Oshtima

1943 - Ndryshime në jetën politiko-ekonomike të Mbretërisë Shqiptare.

Dokumenti i mëposhtëm është në raport amerikan mbi ndryshimet e rëndësishme të ndërmarra në pranverën e vitit 1943.

 

 

Shërbimi i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Konsullata e Përgjithshme Amerikane
Stamboll, Turqi, Prill 8, 1943.

Objekti: Raportim mbi propozimet për ndryshime në politikën italiane në Shqipëri në kuadër të shtimit të lirisë së saj administrative.

I nderuar Sekretar i Shtetit
Uashington


Më poshtë kam nderin të përcjellë informacione lidhur me propozimet mbi ndryshimin e politikës italiane në Shqipëri. Ky informacion është një përmbledhje bazuar kryesisht mbi të dhënat e publikuara në Buletinin e Legatës Shqiptare në Stamboll.

Italia vazhdon të kryejë ndryshime në strukturën ekonomike, politike dhe administrative të Shqipërisë, me shpresë që shqiptarët të pajtohen dhe të heqin dorë nga qëndresa e tyre, e cila është e mirë organizuar dhe në rritje.

Ndryshimet e fundit administrative janë zëvendësimi i Gjeneral Jakomonit si Përfaqësues i Mbretit Perandor (ose Mëkëmbës) me Gjeneral Alberto Parianin, i cili është i mirënjohur në Shqipëri falë faktit që ka mbajtur pozita të ndryshme, si për Qeverinë shqiptare ashtu edhe për atë italiane. Gjeneral Pariani ka shërbyer në Shqipëri si Atashe Ushtarak i Italisë në vitet 1925-1926 dhe si Shef i Misionit Ushtarak Italian në Shqipëri prej vitit 1927 deri në vitin 1933. Italianët, si duket, besojnë se ai, falë eksperiencës të fituar në këto detyra, do të jetë më në gjendje se Jakomoni të përballet me kryengritësit shqiptarë.

Gjatë muajve Janar dhe Shkurt Italia është detyruar tre herë të kryejë ndryshime në Qeverinë kukull të Tiranës. Qeveria e tanishme shqiptare ka lëshuar një deklaratë me anë të së cilës thekson se Italia me ndryshimet e mëposhtme shpreson t’i japë Shqipërisë pamjen e një Shteti të pavarur:

1) Përfaqësuesi i Mbretit Perandor nuk do të ketë më detyrën e mbrojtjes së interesave të italianëve në Shqipëri. Një i ngarkuar me detyrë do të dërgohet në Tiranë për këtë qëllim, njëkohësisht, një i dërguar shqiptar do të emërohet në Romë për çështjet që lidhen me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve me banim në Itali. Me fjalë të tjera, mes dy Shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

2) Ushtria Kombëtare Shqiptare do të ringrihet me oficerë shqiptarë. Ajo, sigurisht, do të mbetet nën komandën italiane.

3) Xhandarmëria shqiptare do të riorganizohet dhe karabinierët italianë, pjesërisht, do të largohen nga Shqipëria.

4) Do të rivendosen përfaqësitë diplomatike jashtë Shqipërisë, nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

5) Do të ringrihen doganat shqiptare, nën kontrollin shqiptar.

6)Do të krijohet një parti politike e quajtur “Roja e Shqipërisë së Madhe”. Si rezultat i formimit të kësaj partie, Partia Fashiste Shqiptare, krijuar pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, do të shkrihet.


Nëse këto ndryshime janë vënë në jetë nuk dihet ende, gjithsesi, ndryshimi i Mëkëmbësit duket të tregojë se politika e re e Italisë, në përpjekje që të lejojë administrativisht qeverisjen e lirë të Shqipërisë, ka nisur.
Sipas një deklarate të Gjeneral Parianit, Mbreti Perandor për të siguruar lidhje më të ngushta miqësie dhe mirëkuptimi midis dy, të ashtuquajturve, Shtete të pavarura  ka premtuar të dërgojë në Shqipëri, sapo kushtet ta lejojnë, një Princ të Dinastisë së Savojës për të shërbyer si Mëkëmbës.  

Me respekt
Burton Y. Berry

 


N.A.M.P. M1211, Subject 875.00/554,555.

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...