Oshtima

Forcat atdhetare në Gostivar me Xhem Hasën në krye (1941-1944)

Materia që trajtohet në këtë punim nuk ka qenë sa duhet objekt i shqyrtimit shkencor në historiografinë shqiptare. Ky problem përmendet në disa monografi dhe artikuj në mënyrë sipërfaqësore, duke e minimizuar kontributin e atdhetarëve shqiptarë në luftën e tyre për çlirim e bashkim kombëtar. Shumica e autorëve, të cilët kanë shkruar për këtë problem, u janë qasur ngjarjeve dhe personaliteteve me paragjykime e me synim favorizimi të Partisë Komuniste Jugosllave e të formacioneve të saj partizane. Në këto shkrime historiografia shqiptare “është pasuruar” me tema të njëanshme dhe me ngjyrime politike. Ndërsa për forcat vullnetare atdhetare që kanë vepruar në Gostivar dhe në trojet e tjera shqiptare të udhëhequra nga Xhemë Hasa, Aqif Reçani, Mefail Zajazi, Hamëz Rexhepi etj. Historianë dhe publicistë maqedonas, në monografitë dhe artikujt e publikuar, u qasen me paragjykime dhe në mënyrë joobjektive duke i paraqitur të gjithë shqiptarët “kundërrevolucionarë”, kurse forcat atdhetare i kanë paraqitur “bashkëpunëtorë të okupatorëve fashistë”, “kaçakë”, “ballistë”etj.

Objektin i këtij punimi e përbën qëndresa e gjithanshme e popullit shqiptar në Gostivar kundër okupatorëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është njëra ndër periudhat më të ndërlikuara të historisë sonë kombëtare. Kjo qëndresë ishte vazhdim i drejtpërdrejtë i luftës së shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar, pjesë përbërëse e Lëvizjes Kombëtare, e përpjekjeve që u shënuan gjatë shek XIX dhe që vijon më pas gjatë pushtimit serb në Gostivar.

Burimet e shfrytëzuara jemi përpjekur t’i shfrytëzojmë në mënyrë kritike. Në këtë kuadër, duke qenë se një pjesë e burimeve të Arkivit të Maqedonisë kanë rezultuar nga politika hegjemoniste e PKJ-së dhe e PKM-së, e cila çështjen shqiptare e ka parë në kuadër të politikës së saj strategjike maqedonasomadhe. Po kështu e kemi parë të arsyeshme të shfrytëzojmë edhe burime dhe literaturën shqiptare, si argumente për të hedhur poshtë tezat e paqëndrueshme të burimeve jugosllave e maqedonase.

Më 6 prill 1941 Gjermania dhe Italia sulmuan Mbretërinë Jugosllave, e cila më 17 prill 1941 kapitulloi. Nën zgjedhën fashiste u vunë edhe trojet shqiptare, të cilat qenë aneksuar padrejtësisht me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Pas nënshkrimit të kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, ndarja e saj u bë në Konferencën e Vjenës në prill të vitit 1941. Me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Fon Ribentrop, me telegram ftoi ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Kontin Galeazzo Ciano, për t’u takuar më 20 prill 1941 në Vjenë lidhur me ndarjen e Mbretërisë jugosllave. Bisedimet midis tyre filluan më 21 prill dhe zgjatën deri më 24 prill 1941 dhe u mbajtën në lokalet e hotelit “Imperial” në Vjenë.[1] Në këtë takim u caktua vija e demarkacionit ndërmjet Bullgarisë dhe Italisë. Sipas marrëveshjes së Vjenës, pjesa më e madhe e Maqedonisë do të mbetej nën okupimin bullgar, kurse pjesa më e madhe e Kosovës dhe një pjesë e Maqedonisë Perëndimore me qytetet: Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, një pjesë e Prespës do të mbeteshin nën okupimin italian.[2]

Marrëveshja e Konferencës së Vjenës shkaktoi shqetësim në Sofje, për shkak se ajo e pretendonte gjithë territorin e Maqedonisë, ashtu që ta jetësonte Traktatin e Shën Stefanit (1878). Pakënaqësinë me Marrëveshjen e Vjenës Bullgaria e shfaqi hapur, përkrah faktit se asaj iu dhanë qytete me krahina të banuara me shumicë nga shqiptarët, si Shkupi me rrethinë, Kumanova, Presheva, Kaçaniku, Bujanoci me gjithë rajonin e gjerë të Karadakut deri te lumi Moravë në Kosovën e sotme.[3]

Pas pushtimit të Gostivarit nga forcat fashiste italiane dhe pas organizmit të aparatit shtetëror në atë qytet ishte pushteti civil, gjyqësor, kulturor dhe arsimor. Në qytet me rrethe vepruan edhe organizata politiko-ushtarake legale, që i mbronin rendin dhe qetësinë dhe ilegale, të cilat luftonin kundër pushtuesve fashistë italianë.

Në rrethanat e mësipërme dy grupe kundërshtare u shquan gjithnjë e më shumë. Njëri grup përbëhej nga serbo-maqedonasit komunistë me bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë që vepronin nën platformën e LNÇ-së, e cila përpiqej të rivendoste pushtimin serbo-maqedonas në trojet shqiptare, që kishin qenë nën okupimin e Mbretërisë Jugosllave. Grupimi i dytë përbëhej nga atdhetarë shqiptarë, të cilët ishin kundërshtarë të pushtuesit fashist dhe njëkohësisht kundërshtarë të ripushtimit të trojeve etnike shqiptare. Forcat atdhetare shqiptare u shfaqën hapur në mars të vitit 1943, të prira nga Xhemë Hasa, Mefail Zajazi, Hamëz Rexhepi, Aqif Reçani etj.[4]

Xhemë Hasa ndihmoi trupat pushtuese italiane për pushtimin e Gostivarit, u vu në shërbim të tyre për t’i mbrojtur interesat kombëtare për aq sa mundej. Kjo në fakt përbënte motivin e tij për ta luftuar Mbretërinë jugosllave, sepse ky pushtues ka qenë më i egër për popullin shqiptar krahasuar me atë italian.

Pasi u kthye në Gostivar, Xhema shërbeu si gardian burgu nën mbikëqyrjen e pushtuesit. Në atë kohë nënprefekt i Gostivarit ishte Xhevat Kallaxhiu. Ai ishte në kontakte të vazhdueshme me Xhemë Hasën, mirëpo, një ditë ata biseduan për një çështje me një karakter krejtësisht të ndryshëm nga ato të mëparshmet. Xhevat Kallaxhiu i kishte deklaruar Xhemë Hasës se tashmë kishte ardhur koha që të niste luftën kundër pushtuesit italian. Ai i vuri në dukje Xhemës, se vetëm ai kishte mundësi ta bënte këtë, sepse i kishte nën kontroll të burgosurit. Prandaj, i propozoi që t’i lironte të gjithë të burgosurit dhe ta merrte malin. Xhemës i pëlqeu ky mendim duke i dhënë fjalën se do të dilte në mal.[5]

Xhemë Hasa, si përgjegjës i burgut që ishte, i hapi dyert e tij dhe lëshoi të gjithë të burgosurit, ndërsa vetë me shokët e tij më të dalluar për atdhetari, u arratis për t’u kthyer si i pavarur në mbrojtje të trojeve shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në një raport të datës 3 janar 1943, e bën të ditur largimin e Xhemë Hasës si përgjegjës burgu bashkë me të arratisurit e tjerë.[6] Sipas një Raporti të nënkomisarit të Policisë, z. Ekrem Angoni, të datës 2 mars 1943, vihet në dukje mbrojtja e Xhemë Hasës nga nënprefekti i Gostivarit Xhevat Kallajxhiu dhe ndihmesa e tij ndaj familjes së Xhemë Hasës, duke i dhënë gjëra ushqimore. Me anë të këtij dokumenti provohet lidhshmëria dhe miqësia e ngushtë ndërmjet nënprefektit Xhevat Kallaxhiu dhe Xhemë Hasës.

Nënprefekti ka mbrojtur Xhemë Hasën tek autoritet italiane se ky duhej të konsiderohej se kishte qëllime politike, e jo njeri që bënte keq dhe vriste popullsinë.[7] Pas një kohe të shkurtër, Xhevat Kallaxhiu kërkoi një takim me Xhemë Hasën në Çegran të Gostivarit.

Në takimin e përmendur më sipër, Xhevat Kallaxhiu para Xhemë Hasës shpalos një deklaratë, sipas së cilës Xhema duhej të krijonte grupe të fuqishme të njerëzve të armatosur, të nisnin t’i sulmonin italianët dhe të kryenin veprime të ndryshme sabotimi. Xhevat Kallaxhiu e nxiti Xhemën që ai duhej ta luftonte Italinë, sepse ajo ishte okupatori i shqiptarëve dhe se me luftë kundër italianëve do të jemi në anën e atyre që do ta fitojnë këtë luftë të madhe. Ai, po ashtu, e këshilloi Xhemë Hasën se si duhej ta fitonte besimin te njerëzit për fituar një autoritet më të madh. Xhevat Kallaxhiu i preferon Xhemës se njerëzit e tij nuk do të guxonin të plaçkitnin askënd si dhe të bënin veprime që binin ndesh me traditën e luftëtarëve shqiptarë.

Ndryshe, po të mos respektohej kjo ndër popullatën shqiptare, autoriteti i tyre do të zbehej te njerëzit e rëndomtë. Kjo, gjithsesi, sipas Xhevat Kallaxhiut, do të ndikonte në ngritjen e autoritetit të tyre dhe kështu do të kishte përkrahjen e popullit që ta luftonte okupatorin. Nga kjo bisedë me Xhevat Kallaxhiun, Xhemë Hasa u nda i kënaqur dhe e vërejti se nënprefekti ishte një atdhetar dhe se para tij ai kishte një mision që shqiptarët duhej të vetëqeverisnin në një Shqipëri të vetme të bashkuar, e cila si ide përputhej me idenë e trimit të Gostivarit e të Pollogut Xhemë Hasa.[8]

Në atë kohë me veprimtari të njëjtë dallohej edhe Hamëz Rexhepi. Më vonë dolën në skenë edhe Mefail Zajazi dhe Mefaili i Vogël nga Zajazi, Aqif Reçani (nga fshati Reçan të Gostivarit), Lokë Llokovica (Llokovicë), Bajram Dobërdolli (Dobërdoll), të cilët kishin edhe njerëzit e tyre. Kishte edhe të tjerë, të cilët ishin të shquar si veprimtarë dhe kishin pikëpamje atdhetare.

Këta të gjithë ishin veprimtarë dhe mbanin lidhje të ngushta me Hamëz Rexhepin, sidomos me Haqif Reçanin, Bajram Dobërdollin dhe Xhelë Kalishtin. Po ashtu të dalluar ishin Rexhë Negotina, Hajvaz Kalishti, Izet Dobërdolli etj. Vlen të vihet në dukje fakti se Haqif Reçani, njëri ndër miqtë më të ngushtë të Hamëz Rexhepit, veproi më së shumti në anën e Rekës, ku zhvilloi fushatë kundër partizanëve serbo-maqedonas, duke bërë luftë të përgjakshme me forcat partizane.

Po ashtu në skenë kishte edhe disa individë të tjerë, të cilët nuk ishin të shquar për pushkë, por për besë e burrëri që mbanin miqësi të ngushtë me krerët e lëvizjes atdhetare dhe e përkrahnin qëndresën sikur edhe shumë të tjerë. Ndër ta ishin: Rahman Ali Kalishti, Ali Zaim Kalishti, Selim Agë Gostivari, Sheh Rexhepi dhe Gajur Deralla. Qëndresa vendase me vendosmëri u bë përmes krerëve në Gostivar, Kërçovë dhe Tetovë. Atdhetarët shqiptarë, patën përkrahje të gjerë të popullit shqiptar, sepse mbrojtën trojet shqiptare nga ripushtimi serbo-maqedonas.[9]

Në radhët e forcave të Xhemë Hasës vepronin vullnetarët atdhetarë nga Gostivari dhe nga fshatrat përreth[10], me anë të nënshkrimit të tij, Major Xhemal Hasa, provon personat që ishin në shërbim si vullnetarë të plotë të tij.[11]

Xhemë Hasa u vu në ballë të mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë etnike. Me anë të forcave të tij të armatosura ai mbrojti tokat shqiptare nga forcat partizane. Xhemë Hasa ishte në krye të qëndresës, në mbrojtje të trojeve shqiptare. Duke e parë rrezikun nga sllavo-komunistët ai ishte kundër rivendosjes të pushtetit të mëparshëm të Mbretërisë jugosllave. Ai me shokët e tij, u vu kundër pushtuesit sllav dhe kundër vendosjes së pushtetit të egër në Gostivar e në trojet e tjera shqiptare[12] ndërkaq, ishte edhe kundër forcave fashiste. Sipas një raporti të datës 12 mars 1943, nga Ministria e Brendshme, për gjendjen politike në Prefekturën e Dibrës, mes tjerash thuhet se në Gostivar vepron një çetë e armatosur me karakter politik, me Xhemail Hasën në krye. Në këtë raport kritikohen autoritetet politike të Qarkut, sepse ishin treguar shumë të dobëta në përballimin e propagandës kundërshtare të Xhemë Hasës.[13] Xhema ishte i pari që ka kundërshtuar pushtimin italian me forcat e tij vullnetare. Sipas një raporti të Drejtorisë së Policisë, të datës 19 mars 1943, të nënshkruar nga Regjent i Kuesturës, Josif Gjini, thuhet se më 13 mars 1943, në orën 16:30, në rrugën Tetovë-Gostivar, Xhemal Hasa dhe çeta e tij e përbërë prej 15 burrash të armatosur, ka ndaluar makinën e drejtuar nga Riza Shemsiu. Në atë makinë ndodheshin 4 civilë dhe ushtarë italianë. Në këtë aksion dhe në të tjera Xhemë Hasa ka çarmatosur grupe ushtarake italiane.[14]Dalja e Xhemës në skenë do t’i shqetësojë edhe komunistët shqiptarë dhe maqedonas, sepse ai luftonte vetëm për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Me qëllim që të ndalohej dhe të kontrollohej veprimtaria atdhetare e vullnetarëve shqiptarë, komunistët kërkuan që të bisedojnë me Xhemën. Në bazë të urdhërit të Dushko Popoviqit, Svetozar Pepovski u caktua që të bisedojë me Xhemë Hasën, i cili e pranoi ftesën. Ky takim u caktua në fshatin Vërtok të Gostivarit te shkolla e këtij fshati. Xhemë Hasa shkoi me çetën e tij, e cila kishte 17 veta. Këtu u zhvilluan bisedimet ndërmjet delegacionit të komunistëve dhe Xhemë Hasës. Nga ana e komunistëve merrnin pjesë: Svetozar Popovski, Medat Cami, Ashim Qazimi dhe Zlate Damjanovski. Në këtë takim komunistët biseduan me Xhemë Hasën për luftën e përbashkët kundër okupatorit fashist italian. Ata kërkonin që të bënin luftë të përbashkët, maqedonas dhe shqiptarë, kundër forcave italiane dhe se kishte vullnetarë maqedonas që do të bashkoheshin çetës së Xhemë Hasës. Për të luftuar së bashku kundër okupatorit, Xhemë Hasa u pajtua, por nuk u pajtua që në anën e forcave vullnetare të inkuadrohen maqedonas. Më në fund u pajtuan që maqedonasit të formonin çetën e vet, kurse shqiptarët me Xhemë Hasën do të vepronin me çetën e tyre dhe në këtë do të merrnin pjesë edhe komunistët shqiptarë, Selman Kasapi komisar politik, Kiço Progrizëv. komisar polik, kurse Murteza Peza u caktua për lidhje midis këtyre dy çetave që do të bashkëpunonin ndërmjet tyre. Po ashtu u arrit marrëveshja që çeta e maqedonasve të vepronte në anën e malit Sharr, kurse çeta e Xhemë Hasës në anën e malit të Thatë, mirëpo, ky bashkëpunim qe jetëshkurtër. Xhemë Hasa, duke e parë se komunistët kishin një qëllim krejtësisht tjetër, nga ajo që u tha gjatë bisedimeve ai ndërpreu bashkëpunimin jo vetëm me komunistët maqedonas, por edhe me ata shqiptarë. Bashkëpunimi me komunistët shqiptarë u ndërpre për shkak se ata kishin miqësi me komunistët maqedonas, luftonin vetëm kundër fashizmit, por jo për bashkimin e trojeve shqiptare.[15]

Xhemë Hasa kërkonte drejtësi, qetësi dhe ishte kundër atyre që i bënin dëm popullatës në Gostivar. Xhemë Hasa, në përpjekje për të vënë rregull e qetësi në Gostivar dhe rrethe, ishte kundër shqiptarëve kundërvajtës, siç ishte Sherif Zhelina* dhe grupi e tij prej belaxhinjësh. Ai ishte çdoherë në mbrojtje të popullatës civile dhe ishte kundër vrasjeve, plaçkitjeve e torturave të ushtruara ndaj popullatës së pafajshme civile, përfshirë këtu edhe “minoritetin maqedonas” në “tokat e lirueme”. Këtë mund ta provojmë në bazë të Shpalljes së Komandës Operative të Tetovës, të nënshkruar nga Major Xhemë Hasa, dhënë për gazetën “Zani i Sharrit”, me anë të së cilës lajmërohej populli, në mënyrë më serioze, se kushdo që do të bëjë ndonjë vrasje, do të vidhte apo ta plaçkiste popullatën e pafajshme civile, do të varej në mes të qytetit. Njëkohësisht ngarkoheshin organet e xhandarmërisë, Sigurimit Botor, kryepleqtë e katundeve t’i gjurmojnë dhe t’i zbulojnë fajtorët e sipërpërmendur dhe t’i dorëzojnë ata menjëherë, ose në të kundërt do të merreshin masa të njëjta edhe kundër atyre që do t’i fshihnin fajtorët e këtyre veprave. Po ashtu kërkohej edhe ndihma nga popullata civile për gjetjen dhe kapjen e fajtorëve të sipërpërmendur.[16]

Xhemë Hasa inicioi vrasjen e disa keqbërësve, si p.sh. Jusuf Imerin nga fshati Zdunjë, i cili njihej me sjellje të këqija, për shkak të zënkave, grabitjeve me plaçkitje të hollash. Për këtë sjellje Xhemë Hasa dhe Hamzë Rexhepi, për shkak të ankesave të mëdha, më 22 prill 1943, e vranë Jusuf Imerin.[17] Xhemë Hasa vepronte edhe kur kërkohej ndihmë nga autoritet e vendit, kur bëhej fjalë për raste të tilla, siç janë me Sherif Zhelinën, Selim Nokën. Më 22 korrik 1943, prefekti i Dibrës, Mehmed Hoxha, kërkoi nga Xhemë Hasa që ta largonte nga Qarku i Dibrës çetën kriminale të Selim Nokës.[18] Mehmet Hoxha, në raportin drejtuar Komandës së divizionit “Firenza” mes tjerash shkruan: “Sipas urdhërave të dhënë nga kjo Prefekturë, marrim njoftimin se Xhemal Hasa, me gjithë çetën e tij, është vënë në dispozicion të Karabinierisë së Gostivarit dhe kjo çetë mbetet plotësisht në dispozicionin e kësaj komande.[19] Xhemë Hasa ishte kundër ripushtimit të tokave shqiptare dhe vendosjes të pushtetit serb në Gostivar dhe trojet e tjera shqiptare. Ai, duke vlerësuar se në politikën sllave besë nuk kishte, politikë e cila rrezikonte tokat shqiptare, përsëri të hynin në përbërjen jugosllave, prandaj edhe e luftoi LNÇ-në, e cila udhëhiqej nga politika sllave. Xhemë Hasa dhe bashkëveprimtarët e tij ndërmorën disa aksione luftarake kundër partizanëve, më 26 prill 1943 në orën 5 të mëngjesit, çeta e armatosur atdhetare e Xhemë Hasës, e përbërë prej 200 vullnetarëve atdhetarë, u nis në malet e Mavrovës, Leunovës e Niçinovë. Në këtë aksion Xhemë Hasa u ndesh me forcat partizane në Novosell në orën 15 të pasdites, të udhëhequra nga Tomë Nikë Gjela. Gjatë këtyre luftimeve mbeten të vrarë 7 partizanë, kurse u arrestuan 12 të tjerë. Nga ana e forcave vullnetare atdhetare nuk kishte shumë humbje. U vra Haxhi Hasi nga Strajani, kurse u plagos Zaim Veliu nga Simnica.[20] Më 27 maj të vitit 1943, në orën 20, çeta vullnetare e atdhetarëve me Xhemë Hasën në krye, në vendin e quajtur Gropa e Lazaropolit (Dibër), pati një përleshje me një çetë komuniste, të përbërë nga 40 vetë. Gjatë luftimeve u vra një komunist. Nga radhët e çetës vullnetare të Xhemë Hasës pati një të plagosur lehtë.[21] Forcat vullnetare shqiptare në Gostivar dhe në trojet e tjera shqiptare, në “tokat e lirueme”, u quajtën me emrin Balli Kombëtar me qëllime të caktuara politike. Mirëpo në Gostivar, sikurse në “tokat e lirueme”, nga fondet që kemi hulumtuar në Arkivat e Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk kemi hasur në rrjet organizative të komiteteve dhe nënkomiteteve të Ballit Kombëtar si organizatë politike. Balli Kombëtar si organizatë politike vepronte në Shqipëri, por në Gostivar dhe në trojet tjera shqiptare programi politik i Ballit Kombëtar ka qenë i përkrahur nga të gjithë shqiptarët, sepse si Organizatë atdhetare kishte një program  për t’i mbrojtur kombin dhe trojet shqiptare nga të gjithë ata që donin ta pushtonin e ta sundonin. Prandaj, duke u mbështetur në dokumentet e hulumtuara, mund të themi se Balli Kombëtar nuk arriti që ta zgjerojë strukturën e tij politike në këto troje. Atdhetarët shqiptarë në Gostivar, por edhe në trojet e tjera shqiptare, legalizuan aktivitetin e tyre duke formuar komitete dhe nënkomitete të Lidhjes së Dytë të Prizrenit* dhe duke krijuar forcat e tyre vullnetare që vepronin me programin politik, i cili ishte i ngjashëm me atë të Ballit Kombëtar, por ky program politik ishte i adaptuar për trojet shqiptare që kishin ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë që nga viti 1913. (A.F.)

Për organizimin dhe formimin e Komiteteve të qarqeve dhe të rretheve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në trojet shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, në Kuvendin e dytë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit*, u vendos që të caktohen përfaqësuesit e këtyre trojeve si bartës të detyrave për formimin e komiteteve nëpër prefektura dhe nënprefektura si dhe degët e tyre në këto troje. Kështu, për territorin e Shkupit u caktua Esat Berisha, për territorin e Dibrës Ekrem Jegeni dhe Adem Sabriu, për Tetovë dhe Gostivar Kadri Salihu.[22] Për formimin e komiteteve në Tetovë dhe Gostivar ishin grumbulluar intelektualët dhe patriotët shqiptarë, siç janë: në Tetovë Shaip Kamberi dhe Xhafer Sulejmani, në Gostivar Xhemë Hasa, Rakip Raça, Kadri Saliu.[23]

Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 “Lidhja II e Prizrenit formoi Komitetin Nacional të Rinisë, të ngarkuar me detyrë të mobilizojë njerëz me qëllim që t’i mbrojë kufijtë etnikë. Rreth këtij aksioni në Maqedoninë Perëndimore u angazhuan Xhemë Hasa dhe Mefail (Shehu) Zajazi nga Kërçova, të cilët filluan t’i formojnë forcat e tyre “vullnetare”. Mefail Sheh Zajazin, më 3 janar 1944, Këshilli i Lartë e dekreton kapiten të klasit të parë në kategorinë e oficerëve kreshnikë të armës së xhandarmërisë. Me anë të këtij dokumenti, mund të provojmë se Mefail Zajazi e Xhemë Hasa ishin të angazhuar për formimin e forcave vullnetare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në “tokat e lirueme”.[24]

Nga kjo e dhënë rezulton se në Tetovë, Gostivar dhe në Kërçovë kemi pasur njësi të armatosura të Lidhjes II të Prizrenit.[25] Lidhja e Dytë e Prizrenit që nga themelimi i saj (shtator 1943), ishte një ndër organizatat më të rëndësishme atdhetare dhe politiko-ushtarake në Kosovë dhe në Maqedoni. Lidhja u angazhua deri në fund për mbrojtjen dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët etnik shqiptar. Lidhja e Dytë e Prizrenit ka meritë historike, sepse luftoi deri në fund për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare kundër synimeve shoviniste të drejtuesve të luftës partizane dhe për bashkimin e këtyre trojeve me shtetin amë.[26]

Në prag të kapitullimit të Italisë fashiste, trojet shqiptare u rrezikuan nga forcat e bashkuara partizane serbo-maqedonase, të cilët filluan t’i pushtojnë rishtas trojet shqiptare dhe kishin arritur të shie në dorë disa territore në Maqedoninë Perëndimore, duke krijuar një territor të lirë, i cili pas kapitullimit të Italisë u zgjerua më shumë, duke u nisur nga Dibra, Kërçova, Mavrova dhe për të vazhduar drejt Gostivarit e Tetovës.[27]

FORCAT ATDHETARE SHQIPTARE NË LUFTË KUNDËR LNÇ-SË PAS  KAPITULLIMIT TË ITALISË

Më 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi. Me kapitullimin e saj, trojet shqip-tare, siç janë: Kosova dhe Maqedonia Perëndimore me qytetet Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Dibër hynë nën okupimin gjerman, ndërsa trojet e tjera shqiptare të Maqedonisë së sotme mbetën edhe më tej nën pushtimin e egër bullgar.[28]

Pas dorëzimit të Italisë fashiste, forcat partizane nga Mavrova planifikonin pushtimin e Gostivarit me forcë. Në kohën kur bëheshin përgatitjet për sulmin mbi Gostivarin, Shtabi i Zonës së Parë operative vendosi ta afronte Xhemë Hasën në radhët e LNÇ-së për të bashkëpunuar me partizanët. Për këtë qëllim u vunë kontakte në mes të Shtabit të Zonës së Parë Operative dhe Xhemë Hasës. Në letrën e Dobrivoje Radosavljeviqit, instruktor i KQ i PKJ-së, dërguar Strahil Gigovit, anëtar i KQ i PKM-së, ishte një direktivë në të cilën thuhej: “Nëse keni forca të mjaftueshme kundër Xhemë Hasës, atëherë luftoni kundër forcave të tij, nëse nuk keni forca për ta bërë këtë kërkoni bisedime me të derisa të depërtojmë në qytet”. Në direktivën e tij, vazhdonte: “Kështu të veprohet edhe me Mefailin”.[29]

Bashkëpunimi i forcave partizane me Xhemë Hasën do të ishte në dobi të LNÇ-së, sepse edhe në qytetin e Gostivarit do të vendosej pushteti i tyre. Shtabi i UNÇM-së autorizoi Tomë Gjelajn (komunist shqiptar) që të zhvillonte bisedime me Xhemë Hasën. Takimi ndërmjet tyre u mbajt në Mavrovë. Të dyja palët ranë në ujdi për çlirimin e Gostivarit nga pushtuesit gjerman, atëherë kur do të krijoheshin kushtet dhe me lejen e Xhemë Hasës. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte që edhe në Gostivar të vendosej pushteti antifashist ose të zgjerohej territori i lirë sikur në Dibër dhe Kërçovë.[30] Mirëpo, qarqet politike ushtarake maqedonase në plan të parë kishin marrjen e Gostivarit dhe vendosjen e pushtetit të tyre, pa i llogaritur fare shqiptarët si subjekt i rëndësishëm në Maqedoni, si dhe asgjësimin e Xhemë Hasës me atdhetarë të tjerë, si: Mefail Zajazin, Aqif Reçanin, Hamëz Rexhepin etj.[31] Mirëpo, plani i hartuar i Shtabit të Zonës së Parë Operative dështoi, pasi që forcat partizane u nisën nga Mavrova për të pushtuar Gostivarin me forcë dhe pa lejen e Xhemë Hasës, gjë që binte ndesh me Marrëveshjen e Mavrovës. Kjo qe arsyeja pse u shkaktua një konflikt midis forcave partizane dhe atyre atdhetare në fshatin Raven të Gostivarit, më 11 shtator 1943, kur forcat partizane u përpoqën të depërtonin në Gostivar. Forcat vullnetare atdhetare të Xhemë Hasës dolën në mbrojtje të qytetit duke penguar depërtimin e forcave partizane në qytet. Xhemë Hasa në fshatin Raven çarmatosi vetëm disa nga forcat partizane, pasi që disa u larguan në drejtim të fshatit Duf, por atje u pritën nga Aqif Reçani, i cili çarmatosi pjesën tjetër të forcave partizane. Xhemë Hasa në fshatin Raven nuk lejoi që të bëhej luftë midis tyre dhe forcave partizane, sepse në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë.[32]

Meqë në Tetovë e në Gostivar forcat partizane serbo-maqedonase nuk mundën të depërtonin, sepse ky sektor mbrohej nga atdhetarët shqiptarë, ato filluan përpjekjet për forcimin e pozitave të tyre në trojet e tjera shqiptare. Ndër këto troje ishin: Kërçova, Dibra, Mavrova.[33]

Atdhetarët shqiptarë, duke e parë rrezikun nga forcat partizane, iu kundërvunë rrezikut në mbrojtje të trojeve të tyre etnike. Xhemë Hasa dhe atdhetarë të tjerë, siç ishin Mefail Zajazi, Hamza Rexhepi dhe Aqif Reçani, duke e parë se nga kjo gjendje e krijuar dhe nga frika që të mos pësonte popullata shqiptare, me hovin që kishte marrë ushtria partizane, e udhëhequr nga politika serbo-maqedonase, me premtime boshe dhe të pabaza përpiqej t’i mobilizonte në radhët e saj të rinjtë shqiptarë për t’i luftuar pushtuesit gjermanë dhe të gjithë të tjerët që ishin kundër LNÇ-së në këto troje. Xhemë Hasa me bashkëpunëtorët e tij, u vunë në mbrojtje të popullatës dhe në mbrojtje të trojeve shqiptare. Forcat e Xhemë Hasës dhe të Mefail Zajazit, që ishin mbi 1000 veta, të bashkuara u vunë në mbrojtje të trojeve atdhetare. Më 1 tetor 1943 forcat atdhetare sulmuan partizanët në Bukovik. Pas një lufte të ashpër mbetën të vrarë afro 20 partizanë. Forcat atdhetare të Xhemë Hasës, Mefail Zajazit dhe Hamëz Rexhepit, më 2 tetor 1943, sulmuan Kërçovën dhe pas një lufte të rreptë, Kërçova kaloi në duart e atdhetarëve shqiptarë. Forcat partizane u detyruan të tërhiqeshin në drejtim të fshatit Izvor, ndërsa më 5 tetor 1943, forcat atdhetare sulmuan Izvorin dhe duke e thyer qendrën e batalionit maqedonas, arritën që ta çlironin atë. Më 6 tetor 1943, forcat e Xhemë Hasës dhe Hamëz Rexhepit sulmuan fshatin Llazaropole.[34]

Forcat e Xhemë Hasës dhe Mefail Zajazit, morën kontrollin në Kërçovë dhe gati në gjithë Maqedoninë Perëndimore.[35] Në këtë luftë të shkurtër, forcat partizane u detyruan të tërhiqen në qytetin e lirë të Dibrës.[36]

Atdhetarët shqiptarë iu kundërvunë forcave partizane serbo-maqedonase për shkak të sjelljes brutale të tyre, sipas urdhërave të eprorëve të tyre ndaj popullatës shqiptare në Kërçovë me rrethe. Në kohën kur këto troje ishin të territorit të lirë, komunistët serbo-maqedonas ushtruan një terror të paparë mbi popullatën shqiptare, duke vrarë dhe djegur gjithçka shqiptare.[37]

Më 28 tetor 1943, forcat atdhetare të udhëhequra nga Xhemë Hasa, u nisën për t’i sulmuar forcat partizane në Dibër. Në rrugë për në Dibër, pasi pushtuan Rostushën, më 29 tetor 1943, forcat e Xhemë Hasës u sulmuan nga forcat partizane, të udhëhequra nga Haxhi Lleshi, i cili me 120 partizanë ishte nisur për ndihmë partizanëve maqedonas, që donin të ripushtonin Kërçovën. Lufta zgjati 24 orë. Haxhi Lleshi u detyrua të tërhiqej me forcat e tij në Dibër. Më 31 tetor forcat e Xhemë Hasës sulmuan Dibrën. Lufta për qytetin e Dibrës zgjati 4 ditë (deri më 3 nëntor 1943). Forcat partizane arritën që ta mbronin qytetin e Dibrës.[38] Gjatë luftimeve në Dibër, forcat partizane shqiptaro-maqedonase arritën ta ripushtojnë përsëri Kërçovën. Pas ripushtimit të këtij qyteti, ato më 6 nëntor 1943, morën urdhër që të marshonin në drejtim të Gostivarit. Në këto rrethana Xhemë Hasa me 60 atdhetarë u vu në mbrojtje të qytetit nga partizanët shqiptaro-maqedonas dhe për çlirimin e Kërçovës. Luftime të ashpra u zhvilluan midis forcave atdhetare dhe atyre partizane në malin Bukovik për çlirimin e Kërçovës. Xhemë Hasa dhe atdhetarët shqiptarë, pas një lufte të ashpër me forcat partizane, arritën ta çlirojnë Kërçovën. Në këtë luftë u vra komandanti i forcave partizane Tom Gjelaj - Shumski.[39]

Më 3 dhjetor 1943 forcat kreshnike të Xhemë Hasës u ndeshën me Brigadën I Maqedonase-Kosovare. Pas luftimeve të ashpra dyditëshe, Brigada ishte e detyruar të kalonte në Greqi.[40] Roli i Xhemë Hasës ka qenë i rëndësisë së madhe për popullin shqiptar në këto beteja. Ai u kthye në udhëheqës të pakrahasueshëm i forcave vullnetare atdhetare në luftëtarë për bashkimin kombëtar. Forcat atdhetare, me veprimet e tyre luftarake vazhduan edhe gjatë vitit 1944, ato luftuan në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të Shqipërisë etnike.

Xhemë Hasa dhe forcat e tij vullnetare synonin çlirimin e Gostivarit dhe të trojeve të tjera shqiptare nga pushtuesit e huaj sikundër edhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Ai me atdhetarët e tjerë, nuk ishin për luftë vëllavrasëse, ata luftuan komunizmin që udhëhiqej nga politika serbo-maqedonase, e cila synonte që me anë të luftës së armatosur të vendoste pushtetin e saj të egër politik e ushtarak në pjesën e Maqedonisë Perëndimore. Për këtë qëllim, komunistët serbo-maqedonas hartonin plane të ndryshme që të vendosnin pushtetin e tyre në Gostivar, Tetovë dhe në trojet të tjera shqiptare, duke e futur në përdorim politikën e tyre dinake. Për t’i arritur qëllimet e tyre ata, në njërën anë ftonin Xhemë Hasën me forcat e tij t’i bashkëngjitet LNÇ-së, ndërsa nga ana tjetër, hartonin plane se si të zhduknin fizikisht Xhemë Hasën me bashkëluftëtarë. Ata u përpoqën që me anë të propagandave dhe demagogjive komuniste, ta bindnin popullin shqiptar që të mos e përkrahte idenë e Xhemës, sepse ajo nuk ishte në favor të popullit shqiptar dhe të bashkëjetesës.[41]

RIPUSHTIMI I GOSTIVARITNGA FORCAT PARTIZANE DHE NDJEKJA E ATDHETARËVE SHQIPTARË NGA ORGANETE PUSHTETIT JUGOSLLAV (VJESHTË 1944)

Në kohën kur forcat gjermane filluan të tërhiqeshin nga Maqedonia Perëndimore, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Maqedonisë përpiloi një plan të veçantë për ripushtimin e këtij territori. Derisa forcat gjermane tërhiqeshin kundër tyre u sollën forca të shumta partizane nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia etj. Brigadat shqiptare nga Shqipëria u ftuan atëherë kur u bindën se me forcat e tyre nuk mund të luftonin kundër forcave vullnetare atdhetare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Për ripushtimin e këtij territori u angazhuan njësitet e Truparmatës së 15-të, Truparmata e Bregallnicës dhe Strumicës, ose gjithsej rreth 15 brigada. Brigada IV shqiptare u inkuadrua në Divizionin e 48, së bashku me Brigadën I, VI dhe XV. Në fund të muajit shtator 1944, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së dhe AP të

Maqedonisë shpalli urdhëresën që divizionet 41 dhe 48 të hartonin planin e veçantë për ripushtimin e territorit të Maqedonisë Perëndimore përfshirë dhe Gostivarin.[42] Shtabi i Truparmatës XV, më 17 nëntor 1944, dha urdhrin për ripushtimin e Gostivarit. Për realizimin e planit u dha urdhër që operacionet luftarake për ripushtimin e këtij qyteti të fillonin më 18 nëntor 1944 në orën 5 të mëngjesit. Sipas urdhrit të këtij plani, njësitet partizane të Korparmatës XV, më 18 nëntor të vitit 1944, filluan operacionet luftarake.

Njësitet partizane, të caktuara për ripushtimin e Gostivarit me rrethinë, sipas Qemal Agollit, nuk hasën në ndonjë rezistencë të madhe, ato pothuajse pa luftë arritën deri në qytet. Para se të hynin në Gostivar pati një mosmarrëveshje ndërmjet komisarit të Brigadës IV Shqiptare  Qemal Agollit dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, gjeneral Iliqit, se cila brigadë duhej të hynte në Gostivar.

Më në fund u zbatua urdhri i gjeneralit Iliq, që në Gostivar të depërtonin forcat partizane të brigadës XV.[43]

Brigada XV maqedonase, më 18 nëntor 1944, në orën 15:50 e para u fut në qytet, kurse pas saj në orën 18 u fut Brigada IV Shqiptare dhe Brigada VI.[44] Pas depërtimit të forcave partizane në Gostivar, Shtabi i Truparmatës XV, më 18 nëntor 1944, urdhëroi që njësitet partizane të Divizioneve 41 dhe 48 ta bllokonin qytetin e Gostivarit dhe fshatrat përreth, me pretekst të “pastrimit të territorit nga mbeturinat e armikut”. Sipas urdhrit, bllokimi i qytetit ishte i paraparë më 19 nëntor 1944, duhej të mblidheshin të gjithë burrat e atij qyteti, të cilët u kapën dhe u dërguan në kamp të përqendrimit, për të cilat kërkohej të gjendet një ndërtesë që do të ishte e sigurt për këtë qëllim, njëkohësisht kërkohej të dorëzoheshin armët nga popullata shqiptare.[45]

Bllokimi i Gostivarit u bë më 19 nëntor 1944. Forcat partizane bënë keqtrajtime, dhunë e gjenocid ndaj shqiptarëve të kësaj ane, me pretekst se kishin qenë anëtarë të çetave të armatosura të Xhemë Hasës dhe se popullata shqiptare kishte qenë “reaksionare” e “kundërrevolucionare”. Në këtë pretekst u bë burgosja në masa të popullatës shqiptare në Gostivar dhe internonin në kampe përqendrimi.

Kjo që u tha më sipër provohet edhe nga dokumentacioni i këtyre brigadave gjatë operacioneve të Truparmatës XV, siç i quante ky shtab “spastrimi i Gostivarit nga ballistët dhe çarmatosja e shqiptarëve”. Këto operacione ishin ndërmarrë vetëm për të vendosur pushtetin maqedonas në Gostivar, por pa pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë pushtet, si dhe për likuidimin e tyre me pretekstin e zënë ngoje më sipër.[46]

Masakrat mbi popullin shqiptar u intensifikuan sidomos gjatë operacioneve luftarake për ripushtimin e Gostivarit. Këto operacione u shoqëruan me fushatën e egër të gjenocidit mbi popullin shqiptar. Njësitet maqedonase, që vepruan në Gostivar, likuiduan shumë   shqiptarë. Në mënyrë të veçantë nga njësitet maqedonase, me pretekst “se po merreshin në pyetje”, u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake e deri në vdekje shumë shqiptarë, sidomos atdhetarët e shquar. Vrasjet e shqiptarëve në Gostivar u bënë me pretekst se gjoja të gjithë shqiptarët ishin bashkëpunëtorë të okupatorit “ballistë” apo “kundërrevolucionarë”.Kjo qe arsyeja, që pas hyrjes së Shtabit të Divizionit të 48 maqedonas dhe reparteve të OZN-ës, në Gostivar u zbatua një fushatë e egër terrori.[47]

Terrori e dhuna e ushtruar mbi popullin shqiptar nga repartet ushtarake, arrestimet dhe mbylljet masive në burgjet dhe kampet e përqendrimit ngjallën urrejtjen dhe reagimin e natyrshëm të shqiptarëve[48] që u detyruan të dalin maleve, e të cilët me përfaqësues të trojeve të tjera shqiptare, të aneksuara nga Jugosllavia, themeluan organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare (NDSh), e cila do të vazhdonte luftën për çlirim e bashkim kombëtar.

Atdhetarët, duke u përpjekur të organizojnë, u vendosën në vende të sigurta për t’u kthyer në mbrojtje të atdheut. Kështu ndodhi me atdhetarët shqiptarë, si: Xhemë Hasa, Mefail Zajazi, Hamëz Rexhepi, Aqif Reçani etj.[49] Shumica e atdhetarëve nuk u dorëzuan pas ripushtimit të vendit. Ata e vazhduan qëndresën gjer në vdekje. Qëndresa e atdhetarëve shqiptarë vazhdoi edhe pas ripushtimit të Gostivarit. Sipas një raporti të Shtabit të Divizionit 48, më 27-28 nëntor 1944, forcat partizane u sulmuan nga një grup prej 30 atdhetarësh që vepronin në fshatin Qafë. Pas luftimeve me forcat partizane, atdhetarët u tërhoqën dhe u ndanë në disa grupe më të vogla.[50] Më 29 nëntor 1944, një nga grupet e forcave atdhetare sulmuan aradhen partizane në fshatin Vërtok. Pas këtij sulmi, atdhetarët u larguan në drejtim të fshatit Reçan. Kundër atdhetarëve Brigada VI dërgoi batalionin e saj në drejtim të fshatit Reçan më 30 nëntor të vitit 1944. Në këtë aksion partizanët dogjën 7 shtëpi që ishin pronë e atdhetarëve dhe robëruan 30 shqiptarë, ndër ta ishte dhe vëllai i Aqif Reçanit. Ata u kapën robër me pretekst se nuk i kishin dorëzuar armët, ndërsa u dërguan në kampin e përqendrimit në Gostivar.[51] Forcat partizane të Brigadës VIII të Divizionit të 41-të, më 24 janar 1944, gjatë një aksioni hasën në qëndresë në fshatin Kalishit e Gjurgjevisht nga ana e forcave atdhetare me Xhemë Hasën në krye.

Këtu u zhvilluan luftime të ashpra, forcat partizane u detyruan të tërhiqen, sepse pësuan disfatë dhe humbje në njerëz.[52]

Pas ripushtimit të Gostivarit, Xhemë Hasa dhe atdhetarët e tjerë ishin të kërcënuar me likuidim nga pjesëtarët e OZN-së dhe nga forcat partizane jugosllave. Me urdhër të shtabeve të tyre organizuan aksione në kërkim dhe likuidim të atdhetarëve shqiptarë në Gostivar dhe rrethinë. Pjesëtarët e OZN-së bënin gjithçka që të fitonin informacione se ku ishin të vendosura forcat vullnetare dhe krerët e tyre. Këto të dhëna ata synonin t’i merrnin duke ushtruar forcë ndaj popullatës shqiptare dhe ndaj familjeve të tyre. Shtabi i Divizionit të 48 lëshoi një urdhëresë me të cilën caktoheshin masat kundër familjeve të atdhetarëve që ende nuk ishin dorëzuar. Me këtë urdhëresë bëhej konfiskimi i pasurisë dhe u dorëzohej organeve të Divizionit nëse për një afat të caktuar nuk dorëzoheshin atdhetarët e arratisur.[53] Pushteti dhe pjesëtarët e OZN-së përdorën edhe politikën e tyre dinake kundër shumë shqiptarëve, të cilët ishin të akuzuar me pretekst se gjoja kishin qenë tradhtarë e reaksionarë dhe për lirimin e tyre kërkohej që ata të bëheshin bashkëpunëtorë të tyre. Ata, në këtë mënyrë, arritën të marrin shumë informacione, duke zbuluar vendndodhjen e atdhetarëve shqiptarë. Shërbimi informativ gjithnjë ishte në dijeni se ku ndodhej Xhemë Hasa dhe atdhetarët e tjerë. Sipas një raporti të Shtabit të Divizionit të 48, Xhemë Hasa dhe Mefail Zajazi ishin takuar në fshatin Vershallë të Tetovës. Pas këtij takimi, ata u ndanë dhe u larguan në dy drejtime të ndryshme, Xhemë Hasa me bashkëpunëtorët dhe bashkëshorten e tij u largua për në Lumë, kurse Mefail Zajazi me bashkëpunëtorët e tij u largua në drejtim të Prizrenit.[54]

Xhemë Hasa shkoi në anën e Lumës, ku mendonte se atje është më i sigurt për ta kaluar dimrin. Me vete kishte edhe miqtë e tij gor'anas - Aliun, Nazifin, Abdullain dhe Rizain, të cilët ende nuk ishin dorëzuar. Këta ishin të vendosur në një stan në bjeshkë të malit Sharr. Mirëpo një ditë në pranverë të vitit 1945, Xhemë Hasa tradhtua nga gorjanasit  Aliu, Nazifi, Abdullai dhe Rizai, që kishin vendosur që t’u dorëzohen organeve të pushtetit jugosllav, pa dijeninë e Xhemë Hasës.[55] Ata bien në lidhje me Shaip Pirokun, i cili ishte në shërbim të OZNA-s. Shaipi ndërhyn në Qeverinë e porsaformuar, e cila pranon dorëzimin dhe faljen e tyre, por me një kusht: të eliminohej Xhemë Hasa. Gorjanasit e pranojnë këtë kusht nga ana e qeverisë nëpërmjet Shaipit. Një ditë gorjanasit e helmojnë Xhemë Hasën me anë të petullave të sjella dhe pastaj ia presin kokën mikut të tyre dhe ia dërgojnë OZN- së[56], e cila i shpërbleu gorjanasit në vitin 1952, me dënime dhe me vrasje.[57] Xhemë Hasa u tradhtua nga miqtë e vet në maj të vitit 1945. Kështu merr fund jeta e një atdhetari të shquar dhe udhëheqësi i forcave atdhetare, i cili luftoi për Shqipërinë etnike dhe flijoi jetën për të.

Sikur të gjithë atdhetarët shqiptarë, edhe Aqif Reçani ishte i kërcënuar me likuidim nga pjesëtarët e OZN-së. Ai nuk u largua jashtë vendit, kishte vendosur të qëndronte deri në fund në mbrojtje të Shqipërisë etnike.

Aqif Reçani u vendos në fshatrat e Malësisë së Gostivarit për ta kaluar dimrin e vitit 1944-1945 dhe për ta vazhduar luftën në pranverë. Mirëpo, pjesëtarët e OZN- së i kishin rënë gjurmë se ku gjendet Aqif Reçani dhe në qershor të vitit 1945 e rrethuan fshatin Vranjovcë, duke i kërkuar që të dorëzohej, por ai bëri rezistencë derisa kishte mundësi dhe, pas një lufte të pabarabartë, vritet. Aqif Reçani ka qenë luftëtar dhe atdhetar, ishte bashkëluftëtar i Xhemë Hasës dhe i atdhetarëve të tjerë në këto troje, të cilët së bashku u vunë në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të Shqipërisë etnike.[58]

Pas ripushtimit të Gostivarit dhe të trojeve tjera shqiptare nga forcat partizane, Hamëz Rexhepi, duke qenë i kërcënuar, në fillim u vendos në Pozharan dhe Kalisht, e pastaj në Negotinë. Meqë aty erdhi Mefail Zajazi, i cili gjithashtu kërcë- nohej nga pjesëtarët e OZN-së, u detyruan të shkonin në Lumë. Në pranverën e vitit 1945, Hamëz Rexhepi dhe Mefail Zajazi u kthyen nga Luma në fshatrat Pozha- ran e Kalisht të Gostivarit, duke planifikuar vazhdimin e rezistencës shqiptare. Për disa muaj Mefail Zajazi i shpëtoi hetimit të OZN-së, por në vjeshtë të vitit 1945[59] në Baçishtë, fshat mbi Bistrën, Mefail Zajazi ra trimërisht në luftë të pabarabartë me forcat partizane.

Së bashku me të ranë edhe tetë bashkëluftëtarë të tij.[60] Pas vrasjes së Mefail Zajazit, Hamëz Rexhepi dhe atdhetarët tjerë u vendosën në grykë të Vrasës së Madhe (bjeshkë), bri lumit Muzdaqe, në anën e Gostivarit, për ta kaluar dimrin. Megjithëqë Hamëz Rexhepi me shokë rrallë mbanin kontakt me popullin, pjesëtarët e OZN-së u kishin rënë gjurmë se ku gjendeshin atdhetarët. Forcat partizane me aksionin e tyre për kapjen e Hamëz Rexhepit dhe atdhetarëve të tjerë, hasën në qëndresë. Luftimet, me disa ndërprerje të herëpashershme, zgjatën tri ditë. Mirëpo, më 2 shkurt 1946, një ushtar i plagosur vret Hamzën me një plumb në kraharor. Me vrasjen e Hamëz Rexhepin, qeveria arriti të shkatërronte grupin e atdhetarëve të mbetur gjallë. Pjesëtarët e këtij grupi u shpërndanë: Zilbehar Derveni së bashku me vëllanë e Xhemës u dorëzuan; Bajram Dobërdolli dhe Xheladin Kalishti u larguan në Tiranë, Hazir Tërnova ra në burg; Ramazan Bresa u dorëzua, kurse Dostan Rexhepi, Elmaz Tosuni dhe Neshat Bilali mbetën në mal.[61]

Atdhetarët ishin në ndjekje të përhershme nga ana e pjesëtarëve të OZN-së dhe nga ana e forcave partizane. Derisa u bë likuidimi i tyre, organet shtetërore jugosllave përdorën forma të ndryshme për ta arritur qëllimin e tyre. Atdhetarët ishin përherë në shënjestër. Likuidimin e tyre e organizuan pjesëtarët e OZN-së dhe më vonë të UDB-së, që mund të provohet në bazë të burimeve dhe dokumenteve që vijnë nga Arkivat e OZN-së dhe UDB-së. Sipas këtyre, nuk mund të jepen data të sigurta për likuidimin e tyre që nga viti 1944 e deri në çlirimin e plotë të Maqedonisë dhe përpilimit të referatit të vitit 1947. Vihen në dukje disa likuidime të bëra të atdhetarëve, të cilat dihen dhe janë të sigurta, sikurse: Xhemë Hasa (Hasani Xhemo-Gostivari), Rakip Raça (Raça Sali Rakip), Kalosh Miftari (Kaljoshi Miftar) etj.[62]

Atdhetarët shqiptarë të trevës së Gostivarit e më gjerë luftuan duke mbrojtur tokat dhe identitetin kombëtar, ata dhanë jetën për liri dhe për bashkimin kombëtar. Qëndresa e organizuar e forcave vullnetare përbën një faqe të re të ndritur në luftën e popullit shqiptar në ish-Federatën Jugosllave për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e veta, me idealin madhor për bashkimin gjithëkombëtar në Shqipërinë etnike.

Studime Albanologjike 1, Shkup, 2009.

 

 

 

Adnan Fejzullai


[1] Prof. Dr. Masar Kodra, Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944, Kumanovë, 1996, fq. [2] Dp. Bia^o HBaHOBCKH h Dp. Mnie TonopocKH, TocTHBap h TocTHBapcKo bo ociodonHTeiHaTa BojHa h peBOiycnjaTa bo 1941-1945, TocTHBap, 1974, ct. 25. [3] Prof. Dr. Masar Kodra , vepër e cituar (më tej lexo v. c) , fq. 56-57. * Xhemë Hasa ishte i lindur në vitin 1908, në fshatin Simnicë, 15 km në jugperëndim të Gostivarit. Ai vinte nga një familje me tradita atdhetare nga fshati Simnicë, prandaj e hasim me nofkën Xhemë Simnica, por në popull njihet si Xhemë Gostivari. Ky atdhetar, për shkak të kundërvënies ndaj pushtuesit serb, u detyrua të arratisej në Shqipëri në vitin 1934 dhe u vendos në fshatin Bicaj të Lumës. Pas shpartallimit të Mbretërisë jugosllave nga Gjermania naziste, Xhemë Hasa u kthye në Gostivar. [4] Esat Bilali, Shkrime historike (Kosovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë), Tiranë, 2001, fq. 49-52. [5] Gazeta “Fakti”, Shkup, 15 tetor 2004 , “ Ushtria serbe gjunjëzohej para motorëve gjermanë”. [6] Midis tjerash në këtë raport thuhet: “Xhemail Hasani, gardian burgu, ka qenë i arratisur më 30 dhjetor 1942, në orën 18:30 dhe ka liruar tre të burgosur për vrasje (Jusuf Bajram, Muharem Arif dhe Jusuf Shefki); Arkivi Qendror Shtetëror, Tiranë(më tej lexo AQSH) , Fondi (F) 253 , viti(v) 1943, Dosja(D) 224 , fq. 35. * Autorët shqiptarë: dr. Fejzulla Shabani , dr. Vebi Xhemaili, Begzat Begzati etj., në punimet e tyre shkencore, pohojnë se Xhemë Hasa, gardian i burgut në Gostivar, liroi të burgosurit shqiptarë, në mars apo në pranverën e hershme të vitit 1942. [7] AQSH, F. 253, v. 1943, D. 245 , fq. 52-53. [8] Gazeta”Fakti”, 16 tetor 2004, “Xhema ishte Strateg Shumë i madh”. [9] Esat Bilali, Shkrime, vep. e cit., fq. 49-52. [10] ApxHB Ha MaKenoHHja, CKonje(më tej lexo , AM) Oohh (®), P. C. B. P , noTnicHHK on 1984, MaTepHai bpoj 17 , CnHcoK Ha licaTa koh 6ea nobpoBoicH Ha penoBHTe Ha BaiHcTH~KHTe 6aHHH on TocTHBap; Veprimtarinë e tyre atdhetare e konfirmon edhe vetë major Xhemë Hasa: Ali Shemsi, Alil Anxhi, Gafur Kurtishi, Qerim Rashid, Xhemal Gafur, Memedali Jusufi, Nebi Haliti, Njiazi Naxhi, Nuri Toska, Nuri Rashid, Sefki Sërbnova, Usni Xhemaili, Hasan Huzeir, Hasim Gafuri, Hysni Tahir, Xhevdet Dogani, Xhemil Snopçe, Shaban Purde, Shukri Alia, Shaban Idriz, Kurtish Azir (Orqushi), Abduraman Kulla. [11] AM, Fohh P. C. B. P, noTnHCHHK on 1984, MaTepnai bpoj 17, Lista e vullnetarëve të Xhemë Hasës në katundit Zdunjë-Rrethi i Komunës së Debreshit: Rexhep Hyseni nga fshati Zdunjë-komandant çete, Nexhbi Hyseni, Sulejman Hyseni, Sait Haliti, Abdulla Iliazi, Remzi Halili, Neshat Mazllami, Bexhet Sulejmani, Nazmi Mustafa, Nuri Jahja, Vebi Ymeri, Sulejman Sulejmani, Memedali Islami, Sherif Bajrami, Nazif Sinani, Nurali Veapi, Xhemail Abedini, Fehim Abdurahimi, Nazif Iliazi, Beqir Beqiri, Faik Hyseini, Jakup Mahmudi, Xhafer Sulejmani, Ferid Iliazi, Qazim Abedini- vullnetarë. [12] Po aty , fq. 59. [13] AQSH , F. 253 , v. 1943 , D. 213 , fq. 21. [14] Po aty, D. 291 , fq. 24; në mbështetje të këtij dokumenti provohet se Xhemë Hasa do të dalë në mal në mars të vitit 1943, apo në pranverën e hershme të këtij viti. Disa autorë shqiptarë (Dr. Fejzulla Shabani, Vebi Xhemaili, Begzat Begzati etj. ) pohojnë se Xhemë Hasa doli në mal në pranverën e hershme apo në mars të vitit 1942. [15] Vlado Ivanovski i Mile Todorovski , Gostivar, c. d, fq. 121-122 ; Qemal Agolli , vep. e cit., fq. 50-51. * Sherif Zhelina ishte kundërvajtës, ai përdorte dhunë dhe tortura ndaj popullatës civile për qëllimet e tij përfituese, duke vrarë e plaçkitur banorët shqiptarë e maqedonas në rajonin e Pollogut. [16] “Zani i Sharrit” , Tetovë, 5 tetor 1944, fq. 5. [17] AM , ®. flebapcka upefektypa(878), hhb. 6p. 4951 , ct. 5-6 ; AQSH , F. 253 , v. 1943 , D. 291 , fq. 37. [18] Po aty, hhb. 6p. 4973 , ct. 155. [19] AM , ®. 878 , 6p. 4954 , ct. 20. [20]Po aty, ct. 10. [21] AQSH , F. 253 , v. 1943 , D. 291 , fq. 72. Kuvendi themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit u mbajt në Prizren nga data 16-21 shtator 1943. Në këtë kuvend u zgjodh Komiteti Qendrorë (KQ). Për KQ u zgjodhën: Rexhep Mitrovica kryetar; Musa Shehu dhe Kolë Margjini - nënkryetar; Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi dhe Qazim Bllaca-anëtarë. “Kosova” , tetor , 1943 , fq. 6. Kuvendi i Dytë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit u mbajt në Prizren nga data 17-21 janar 1944, në këtë Kuvend u vendos për zgjerimin e KQ nga 7 në 14 anëtarë, Kryetar i KQ u zgjodh Bedri Pejani, sepse Rexhep Mitrovicës iu besua mandati për formimin e qeverisë në Tiranë. Kolë Margjini u zgjodh nënkryetar, Bedri Gjinaj-sekretar. Më 21 janar 1944 u miratua Statuti i Lidhjes II të Prizrenit dhe iu dërgua Qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë për aprovim dhe dekretim; Dr. Muhamet Shatri, vep. e cit, fq. 151-152. [22] “Kosova” , prill 1944, fq. 1. [23] Tiorop TonopoBcKH, 3ananHa MaKenoHija 3a BpeMe Ha oKynacnjaTa (1941-44), Ckonje, 1998, ct. 151. [24] AQSH, F., v. 1944, D. 3 [25] Prof. dr. Masar Kodra , vep. e cit, fq. 111. [26] Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore 1941-1944, Tiranë, 1997, fq. 163. [27] Esat Bilali, Shkrime, vep. e cit , fq. 58-59. [28]Prof. dr. Masar Kodra , vep. e cit , fq. 106-107. [29] H3BopH 3a OcioboHHTeiHaTa BojHa h PeBoiycija bo MaKenoHija, HHH, Tom I, Kw. 2, Ckonje, 1975 ct. 278. [30] fl-p Biano iBaHOBcKH H fl-p Miie ToflopoBcKH, TocTHBap., c. n, ct. 150 ; Begzat Begzati, Xhemë Hasa ushtarak - demokrat, botimi i dytë, Tetovë, 1995, fq. 32-33. [31] Muhamet Shatri, vep. e cit, fq. 129-130. [32] fl-p Biaflo iBaHOBcKH H fl-p Miie ToflopoBcKH, TocTHBap, c. n, ct. 150 ; Begzat Begzati, v. c , fq. 34-36. [33]Esat Bilali , Shkrime, vep. e cit, fq. 59-60 ; Begzat Begzati, vep. e cit , fq. 34-36. [34] Qemal Agolli , vep. e cit., fq. 71. [35] Begzat Begzati, vep. e cit., fq. 40-41. [36] Qemal Agolli, Pjesë nga Historiku i Dibrës, Arkivi i Institutit të Historisë (më tej lexo- AIH), Tiranë, A-III-348, fq. 71-72 ; Esat Bilali , vep. e cit., fq. 60. [37] AQSH, F. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së(41/AP), v. 1943, D. 28, fq. 32; Qemal Agolli , vep. e cit., fq. 79-80. [38] Po aty. [39] AQSH, F. 41/AP, v. 1943, D. 28, fq. 33; Qemal Agolli , vep. e cit., fq. 77 [40] Muhamet Shatri , vep. e cit., fq. 130. [41] Dr. Fejzulla Shabani, Organizimi veprimtaria dhe Formimi i Ballit Kombëtar në Maqedoni, Tetovë, 2004, fq. 106-107. [42] Masar Kodra, Tridhjetë vjet, “Jehona”, vep. e cit., fq. 76. [43] Qemal Agolli, vep. e cit., fq. 100-101. [44] AM , ®. fflTab Ha XV Kopnyc , PeiacHH, K. 59 a , 6p. 6474 , 18. XI. 1944 , ct. 18. [45] Po aty, K 59 a , 6p. 6465 , Hapen6a on fflta6oT Ha XV Kopnyc no fflta6oT Ha 48 flHBH3Ha , 18. XI. 1944. [46] Muhamet Shatri , vep. e cit., fq. 142. [47] Po aty , fq. 168. [48] Qemal Agolli , vep. e cit., fq. 106-107; Muhamet Shatri, vep. e cit., fq. 170. [49] Esat Bilalli, vep. e cit., fq. 64-65. [50] AM , ®. fflTab Ha 48 flHBH3ija, k. 55 a, 6p. 6609, H3BemTaj cenMOHHeBeH 3a cHTyacijaTa, 03. XII. 1944. [51] Po aty, 6p. 6604, H3Bemtaj 3a cHTyacHjata, 01. XII. 1944. [52] Po aty, ®. fflTab Ha 41 flHBH3ija, k. 53, 6p. 4612. [53] Po aty, 6p. 6605, 3anoBen, 02. XII. 1944. [54] Po aty, ®. [Ta6 Ha 48 flHBH3ija, k. 55 a, 6p. 6609, H3BemTaj cenMOHHeBeH 3a cHTyacijaTa, 03. XII. 1944; 6p. 6615, neTHajcTOHHeBeH H3BemTaj 3a cHTyacijaTa, 09. XII. 1944. [55] Esat Bilalli, vep. e cit., fq. 64-65 ; Fejzulla Shabani, vep. e cit., fq. 108. [56] Esat Bilalli, Shkrime historike 1 (ngjarje, fytyra dhe shqyrtume), Lezhë , mars 2002, fq. 76-77 [57] JoBaH naBioBcKH, CynewaTa Kako nocieneH nopa3, Bnoiorr- TeTOBo, ct. 243. [58] Fejzulla Shabani, vep. e cit., fq. 128. [59] Esat Bilalli, vep. e cit., fq. 64-67. [60] Fejzulla Shabani, vep. e cit., fq. 133. [61] Esat Bilalli, Shkrime historike 1, vep. e cit., fq. 78-79. [62] AM. ®. YflE-a, ctawe iHKBHdacije HeMa~Ke ciye6e, k. 20, ct. 1.

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...