Oshtima

1943 – Gjendja e Ushtrisë Shqiptare

Pjesë nga Raporti amerikan “Mbi ngjarjet në Shqipëri”, 20-I-1943.
(Origjinali në anglisht)

 

Ushtria Shqiptare është pjesë përbërëse e Ushtrisë Italiane, megjithatë trupat mbajnë emrat e regjimenteve shqiptare. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare është i vendosur në Tiranë dhe komandohet nga gjenerali italian Biscaccianti, i cili ndihmohet nga gjenerali shqiptar Aqif Përmeti, ish kolonel i Mbretit Zog.

Ushtria ka tre regjimente artilerie, nën komandën e gjeneral Qamilit, dhe gjashtë batalione këmbësorie, të cilat janë të emërtuara Tomori, Erzeni, Vjosa, Drini, Gramozi dhe Taraboshi. Këto batalione janë të vendosura në Tokat e Liruara.

Përveç këtyre janë edhe tre batalione të Milicisë Fashiste Shqiptare dhe Legjioni i Vullnetarëve, që numëron rreth 3-4 mijë burra nën komandën e bajraktarit Gjon Markagjoni.
Pjesa e mbetur e oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë janë pjesë e njësive të Korparmatës IV.

Kohët e fundit është vënë re se një numër i konsiderueshëm oficerësh dhe nënoficerësh shqiptarë janë dërguar në frontin Rus së bashku me trupat italiane.


 
N.A.M.P. M1211, File No 125.3356/179, f. 7. (1211-15/60)

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...