Oshtima

Për përmirësimin e racës Shqiptare

Artikujt e mëposhtëm, publikuar në shtypin e Tiranës në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, venë në dukje rëndësinë e shëndetit të popullsisë dhe lidhjen e tij me të gjithë zhvillimin e Shtetit. Në shkrim rreshtohen dhe një seri masash që duhen marrë për përmirësimin e shëndetit të popullatës dhe për zhvillimin fizik të saj.

 

Për përmirësimin e racës Shqiptare

Pika mâ kryesore që duhet t’na kujdesojë asht kjo: Përmirësimi i racës, pse, përkundrazi nuk mund të shpresojmë nji t’ardhme të shkëlqyshme pér nè. Raca e jonë, pa dashtë me u lavdue, zotnon nji trup të mirë, që ka mujtë me i qëndrue të gjithë fatkeqsinave që kanë ra mbi kokën t’onë, sikurse janë pushtimet e hueja, të cilat janë mundue me e prishë racën t’onë.
Shteti i Ynë, sot, tue kuptue, këtë ka themelue organizata të ndryshme, të cilat po mundohen me e plotsue misjonin e tyne, tue nxitë djemënin kah sporti e kultura.
Që të kemi nji shembull praktik mbi përpjekjen e shteteve të hueja për të përmirsue racat e tyne, marrim Japonin, banorët e së cilës janë të njohun si «njerëz të verdhë e të shkurtën». E me gjithë këtë sot shtati i tyne âsht naltësuem. Çdo generat e ré âsht mâ e naltë se e para; kështu, si mbas studimeve që jan bâm, rezulton që edhe vetëm mbas dy brezash, njerzit e shkurtën, nuk kanë me pasë as mâ të voglin ndryshim prej neve.
Në këto njizet vjetët e fundit naltësija e trupit të japonezvet, âsht shtue dy centimetra e gjysëm dhe duket se generata gjithnji përparon në përmirsim. Me fjalë të tjera, gjithnji tue shkue mbas informatave të sakta fitimi mesatar i djelmoshave 20 vjeçar të sotshëm në naltsim të trupit âsht katër cm.  kundrejt atyne  të vjetve 1915. Por nuk janë vetëm mashkujt që po rriten në Japoni, pse edhe femnat po bâjnë përmirsime, në mënyrë që, generacjoni i sotshëm âsht 5 cm. mâ naltë se ai i përparshmi.
Tue shikue pakë mbi të kaluemen e Japonis, bâhet me i dijtë se shtati i japonesve përpara 40 vjetve ishte m. 1.54, kurse përpara 28 vjetve ishte m. 155. Sot, shtati mesatar i japonesve âsht m. 1.60. Pr ka dhe mâ tepër, si mbas studimeve të posatshme të bâme prej autoriteteve japoneze, rezulton se fëmijt që lejnë, 95% janë mâ të mdhaj se të përparshmit. Me fjalë të tjera, shifet kjartas që raca e Japonezve ase e besnikëve të «Mikados» po kalon nga tefteri për t’u quejtë si nji racë e shkurtën.
Ndoshta, mund të kujtojnë lexuesit e këtyne shtyllave, se ky përparim apo përmirësim i racës japoneze, i detyrohet vetëm fenomenit të natyrës. Por nuk âsht kështu, pse përmirsimi i racës mvaret vetëm n’ushqimin e mirë e me pehrizë si dhe në banesën e rehatshme e hygjenike. Kështu, për qindra e qindra vjetësh, japonezët kanë jetue nëpër shtëpijat e tyne të ndyeta e antihygjenike, si dhe janë ushqye gjithmonë me nji lloj ushqimi.
As ndonji ushtrim gymnastike, që nuk i dijshin edhe emnin. Deri në ditën kur Japoni nuk kishte marrë qytetnin, fëmijt, jo vetëm në shtëpi, por edhe ndër shkolla, rrijshin të shtrimun nëpër rrogoze, tue shkaktue kështu dame të konsiderueshme turpit, sidomos kambëve.
Autoritetet e vendit, nji ditë, tue pam këtë dekadencë të racës, në dam të math të atdheut të tyne, i u vuen punës me kujdes dhe zellë për të kërkue mënyra që të mujshin me përmirsue gjendjen fizike të popullit të tyne. Për fat të mirë nuk u munduen shum pse, menjiherë e gjetën barin e shërimit: vuemjen në zbatim të sportit dhe lânjen e mënyrës së banesës dhe t’ushqimit orjental, tue u kujdesue që të bahej zakon me u ushqye mâ mirë se përpara, me gjella të përshtatshme për stomakun. Tue kuptue këtë, japonezët filluen me sistem me i vue në praktikë. Kështu p. sh., për sa i përketë ushqimit, ata vuen në zbatim që në çdo dreke ase darkë, do të kishte me doemos zarzavate, mish, vé ase pemë. Dhe u bâ zakon që njeni prej ushqimeve, zarzavata p. sh. ose mishi, do të ishte në tryezë. Në këtë mënyré mjekët lajmërojnë sot se shtati i japonezvet filloj të rritej dhe sidomos fëmijt e lemun ndryshojnë nga ata të përparshmit. Mandej i erdh radha sportit: football, tenis, wolibol, basketball, etj. u vuen në përdorim dhe filluen me u popullarizue, aq sa sot loja e basketballit ka mâ popullaritet se loja e vjetër japoneze që quhet «jiu-jitsu». Sa për ballot japonezët sot i a u kalojnë edhe europjanëve.
Po në kët kohë âsht vue në zbatim në Japoni e ndejtmja me karrike. Rrogozat apo hasrat, në çdo vend, theatro, cinema, shkolla, shtëpija dhe në shtëpijat e mâ të vobekvet, u zavendësuen prej karrikës, né të cilat trupi shlodhet mâ mirë. Rezultati asht se kambët e japonezve kanë fillue të rriten dhe tani nuk kanë as ndonji ndryshim prej kambvet t’ona.
Raca Japoneze përgjithsisht sot âsht n’udhën e përmirsimit dhe nuk ka me qenë e gjatë koha kur t’mos kenë ndonji dallim prej racës së bardhë, që konsiderohet mâ e mira e botës. Prandej sot japonezët po zhvillojnë aktivitetin e tyne në çdo lanë tue mos u dallue prej të tjerve. Jo vetëm burrat, por dhe grat mundohen sot me u barasue ase me u a kalue europjanve në çdo send. P. Sh. Zojusha Hitomi ka fitue 100 metra vrapim në garat sportive ndërkombtare të Berlinit.



Besa, 11.VII, 1931.

 

 

* * *


Në nji numër të kaluem të kësaj gazete, bâjshim fjalë rreth përmirsimit të racës s’onë. Si shembull përmedhshim Japoninë, banorët e të cilës janë njohun si njerës të shkurtën e të verdhë, por me masat që janë marrë raca japoneze, dal nga dalë, ka fillue të përmirsohet aq sa nuk ka me qenë e largët dita kur populli i Japonisë nuk ka me pasë asnonjë ndryshim prej racës europjane.
Tash hyejmë në themë për sa i përket racës s’onë.
E përmendëm edhe në numurin tjetër se raca Shqiptare zotnon për fat të mirë, nji trup të mirë, të pashëm e të naltë. Mirëpo âsht detyra e jonë tash që të mundohemi me i a ruejtë racës s’onë krej ato veti dhe bukuri që e bâjnë me u nda në shenjë prej të tjerave.
Le t’na jepet leja t’i hudhim nji sye shikues shkaqeve kryesore të dobësis së racës s’onë, dhe masandej të përshkruejmë, shkurtazi, mënyrat mâ të lehta të përmirsimit.
Na, për herë të parë, duhet të përmendim se, as nuk dijmë të jetojmë, as t’ushqehemi. Nuk po marrim për shembull ndonji të vorfër, se ai, mâ në fund, ka arsye për jetesën e keqe apo jo të përshtatshme që bànë, mbasi nuk i delë me bà shpenzime; por ata që nuk dijnë me jetue prej Shqiptarëvet janë pikërisht ata që i kanë xhepat plot ase deri për gjysëm! Përgjithsisht pra thoni se ne nuk dijmë të jetojmë. As nji kujdesje për trupin dhe ushqimin e nevojshëm të tij. Asht bam zakon ndër né që të hajmë sa  mâ shum kur ulemi allafranga ase allturka në tryezë, mbasi na àsht rrenjosun në mendje, se në këtë mënyrë, shëndoshemi e mâjemi i gjelat e detit, me gjithë që, mbas nji ore ose të nesërmen, na dhembë stomaku apo mideja sikur e quejmë, dhe, me gjithë këtë, vazhdojmë të hajmë si zakonisht!
Pyesim: Cili ndër né Shqiptarët e çmon rândësin e mirëqenjes së trupit?
I nënshkruemi nuk ka turp t’a thotë çeltazi se, nuk ka dijtë deri më sot t’a çmoi sikurse duhet mirvajtjen e trupit, randësinë e të cilit e kemi kuptue vetëm atëhere kur jemi sëmue. Randej nji përmirsim n’ushqimin t’onë, për në qoftë se kemi për qëllim të mbajmë nji trup të mirë âsht apsolitisht i nevojshëm.
Tani i vjen radha sportit, të cilin kemi fillue t’a përdorim. Por vjen pyetja: në ç’mënyrë vallë po e përdorim këtë? Këtu qëndron çashtja. Po të shikojmë hollësisht zhvillimin sportiv këtu në Shqipni, do të shofim se djelm Shqiptarë janë dhanë mbas tij pa sistemë e masë. Del burri i botës në fushën e footballit që prej orës dy mbas dreke, dhe mbaron së luejtuni n’orën 7. Shikoni pra! Plotë 5 orë football!
Në disa qytete si p. sh. në Korçë, luejnë football dita me ditë.
Ky sistem punimi vazhdon pothue në çdo ânë të Shqipnis, dhe prandaj djelmt Shqiptar, përgjithësisht, në vend që të përfitojnë trupnisht, po kanë mjaft dâme. Mandej zhvillimet e lojnave në kampjonate, na kanë dhanë rasë me pam mâ se nji herë, se si shumë lojtarë, që akoma nuk e kanë kuptue qëllimin e sportit, e plagosin qëllimisht shokun pa as mâ të voglën dhimsuni! Kështu, shum djelm Shqiptar po bâhen sakata për arsyena të naltëpërmenduna.
Pra që të përmisohet raca Shqiptare, duhet që të kemi mâ tepër kujdes për jetesën t’onë, si dhe për sportin, duhet t’a përdorim dhe t’a përhapim sistematikrisht në të gjithë popullin t’onë,  i cili, për fat të keqë, deri më sot, e ka kuptue se përmblidhet vetëm në lojën e footballit. Sport âsht çdo lëvizje trupore që bâjmë nën udhëheqëjen e disa rregullave. Prandej sporti i sotshëm nuk âsht tjetër veçse sporti i vjetër që përdorshin prindët dhe gjyshrit t’onë, me ndryshim që âsht vue nën mbi kqyrjen e disa rregullave të posatshme.
Shkurt:  raca Shqiptare do të përmirsohet vetëm atëhere kur ne do të mundohemi me jetue ashtu sikurse jetohet.

 

Besa, 25.VII.1931

L


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...