Oshtima

Prizren – Raporti vjetor 1943-44 i Liceut Shtetëror “Gjon Buzuku”

Prizrend, më 22-VIII-1944

Shteti Shqiptar
Lyceu i Shtetit “Gjon Buzuku”
Prizrend

 

RAPORT
mbi mbylljen e të tretit vjet shkolluer në Lyceun e Shtetit në Prizrend

Nga shkaku se në fillim të këtij vjeti shklluer menjiherë mbas kapitullimit t’Italisë ushtrija gjermane me t’ardhmen në këtë qytet okupoi për nevojë të saja ndërtesën e këtij Lyceu njiherë për përbujtje të repartesh të ndryshme ushtarake mandej mà vonë, pse i nevojitej me i përdorë lokalin si lazaret ushtarak, mësimet nuk mujtë me fillue rregullisht ma parë se me 11 të Kallndorit.
Prej 2 deri më 10 Kallnduer janë zhvillue provimet e përsëritjes dhe të pranimit si edhe kanë pasë vend regjistrimet ndër klasë të ndryshme dhe me 11 sikur u tregue sipri kanë fillue mësimet rregullisht në secilën klasë pa kurrfarë ndërpremje kanë vijue deri me 29 të Qershorit të këtij vjeti.
Gjatë këtij vjeti shkolluer ky Lyce ka pasë nji klasë të parë, nji të dytë dhe nji të tretë.
Në klasën e parë kanë kenë gjithsejt të regjistruem 52 nxanës ndër të cilët 34 djelm dhe 18 varza.
Në klasën e dytë kanë kenë të regjistruem 53 nxanës, ndër të cilët 34 janë djem e 19 varza.
Në klasën e tretë kanë kenë të regjistuem 32 nxanës, ndër të cilët 19 janë djelm e 19 varza.
Nga klasa e parë janë largue gjatë vjetit shkolluer 3 nxanës, prej të cilëvet 1 asht kenë djalë dhe 2 varza.
Nga klasa e dytë janë largue gjatë vjetit shkolluer 2 nxanës, ndër të cilëvet asht kenë 1 djalë e nji varzë.
Nga klasa e tretë janë largue para mbarimit të vjetit shkolluer 3 nxanës, ndër të cilët janë kenë 2 djelm dhe nji vajzë.
Prej çka u pa sipër shifet se në këtë Lyce i kanë vazhdue mësimet rregullisht deri në fund të vjetit shkolluer gjithsejt 129 nxanës, ndër të cilët 83 janë kenë djelm e 46 varza.
Në klasën e parë marrë notë kalimi 33 nxanës, mbetën për t’u riprovue në vjeshtë 14 nxanës e ngelën për të përsëritë klasën 2 nxanës.
Në klasën e dytë kanë marrë nota kalimi 41 nxanës, 8 kanë mbete për t’u riprovue në vjeshtë dhe 2 kanë ngelë për të përsëritë klasën.
Në klasën e tretë kanë marrë nota kalimi 23 nxanës, 5 kanë ngelë për t’u riprovue në vjeshtë dhe 1 ka mbete për të përsëritë klasën.

Të ndamit e landëvet të mësimit në mes të trupit mësimuer.

Prej fillimit të vjetit shkolluer e deri më 12 Fruer, ditë në të cilën këjo Drejtori e shlen nga lista e trupit mësimuer Z. Profesor Kelë Gashin, i cili prej mungesavet të shpeshta dhe të pa kurrfarë arsye të justifikueshme, që bante, e shrregullonte krejt mbarvajtjen e rregullin e mësimevet landët e ndryshme të mësimit janë kenë nda në mes të trupit mësimuer në këtë mënyrë:
1.    Titullari ka pasë përsipër mësimin e mathematikës së të trija klasëvet me nga 4 orë mësimi në javët secila, pra gjithsejt asht kenë i ngarkuem me 12 orë mësimi në javët.
2.    Zotni Profesor Lazer Berisha asht keni i ngarkuem me mësimin e latinishtes në klasë të dytë dhe të tretë dhe me mësimin e historisë në klasë të dytë, tuj pasë gjithsejt 14 orë mësimi në javët.
3.    Zotni Profesor Kelë Gashi ka pasë marrë për barrë mësimin e Shqipes në klasë të parë, t’italishtes në klasë të tretë dhe të gjeografisë në klasë të dytë, tuj pasë gjithsejt 13 orë mësimi në javët.
4.    Zotni Profesor Lukë Çunl ka pasë përsipër mësimin e Shqipes në klasë të dytë dhe të tretë dhe atë të historisë në klasë të parë, tuj pasë gjithsejt 13 orë mësimi në javët.
5.    Zotni Profesor Hajrulla Morina asht kenë i ngarkuem me mësimin e edukatës fizike  në të trija klasët dhe me mësimin e edukatës morale dhe atë të historisë në klasë të tretë, pra gjithsejt 7 orë mësimi në javët.
6.    Zotni Profesor Ferid Perolli asht kenë i ngarkuem me dhanjen e mësimit të gjuhës italishte në klasë të parë dhe të dytë dhe me mësimin e gjeografisë në klasë të parë dhe të tretë, pra ky ka dhanë gjithsejt 15 orë mësimi në javët.
7.    Zotni Profesor Lorenc Antoni ka pasë marrë përsipër mësimin e kangës e të muzikës dhe të vizatimit në të trija klasët, tuj krye gjithsejt 6 mësimi në javët.
8.    Zoja Ajshe Qazim Sylejmani asht kenë e ngarkueme me mësimin e punës së dorës ndër varza me nga dy orë mësimi në secilën klasë, pra me gjithsejt 6 orë mësimi në javët.
9.    Mbas dërgimit në këtë Lyce të Profesoreshës s’edukatës fizike për varza, Zojës Marieta Thoma (Preçi), këjo Drejtori i ka pasë ngarkue 4 orë edukatë fizike në javët dhe prej 30 Maj që asht arestue Prof. Ferid Perolli e deri më 29 Qershuer i ka vu përsipër kësaj edhe mësimin e italishtes të klasës së parë dhe të dytës, tuj ba gjithsejt 13 orë mësimi në javët.

Këjo mënyrë të ndami të landëvet ka vazhdue deri më 12 të Frorit të këtij vjeti, dhe mandej mbas largimit të Zotni Kelë Gashit, landët e tija janë nda në mes të trupit mësimuer në kët mënyrë.
Mësimi i shqipes në klasë të parë i asht ngarkue Z. Prof. Lukë Çunit tuj u zhgarkue nga mësimi i historisë së kësaj klase.
Mësimi i italishtes në klasë të tretë dhe ai i historisë në klasë të parë i asht ngarkue Zotni Profesor Hajrullah Morinës.
Mësimin e gjeografisë në klasë të dytë e ka marrë përsipër Zotni Prof. Ferid Perolli.
Në këtë mënyrë ka vazhdue orari i mësimevet deri më 30 Maj që na asht arestue nga policija gjermane Profesori i këtij Lyceu Z. Prof. Ferid Perolli, landët e të cilit për deri në fund të vitit shkolluer janë kenë nda tuj marrë mësimin e italishtes të klasës së parë dhe të dytë Profesoresha e edukatës fizike për pjesën e varzavet Zoja Marieta Thoma (Preçi), gjeografinë e klasës së parë Zotni Prof. Lorenc Antoni dhe gjeografinë e klasës së tretë Titullari i Lyceut.

Këjo Drejtori, tuj pa se nga rrethanat e luftës mësimet kishin fillue vonë, për të mos mbete nxënësit të mbete dhe të mangëet ndër landët e ndryshme e kryesore, që zhvillohen në Lyce, ka ba nji ndërrim të vogël në sasinë e orëvet të mësimit që paraven programa, tuj caktue për mathematikë në vend të 3 orëvet në javë 4 orë dhe për gjeografi e histori në vend të 2 orëvet në javët 3 orë, jua mungue orëvet të edukatës fyzike, vizatimit e kangës nga nji orë mësimi në javë.

Shtojmë se, Profesori i muzikës dhe i vizatimit Z. Prof. Lorenc Antoni përveç 3 orëve kanë e muzikë dhe 3 orëvet vizatim në javët, ka ba edhe 2 orë në javët kangë korale me nxënësit djelm e varza të trija klasëvet të Lyceut. Ky kor asht tri zanësh dhe i formuem mjaftë mirë për t’u përdorë në ç’fardo manifestimi patriotik-shkolluer.
Përveç kësaj Prof. Në fjalë, tuej kenë i ngarkuem me orë pak, ka ba detyrën edhe të ndihmës-sekretarit të kësaj Drejtorie si daktilograf, arshivist dhe protokollist.
Gjatë këtij vjeti shkolluer si kryetar dhe kujdestar’i klasës së parë asht kenë caktue Z. Prof. Ferid Perolli, i klasës së dytë Z. Prof. Lukë Çuni dhe i klasës së tretë Z. Prof. Lazër Berisha.
Të kishte fillue vjeti shkolluer me kohë dhe të mos kishte vonue fillimi rregullisht i mësimevet deri më 11 të Kallndorit, klasa e parë e këtij Lyceu do të kishte pasë sigurisht së paku 80 nxanës prej dy sekseve mashkuj e femna. Mirë po vonesa e fillimit të vjetit shkolluer ka shkaktue, që nji pjesë e madhe e djelmvet e e varzavet, që kishin krye të pestën klasë fillore, tuj mendue se Lyceu nuk do të hapej ndoshta asëpakë, o u ngjitën shegerta ndër duqane apo ndejën në shtëpi si varza për t’i ndihume nanave ndër punë shtëpijake të veta.
Në vjetin e ardhshëm shkolluer Komiteti Qëndruer i Lidhjes së II të Prizrenit ka në mend me intervenue pranë Kshillit-Arsimuer dhe komisjonit shkolluer të këtushëm, për t’i detyrue të gjithë prindët që i kanë pasë fëmijët e tyne në klasën e pestë të fillores m’u nëshkrue në klasën e parë të Kursit t’Ultë të Lyceut.
Prandej këjo Drejtori parashef se në vitin e ardhshëm shkulluer klasa e parë ka për të pasë së paku 80 nxanës djelm e varza.

Mënyra e zhvillimit të programës së mësimve.

Të gjitha landët e mësimit, Profesorët e ndryshëm i kanë zhvillue në nji mënyrë të kjartë dhe me zellin e kujdesin e duhun. Ma se dy të tretat e landës mësimit që parashef programa asht zhvilluer prej sejcilit Profesor thellësisht dhe në mënyrë mjaftë të shkoqitun.
Nxanësit kanë tregue zellë e vullnet në të ndjekun dhe studim të mësimvet e të landëvet të ndryshme. Shkolla asht ndjekë nga ana e këtyne me mungesa fare të paketa dhe në fund të vjetit shkolluer kanë dhanë rezultate mjaftë të kënaqëshme për sa i përket përvehtësimit të landëve të mësimit, që u janë zhvilluer nga ana e Prof. të ndryshëm.
Të gjithë Profesort e kanë krye detyrën me zellë e ndërgjegje të plotë, tuj u mendue seicili prej sish me kenë i përpikët në detyë dhe me i a u shtjelluer nxanësvet landën e mësimit në nji mënyrë intuitive, të gjallë dhe t’interesandshme, për t’i ba ata të zotët për kalimin në klasën tjetër ma të naltë.
Sikur se e kemi tregue me shkresën e këtushme Nr. 50 dt. 26-IV-44 ky Lyce për arsye mungeset personeli adaptë dhe mungeset mjetesh mësimore në dhanjen e mësimit të historisë së natyrës në klasë të parë të botanikës në klasë të dytë dhe të fizikës në klasë të tretë, asht kenë i shtrënguem me vijue mësimet në bazë të programit të përparshëm, pa keni i zoti me e vue në zbatim dhe me e përpajnue programën e re të përcjellun me shkresën e atjeshme Nr. 954 dt. 19-IV-944.
Në të damit e Librezave Shkollore, tuj pasë filluer vjetin Shkolluer me 11 të Kallndorit, këjo Drejtori e ka pa t’arsyshme me ju dhanë nxanësvet nota vetëm në tremestrin e dytë dhe të tretë, mbassi që muejt e trimestrit të parë kishin kalue.
Në këtë Lyce, gjatë këtij vjeti shkolluer, nuk ka ndodhë kurënji incident i mbrendshëm dhe as nji ndërpremje mësimesh. Nxanësit përgjitshisht janë tregue t’urtë dhe të bindun rregullave dhe dishiplinës së shkollës.


Nevojët që ka për të pasë ky Lyce për vitin e ardhshëm shkolluer.

Në vjetin shkolluer t’ardhshëm parashifet se ky Lyce ka për të pasë nji klasë paralele të parë, nji klasë të dytë, të tretë dhe të katërtë. Prandej tuj marrë para sysh se Z. Prof. Ferid Perolli gjindet i internuem në Gjermani dhe i ndjeri Prof. Hajrullah Morina ka ra fli e njij bombardimi ajruer*, si njani ashtu edhe tjetri nuk mund të merren në konsideratë si fuqi mësimore për vjetin shkolluer që vjen.
Asht pra nevojë e domosdoshme, që të shtohet numri i Profesorëvet dhe madje na nevojitet nji Profesor për shkencat natyrore dhe fyzik e kimi, nji Profesor për mësimin e gjuhës gjermanishte, shtesën e nji Profesori për shqipen e klasës së tretë dhe të katërtë dhe të njij tjetri për mësimin e edukatës fyzike në pjesën e djelmve.
Sikurse shifet pra na nevojiten shtesa e së paku 4 Profesorëve të tjerë e mësimit të ndahen në këtë mënyrë:
1.    Titullari merr përsipër mësimin e mathematikës në klasë të dytë, të tretë dhe të katërtë, tuj u ngarkue me gjithsejt 12 orë në javët.
2.    Prof. Lazër Berisha ngarkohet me mësimin e latinishtes në klasë të tretë dhe të katërtë me mësimin e historisë e të gjithë klasëvet dhe me mësimin e bukurshkronjës në klasë të parë; pra me gjithsejt 22 orë në javët.
3.    Prof. Lukë Çuni ngarkohet me mësimin e shqipes në klasë të parë dhe të dytë dhe me mësimin e gjeografisë në klasë të parë; pra me gjithsejt 22 orë në javët.
4.    Prof. Lorenc Antoni ngarkohet me mësimin e kangës dhe të muzikës si edhe me mësimin e vizatimit në të gjitha klasët, tuj ba gjithsejt 14 orë mësimi në javët.
5.    Profesoreshë Zoja Marieta Thoma (Preçi) ngarkohet me mësimin e edukatës fyzike në pjesën e varzavet dhe me mësimin e edukatës morale, ekonomik shtëpijake në klasë të tretë e të katërtë, me bukurshkrim dhe me gjeografinë e klasës së dytë, pra me gjithsejt 16 orë në javët.
6.    Nji nga Profesorët që do të kujdesohet Ajo Ministri me na dërgue për vjetin shkolluer t’ardhshëm do të marri përsipër mësimin e shqipes dhe të gjeografisë në klasë të tretë dhe të katërtë si edhe ndoj mësim tjetër të ndoj Profesori që asht ngarkue me orë të shumëta si këtu në këtë rasë Z. Prof. Lazër Berisha apo Lukë Çuni, të cilët janë ngarkue me nga 22 orë, në mënyrë që edhe atij t’i takojë me ba së paku 18 orë në javët.
7.    Po ashtu kërkojmë që Ajo P.T. Ministri të na caktojë nji Profesorë për shkencat natyrore, fyzik, kimi e për mësimin e mathematikës të klasës së parë paralele si edhe të njij Profesori për mësimin e gjermanishtes në të gjitha klasët dhe t’edukatës fyzike në pjesën e djelmvet.
8.    Sa për mësimin e punës së dorës ndër varza mund të ngarkohet me orë suplementare sikurse ndër vjetët shkollore të kaluem Zoja Ajshe Qazim Sulejmani.
9.    Mbasse ky Lyce asht i hapun rishtas, për të mujtë me e zhvillue si duhet dhe në mënyrë intuitive landën e shkencavet natyrore, kimin dhe fyzikën asht konditë e domosdoshme që Ajo P.T. Ministri të kujdesohet me na i dërgue me kohë mjetet mësimore që lypen për zhvillimin e mësimin e këtyne landëve të reja, që mbas programës së re do të shtjellohet në vjetin e ardhshëm shkolluer ndër kate klasët e Kursit t’Ultë të Lyceut.
10.    Gjatë vjetëve shkollore të kaluem Ministrija e Arsimit asht kujdesue tepër vonë për dërgimin e tekstevet shkollorë e edhe atëherë në vend që tekstet e shkollavet të mesme t’i dërgonte n’emën të Lyceut, na i ka dërgue pranë Inspektorisë s’Arsimit filluer të këtushëm, e cila nuk asht interesue me na njoftue për mrrijtjen e tyne, aë të i a shitshim mandej nxanësëvet me kohë në muejt e parë të vjetit shkolluer. Këjo ka qenë arsyeja që në këtë vjetë shkolluer ashtu edhe n’atë të kaluemin, nxënësit kanë mujtë me u pajisë me të tanë tekstet shkollorë të nevojshëm vetëm mbassi vjeti shkolluer i kish kalue ma se dy muej. Prandaj për të mujtë me u zhvilluer mësimet ma mirë dhe në mënyrë ma të dobishme për nxanës, duhet që dërgimi i të gjithë teksteve shkollorë të shkollavet të mesme, që janë botue nga Ministrija e Arsimit, të na dërgohen së paku nji muej përpara fillimit rregullisht të mësimevet dhe jo në drejtim t’Inspektorisë s’Arsimit, por n’atë të Drejtorisë së Lyceut.
Për vjetin shkolluer t’ardhshëm kishin me na u nevojit 150 copë libra leximi Të Praku i Jetës, 50 copë Rreze Drite, 100 copë gjeografije dhe 100 copë libra historije për klasën e parë, 50 copë libra gjeografije e 50 copë libra historije për klasën e dytë, 100 copë libra arithmetike e 100 copë libra gjeometrije për klasë të parë, të dytë dhe të tretë, 40 copë libra algjebret për klasë të katërtë, 50 copë libra gjeografijet e 50 historijet për klasë të tretë, 40 copë libra gjeografijet e 40 historijet për klasë të katërtë, 100 copë libra historijet natyret për klasë të parë, 60 copë libra botaniket për klasë të dytë, 100 copë ushtrime dhe 100 copë gramatika latine, 100 copë libra fyziket për klasë të tretë e të katërtë dhe 50 copë libra kemije për klasë të katërtë.
11.    Nga shkaku se numri i nxanësvet ka për të kenë ma i madh dhe bankat që kemi pasë në përdorim deri mbë sod janë vjetërue dhe kanë nevojë për riparim, për vjetin shkolluer t’ardhshëm nevojitet nji kredi për ndërtimin e 50 bankavet të reja, 1 kathedre me gjithë podium, 1 drrasë të zezë, dhe për t’i riparue e lye me ngjyrë nja 50 banka të vjetra. Me postën e afërme kemi me dërgue preventivin e nevojshëm si për nevojat që u treguem sipër ashtu edhe për landshkresari dru e nevojë tjera që ka për të pasë ky Lyce në vjetin e ardhshëm shkolluer.

Drejtor’i Lyceut
Kolë Margjini

 

 

AQSH F. , D. 78, V. 1944, f.1 - 5

Dokument - Oshtima


* Prof. Moria humbi jetën më 28 qershor 1944 gjatë një mitralimi të avionëve Aleat  mbi urën e Re në Gjakovë. Numri i të vrarëve dhe të lënduarve në sulmin mbi tre autobusë që po kalonin mbi urë kapi shifrën 50. Në të njëjtën ditë, po nga mitralimet ajrore Aleate, në periferi të Prizrenit, afër magazinave Todt, humbi jetën një tjetër civil dhe katër mbetën të plagosur. (Shënim i Redaksisë)

 

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...