pavarrësisë së saj të jetë ndërtuar mbi baza pak të qëndrueshme. Një herit parimi i vëne “Balkanët e popujvet balkaniko paraqet vështirsi të konceptojsh një pjestim që nuk është i frymëzuar plotësisht nga kjo rregull aq njërërzorë sa dhe e drejtë.

    Pra nuk mundet të përballohet paqtimi i plotë i gadishullit, deri sa kufijtë që janë njohur çdo entitetit politik s’do të jenë të fymëzuar prej vijash kufitar gjeografik e etnografikë të çdo shteti. Fara e grindjes dhe e turbullimit do të mbetet gjithmonë e gjallë kur të vihen në një pushtim të huaj toka të banuara në shumicë prej popullsisë shqiptare.

    Duke ngrejtur zërin në emër të popullit shqiptar që përfaqson në përgjithësi qeverija e jonë e përkohshme; na s’kemi sigurisht pretendimin ti diktojmë Pushtetevet të mëdha vin e qëndrimit që do të ndjekin ata. I ndërgjegjshëm për të drejtat e tia dhe i udhëhequn prej kujdesit me ndihmuar të ndershmet Kancelari t’Europës për të relaizuar një vepër të shëndoshë e të vazhdueshme, populli shqiptar i frymëzuar nga mbëhitë vendore e nga ndjenjat e popujvet fqinjë në Ballkanët për të deklaruar se paqa e qetsia nuk do të përvetsohen veçse me kusht të shpejtë që ti jepet Shqipërisë e në t’ardhmen njç konfiguracion homogjen.Për këtë, populli shqipëtar kërkon për Shqipërinë kufij që janë asaj të natyrshëm e që i impozohen, sa për kushtet etnike aq dhe prej të së drejtës së pushtuesit të parë, dhe ësht i bindur që pushtetet e mëdha do të kenë mirësinë t’ja kushtojnë dashamirësinë e tyne vigjilente nderimit rigorozë të këtyre parimeve themelore.

    Kufijtë që na kërkojnë janë këta që tue ndjekë një vi demarkacioni, nisur nga kufijtë e sotçëm të mbretërisë malajzeze dhe përfshijnë veçanërisht, me gjithë hinterlandet përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, të Shkupit e të Manasirit deri ne Meçovë, duke i’u ruajtë këtyre kufijtë e soçëm deri në Prevezë.
    Duke kërkuar këtët caktim kufijsh, populli shqipatr nuk synon veçse qëllimin me mbajtë me fëqinjët e vetë marrëdhanie aq të përzemërta sa dhe të qëndrueshme. Pavarrësisht nga çështjet etnike gjeografike e historike që determinojnë në favor të këtij caktimi t’arrsyeshëm, është e dobishme të shtojmë se në zvogëlim të kufijve të natyrshëm, Europa do të rrezikohet me vu shtetin Shqiptar në një pamundësi materiale të bëjë jetën e vet të merituar, ku do të jetë kështu i privuar në pikëpamje ekonomike nga burimet domosdo të nevojshme për zhvillimin e tij normal.

    Për më tepër lokalitetet e përmëndura sipri janë të banuara nga popullsitë, gati në shumicë Shqiptare.

    Për sa i përket caktimit të kufijëvet mbi teren këta do ti ngarkohen një komisjoni mikst që do të emërohet mandej. Ky komisjon do të veprojë jashtë çdo ndikimi para gjykues në të gjitha interesat dhe do të jetë i përbërë në atë mënyrë që të qetsojë fëqinjët e ardhshëm të shtetit shqiptar.

    Kombi shqiptar ka dhënë në të kaluarën, prova të mjaftueshme sa sa lirisht i gjykon konceptionet e tija në lëndën politike tek ai, interesa kombëtare i ka pri gjithmonë konsideratavet fetare, e cila ndër popuj fëqinjë ka formuar burimin e kaqë konfliktevet e kontradiktavet. Më e mira provë që mundet me dhëene shqipëtari për qëndrimin e tij liberal përball kombevet fëqinjë, ështe besimi që ai ka dëshmuar, në çdo kohë, tek elementi kucovëllah, besim që shpërblehet sot nga dëshira e këtij elemeni me shqërua në t’ardhmen jetën e tij politike me Shqipërine.

    Shkurt, populli shqiptar ështe i bindur që në rregullimin e konfliktit të sotshëm, Pushtetet e mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikavet të vëna në dukje me anë të këtij memorandjumi dhe nuk do të mbeten kurrë indiferentë kundrejt kërkesavet të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, që ka vajtë në të kaluarën e që ka mbështetë në t’ardhmen besimin e tij më të thellë e shpresat e tija më të shtrejta.

    E pikërisht këtë të ardhme Shqipëria dëshruese e bashkëpunimi në veprën e përparimit botëror e për të mbajtë edhe ajo vendin e vetë në valle me popujt e qytetëruar, kërkon me këmbëngulje nga Pushtetet Europiane që të kenë mirësinë me i dhanë asaj garanci.

 

                            Delegatët e Qeverisë Shqiptare
                                Rasih Dino
                                Mehmed Konica
                                Filip Noga

 


*Origjinali në frëngjisht.


Burimi: AQSH. F.151. V.1913.D.27. fl...

 

* * *


2 Janar 1913


        Aneks i memorandumit i paraqitun më 2 Janar 1913 nga delegatët shqiptarë Konferencës s’Ambasadorve*

 

    Njoftime statistikore mbi popullatën kufitare të Shqipërisë së veriut, të lindjes dhe të jugës.

    Popullata e bregut të detit, duke u nisur nga kufijtë e tanishëm të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, gjer në Prevezë, është ekskluzivisht shqiptare.

     Mbi të gjithë kufirin e tanishëm me Malin e Zi nuk ekzistojnë sllavë, me përjashtimin e nji minoriteti fare të vogël në Guci dhe në Plavë, që është trazuar me elementin shqiptarë.

        Në kazane (nën – guvernatorat ) të Pejës,  kundrejt 10.000 shtëpijave shqiptare ka vetëm 700 Sllavë nga të cilët 350 janë në vetë qytetërim.

        Në kazanë e Rrozhajtë ose Tergovishtit, banorët janë shqiptarë; në gjithë këtë kaza ka vetëm gjashtë fshatra sllave. Në fshatrat që janë më në veri të Razhait, banorët flasin po aq mirë si Shqipen ashtu edhe Serbishten. 30 fshatrat që përbëjnë krahinën e Peshterit në kazanat e Sienicës (Nov-Pazar), janë Shqipatrë.

    Në qytetin e Gjakovës ka vetëm 24 shtëpija sllave dhe 10 të tjera në fshatin e Lodjanit, pranë Deçanit.

    Qyteti i Prizërenit ka 23.000 banorë nga të cilët 8.000 janë Serbë e Bullgarë. Në ndamjet teritoriale të Podromës, Zhupës dhe Gorrës, në 8500 shtëpija Shqiptare ka përgjithsisht 1000 shtëpi sllave.

    Në Kalkandelën, Gostivar, Kërcovë, një shumicë e madhe e banorëve janë Shqiptarë, me përjashtimin e 20 fshatrave të vogla Sllave në krahinën e Poreçës.

    Kazaja e Mitrovicës, Vulçitrinit, Prishtinës, Presgovës, Gjilanit e Kumanovës  ku 80 % të banorëve janë shqiptarë.

    Vendi i banuar prej sllavëve fillon duke u nisur nga Veri-Perëndimi i Mitrovicës. Nga Beloçica gjer në Zibevçe, ne kufirin e tanishëm serb, shtrirja e vendit është plotësisht Shqiptarë.

    Në qytetin e Shkupit dhe fshatrat përreth shumica është shqiptare.
Sllavët që banojnë në qytetet janë pothuajse të gjithë Bullgarë, edhe ata nga banorët që punojnë si fermerë në dhjetë prona shtetërore vendosur nga jugu pronësie e të cilave është e shqiptarëve.
    
 Fshatrat Shqiptare shtrihen gjer në Kapl.

 


*Origjinali në frëngjisht.


Burimi: AQSH. F.151. V.1913.D.27. fl....

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...