Oshtima

Vëndbanimi i hershëm i shqiptarëve ne Gadishullin Ballkanik, në dritën e gjuhës e të emrave të vendeve

Çështja se ku ka qenë djepi ballkanik i shqiptarëve, në cilën pjesë të gadishullit, pra, kanë banuar në kohën antike të parët e tyre, perbën një problem që u përket në të njëjtën masë si historianëve ashtu dhe gjuhëtarëve. Historianët ndërkaq, me sa duket, për punë të mungesës së burimeve për histormë e lashtë të popullit, këtë çështje me kohë ua kanë lënë gjuhëtarëve, dhe gjuhëtarët kanë ndërmarrë ta zgjidhin me mjetet e metodat e veta.

Për brezin e vjetër të dijetarëve, me Johan Thunmanin (1774), Hahnin (1854) e të tjerë, shqiptarët edhe vetë për arsye historike janë autoktonë ilirë, sepse ata banojnë atje ku në kohën antike kanë jetuar fise ilire, edhe sepse për këto vise për një kohë më të vonë, përveç ardhjes së sllavëve nuk vërtetohet ndonjë imigrim. Gjuhëtarë të tillë si Kreçmer, Pederseni, Ribeco e historianë si Milan Shuflaj i kanë dalë zot autoktonisë së shqiptarëve dhe e kanë mbështetur këtë tezë me argumente të reja, të karakterit gjuhësor e historik.

Teza e burimit trak të gjuhës shqipe, duke përjashtuar ilirishten, tezë që nisi në kapërcyell të shekullit kryesisht me Karl Paulin e Hirtin, solli me vete mendimin e një djepi më lindor të popullit shqiptar, prandaj, ajo sa kohë që kishte kërkesa që të zinte vend, duhej të hidhte poshtë argumentet e autoktonisë së tij. Kjo u bë në këtë mënyrë, që në mungesë argumentesh historike u sollëm një varg arsyesh gjuhësore, të cilat do të vërtetonin një shtegtim të shqiptarëve prej visesh më në lindje për në trevat e Adriatikut, aty nga mbarimi i kohës antike ose në mesjetën e parë. Nga përfaqësuesit e kësaj teorie, Gustav Vajgandit pa dyshim i bie merita që arsyet që flasin në të mirë të këtij mendimi i ka parë në tërësinë e tyre dhe i ka rrahur me hollësi, prandaj një diskutim i argumenteve të tij do të thotë njëkohësisht dhe një të marrë qëndrim ndaj tezave kryesore të këtij drejtimi kërkimor. Së pari, do shënuar së vija e ideve të Vajgandit na del më përpara, në argumentim e në rezultat, pjesërisht që te Norbert Jokli e Petar Skoku[1]. Ndërkaq, në lidhje me Joklin duhet të shënojmë se me gjykimin e ketij kompleksi çështjesh te ky dijetitar vihet re nje zhvillim i brendshëm. Ndersa ai më parë kishte menduar qe veriperëndimi i truallit të sotem gjuhësor të shqipes për një kohe më të lashtë nuk vjen ne vështrim si vendbanimi dhe qe mendimi i tij piqet me tezën e Jireçeikut, sipas të cilit të parët e shqiptareve gjatë shtegtimit të popujve u shtynë me në jug duke ardhur prej visesh më verore, më vonë ai arrin në përfundimin që shqiptaret, duke ardhur prej visesh më në lindje, e kishin arritur treven e Prevalitanës, pra veriperëndimin e vendit të tyre të sotëm, në çdo rast që në kohen latine, megjithëse mbase aty nga mbarimi i saj, dhe që Sllavët, kur u shtynë në anët e bregaetit në Aiersitë e Buenës, gjetën aty një popullsi shqiptare. Me këtë perfundim bashkohet në kohet e funait edhe H. Bariçi1.

 

Po të shikojmë tani më për së afërmi tezat e Vajgandit, shohim se në argumentet kryesore të tij bën pjesë dhe toponomastika, dhe kjo në një pikëpamje dyshe. Së pari, sipas tij, «emrat latinë të vendeve nuk paraqiten me trajtën shqiptare, po me trajtën latino-dalmate»-. Së dyti, po të kishin banuar shqiptarët gjithmonë në Shqipërinë e sotme, emrat e vendeve që burojnë prej kohës antike, duhet të kishin kryer zhviliimin fonetik të shqipes po shihet menjëherë që kjo nuk është kështu, se këta emra paraqesin qartë karakterin sllav, e në viset detare karakterin italian-venecian, perkatësisht dalmat.

Le t'i shqyrtojmë shkurt këto teza:

Në elementin dalmat të toponimisë shqiptare Vajgandi përfshin emrat Valbona, Domni, Patosa, Surella, Kapra, Oblika, Petrosa që dëshmohet në burimet mesjetare, e më në fund emrat e maleve Durmitor e Visitor në Mal të Zi. Kush i kqyr këta emra nga pikëpamja e dalmatishtes dhe të ketë parasysh diftongimin gati të përgjithshëm të vokaleve të shkurtra e të gjata në atë gjuhë, sidomos ne silabë të lirë, mund të përfytyrojë afërsisht se çdo të kishin dhënë atje bazat latine të këtyre emrave. Një gjë është e sigurt që reflekset dalmate do të paraqiteshin me një trajtë fare ndryshe nga trajta me të cilat dalin realisht këta emra. Kështu kjo tezë, të cilën e ka përsëritur dhe ndonjë tjetër dijetar, nuk mund t’i bëjë ballë gjendjes reale.

Përsa i përket tezës së dytë të Vajgandit, unë ka vjet që kam arritur në bindjen se toponomastika histonke jo vetëm që nuk flet kundër autoktonisë, po që përkundrazi dëshmon bash në të mirë të saj[3]. Vajgandi ka rënë në këtë gabim në metodë, që ai të gjitha emrat topikë i mat me të njëjtën masë, format antike, mesjetaret e të kohës së re i shikon sikur të ishin me vlerë të barabartë. Kështu, përveç disa çiftesh të vjetra e të reja, si Scodra: Shkodër., Lissus: Lesh, Dyrrhachium; Durrës, ai pas shembuliit të Skokut, ka marrë  në  shqyrtim edhe hartën gjeografike, dhe kështu nga krahina rreth liqenit të Shkodrës dhe nga zona e Tomoricës. në Shqipëri të Mesme ka cituar  e intenpretuar masën e madhe të ernrave të huaj (sllavë, turkë e të tjera) dhe nurnrin e paktë të emrave anas. Për këtë mënyrë procedimi është për të vënë re në parim që emrat topikë, që rrjedhin nga koha e mesme dhe nga «e reja, nuk janë aspak relevantë për punën e autoktonisë. Sidomos nuk vijnë në vështrim emrat e katundeve. Ngulimet fshatare në Ballkan, në këtë trevë të përshkuar parreshtur prej luftërash, nuk kanë paur kurrë jetë të gjatë, prandaj edhe emrat e tyre nuk ka si të burojnë prej një kohe së lashtë. Përkundrazi, qytetet, si kudo gjetkë, dhe këtu kanë formuar një traditë në rrethinat e tyre. Emrat e tyre i kanë shpëtuar kohës, edhe atëherë kur popullsia ka lënë trojet e u shkul ose u shpërngul gjetkë, ose kur qyteti vetë ka ndryshuar vendin e vet, ka ndodhur bile që emri i një qyteti të ketë mbetur gjallë në krahinën e tij edhe mbasi ai të jetë rrënuar. Po aq jetëgjatë sa emrat e qyteteve janë zakonisht dhe emrat e maleve e të lumenjve kryesorë. Në rrethana të tilla shtrohet në pikëpamje metodike kriteri që në studimin e emrave të vendeve me mjetet e gjuhësise historike, duhet të kryhet një farë shtresimi përbrenda tyre. Prandaj, në çështjen e autoktonisë e vetmja rrugë që do të ndiqet është kjo, që, duke lënë jashtë të gjitha shtresat më të vona, emrat që kemi nga koha antike të merren e të krahasohen me trajtat përkatëse që rrojnë sot në gjuhë të popullit, e të shikohet a shpjegohen këto të fundit nga ato të parat me rregullat e fonetikës historike të shqipes. Në rasën e parë mbetet i vërtetuar kontinuiteti i elementit shqiptar në viset historike të tij. Në rasën e kundërt ky ato emra i ka marrë nëpërmes një gjuhe tjetër. Kjo do të thoshte që ky element nuk është autokton, po është i ardhur prej visesh të tjera.

Duke u nisur nga veriu i vendit, do të shënojmë se mendimi që emri i sotëm i qytëtit Shkodër, e shquar Shkodra, në kohën latine (te Titus Livius) Scodra, të ketë rrojtur në gojën shqiptare vazhdimisht që prej kohës pararomake gjer më sot, pas N. Joklit nuk pajton me përfundimet e fonetikës historike të shqipes, për punë të tingujve nistorë të fjalës e të grupit konsonantik në trup të saj. Kundër kësaj do thënë se ndërrimi sk- në h, që postulohet me këto fjalë për në ballë të emrit, nuk vjen në vështrim këtu: ky ndërrim ishte kryer që ne periudhen prehistorike, mbase që hë periudhën paraballkanike të shqipes; kurse çështja e autoktonisë ka të bëjë me shkallën antike të kësaj gjuhe. Për këtë shkallë, zhvillimi historik i këtij emri ka shkuar kryekrejet në vijën e fonetikës shqiptare, sikundër tregon krahasimi me trajtimin e huazimeve të shqipes nga greqishtja e vjetër e nga latinishtja. Për ballin e fjalës le të krahasojmë shkamb nga lat. seamnum; për grupin e konsonanteve në trup të fjalës kulshedër .nga lat. chersydrus; kjo prej greqishtes .......... e balladër «ujvarë> nga lat. barathrum, greqishte e vjetër 6apadpov. Pyetjes se nga e rimorën shqiptarët formën e moçme Skodra nuk mund t’i jepet përgjigje me fjalët e Vajgandit «prej dalmatinëve ose italianëve të atjeshëm»: italisht këtij qyteti dihet se i thonë Scutari e në dalmatishten Scodra do të kishte dhënë diçka tjetër. Forma e sotme Shkodër është vijimi i rregullt nga pikëpamja e shqipes i Scodra-s së vjetër, .po ashtu siç është Shkup-i i sotëm vijimi i; Scupi-t të vjetër; sllavishtja Scoplje me-o-në e saj rrjedh nga foma e një dialekti lindor të gjuhës shqipe[4]. Në lidhje me këto edhe emri josllav Rogami, i cili dëshmohet për disa vise të Shqipërisë Veriore e të Malit të Zi, nuk mund të sillet, me Joklin, si argument kundër një tradite gjuhësore të pakëputur të shqiptarëve, (per punë të -g-së intervokalike. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një formim të brendshëm e relativ të ri të shqipes, me një zgjerim të fjalës rogë «vend në bjeshkë me bar e pa lisa, rudinë» (që shkon me rruaj) me anë të sufiksit ame, e cila gjen shoqen e saj te degame zënkë, shamatë», nga degë. Më në jug Lesh është zhvillimi, i rregullt nga pikëpamja e shqipes, i Lissus të kohës së vjetër, me po atë reflektim të i-së së shkurtër e të hapët (përpara konsonantit dyfish) siç shihet dhe në apëlativa si meshë mjeshtër peshk nga lat. missa, magister, piscis, te sufiksi i mocionit -eshë nga lat. -issa e te adverbi shpesh nga spissus. Vërtet se Vajgandi thotë: «Nga Lessium ka dalë serb. Ljes, nga kjo shq. Lesh ose anasjelltas, gjë që sndahet dot fonetikisht» po ne do të themi se fonetika historike e shqipes është në gjendje fort mirë ta ndajë këtë punë. Nga emrat e të tjerëve qytete, emri i sotëm shqip Durrës pas mendimit të përgjithshëm nuk merret si vazhdim i drejtpërdreitë i emrit antik Dyrhachium, dhe me larminë e emrave të këtij qyteti lat. e mesme Duracium, dalm e vj. Durrazu, fngj. e vj. Duras, it. Durazzo, sllav. turq. Draç etj. Çështja se nga buron trajta shqiptare mund të thuhet se ka mbetur e hapët. Po të rroken mirë rrethanat e aksentit te ky e të tjerë emra topikë trisilabash të trevës giuhësore të ilirishtes, pas mendimit tim hapet shtegu për një lexim të dreitë të këtyre emrave ; dhe për kuptimin e zhvillimit të tyre gjer te trajtat e sotme të shqipes. Në këtë mes mendimi i Hams Krahes që ilirishtja ka zbatuar aksentin nistor ashtu si gjermanikishtia e përbashkët, italikishtja e keltishtja), duhet të çmohet si nië konstatim i vlefshëm dhe të shtihet në punë në çështjen sesi duhen shqiptuar të tillë emra vendesh të ilirishtes. Me këtë mënyrë procedimi e cila pjesërisht ka qenë zbatuar më parë prej Petar Skokut, për emrin e qytetit Drivastum e për emrin «e lumit Isamnus. që dëshmon Vibius Sequester, dalin leximet Drivastum e Tsamnus, e këto lexime vërtetohen më së miri me Drisht e Ishëm Ishm (ky emër lumi e emër qyteti) të shaip-es së sotme. Po kjo gjë vlen edhe për Durrës, në bazë të të cilit qëndron një formë e vjetër vendase Durachion, Durrachium, me shqiptim të v-së si u në nië fazë më të mocme të greqishtes së vietër e në greqishten veriperëndimore. Në lidhje me këto nuk duket të jetë një gjë gand e e rastit që në anët bregdetare të Apulisë përkundrejt këtyre, në dhenë e moçëm të mesapëve. emrave latinë Tarentum, Brundisium, Hydruntum u pegjigjen sot Taranto, Brindisi, Otranto. Në veri të Ishmit derdhet në Adriatik Mati. Emri i këtii lumi është reflektimi i rregullt për gjuhën shqipe, i Mathis fluvius që ka Vibius Sequester. Ky barazim është aq më i shënueshëm, kur të kemi parasysh që ky emër lumi gien shpjeeimin e tii përbrenda shaqipes, ku mat do të thotë buzë deti a lumi». Prandaj ka shumë të ngiarë që emri i sotëm i lumit të jetë vazhdim i atij të vjetrit, që pra me fjalë të tjera, ata që i vunë emrin të kenë qenë te parët antikë të shqiptarëve. Fjalën shqip mat unë e bashkoj etimologjikisht me irlandishten math -«rërë, kum; përdorimi i një fjale me kuptimin «breg deti a lumi* për ti dhënë emrin një lumi sqarohet p.sh. me  frëngj. riviëre (lumë) nga rive  (breg) pa arsye mohon Vajgandi dhe burimin e pandërmjetmë të emrit shqip të lumit Shkum(b)i ! Shkumi(b)ini nga lat. Scampinus (prej Scampa), duke e çuar trajtën e shqipes të një bazë sllave.[5] Skompin të pa dokumentuar, refleks i pretenduar i emrit latin të këtij lumi: emri latin në Shqipëri të Mesme nuk ka si të çonte në një përfundim të ndryshëm nga ai që ekziston sot, sepse në këtë dialekt ë-ja në pozicion përpara theksit kthehet në dhe grupi mb  jep rregullisht m me anë të një asimilimi progresiv.Një ndërmjetësi gjuhësore të sllavishtes mendon Vajgandi dhe për emrin shqip të qytetit të Vlorës, Vlon Vlorë, te Ptolemeu, ndërmjetësi të cilën ndërkaq Maks Vasmeri e quan të pasigurtë[6]. Dhe me të vërtetë, një bazë origjinale Avlona në gojë të sllavëve, pas fjalëve të vetë Vajgandit, duhej të kishte dhënë* Valinb, prandaj ky dijetar e sheh veten të detyruar që kalimin e këtij emri te sllavët ta zbresë kronologjikisht, e pikërisht ta çojë gjer në kohën e Simeonit të Madh.Shihet qartë se me një caktim kohe të tillë mbetet një vakuum (një zbrazëtirë) prej disa shekujsh, e cila në të vërtetë nuk mbushet me asgjë. Përkundrazi, po të shtrojmë barazimin greqisht e vjetër e vonë Avlon: shqip Vlonë Vlorë, qëndrojmë në truall të realitetit historik gjuhësor; afereza e a-së është po aq e rregullt sa te amicus: mik; i rregullt është dhe rotacizmi i toskërishtes te Vlorë. — Në anën më jugore të truallit gjuhësor të shqipes Martin Lik, te emri shqiptar ikrahinës Çamëria që në vitin 1814,[7] kishte gjetur emrin antik të lumit Thyamis (sot Kallama) emër që te popullsia greke e asaj ane nuk ruhet gjëkundi. Më në jug raporti historik i emrit antik "Apaxiroç ndaj të sotmit Arta  paiton me rregullat e fonetikës historike të shqipes (kt: ht: t).  Po të sillemi përsëri nga veriu i truallit gjuhësor të shqipes e|nga deçët e tij verilindore e veriperëndimore, pas konstatimeve të N. Joklit, H. Bariçit e të disa të tjerëve dijetarë, te raporti midis Naissus-lt  antik e të sotmit Nish e te raporti midis Astribus e Shtip neve na shfaqet ndërmjetësia gjuhësore e shqipes. E njëjta gjë do pranuar tani për Scardus  mons, sot Sharr. Edhe te ky par emrash mungon zhvillimi sllav me metatezën e likuidave që është karakteristike për të, zhvillim që nga ana tjetër vihet re te Scardona: Skradin në Dalmaci. Andej nga veriperëndimi po të merret emri i Raguzës, Ragusium, .i cili shfaqet që nga viti 614 i erës sonë, e të shikohet në raportin e tij ndajemrit të hershëm të këtij qyteti te shqiptarët (si te P. Bogdani 1685) që është Rush, ky emër paraqet në vetvete gjithë shenjat e zhvillimit fonetik të shqipes, hiferezën e vokalit paratheksor zhdukjen e g-së intervokalike, ndërrimin e s-së në sh, dhe vetë ky emër bashkë me atë të qytetit Ragusa në Siçeli, përmban pas gjithë gjasësh shkallën e përparme të fjalës shqipe rrush, kjo nga një bazë ragus-«kokë rrushi». Kështu, pra, ky emër vendi, së bashku me Shkodër, Drisht, Lesh, Mat, Ishm, Durrës, Shkumbin, Vlonë Vlorë, Çamëri, Arta e ndonjë tjetër, tregon se Adriatiku jugor e Joniku verior .. kanë bërë pjesë qëmoti në atdheun e popullit shqiptar. Në punën e këtij atdheu një rëndësi të veçantë i kanë dhënë terminologjisë detare të shqipes. Pas mendimit të përgjithshëm fjalët që i përkasin lundrimit e peshkatarisë janë të marra prej gjuhëve fqinje, e kjo zihet prapë si një argument kundër një banimi të vjetër në brigjet e Adriatikut. Ky mendim burimin në themel e ka në Norbert Jokli, veçse për sqarirn të gjithë gjendjes duhet shënuar se ky gjuhëtar më vonë këtë e ka dobësuar ai vetë me kundërargumente. Kështu ai vë në pah kundër Vajgandit faktin që gjermanishtja e lartë mjë pjesë të madhe të termave të saj nga jeta e detarisë i ka marrë prej gjermanishtes së ulët, e megjithatë, është gjë e ditur që gjermanishtja e lartë është gjuhë gjermanike dhe që popujt gjermanikë kanë qenë që- moti anadetas e detarë[8]. Sipas Vajgandit; shqiptarët, «po të kishin ba- nuar gjithmonë në Iliri, duhet të kishin shpëtuar disa nga më të za- konshmet terma nga të leksikut autokton të trashëguar, si ndonjë fjalë për lundër, anije, lopaië, timon, shul, vel si dhe emra peshqish etj. Kjo tezë, të cilën e kanë përsëritur disa dijetarë, është hedhur edhe kjo tepër ngutshëm, sepse nuk pajtohet me të dhënat e gjuhës. Askush nuk e mohon që leksiku detar i shqipes së sotme në pjesën e tij më të madhe është i burimit të huaj; veçse edhe këtu, ashtu si në lëmin e toponomastikës, duhet të bëhen dallime cilësore. Të huaja janë termat teknike të lundrimit e të peshkatarisë, sikundër janë në pjesën e tyre më të madhe emrat e mjeteve të lumdrimit e të pjesëve të tyre, më të shumtat emërtime të llojeve të peshqve e të veglave të peshkimit. Po krahas me këto shqipja ka ruajtur një pjesë jo dhe të paktë me fjalë vendi, që janë të fondit autokton të fjalorit të saj, hyjnë aty ndër të tjera det (me kuptimin bazë «thellësi», bashkë me bregdet e detar që janë dokumentuar mjaft herët e me denik  «erë e fortë me shi», që në thelb është «erë e detit» (detnik). Ka pastaj va, që vjen prej latinishtes, e që në shumësim vana shënon «ato të hyrat më të cekëta ose më të thella, të detit më breg, sipas madhësisë më të paktë a më të shumtë të enëve të lundrimit, të hyra që u shërbejnë këtyre enëve si vende ndalimi e pushimi e që janë prona e një grup familjesh, e një lagieie ose e mbarë katundit.Vijnë pastaj mat  «buzë deti a lumi», grykë (deti), valë,  shkulm, «dallgë, suvalë ujë amull «ujë të ndejtur e ndonië tjetër. Nga emërtimet e mjeteve të lundrimit emri gjenerik ani anije dihet se ka lidhje me an anë «emë», pra mga kjo anë mund të krahasohet me gjerm. Schiff «aniie» që vien nga gjerm. e lartë e vietër scif «enë», e me frengj. vaisseau, it. vascello «anije» nga lat. vasoellum «enë e vogël». Edhe vetë shumësi i fjalës an anë, që është enë, përdoret. për «mjet lundrimi», enët e mëdhaja, enët e vogla. Megjithëse mjetet e sotme të lundrimit kanë pothuajse të gjitha emra të burimit të huai, nuk kamë munguar as këtu emërtime të vendit, kështu për vitin 1403 gjendet e dëshmuar për Shqipërinë Jugore gripareas «barka kripe një rrjedhojë e fjalës kripë[9]. Nga emrat e pjesëve e të pajisjes së anijeve janë me burim vendi ndër të tjera emri i pjesës së përparmë të anijes (ballës), ai i dërrasave të fundit që qëndron.në ujë (terzha),

 

pastaj emri i velit (pëlhurë), i shulit (shul), i lopatës (lugatë—lugë + lopatë), i -shulit të gjatë për të shtyrë (shtizë); khs. edhe ena ujtis «ena tërheq, thith ujët», nga fjala ujë. Është e vërtetë ndërkaq që kjo terminologji e vjetër është mbajtur vetëm në disa dialekte të mënjanuara të bregdetit, përveç kësaj këto nuk janë studiuar sistematikisht nga kjo anë. Duke kaluar tani tek emrat e peshqve e të të tjerave shtazë detare, edhe këtu krahas me shumicën dërrmuese të emrave të huaj gjejmë një sasi të konsiderueshme me emra vendi. Hyn këtu pikë së pari likurishtë «polip» që vjen nga likurë. E mbarë gjuhës është fjala ngjalë që nuk mund të rrjedhë as nga greqishtja e vjetër, as nga latinishtja anguilla po që si refleksi i një baze autoktone  engella lidhet me emrin e fisit ilir .......... në brigjet e liqenit të Lychnitis (Ohrit), emër të cilin Paul Kreçmeri e merr me të drejtë si «njerëzit e ngjalës». Ndër emra peshqish që janë formuar me mjete vetjake të gjuhës le të përmendim haltuk, barkgjerë, harkulec, bercak, bishtmizë, bishtmi, buztak, dac deti, dallëndyshe, dhelpen deti, ferracak, gjanës, gjarpën deti, gjuhcë, gjylpanëz, hanë hanëz; kryemadhe, kryeprefët, knqrrak, laraman, larëz, pëndkuq, pluhn, slxyt, shytëz, veshflori, vesh- verdhë, vioç. Emri i peshkut kubël «Clupea alosa» me trajtën e tij afrohet me serbokl, kobla që rrjedh prej dalmatishtes, gjë që edhe kjo nuk flet në të mirë të tezës së Vajgandit, sipas së cilës marrëdhënie shqiptaro-dalmate nuk ka. Nga pjesët e trupit përveç halës hyjnë këtu krehër «skeleti 1 peshkut» e verzën «organi i frymëmarrjes, veshi i peshkut». Fjala gjuaj vlen dhe për të peshkuarit. Nga veglat e peshkimit të të përmendim rrahçë «vegël. peshkimi në trajtë koni» (rrah) njicë «rrjetë e madhe peshkimi» (njis ngjis), palcuer «purtekë e gjatë e rrjetës (palcë) e shularë» «purtekat e gjata të rrjetës» (shul). Në këto rrethana për nomenklaturën e degës së detarisë e të peshkatarisë na del përpara nië gjendie, e eila në raportin e leksikut të huai ndaj leksikut të vendit nuk është qenësisht e ndryshme nga ajo e disa sferave materiale të tjera, siç janë bie fiala bujqësia e zejtaria. Më anë tjetër, në burinë e fjalëve të huaja, sidomos veneciane e turke, në terminologiinë e detarisë e të peshkimit, shqipja ecën bashkë me t-ë tiera gjuhë të Ballkanit, sidomos me greqishten e re e me serbokroatishten.

Nuk është vendi këtu të hyimë në punën e përmendjes së vonë të shqiptarëve në histori, në marrëdhëniet e shqipes me rumanishten dhe në konkordancat shqiptaro-trake, rrethana që shfrytëzohen shpesh herë si argumente kundër autoktonisë. Për konkordancat shqiotaro-trake (ose shoiptaro-dake) në leksik e në sistemin fonetik le të shë-nojmë vetëm këtë, që përkrah këtyre ka po të tilla. mbase edhe më të qarta, midis shqipes e ilirishtes (ose veçanërisht midis shqipes e mesanishtes). Edhe këtu. pra, internretimi historik i lëndës gjuhësore është fare i njëanshëm dhe si i tillë fort i kontestueshëm. Më në fund si tregues negativ për autoktoninë zihet, që prej Norbert Joklit e këtej, dhe sasia relativisht e paktë e huazimeve të shqipes nga greqishtia e vjetër. Ndai kësaj teze po mbaimë shkurt qendrim këtu, meqënëse është me rëndësi për këtë çështje. Pjesa e vogël që ka greaishtia e vietër në formim të leksikut të shqipes, në krahasim me latinishten. është nië fakt i pamohueshëm, po në ka shpjegimin e vet. Kio gjë ka arsvet e sai historike e gjeografike dhe arsye të qarkullimit, se diliet mirëfilli që një masë vargmalesh e ndajnë Shqipërinë me Greqinë. Kështu shpjegohet pse gjuha shqipe në gjithë historinë e saj paraqitet me fytyrë të larguar prej greqishtes. Kjo shihet edhe aty, që edhe për kohën e mesme edhe të renë, periudha të historisë, për të cilat praninë e shqiptarëve në viset historike nuk do të ketë njeri që ta dyshojë, ndikimi i italishtes është shumë më i madh nga ai i greqishtes së mesme e i së resë, kuptohet kur kemi parasysh huazime që f ka mbarë shqipja. Mbasi të jetë vendosur një herë mirë kjo bazë parimore, huazimet nga greqishtja e vjetër paraqiten të tilla, që dëshmojnë më fort për karakterin autokton të shqiptarëve sesa kundër atij. Edhe po të lihet mënjanë rrethana që numri i këtyre huazimeve vërtetohet se është më i madh nga ea mendohet, ka më këtë mes një send që në karakterin e tij cilësor gjer më sot nuk është vënë re sa duhët. Sikundër dihet që nga S. Buge, A. Thumbi, N. Jokli, K. Sandfeldi e të tjerë gjuhëtarë, në gjuhën shqipe ka disa huazime dorike-greke veriperëndimore, si mokën mokër drapën drapër më pak e sigurt mollë, meqë këtu mund të kemi të bëjmë edhe me një huazim drejtpërdrejt nga substrati mesdhetar. Ky leksik huazimesh përfshin dhe të tjera rasa. Aty hyjnë kumbull, kokkumalon, brukë «Tamfyrix gallica» (Shqipëria e Mesme e Myzeqeja) trumzë Thymuus» (Shqipëria Veriore) «Satureja thymbra»-, qull, kum shumësi kuma dallgë, tallaz (Ulqini) tallaz, valë». Në pajtim me rrethanat e gjuhësisë historike e të gjeografisë ka shumë më të ngjarë që të kemi të bëjmë me huazime dorike-greke veri-perëndimore të kohës klasike sesa me huazime nga një periudhë më e lashtë e greqishtes. Është një gjë që meriton të vihet re, e jo pa rëndësi për historinë e shqipes, po edhe të greqishtes vetë e te dialekteve të saj, që këto fjalë na dalin me një trajtë të afërt në greqishten e Italisë Jugore që ka studiuar Gerhard Rohlfsi. Kështu shqipes kumbull i përgjigjet prej atyre dialekteve kukkumile kukkumila; shqipes brukë forma të tilla si bruka, abbruka, vruka; trumzë-s otrant. trumba, tromba «Thymus». Meqënëse për një shtegtim fjalësh dialektore nga të Italisë së Jugut në shqipen nuk ka asnjë mbështesë, këtu do të pranohen lidhje të lashta, të eilat në të dy brigjet e detit e në mënyrë të pavarur rrjedhin prej grecitetit dorik. Për shqipen ka rëndësi në këtë mes rruga e huazimit. Pas gjithë gjendjes historike këtu ka vetëm dy rrugë në të cilat këto huazime kanë depërtuar në fazën antike të gjuhës shqipe më një anë nëpër dialektet veriperëndimorë të Greqisë Veriore, më anë tietër nëpërmes të kolonive dorike në brigjet e Adriatikut, si Lissos, Epidamnos, Dvrrhachium, Apolonia «pikënisje rrugësh tregtare shumë të lashta, që shpinin brenda në terë»[10]. Kryesisht me këto dy rrugë kanë hyrë më shqipen dhe të tjera huazime nga greqishtia e vjetër. Vetëm se këto në dorishten ( ose në greqishten veriperëndimore) në formën e tyre nuk kanë qenë të dalluara ashtu si këto që sapo u zunë në gojë, prandaj dhe është e pamundur të jepet burimi më i saktë për shqipen. Po të nxjerrim prej këtij arsyetimi pasojat për gjuhën shqipe. duhet të pranoimë në kohën kur ekzistonin dialektet dorike greke veriperëndimore, prëpara fillmit të eres së re, të parët e shqiptarëve kanë qenë në Shqipëri të sotme, ku edhe morën huazimet e përmendura më sipër.

Duke shikuar me një vështrim  këto që shtruam këtu, do të themi se emrat topikë të Shqipërisë, që njihet prej kohës antike e këtej, së bashku me terminologjinë detare të shqipes e me huazimet dorike greke veriperëndimore që ruhen në këtë gjuhë, dëshmojnë që viset bregdetare të Adriatikut bëjnë pjesë qëmoti, së paku që prej epokës greko-romake, në atdheun ballkanik të shqiptarëve. Edhe në qoftë se nga pushtuesit e huaj u shty duke u tërhequr për disa kohë nëpër zonat malore, ky element etnik nuk u largua kurrë ndonjëherë nga horizonti i Adriatikut, sikundër vërteton një varg emrash topikë të lashtë, e sikundër tregon dhe karakteri arkaik i huazimeve latine. Kështu, pra, vendbanimi i tij nga koha antike e këtej s’ka pësuar ndonjë dislokacion qenësor. Kjo tezë e paraqitur këtu në vijat kryesore duhej shtjelluar në hollësira. Aty duhet të merreshin parasysh dhe shtresat e mëvona të emrave topikë, të cilat janë një dëshmi për dyndjet e huaja gjatë historisë shqiptare.

 

 

 

Eqerem Çabej


*)Reallexikon der Vorgechiche I 91v.-Zeltschrift fur Ortsnamenfortschung IV 205,Zeitchrift fur romanische Philologie 45, 180 vv. *)Hyrje në historinë e gjuhës shqlpe*, 43. *)Khs tani së fundi «Buletini i Universitetit të Tiranës», seria e shkencaveshoqërore; 2 (1958) 54 vv. * Studii si Cercetari lingvistice X-4 (1959) 530. [5] Indogermanische Sprachwissenschaft (1943)34. [6] Zeitschrift fur slavische Philologjie V 288. [7] Researches in Greece 13. [8] Indogermanische Forschungen 46, 383. [9] Acta et diplomata res Albaniae mediae aeratis illustrantia, II, 742. [10] Sufflay, Stade und Burgen Albaniens hauptsachlich wahrend des Mittelalters 12.

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...