Oshtima

1944 – Regjimenti i Prishtinës në ndihmë të popullsisë së Jugut

Në këtë artikull, publikuar në fletoren e organizatës “Lidhja II e Prizrenit”,  njoftohet si efektivët e Ushtrisë Kombëtare të grupuar në “Sektorin Kosova” i vijnë në ndihmë popullsisë së Jugut të dëmtuar nga lufta.
“Sektori Kosova” komandohej nga Kolonel Qazim Komani.

 

Nji gjest bujar i ushtarve t’onë.

Komanda e Sektorit Kosova, me nji shkresë q’i drejton Komitetit Qendruer të Lidhjes së II të Prizrenit për mbrojtjen e Kosovës, përcjellë listën emnore të 84 ushtarakve të Kompanjis Regjimentale të Komandës së Regjimentit IV të Prishtinës, të cillët, vullnetarisht kanë dhanë nji shumë prej Fr. Shq. 361,60 si ndihmë për të damtuemit e luftës në Shqipnin e Jugut.

Gjesti fisnik i ushtarëve të Prishtinës asht nji provë dashtunije dhe vllaznije qi ushtarët t’onë tregojnë ndaj vëllazënve të mjeruem nga lufta. U lumtë!

 

 

«Lidhja e Prizrenit», 14-V-1944.

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...