Oshtima

Çka kërkon Kosova?

Kosova nuk kërkon mâ tepër se sa i përket dhe ia nep e drejta. Kosova kërkon atê, që nuk mundet me ia mohue kurkushi, mbasi nuk kërkon gjâ të huejën.
Ajo kërkon atê, për të cillën sod e gjithë bota âsht përleshe: ì madh e i vogël janë çue në kambë dhe luftojnë pa marrë parasysh asnji sakrificë. S’ka komb në botë sod qi mos të jetë në luftë ose gadi në ç’do moment për t’u futë në tè, vetëm për të mbrojte atê qi âsht gjaja ma e shtrejtë e njeriut: LIRIJA.

Konditë e parë dhe e pa kundërshtueshme për ekzistencën e nji kombi àsht lirija. Lirija me plotë kuptimin e fjalës: lìri politike dhe lìri ekonomike.
A ka gjâ mâ të shtêjtë dhe mâ të bukur në jetë se me rrnue i lirë dhe zotni në shpinë t’ande? A mund të quhet kërkesë e pà vend dhe e pà drejtë kjë?
Mjerisht hala në shekullin t’onë kaq të qytetnuem, kur edhe për kafshët âsht krijue nji farë drejtësijet, ka asish qi lirinë e konsiderojnë privilefjë të tyne. Mjaton të ketë liri për ta, e sa për të tjerët ani qi ata mos t’a gëzojnë këtë gjâ kaq të shenjtë. Këta shtyhen edhe ma tutje: Me gjithëse e quajnë vehten të qytetnuem, duen që të tjerët të bahen skllavë të tyne.

Këjo asht nji pa-drejtësi, pa drejtësi e turpshme si nga âna e atyne që e pretendojnë, ashtu edhe nga ana e atyne qi e lejojnë dhe e inkurajojnë nji gjâ të tillë.
Kanë kalue mâ shekujt e zi të skllavrisë. Nuk lejohet mâ në nji botë të qytetnueme të përsëritet nji gjâ e tillë. Asht në kundërshtim të plotë me parimet e kohës qi jetojmë.
Kosova kërkon, pra, drejtësi e kurgjâ tjetër. Kërkon atë të drejtë, e cilla i âsht mohue gjithmonë deri sod: me u-bashkue për gjithmonë me Nanën e vetë Shqipni dhe me jetue në liri.

Mjaft mâ me përkrahje e miqsina!

E gjith bota e din se Kosova kurdoherë ka qenë dhe asht Shqiptare. Kurkush nuk âsht në gjendje me e vërtetue të kundërtën. Këtë gjâ, ma mirë se gjithkushi, e dijnë vetë fqinjët t’onë lakmuesa të Shqipnisë. Historija na mëson se kur fqijët t’onë e kanë qitë kryet në Ballkan, aty na kanë gjete né, qi atëherë quheshim me nji ëmën tjetër: Ilirë.
Si popull bujk, i qytetnuem për n’at kohë, nuk kemi muejtë me ia prè hovin e invadimit popujve nomad, pra barbar, siç ishin fqijët t’onë të soçëm aso kohet. Prandaj përpara barbarizmave jena detyrue me iu lëshue shum vende këtyre nomadëve t’ardhun prej m’atë anë të Karpatit edhe me-u tërhjekë nder vende mâ strategjike për me muejtë me e ruejtëë ekzistencën t’onë. Por aty ku jena sod na Shqiptarët, stërnipat e Ilirve të dikurshëm, aty kena qenë qysh se e mban mênd historija.
Lëvizje të vogla mund të kenë ngja nder vende gjatë luftimeve me invadonjsat, të cillët ndo’i herë kanë mrrijë me okupue edhe krejt vendin t’onë, por nuk kanë muejtë kurr me na përzanë krejtësisht prej këtyne vendeve ku jetojmë edhe sod. Si okupatorë ata kanë lanë kudo shêjat e tyne, të cillat hala na kujtojnë robninë e zezë të kaq shekujve. Por këjo nuk do të thotë se na i jena shtrue atij fati për gjithmonë.

Kosova kërkon qi mos të përsëritet mâ ajo kohë e kobëshme e atyne ditëve të zeza robnijet, qi mizorisht iu imponue Kosovës së shkretë.
Deri tash sa herë qi ashtu-quejtuna drejtësi ndërkimbëtare mir në shqyrtim problemin e Ballkanit, të gjitha herat përfundon në damin e Shqipnis. Ndër të gjitha konferencat e paqit nuk u-vendos drejtësi e nji llojit për të gjithë. Për të vogjlit, të cillët kanë nevojë mâ tepër se kurrkush për mproje, nuk pat drejtësi të vërtetë kurrnji-herë. Ata qi i duelën zot me e ndà drejtësinë, deri sod preferuen drejtësin e interesave të tyne.
Shqipnija si shtet i vogël pershonte tepër pak në kantarin e interesaxhijve. Prandaj e rrumculluen këté pa kurrfarë mëshiret, tue ia hjekë Kosovëm, pa të cillën e dijshin edhe ata se Shqipnija nuk ka jetë. Shqipninë e lanë pa Kosovë, e Kosovën e lanë në robni, tue shkelë ç’do të drejtë njerzore. Këjo ka qenë deri sod burrnija dhe drejtësija e të mdhêjve: me e shtyp të voglin.

Kosova tash kërkon me ngulm qi këjo padrejtësi të korrigjohet: mos të mbetet ma krahinë Shqiptare jashta prehnit të Mëmëdheut, jashta kufijve të vërtetë të Nanës Shqipni.
Ajo âsht sod e tanë në kambë, gadi për me ju përgjegjë ç’do kushtrimi, vetë për me i dalë zot të drejtave të veta pà marrë parasysh asnji kusht.
Kosova ka vendosë qi mbas kësajë përleshje të përbotshme ose edhe ajo ka me fitue lirinë e plotë, tue u futë në gjinin e Nanës së vetë, ose do të shuhet e tâna në fushën e mejdanit.

“Ma mirë dekë m’u shue nën hije
Të Flamurit t’onë në fushë të mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije,
Për nën sukuj t’huej t’Ballkanit.”
Këtê, pra kërkon Kosova: drejtësi, liri e paqë të vërtetë për të gjithë.

 

«Lidhja e Prizrenit», 16-IV-1944

Xhidda.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...