Oshtima

Lufta Iliro-Maqedone

Marrëdhëniet mes maqedonasve dhe ilirëve gjatë shek, V dhe IV p.e.s, mund të trajtohen vetëm nga pikëpamja e historiografisë greke dhe romake pasi këto janë të vetmet që flasin për këto marrëdhënie. Si të dhëna rreth kësaj hroblematike mund të na shërbejnë edhe përkthimet e shumta apo informacionet e ardhura në perandorinë romake. Në këtë kontekst do të vemë re se këto të dhëna flasin për ilirët dhe se ky term i referohet një mozaiku etnik të popullsisë së lokalizuar në veri-perendim të Maqedonisë. Dy mbledhësit kryesorë të informacioneve dedikuar ilirisë dhe ilirëve janë Straboni dhe Apiani.Straboni jep pak infromacione dhe referenca të shpërndara për organizimin social-politik të ilirëve, ndërsa Apiani citon dhe jep prejardhje e tyre mitike si për të dëshmuar origjinën e përbashkët etnike. Finula  Papazoglou bazohet në një hipotezë të vjetër të Drozseit i cili jep rëndësi faktit se burimet historike jo vetëm që flasin për nocionin ilir në referencat në lidhje me marrëdhëniet e tyre me grekët dhe maqedonasit në botën ballkanike, por mjaft të vëzhgueshme dhe një sërë  indikacionesh të qarta për praninë dhe veprat e një serie "mbretërish ilirë" që në kontekste dhe kohë të ndryshme të ndarë nga njëri tjetri duket se janë plotësisht legjitim kundrejt protagonistëve homologë grekë në shekuj të ndryshëm dhe që nis në 25 vitet e fundit të shek.V.

Që prej fillimit të shek. IV, përshtypja e një mbretërie të bashkuar rreth Bardhylit, pothuajse si thrakët që u bashkuan rreth Sitalkut në vitet 430. Por Bardhyli bashkoi nën autoritetin e tij një tërësi etnish që kanë secila kryetarin e vet, qoftë ai mbret ose jo : kështu është në Thraki ku Sitalku bashkon; përveç odrysëve, edhe thrakë të quajtur autonomoi dhe abasileuton. “Interes të veçantë lidhur me figurën e Bardhylit, është se burimet antike e paraqesin atë jo si trashëgimtar të Syrras, por si një përmbysës së tij”1. Kështu mund ti japim shpjegim ndryshimet që ndodhën në marrëdhëniet me Maqedoninë. “Duhet të ketë qenë Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393, p.e.s kundër Amyntës, dhe që e detyroi ti paguante tribute vjetor. Qe përsëri Bardhyli ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 p.e.s, dhe të Perdikas III në vitin 360 p.e.s, për tu çliruar nga gjendja e varësisë, ndaj Maqedonëve.”2

Dëshmia e Tukididi-t, që të kuptojmë mire gjendjen në Maqedoni e në Iliri:

Në fakt duhet t’i bashkojmë me maqedonasit lynkestët, elimiotët dhe etni të tjera që banojnë në vende të larta dhe që janë aleatë të popujve në fjalë dhe nënshtetas të tyre, por kanë mbretër më vete.3 Në të njëjtën mënyrë duhet ta paraqesim mbretërinë e Bardhylit, gjatë dyzetë viteve të para të shek. IV p.e.s: ai që është me sa duket dasaret, bashkoi rreth vetes një numër të madh etnish të Ilirisë së Jugut, dhe sukseset e tij ushtarake, njëherazi kundër argasëve dhe kundër aiakidëve, u arritën falë këtij bashkimi të gjerë dhe në të njëjtën kohë ato forcuan këtë bashkim, sepse perënditë e duan udhëheqësin fitimtarë, ai e përmbush mire misionin mbrojtës, ndaj atyre që varen prej tij. Nga situate që qe krijuar në Maqedoni dhe Iliri “F.Papazoglou për të riformuar një vazhdimësi dinastike, pandërprerje, këtë mbretëri ilire. Gjatë dyzet viteve Bardhyli diti të imponohet dhe bëri mbretërinë e tij force të fuqishme të cilës ia kishin frikën fqinjët e saj të jugut.4 Ngjarjet e vitit 335 flitet për një kryengritje në të gjitha burimet e lashta e vërtetojnë këtë gjë: Arriani tregon se, kur Aleksandri marshonte mbi agrianët dhe paionët, "erdhën lajmëtar dhe i thane se Kliti, biri I Bardhylit, kishte ngritur krye dhe se Glaukia, mbreti i taulantëve, ishte bashkuar me të".5 Sipas N.G Hammond- në lidhje me lokalizmin e Pelionit, do të thonim se këtë here, lufta nuk lindi ne kufijtë e protektoriatit maqedonas, por në vetë gjirin e tij, në Dasareti, pikërisht tek porta e Orestidës. Kliti, biri I Bardhylit, vihet në krye të një kryengritjeje të gjerë kundër Aleksandrit. Asgjë nuk vërteton largimin e brezave dhe asgje nuk na jep mundësi të mësojmë moshën e Klitit në vitin 335; mund të ishte 16 apo 17, dhe të ishte djali I Bardhylit I. Në këtë mënyrë të rrjedhës së ngjarjve, ai atëherë ishte kryetari i ethosëve të dasaretëve. Në këto kushte, ai do të ishte në krye të dasaretëve, që nga vdekja e babait të tij, por nën autoritetin e maqedonasit Filipi II. Mgjithatë, duhet theksuar se shprehja "Mbret i Ilirëve" nuk shaqet asnjëherë për Klitin, ndërsa ishte përdorur për Grabon II, pastaj për Pleuria-Pleuratin, pas vdekjes së Bardhylit I.

Alenaca e Klitit dhe Glaukias përball Aleksandrit

“Në Iliri, ku ishin ende të freskëta pasojat e fushatave të Filipit, reagimi ishte i fuqishëm. Në vitin 335 p.e.s, Kliti, i biri I Bardhylit, dhe Glaukia mbret i taulantëve, u ngritën kundër Aleksandrit për ta shfrytëzuar këtë rast në dobi të tyre. Lajmi për këtë ngjarje në Iliri i erdhi Aleksandrit kur ai ishte larg Maqedonisë, duke luftuar për të nënshtruar tribalët dhe fise të tjera thrake të Danubit.6” Lajmëtarët njoftuan se Kliti kishte zënë Pelionin, qytetin më të fortifikuar të "Dasaretisë  buzë lumit Eordai,"7 "mbi kodrën Hija e Korbit, që dominon qytetin e sotëm të Maliqit."8 Marrja e Pelionit është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Maqedoninë e Sipërme, e cila rrezikon të pushtohet nga ushtria e Klitit, e përforcuar nga trupat  që drejtonte Glaukia. Aleksandri bën, me të mbërritur rrethimin e qytetit duke ndërtuar një transhe të fortifikuar dhe arrin të mbyllë atje trupat e Klitit, para se të arrijnë forcat e shumta të udhëhequra nga Glaukia.9 Vetëm shfaqja e papritur e Glaukias me forca të shumta taulante e vuri në vështërsi ushtrinë maqedone dhe e detyroi Aleksandrin të tërhiqet nga pozicionet e veta. Arriani, mbi organizimin e ushtrisë ilire thotë “ një mori kalorësish, shigjetarës, hobetarësh dhe hoplitësh në numër jo të vogël, është një ushtri pajisjet e të cilës mund të krahasohen me ato të kundërshtarit: nëse në vitin 385 ilirët merrnin pesëqind takëme pajisjesh për hoplitët, që ua dërgonte Dionisi i Syrakuzës, pajisje që ua besonin luftëtarëve të tyre më të mire, gjysëm shekulli më vonë ata e përshtasnin këto takëme dhe krijojnë një falangë, e cila nuk bën lojë të barabartë me falangën maqedonase, por megjithatë Aleksandri ua ka frikën manovrave të saj.”10

Por sipas te dhënave, Kliti dhe Glaukia nuk ditën ta menaxhojnë këtë fitore dhe si përfundim. "Më ne fund trupat e Klitit dhe Glaukias u kapen në befasi natën nga një sulm i maqedonasve, i cili u shkakton humbje të renda ilirëve, dhe ata që mbetën gjalle ia mbathën në drejtim të perëndimit, ndjekur nga trupat e Aleksandrit deri në malet e taulantëve, gjithashtu Arriani shton se: "Kliti u fsheh në fillim në qytet, i vuri zjarrin dhe gjeti strehë pranë Glaukias tek taulantët.11" Kliti është në një farë kuptimi, një mbret në mërgim, i strehuar, pranë Glaukias, tek taulantët; asgjë nuk të jep mundësinë të mësosh sa zgjati ky qëndrim i Klitit në oborrin e Glaukias, cila ishte data e vdekjes së tij dhe në çfarë date Glaukia zëvendësoi Klitin si udhëheqës të ilirëve, si Mbret të ilirëve, për aq sa ky titull do të kishte një kuptim real.12 Gjatë ekspeditës së Aleksandrit të Madh në azi, ilirët nuk e shqetësuan më Maqedoninë, Aleksandri, mori me vete disa ilirë, përderisa Kunit Kurti flet për "pesë mijë ilirë, thrakë, dhe tribalë" në këtë ushtri, ka mundësi të jetë fjala për ilirë të lindjes, që u vunë nën autoritetin maqedonas që nga viti 359,356,345 ose vetëm që nga fillimi i luftës së Pelionit më 33513. Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Kliti ishte koha. Ai nuk pati mundësi të organizohej. Nga ana tjetër, fati i vuri Klitit për kundërshtar një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj që ka njohur bota, Aleksandrin. Të gjithë e dinin që trashëgimtari i Filipit do të ndiqte rrugën e babait dhe do të zhvillonte fushatën antipersiane. Kjo do t’i krijonte mundësi çdokujt në vend të Klitit që, me Aleksandrin jashtë Maqedonisë, ta kishte shumë të lehtë të hiqte zgjedhën maqedonase. Por kjo s’mund të ndodhte me Klitin, të cilit mosha nuk ia lejonte.
Nxitimi për të gjetur sa më shpejt aleatë i bëri këta të fundit të mos i kuptonin drejt qëllimet e tij, sidomos kur situata në Iliri nuk u garantonte aleatëve ndonje siguri nga forcat maqedonase. Megjithatë, kryengritja e Klitit ishte e rëndësishme në parim, pasi ajo arriti të organizonte për një qëllim të përbashkët të paktën tre nga fiset më të mëdha ilire.                                                              

* * *         

Ky mbret i taulantëve, që është I pranishëm në luftën kundër Aleksandrit, në krah të Klitit, para Peilonit, në vitin 335, ndërsa fuqia e tij ushtarake duket e barabartë me atë të mbretit dasaret, e strehon Klitin, pas disfatës dhe luan një rol aktiv deri në fund të shek.IV, aq shpesh e kanë quajtur si një themeluas të ri të shtetit ilir, pas epokës së madhe të Bardhylit I, në fillim të të njëjtit shekull. Nuk dihet asgjë për aktivitetin e Glaukias pas vitit 335 dhe deri ne 317, kur ai strehon të riun Pirro, djal I Aiakidit. ‘Në moshën dy vjeçare, ky i fundit nuk mund të qëndronte në Epir pas rrëzimit nga fuqia të babait të tij sipas /një vendim të përbashkët/ të epirotëve, sikurse shprehet Diodori: i riu Pirro u çua te ky mbret I taulantëve, që është pranë kufirit verior të Epirit, gjë që I bën të shpeshta marrëdhëniet midis vendeve epirote dhe ilire.14  Glaukia e mbajti Pirron dhjetë vjetë pranë tij dhe e adhuroi sikurse të ishte fëmija i tij, para se ta vendoste në fronin e të atit më 307, pasi nuk pranoi ofertën e Kasandrit për t’i dhënë dyqind talente në këmbim të dorëzimit të fëmijës. Tre vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apolloninë, pastaj Dyrrahun dhe u fut në Iliri. Në këtë luftë Glaukia u mund dhe Kasandri u bë zot i dy qyteteve të mëdha të Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi pasi la këtu garnizone të fuqishme. Një vit më vonë, më 313 p.e.sonë, Glaukia rrethoi Apolloninë, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndërmjetësinë e spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe të përfundojë një traktat paqeje me apolloniatët. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as që bëhej fjalë për vendosjen e ndonjë forcë maqedone në qytet; por ngjarjet e mëpastajme, të vitit 312 p.e.sonë, tregojnë se të dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Në këtë vit apolloniatët dhe dyrrahasit ngritën krye dhe i dëbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Një rol të veçantë u atribuon Diodori në këtë ngjarje korkyrasve, të cilët kishin ardhur për ndihmë. Sipas tij ata “çliruan Apolloninë dhe Dyrrahun ia dorëzuan Glaukisë, mbretit të ilirëve”. Burimet nuk japin një përgjigje të drejtpërdrejtë për çështjet se përse korkyrasit ua dorëzuan Dyrrahun ilirëve, cili ishte roli i ilirëve në këtë ngjarje, cilat kishin qenë raportet e tyre me Dyrrahun dhe ç’raporte u vendosën me Apolloninë. Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se korkyrasit në këtë rast vepruan si aleatë jo vetëm të apolloniatëve dhe të dyrrahasve, por edhe të ilirëve. Dalja e Maqedonisë në brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikë e politikë si të shtetit ilir, ashtu edhe të Dyrrahut, Apollonisë e të Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër rrezikut maqedon. Dy qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e marrëdhënieve të vjetra me shtetin ilir dhe nuk dëshironin t’i nënshtroheshin me dhunë mbretit të Maqedonisë. Dyrrahu duket se kishte qenë para kësaj në duart e ilirëve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundërshtimi që i bënë apolloniatët Glaukisë më 313 p.e.sonë tregon për një mbizotërim të përkohshëm në këtë qytet të një grupi pro-maqedon, i cili më vonë u përmbys nga kryengritja e qytetarëve që dëbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij përsëri para mureve të Apollonisë për të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se “apolloniatët ishin lidhur me ilirët”. Megjithatë, nuk dihet nëse ishte kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse forcat që mbronin qytetin “ishin më të mëdha” se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua të largohej, pasi kishte humbur një pjesë të mirë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t’u ngulur në Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë. Luftërat me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumë saqë ai mundi të matej me sukses me Maqedoninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti prej kohësh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por që nga viti 312 p.e.sonë edhe ndikimi mbi Apolloninë nuk duhet të ketë qenë më i vogël, megjithëse pozita juridike e këtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund të ketë qenë pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.   

Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në Dyrrah e në Apoloni, Glaukia u mor me përgatitjen e ekspeditës që do të vinte Pirron në fronin Molos. Nuk ishte zemërgjerësia ndaj tij, as lidhjet që kishte me të nëpërmjet së shoqes, Berojës, bijë nga dera molose, ato që e shtynë Glaukinë në këtë ndërmarrje të guximshme. Epiri në këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe hallka më e rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkëpuste këtë vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e.sonë, në krye të një ushtrie të madhe, ai hyri në Epir dhe pasi mposhti kundërshtimin e grupit pro-maqedon që përfaqësohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri në krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro. Me këtë akt konflikti me Maqedoninë u zgjidh në favor të ilirëve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë për rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit ilir u kurorëzua me  sukses.                       
Gjatë sundimit të Glaukisë, shteti ilir jetoi ditë lavdie; ai u bë një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcë serioze që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit, dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.

 

 


 

Arian Sokoli


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...