Oshtima

Rreth formimit të etnosit ilir

Problemi i etnogjenezës së ilirëve, ashtu si edhe problemi i përkatësisë etnike të banorëve të tjerë të lashtë të Gadishullit Ballkanik në përgjithësi vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit shkencor dhe të mbetet si një nga problemet më të rëndësishme të prehistorisë ballkanike. Ky nuk është një problem i ri dhe që shtrohet për herë të parë, me këtë janë marrë arkeologë, linguistë, etnografë e antropologë dhe me studimet që kanë bërë, nga një periudhë në tjetrën, e kanë çuar më tej zgjidhjen e tij. Në dritën e zbulimeve të bëra në Shqipëri do të përpiqemi të japim edhe ne kontributm tonë në të mirë të këtij problemi. Për këtë arsye e quajmë të nevojshme të ndalemi shkurtimisht mbi historikun dhe gjendjen e kërkimeve prehistorike në vendin tonë.

Janë bërë gërmime në stacionet paleolitike të Xarës Shën Marinës në rrethin e Sarandës. dhe në rrëzë të Dajtit në rrethin e Tiranës, në stacionin neolitik shpellor të Velçës në rrethin e Vlorës dhe janë grumbulluar disa gjetje të rastit që vijnë nga pika të ndryshme të Shqipërisë. Këto gjurmime, ndonëse të pakta, janë dëshmitë e para në fushën e prehistorisë, të cilat vërtetuan se territori i vendit tonë ka qenë i banuar, të paktën qysh nga paleoliti i mesëm.

Me zbulimet e bëra në varrezat tumulare të Matit, të Vajzës së Vlorës e të Dropullit, u zgjerua mjaft shkalla e njohjes së kulturës materiale të periudhës së parë të hekurit.

Gërmimet e kërkimet e dhjetë vjetëve të fundit karakterizohen nga shtrirja e tyre në shumë qendra të periudhave të ndryshme dhe nga intensifikimi i kërkimeve e i studimeve në disa nga qendrat më të rëndësishme. Në këtë kohë, mund të themi se filluan me të vërtetë kërkimet në fushën e prehistorisë, sepse gjatë këtyre viteve u zbuluan kultura krejt të reja, që përfaqësojnë gati të gjitha epokat prehistorike, dhe sepse mbi bazën e materialit të pasur që u zbulua, u trajtuan veç të tjerash edhe probleme të përkatësisë etnike dhe u bë përherë të parë, nga arkeologët shqiptarë, një interpretim i argumentuar i etnogjenezës së ilirëve. Kësaj kohe i përkasin zbulimet e bëra në tumat e Pazhokut, rrethi i Elbasanit, në vendbanimin shumështresash të Maliqit, në vendbanimin e Trenit në rrethin e Korçës, në vendbanimin e Komnikut në rrethin e Kolonjës, në vendbanimin e Gakranit në rrethin e Fierit, dhe tani së fundi në vendbanimin e Dunavecit në rrethin e Korçës.

Suksese të shënuara janë arritur në këto dhjetë vjetët e fundit edhe në gjurmimin e kulturës ilire të periudhës së parë të hekurit e pikërisht në studimin e varrezave tumulare të Shqipërisë verilindore nga disa dhjetra tuma të hapura në Krumë, Kënetë e Cinamak të rrethit të Kukësit, dhe në Shqipërinë juglindore  nga gërmimi i tumës së Barçit e tumave të Kuçit të Zi të rrethit të Korçës. Me gërmimet në qytezën e Gajtanit në rrethin e Shkodrës dhe më pas në Tren, u shënuan sukseset e para në njohjen dhe studimin e kulturës së vendbanimeve të periudhës së parë të hekurit.

Duke u mbështetur në këto rezultate që ka arritur arkeologjia jonë në fushën e prehistorisë, në këtë referat do të mundohemi të argumentojmë karakterin autokton të kulturës iline e të trajtojmë proçesin e formimit të etnosit ilir, duke berë keshtu interpretimin historik te materialit arkeologjik te zbuluar në Shqipëri. Shtjellimin e problemit na e vështirëson fakti se zbulimet e bëra në fushën e prehistorisë së Shqipërisë janë ende të pakta, dhe për një pjesë të mirë të materialeve të zbuluara nuk janë bërë ende botime të plota apo studime monografike

Në këta dhjetë vjetët e fundit po gjen mbështetje  gjithnjë e më të madhe teza se ilirët janë autoktonë bile deri në atë shkallë saqë mund të thuhet se kjo ka fituar përfundimisht. Kur pranojmë tezën e autoktonisë së ilirëve nuk është fjala për një autoktoni absolute, por, për një autoktoni reiative. Sepse etnosi ilir u formua mbi bazën e një substrati më të lashtë i cili kishte ardhur e ishte vendosur në Gadishullm Ballkanik në një periudhë më të hershme. Pikërisht për ta pasur me te qartë e për ta ndjekur më mirë fillin e këtij procesi etnokultural, na duhet të sqarojmë më parë këtë bazë të hershme etnike dhe lidhjet që ajo ka me etnosin ilir. Në trajtimin e çeshtjeve do të mbështetemi në të dhënat arkeologjike për të kaluar në konkluzione të karakterit etnik, duke i vështruar ato brenda mundësive, në lidhje me përfundimet e airritura në fushën e gjuhësisë.

Cila është tabloja kulturale e territorit të vendit tonë në periudhën nga neoliti i vonë e deri në periudhën e parë të bronxit. Kjo periudhë tranzicioni nga neoliti në bronx, përfaqëson një etapë të rëndësishme të prehistorisë, gjatë së cilës ndodhën ndryshime të dukshmë si në kulturë ashtu edhe në aspekte të tjera. Për këto ndryshime dëshmojnë kultura Maliq-Kamnik (neolit i vonë), kultura Maliq II ab (epoka e bakrit) dhe Maliq III ab. (periudha e parë e bronxit). Ka rëndësi të veçantë të vihet në dukje se të gjitha këto kultura janë zbuluar në një zonë (në. Shqipërinë juglindore) dhe në rrethana strategjike të përcaktuara shumë mirë, kështu që edhe përfundimet e nxjerra janë mjaft të sigurta[1].

Në kulturën Maliq-Komnik banesat janë me planimetri katërkëndëshe në Maliq I janë fiksuar edhe banesa me dy dhoma të pajisura secila me furrë. Qeramika. përbëhet nga dy kategori kryesore: qeramikë e pikturaar dhe qeramikë e thjeshtë. Kategoria e parë dallohet për baltën e pastër, pjekjen e mirë dhe format e thjeshta e të rregullta dhe për motivet e shumta, si spirale, vija zigzake, vija paralele etj, të bëra me bojë kafe në shumicën e rasteve dhe më rrallë me bojë të zezë, të bardhë a të kuqe. Qeramika e pikturuar përbën tiparin më të rëndësishëm e karakteristik për tërë kulturën Maliq-Kamnik[2].

Në Kamnik vihen re disa elemente që nuk gjenden në Maliq I siç janë disa vazo antropomorfe, «altarë» kulti, terrakota antropomorfe dhe disa forma enësh, si kupa me grykë eliptike, enë të tipit bodrokerestur, fragmente enësh të lyera me serë etj. Gjithashtu qeramika e Kamnikut ka motive e kompozime motivesh me pikturim që nuk ndeshen në qeramikën e fazës Maliq I. Me rëndësi është gjetja në Kamnik e një dalte bakri e njëllojtë me ato të Maliqit II. Të gjitha këto kanë çuar në përcaktimin e fazës Kamnik si një fazë e re, të mëvonshme dhe si një zhvillim të mëtejshëm të fazës Maliq I, e cila në periudhën e fundit të saj ka bashkëjetuar me periudhën Maliq II a[3].

Kultura Maliq-Kamnik ndryshon në të gjitha pikëpamjet nga kultura e Cakranit që është zbuluar në vendbanimin e Dunavecit, e cila i takon neolitit të mesëm, e që nuk ndodhet veçse 3 km larg saj. Me kulturat e tjera bashkëkohëse jashtë territorit të vendit tonë ajo ka shumë pika takimi e në disa aspekte lidhje të drejtpërdrejta. Ajo lidhet më mirë me neolitin e Thesalisë e sidomos me fazën Dimini «klasik». Në mbështetje të këtyre fakteve kolegu Fr. Prendi ka arritur në përfundimin se kultura Maliq-Kamnik është një kulturë migratore e ardhur në neolitin vonë nga juglindja[4].

Epoka që pason, ajo e bakrit, është e njohur po në këtë zonë nga kultura Maliq II dhe Tren I. Kjo kulturë e re karakterizohet në fazën e saj të hershme (Maliq II a) nga vendbonime të tipit palafit dhe në fazën e dytë (Maliq II b) nga banesa të ndërtuara në tokë, kurse në Tren për banim është shfrytëzuar shpella. Qeramika e pasur në forma është me fakturë të trashë e të hollë në ngjyrë gri e të zezë, e lustruar, dhe ka si veçori pikturimin me bojë gri. Zbukurime të tjera me gërvishje, me ngulitje e në reliev janë gjithashtu të njohura për këtë qeramikë. Një element i ri është njohja dhe përdorimi i bakrit. Gjithashtu për t’u theksuar është edhe karakteri bujqësor i ekonomisë së banorëve eneolitikë të Maliqit, i cili dëshmohet nga sasia shumë e madhe e veglave të punës si shata e rrëmihëse prej briri dreri, sqeparë prej guri dhe nga gjetje në sasira të konsiderueshme e drithërave të karbonizuara. Për ta përcaktuar më mirë vendin që zë kultura eneolitike e Maliqit në zonën ballkano-anatolike, po përmendim këtu ngjashmëritë e saj me neolitin e vonë të Maqedonisë, Servia II, me Larisen në Greqi faza T, me kulturën e Trojës I e II në Azi të Vogël.

Tiparet e kulturës Maliq II dhe analogjitë e saj ma kulturat e tjera na çojnë në përfundimin e natyrshëm se kultura eneolitike e Maliqit është një kulturë e re me origjinë egjeo-anatolike, e vendosur këtu rreth viteve 2600 p.e.re. Në formimin e saj, krahas elementeve të reja që përbëjnë fizionominë kulturale, u trashëgua edhe disa elemente nga kultura Maliq-Kamnik, shprehje kjo e rolit që kanë luajtur disa komponente neolitike në formimin e kulturës eneolitike,

Kultura e epokës së bakrit vazhdoi të ekzistonte deri aty nga fundi i rnijëvjeçarit të tretë p.e.re, kohë e cila përkon jo vetëm me fillimin e epokës së bronxit, por edhe me dukjen e një kulture tjetër. Kjo është kultura e bronxit të hershëm, e përfaqësuar nga faza Maliq III ab e Tren II a. Ajo karaikterizohet para së gjithash nga një qeramikë me fakturë të trashë, e gatuar nga një dhe jo shumë i pastër, me forma enësh mjaft të thjeshta e të varfëra, Zbukurimet janë të pakta e përfaqësohen kryesisht nga zbukurime plastike. Shiriti horizontal ose vertrkal në reliev me gropëza është ornamenti më karakteristik, i cili vazhdon të përdoret gjatë tërë epokës së bronxit, bile edhe në epokën e hekurit. Ka edhe zbukurime të tjera plastike, si ai në formë vetulle, në formë U-je ose V-je të përmbysur etj., disa prej të cilave afrojnë shumë me ato të qeramikës së Baden-Kostolac. Një tipar dallues i qeramikës së bronxit të hershëm e me një përdorim të gjerë vetëm në enët me parete të trasha, është teknika harbotine (e sprucimit) e zbukurimit, e njohur edhe në kultura të tjera të periudhës së tranzicionit si në Bubanj-Hum, Vuçedol, Baden, Grivac, Porodin, në «mound kulture>» në Bullgari etj[5]. Janë pikërisht këto ngjashmëri që e inkuadrojnë kulturën Maliq III ab në kompleksin ballkono-anatolik të bronxit të hershëm. Së fundi nuk mund të mos përmendim edhe faktin se në shtresën më të hershme të fazës Maliq III vihet re një përzierje e elementeve tradicionale eneolitike me elementet e reja të porsaardhura, disa prej të cilave vazhdojnë të ndahen edhe më vonë, duke marrë pjesë në formimin e kulturës së bronxit.

Rënja në mënyrë të ndjeshme e cilësisë së punimit të qeramikës dhe numri i kufizuar i veglave të punës le të nënkuptohet se bartësit e kësaj kultura duhet të kenë qenë kryesisht fise blegtore, ndryshe nga bartësit e epokës së bakrit, të cilët merreshin më shumë me bujqësi dhe që kishin arritur një nivel më të lartë në poçari. Këto ndryshime të theksuara në kulturë duhen shpjeguar me shtegëtimin e një vale fisesh baritore, të ardhura, me sa duket, nga lindja e Gadishullit Ballkanik. Autori i gërmimeve dhe i studimeve në vendbanimin e Maliqit, Fr. Prendi, duke e rishikuar materialin e zbuluar të kësaj periudhe, ka arritur në përfundimin që mendimi i shprehur më parë «se midis shtresës eneolitike dhe asaj të bronxit të hershëm që mbulon atë, ka pasur kontinuitet, nuk mund të qëndrojë më si i drejtë»[6]. Ky vlerësim i ri i raporteve midis Maliqit II e Maliqit III a na duket më i pranueshëm dhe, siç u shprehëm pak më lart, na ka çuar në interpretimin e ri të raporteve kulturale midis epokës së bakrit dhe periudhës së parë të bronxit.

Materiali arkeologjik që parashtruam më lart për periudhën e tranzicionit, na jep mundësinë të dallojmë sot tri valë shtegëtimesh, të cilat sigurisht nuk kanë pasur të njëjtin intensitet.

Sikundër u tha kultura Maliq-Kamnik, përfaqëson sot valën e parë të këtij shtegtimi, i cili ka ndodhur në fillim të mijëvjecarit të III, p.e.s. Klutura eneolitike e Maliqit dëshmon për një valë tjetër shtegtimi në epokën e bakrit, rreth viteve 2600 p.e.s., shtegtim i cili shkatërroi rendin e vjetër neolitik, në Maliq, kurse në zonën e thellë malore të shqipërisë juglindore, ku ndodhej vendbanimi neolitik i Kamnikut, u ndien vetëm pasojat e largëta të tij. Së fundi vala e tretë e shtegëtimit të popullsive indoevropiane duhet të ketë ndodhur rreth viteve 2000 p.e.s; ajo dëshmohet nga kultura e Maliqit III ab, që përfaqëson periudhën e bronxit të hershëm. Të tria këto valë shtegëtimesh janë të dokumentuara në një territor të kufizuar të Shqipërisë juglindore. Dy valët e para kanë ardhur nga juglindja dhe Azia e Vogël ndërmjet luginës së Haliakmonit nga ku mund të dilet me lehtësi në Thesali; kurse vala e tretë duhet të ketë ardhur nga lindja e Gadishullit Ballkanik.

Duke u mbështetur mbi këto të dhëna mund të arrijmë në përfundimin se gjatë periudhës që nga neoliti i vonë. Deri në bonxin hershëm e cila përfshin rreth 1000 vjet, nga lëvizjet e herpashershme po me intervale të gjata, të fiseve bujqësore e blegtorgle në kërkim të tokave e territoreve të reja dhe nga shkrirja e të ardhurve me vendasit, u bë indoevropianizmi intensiv i popullsive të vendit tonë. Në këtë mënyrë shtegtimet shpejtuan proçesin e indoevropianizimit, sepse elementi indoevropian ka ekzistuar këtu edhe më herët ai dëshmohet sot, për territorin e vendit tonë, nga kultura e Cakranit që i takon neolitit të mesëm. Natyrisht zbulimi i kulturave të tejra neolitike do të ndihmojnë në sqarimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.

Këto përfundime gjejnë mbështetje në studimet e një varg studjuesish të huaj, (A. Bënac, M. Garashanin, I. Nestor; VI. Georgiev, D. Garashanin etj.), të cilët, duke arritur në përfundime pak a shumë të njëjta, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e procesit të indoevropianizimit të Ballkanit. Gjatë kësaj kohe sipas Prof, Miluti e Drago Garashaninit u formua kompleksi kultural ballkano-anatolik i bronxit të hershëm[7] që përbën sipas prof. A. Banacit nje substrat kultural të përbashkët, ndonse mjaft heterogjen, i cili shërbeu si bazë për etnogjenezën ë mëvonshmë të ilirëve.[8]

Cilët janë bartësit e këtij kompleksi kultural ballkano-anatolik e ç'është  ky substrat i përbashkët? Përgjigja e këtyre pyetjeve është e lidhur me çeshtjen e një popullsie të lashtë mesdhetare paragreke, çeshtje që ka ngjallur shumë diskutime dhe që ende sot vazhdon të mbëtet e pazgjidhur. Gjendja është e tillë jo vetëm sepse burimet arkeologjike dhe linguistike janë ende të pamjaftueshme, por edhe sepse edhe mbi bazën e të dhënave ekzistuese nuk është bërë siç duhet një sintezë e plotë.

Burimet e autorëve antikë na japin disa njoftime të përgjithshme për një popullsi të tillë të lashtë paragreke që e quajnë pellazgë. Homeri i përmend si banorë të Thesalisë e të Kretës; shkrimtarë më të rinj si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqididi na japin njoftime të tjera, duke i vendosur pellazgët herë në Peloponez, herë në Azi të Vogël e herë në Itali, dhe gjuhën e tyre, pellazgjishten e quajnë gjuhë barbare, d.m.th. jogreke.

Nga pikëpamjet e studjuesve të shekullit tonë po kujtojmë pikepamjet e disa linguistëve, si të M. Budimirit, V. Georgievit, Fr. Lothner-Hut- tenbach, G. Bonfante, W. Brandestein,[9] etj. të cilët kanë shprehur mendimm e lidhjes së gjuhës së kësaj popullsie mesdhetare paragreke me gjuhët e lashta të mëvonshme të Ballkanit, si trakishtja ose ilirishtja.

Përpjekje për të gjetur lidhje gjenetike midis shqipes dhe gjuhëve të lashta mesdhetare kanë bërë edhe Z. Majani dhe S. Konda[10].

Prof. M. Garashanin, duke u ndalur mbi këtë çeshtje, mendon se komuniteti gjuhësor indoevropian, paragrek, të cilin M. Budimiri e quan pelasitik, mund të vihet plotësisht në pajtim rne unitetin kultural të kompleksit ballkano-anatolik të kohës së bronxit të hersnëm.[11] Kurse sipas B. Gavelës substrati pellazgjik në rajonin ballkano-egjean është me të vërtetë një kategori autoktome indoevropiane e përcaktuar në pikëpamje kulturale dhe gjeografike, pa një strukturë etnike rigorozisht të mbyllur[12]. Rrjedhimisht mund të thuhej: Pellazgët janë një popullsi që ka banuar në tërë Evropën,Juglindore, në Mesdhe e në Azi të Vogël para ardhjes së grekëve; gjuha e tyre është indoevropiane e nuk ka lldhje filacioni me greqishten.

Duke përqasur rezultatet e arkeologjisë sonë për periudhën e tranzicionit me ato të arkeologëve e linguistëve të tjerë, mendojmë se materiali i zbuluar në teritorin e Shqipërisë sugjeron gjithashtu mendimin se  ka një lidhje të tillë gjenetike midis pellazgëve si bartës të kompleksit ballkano-anatolik të bronxit të hershëm dhe popullsive dhe kulturave pasardhëse në territorin e gjithë jugëlindjes evropiane. Në këtë mënyrë origjinën e banorëve më të hershëm të vendit tonë, të parailirëve, do ta lidhim me kompleksin kultural ballkano-anatolik që u formua gjatë periudhës së tranzicionit dhe për bartësit e tij do të parapëlqenim përdorimin e termit pellazg si një term që shpreh në mënyrë më të përafërt këtë përmbajtje, në ndryshim nga termi parailirë i cili na duket i pa përcaktuar. Gjithsesi kjo që thamë më lart, për banorët më të hershëm të treves ilire, mbetet një hipotezë pune të cilës me guxuam ta parashtronim të nxitur nga të dhënat e kulturës materiale. Meqenëse termi pellazg është përdorur në shumë kuptime me domethënie e përmbajtje historiko gjuhësore të ndryshme, e quajmë të nevojshme të japim edhe këtë sqarim. Nuk duhet të mendohet që në periudhën e tranzicionit, në një kohe primitive e në një territor të gjerë siç ishte ai i Ballkanit e i Mesdheut, të kishte një popullsi e një gjuhë e kulturë të përbashkët në kuptimin që kemi sot, as edhe një emër të përgjithshëm për të gjitha fiset e kësaj treve.

 Në pikëpamje metodologjike, ajo që quhet pellazgjishte nuk është diçka homogjene e kompakte në shtresimin linguistik e kultural të Evropës juglindore, por diçka heterogjene me elemente kryesisht indoevropiane dhe pjesërisht jo indoevropiane në gjuhë. Prandaj termi pellazgë e gjuhë pellazgjishte janë.terma që i përdorim konvencionalisht, për të emërtuar një popullsi me elementet më të përgjithshme kulturale e gjuhësore të përbashkëta për tërë trevën e kompleksit ballkano-anatolik që nga periudha e neolitit të vonë e deri në bronxin e hershëm. Vetëm duke u vënë mbi një bazë të tillë arkeologjike, koncepti «pellazg» që ka qenë përdorur në mënyra të papërcaktuara merr një kuptim konkret.

Më e qartë paraqitet tabloja kulturale dhe etnike e Ballkanit gjatë epokës së bronxit. Nga kërkimet e studimet e bëra mbi kulturat e kësaj epoke rezulton se ajo karakterizohet nga një qendrueshmëri relative e fiseve, e cila mbështetej nga brenda nga kombinimi i bujqësisë me blegtorinë, kurse nga jashtë nga një qetësi relative që ekzistonte midis fiseve të ndryshme të Evropës Qendrore e Juglindore në epokën e bronxit vendbonimi i Maliqit, fazat Maliq III abcd dhe ai i Trenit, fazat Tren ab, na kanë dhënë si në stratigrafinë vertikale ashtu edhe atë horizontale një lëndë sa të pasur aq edhe të qartë arkeologjike që dëshmon për zhvillimin gradual dhe të pandërprerë të kulturës gjatë periudhës së bronxit të hershëm (Maliq III ab, Tren II a), gjatë periudhës së bronxit të mesëm (Maliq III c) dhe gjatë periudhës së bronxit të vonë (Maliq III d e Tren II b). Për periudhën e bronxit të mesëm e të vonë është me shumë interes materiali i zbuluar në tumat e Pazhokut.

Gjetje të fazës së fundit të bronxit ka dhënë dhe një shtresë e hollë kulturale në qytezën e Gajitanit. Së fundi mund të përmendim disa zbulime të rastit, kryesisht objekte metalike, nga pika të ndryshme të vendit.Karakteristikat e kulturës së bronxit të mesëm janë shprehur mjaft qarte në qeramikë. Në këtë periudhë, krahas ruajtjes së traditave të mëparshme, vihen re një tog elementesh të reja që i japin kësaj qeramike një cilësi të re. Kjo duket në përdorimin e një teknike më të mirë në punimin e enëve me parete të holla, në modelimin dhe pjekjen më të mirë të tyre. Shprëhje e këtij përparimi në poçari janë edhe disa forma të reja enësh si enët me vegjë vertikale të zhvilluara mbi buzë enët me vegje të tipit «biforata» etj.Qeramika e bronxit »të vonë ,është një vazhdim i drejtpërdrejtë i qeramikës së periudhës pairaardhëse.

Teknika e punimit të enëve me parete të holla tani bëhet mbizotëruese. Gjithashtu vendin kryesor në poçari e zënë enët e pikturuara me bojë kafe e gështenjë pa shkëlqim, të zbukuruara me motive gjeometrike nga më të ndryshmet. Kjo qeramikë e pikturuar, e quajtur devollite, përbën për këtë periudhë elementin më karakteristik të poçarisë.[13] Ajo që ka rëndësi të veçantë të vihet në dukje, është pikërishit fakti se shtresat kulturale të periudhës së bronxit të hershëm, bronxit të mesëm  dhe bronxit të vonë të zbuluara në vendin tone paraqesin një unitet të ngushtë kultural të të gjithë epokes së bronxit e cila karakterizohet si një epokë, ku ka mbizotëruar evolucioni i brendshëm autokton.Ky unitet kultural i epokës së bronxit dhe zhvillimi i pandërprerë i saj, shpreh rrjedhimisht karakterin etnik të qëndrueshëm të bartësve të kësaj kulture.

Pas skicimit të karakteristikave më të përgjithshme të kulturës së epokës së bronxit, le të ndalemi tek përkatësia etnike e kësaj kulture, tek problemi i etnogjenezës.

Etnogjeneza e ilirëve duhet parë si një proçes i gjatë historik që ka kaluar në disa etapa zhvillimi, të cilat, ndonëse mund të ndryshojnë shumë nga njëra tjetra, janë pjesë e nje proçesi të vetëm, janë pjesë e një se tëre. Kështu, fjala vjen, në qoftë se do të themi se në fund të epokës së bronxit ilirët u furmuan si një bashkësi e gjerë me tipare të qarta kulturale e gjuhësore, kurrsesi nuk do t'i barazojmë ata me ilirët e shekullit V p.e.re. Megjithëse ilirët e këtyre dy periudhave ndryshojnë shumë midis tyre, ata prapëseprapë pasqyrojnë etapa të ndryshme zhvillimi të të njëjtit proces. U ndalëm në këtë çeshtje të karakterit të përgjithshëm, së cilës i japim rëndësi, sepse kur vjen puna për të përcaktuar fillimet e formimit të etnosit ilir, kërkohen të gjenden të qarta po ato tipare e veçori kulturale e gjuhësore që do të gjejnë në një etapë më të vonë dhe në këtë mënyrë kronologjikisht çohet prapa koha e fillimit të procesit të etnogjenezës së ilirëve.

Pa u ndaluar në kontributin e çmuar që kanë dhënë për problemin e autoktonisë së ilirëve profesorët A. Benac e M. Garashanin po vëmë në dukje rezultatet e arritura në studimin e kësaj çështjeje nga arkeologët shqiptarë. Pos zbulimeve në tumat e Vajzës, për herë të parë, Fr. Prendi, hodhi mendimin se ilirët duhet t'i kërkojmë edhe në epokën e bronxit[14]. Me zbulimet e bëra në tumat e Pazhokut, arkeologët S. Islami e H. Ceka arritën në përfundimin se formimi i etnosit ilir duhet kërkuar qysh në fillim të epokës së bronxit.[15] Më pas me zbulimin e vendbanimit të Maliqit, Fr. Prendi. argumentoi në dritën e fakteve të reja, tezën e autoktonisë së ilirëve dhe rrënjët më të larqëta të etnosit ilir i lidhi më kulturën eneolitike të Maliqit.[16] Kjo tezë është miratuar edhe nga autori i këtij referati.[17] Më poshtë po ndalemi në këtë çështje duke bërë një interpretim të ri të materialit arkeologjik, e duke e parë atë brenda mundësive, në lidhje me të dhënat linguistike.

Disa shekuj pas indoevropianizimit të Gadishullit Ballkaniik dhe të vendosjes këtu të asaj popullsie që e quajtëm kanvencionalisht pellazgjike, në Ballkanin Perëndimor vihen ne një tog elementesh të reja, të cilat duhen marrë në konsideratë. Para së gjithash kjo është periudha e bronxit të vërtetë (periudha e bronxit të mesëm), periudha kur metali i ri hyn gjërësisht në pregatitjen e veglave të punës dhe të armëve, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit ekanomiko-shoqëror. Kësaj kohe i përket në territorin e vendit tonë, ngritja e tumave të Pazhokut, fakt që presupozon një fuqizim ekonomik të këtyre fiseve, të cilat arritën të ngrinin tuma monumentale (4 m. lartësi e rreth 40 m. diametër), në varret e të cilave ishte vendosur një inventar relativisht i pasur prej bronxi. Shprehje kuptimplote e zhvillimit ekonomik është gjetja në këto tuma e objekteve të importuara nga Mikena, prapa të cilave ne duhet të shikojmë rritjen e prodhimit, shtimin e mallrave vendase, që shkëmbeheshin tani me prodhime zejtare më të mira të kohës.

Edhe më qartë duket ky zhvillim i përgjithshëm në qeramikën e fazës Maliq III c, e cila, siç e vumë në dukje pak më lart, dallohet për një cilësi të re, për forma tëreja (enët me dy vegje vertikale të zhviiluara mbi buzë, enët me vegje të tipit biforata etj.) e në tërësi për një teknikë më të lartë. Edhe këtu nuk mungojnë objektet e importuara nga Mikena (thika të vogla bronxi me 3 thumba), kurse në qeramikë kemi imitimin e enëve minoike.

Krahasimi i këtyre të dhënave, ndonëse ende të kufizuara, por mjaft shprehëse, të periudhës së bronxit të mesëm me ato të periudhës së bronxit të hershëm, na jep të drejtën të arrijmë në përfundim se si pasojë e zhvillimit të brendshëm evolutiv në periudhën e bronxit të mesëm vihet re një hop në zhvillimin ekonomik, një etapë cilësorisht e re në progresin e këtyre banorëve, e cila shpuri objektivisht në fillimin e një procesi të ri historik, në lindjen e etnosit ilir.

Për të mbështetur përfundimin se fillimet e formimit të etnosit ilir i përkasin periudhës së bronxit të mesërm po përmendim këtu mendimin e një vargu gjuhetarësh te njohur që jane marrë me studimin e relikteve, fosileve të gjuhës ilire, si P. Kretschmer, M. Budimir, H. Krahe, A. Mayer, Fr. Lochner Huttenbach, L. Palmer,[18] etj. Këta dijetarë kanë arritur në përfundimin se njoharitë lingiustike mbi ilirët mund të ngjiten deri në epokën e qytetërimit kreto-mikenas, d.m.th. deri në mesin e epokës së  bronxit. Natynisht një përputhje e tillë e konkluzioneve arkeologjike me ato linguistike e bën edhe më bindës përfundimin se në bronxin e mesëm duhet të kërkojmë fillimin e formimit të etnosit ilir.

E parë në një plan më të gjerë kjo dukuri nuk ndodh vetëm në Ballkanin perëndimor, por edhe në atë juglindor, ku po mbi të njejitën bazë pellazgjike nis të formohet etnosi trak. Kryesisht mbi bazën e evolucionit të brendshëm, gjatë gjysmës së parë të mijëvjeçarit II p.e.re në një kohë të përafënt në Ballkan nisin të formohen dy etnose të mëdha: ilirët në perëndim dhe trakët në juglindje.

Një çeshtje tjetër që vazhdon të diskutohet, është përcaktimini i raporteve midis pellazgjishtes e ilirishtes dhe pellazgjishtes e trakishtes.Në plan arkeologjik kuptimi ynë për pellazgët si bartesit e kompleksit ballkano-anatolik të periudhës së tranzicionit nga neoliti në bronx dhe lindja e etnosit ilir mbi bazën e kulturës së epokës së bronxit të bershëm i vë ilirët dhe ilirishten në raporte birërie me pellazgët e pellazgjishten.

Në plan linguistik M. Budimiri, duke u mbështetur në përdorimin e guturaleve, arrinë në përfundimin se pellazgjishtja tregon cilësi të njëjta me ilirishten.[19] G. Bonfante, duke trajtuar elementet ilire në mitologjinë greke, arrin në përfundimin se sot, pas kërkimeve të bëra, nuk është e mundur të mohojmë karakterin ilir ose protoilir të pellazgëve.[20] Në të mirë të kësaj teze janë shprehur edhe një varg gjuhëtarësh të tjerë.

Nga ana tjetër, edhe përkrahësit e tezës së lidhjeve trako-pellazgjike kanë sjellë argumentat e tyre mjaft bindëse. M. Budimiri që është marrë në mënyrë të veçantë me këtë problem, duke arritur në përfundrmin se «ilirët, trakët dhe maqedonët e mëvonshëm dhe disa grupime indoevropiane të Azisë së Vogël përbëjnë një tërësi gjuhësore, të cilën e quan pelastishte[21] ka shpjeguar lidhjet e birësisë si të ilirishtes ashtu edhe të trakishtes me pellazgjishten.

I shtruar në këtë mënyrë raporti midis ilirishtes e trakishtes nga një anë, me pellazgjishten nga ana tjetër, na duket se qëndron sot më afër së vërtetës dhe në të njejtën kohë shpjegon edhe shkaqet e afërsisë midis ilirishtes e trakishtes në epokën historike. Epërsia e ilirishtes ndaj gjuhëve të vjetra ballkamke, të lidhura me pellazgjishten, qëndron në faktin se ajo është e vetmja, gjuhë që u ruajt në formën e shqipes së sotme dhe si e tillë do të mbetet si një çelës për sqarimin e shumë çështjeve etno-linguistike të Evropës Juglindore.

Kalimi në periudhën e bronxit  të vonë shënon një etapë të re në rrugën e formimit të kulturës dhe etnosit ilir. Në qeramikën e fazës Maliq III d e Tren II b, e cila përfaqëson sot më mirë këtë periudhë, vërehen një tog elementesh që janë vazhdim i drejtpërdrejtë i qeramikës së periudhës parardhëse. Kjo vihet re si në teknikën e punimit të enëve ashtu edhe në format dhe ornamentet. Këto përbëjnë njërin tipar të kulturës. Tiparin tjetër e përbëjnë elementet e reja që i japin asaj një fizionomi të re, të përfaqësuar kryesisht në. qeramikën e pikturuar devollite, e cila me formart e punuara me kujdes, me motivet e shumëllojshme, të bëra shumë herë me elegancë, tregon për prodhime të një cilësie të lartë zejtare artistike. Qeramika e pikturuar devollite, që i jep vulën tërë poçarisë së bronxit të vonë, vazhdoi ta luante këtë rol përcaktues edhe gjatë periudhës së parë të hekurit në territorin e llirisë juglindore. Të renë e shikojmë edhe në shtimin sasior të prodhimit të enëve me dy vegje vertikale të zhvilluara mbi buzë, të enëve me vegje biforate etj, të cilat do të vazhdojnë të zënë një vend qëndror në qeramikën ilire të epokës së hekurit. Një fenomen i tillë vihet re edhe në elementet dekorative; motivet gjeometrike e mbi të gjitha trekëndëshit, të bërë me pikturim a me incizim, të përdorur shpesh në bronxin e vonë, do t'i shohim të përsëriten me rregullsi në qeramikën ilire të epokës së hekurit.

Niveli i lartë që arriti prodhimi i qeramikës nuk ishte një shfaqje e rastit as e izoluar. Ajo ishte. një nga treguesit e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror të kohës, i cili dëshmohet edhe më mirë nga prodhimet e shumta prej bronxi, si shpata të tipeve të ndryshme, maja heshtash, thika etj. Midis prodhimeve në bronx një vend të veçantë zënë sopatat iliro-adriatike (të njohura me emrin, sopata të «tipit shkodran» e të «tipit shqiptaro-dalmat» që i takojnë bronxit të mesëm e të vonë e që janë prodhime vendëse. Teknika e lartë e punimit të tyre si në derdhje ashtu dhe në përdorimin e një bronxi me cilësi të lartë nuk mund të arrihej pa një zejtari të përparuar. Edhe gjetja në territorin e vendit tonë e disa sopatave të tipit iliro-adriatik, të cilat nuk kanë shërbyer si vegla pune por si njësi për shkëmbim, si «monedha», është një tregues mjaft shpehës i një forme më të lartë të realizimit të shkëmbimeve, që erdhi si nevojë objektive e intensifikimit të tregtisë e sidomos të tregëtisë me vende më të largëta. Zgjerimi i këmbimeve deri në krijimin e lidhjeve tregëtare intensive me botën e Egjeut, gjatë periudhës së bronxit të vonë, nuk mund të arrihej pa një përparim të brendshëm ekonomik. Natyrisht pozita shumë e favorshme gjeografike e Shqipërisë juglindore për t’u vënë në lidhje me Thesalinë e më tej me botën e Egjeut nëpërmjet luginës së Haliakmonit, ka qene padyshim një kusht që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Tërësia e këtyre faktorëve ekonomiko-shoqërore ku parësinë vazhdonte ta kishte faktori i brendshëm, çoi rrjedhimisht në ngritjen në një shkallë më të lartë të procesit të formimit të etnosit ilir. Kështu në fund të epokës së bronxit u krijua një bashkësi e gjerë ilire me tipare të qarta kulturale e gjuhësore. E themi këtë edhe në plan gjuhësor, sepse, veç argumentave që rreshtuam me lart, kemi edhe një fakt të padyshimtë rreth shek. XI p.e.re u vendosën në brigjet perëndimore të Adriatikut jugor mesapët dbe japygët, të cilët sipas burimeve historike dhe mbishkrimeve që na kanë lënë, ishin fise ilire dhe flisnin një dialekt të ilirishtes. Rrjedhimisht gjuha e tyre ishte formuar si e tillë para se ata të hidheshin në Apuli, d.m.th. qysh në fund të periudhës së bronxit.

Nga fundi i mijëvjeçarit II dhe fillimi i mijëvjeçarit I p.e.re në te rritorin e Evropës juglindone ndodhën dy ngjarje të rëndësishme: Dyndja egjeane dhe njohja e përdorimi i hekurit, të cilat luajtën një rol vendimtar në tërë zhvillimin e mëvonshëm historik të kësaj treve. Për të dyja këto çështje ne do të ndalemi për aq sa na shërbenë në trajtimin e problemit në shqyrtim.

Dyndja egjeane, e njohur në literaturë edhe me emra të tjerë si «dyndja dorike», «dyndja iliriane» etj., siç dihet, është e lidhur me lëvizjet e popullsiv në një territor të gjerë që përfshin Ballkanin, Egjeun, brigjet e Azisë së Vogël e Mesdheun lindor, nga fundi i shek. XIII e deri në shek. VIII p.e.re. Pikëpamjet për këtë problem shumë të ndërlikuar kanë hyrë sot në etapën e një diskutimi mjaft të frytshëm, i cili padyshim do të çojë në një zgjidhje më të saktë të tij.

Një nga çështjet rreth së cilës pikëpamjet e studjuesve janë ndarë më dysh është pjesemarrja dhe roli i ilirëve në dyndjen egjeane. Sipas njerës pikëpamje ilirët e Ballkanit veriperëndimore nuk kanë luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në dyndjen egjeane (A. Benac)[22], kurse sipas pikëpamjes tjetër, ilirët kanë marrë pjesë aktive në këtë dyndje (VI. Milojçiç,[23] M. Garashanin[24] etj.). Ç'tnegon materiaii i zbuluar në territorin e vendit tonë për këtë problem? Lënda arkeologjike që disponojmë për shekujt XIII-VIII p.e.re, vjen nga territori i Shqipërisë juglindore, (nga faza Tren III, nga tuma e Barçit nga tumat e Kuçit të Zi), i Shqipërisë së brendshme (nga tumat e Matit), dhe i Shqipërisë jugore (nga tumat e Vajzës dhe Dropullit);

Ajo që karakterizon këtë zonë në shek. XIII-VIII, është pikërisht vazhdimësia e pandërprerë e banimit nga bronxi i vonë në hekurin e hershëm. Kjo është e dëshmuar më së miri në vendbanimin e Trenit.[25] Por jo me më pak vlerë është qeramika e pikturuar devollite e bronxit të vonë dhe e hekurit të hershëm, e njohur sot në shumë pika të kësaj zone, që shpreh një lulëzim të brendshëm ekonomik të territorit të llirisë juglindore. Kjo duket edhe në larminë e pasurinë e objekteve të bronxit, të zbuluara tani së fundi në tumën e Barçit në afërsi të qytetit të Korçës.[26]

 Mënyra e varrimit në tuma të ngritura me dhë e me gurë, konstruksioni i njejtë në ndërtimin e varreve dhe përdorimi i të njejtit rit me vendosje trupi të trashëguara nga epoka e bronxit, janë gjithashtu fakte me mjaft peshë që na lejojnë të arrijmë në përfundimin se në territorin e llirisë jugore në periudhën e tranzicionit nga bronxi në helkur, ka pasur, një vijueshmëri banimi dhe zhvillimi gjithnjë në rritje. Së fundi duhet të përmendim faktin se në territorin e vendit tonë nuk është gjetur asnjë depo që ti takojë shekujve XIII-VIII p.e.re. Ja pse nuk ka kurrfarë baze mendi-mi i A. Mozsolics[27] se gjatë dyndjes egjeane ilirët arritën në vendbanimet e tyre të mëvonshme në Ballkan. Të njejtat arësye përjashtojnë përfshirjen e territorit të Shqipërisë nga vala e parë e kësaj dyndjeje.

Duke folur për valën e dytë të dyndjes egjeane, që ndodhi aty nga fundi i shek. XI p.e.re Prof. VI. Milojçiçi, duke u mbështetur në objektet e gjetura në Greqi, të cilat ai i përfshin në grupin e dytë, arrin në përfundimin se kjo valë erdhi pjesërisht nga rajoni shqiptar, pjesërisht nga rajoni verilindor i Serbisë.[28] Është e vërtetë se disa nga objetktet e këtij grupi (një variant i fibulës peschiera, një fibul e tipit liburn, e shpata me dorezë në formë gjuhe) janë gjetur në Mat, Barç e Vajzë, por a janë këto fakte të mjaftueshme për të provuar pjesëmarrjen e ilirëve të kësaj zone në valën e dytë të dyndjes egjeane? Pa pretenduar të japim një përgjigje të prerë, na duket se një përfundim i tillë është i shpejtuar, sa kohë që mbështetet në një numur shumë të kufizuar objektesh metalike, të cilat nuk janë përfaqësues për kulturën e varrezave tumulare të vendit tonë dhe si të tillë. metodikisht nuk mund të shërbejnë për të nxjerrë përfundime të sakta. Më anë tjetër objektet metalike të gjetura në Greqi e që përfaqësojnë valën e dytë të dyndjes egjeane, shoqërohen nga një qeramikë e ngjashme ose identike me qeramikën e kulturës së fushave me urna, qeramikë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me qeramikën e varrezave tumulare të Shqipërisë. Së fundi, gjetja në Barç e enëve të importuara të periudhës heladike të vonë III c dhe protogjeometrike të hershme, flet për mallra që vijnë nga jugu i afërt në Shqipërinë juglindore, ndryshe nga ç'ndodh me objektet e valës së dytë, të cilat shkojnë nga veriu në jug.

Ilirët nga Bosnja dhe Maqedania, përfundon VI. Milojçiçi, kanë qenë nxitësit e valës së tretë që ndodhi në shek. IX-VIII p.e.re.[29] Prania në vendbanimin e Trenit, në tumat e Cinamakut dhe në tumën e Bajkajt (në rrethin e Sarandës) e një numri jo të vogël objektesh të periudhës protogjeometrike, gjeometrike e korintike të importuara nga Greqia, dëshmon jo për dyndje por për një fazë zgjerimi të shkëmbimeve midis ilirëve e grekëve. Kurse prania e objekteve ilire në tempujt grekë, siç janë shprehur edhe studiues të tjerë[30], ka të bëjë me dhurata për perënditë, gjë që nuk mund të bënin shkaktarët e dyndjes egjeane që erdhën këtu si pushtues.

Duke përjashtuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ilirëve të jugut në dyndjen egjeane nuk mohojmë aspak faktin se grupe të vogla ilire duhet të jenë përfshirë në këtë periudhë dyndjesh e shtegëtimesh të njëpasnjëshme, dhe se pasojat që shkaktoi ajo u ndien edhë në territorin e llirisë së Jugut. Kështu valët e ndryshme të dyndjes egjeane shpejtuan procesin e bashkimit të fiseve më të gjera ilire në fise më kompakte. Siç dihet, në këtë kohë ndodhi edhe kalimi i mesapëve e japygëve në brigjet e përtejme të Adriatikut. Me këto lëvizje duhen spjeguar edhe hyrja e disa elementeve të ilirishtes në dorishten[31]. Sidoqoftë, dyndja egjeane ishte një faktor që ndikoi në zhvillimin e ngjarjeve, kurse njohja dhe përdorimi i hekurit, për rolin revolucionar që luajti në zhvillimin e forcave prodhuese, ishte një faktor i dorës së parë që shpuri me shpejtësi në konsolidimin përfundimtar të etnosit ilir.

Vendbanimet karakteristike të territorit të Shqipërisë, në periudhën e parë të hekurit janë vendbanimet e fortifikuara me mure të përcaktuara nga arkeologu S. Islami[32] të tipit të Gajtanit të njohura në tërë teritorin e Shqipërisë, por të studjuara ende në mënyrë të pa mjaftueshme. Bën përjashtim vetëm vendbanimi i Shuecit i forcuar me ledhe, i ngritur mbi një kodër shumë të butë buzë liqenit të Prespës së Vogël (rreth 2 km. larg vendbanimit të Trenit), sistem fortifikimi ky karakteristik për territorin e qytetënimit të Glasinacit.

Vendbanimet e tipit të Gajtanit janë të ngritura në vende të larta që dominojnë mbi fusha pjellore, mbi kullota të mira, mbi rrugë të rëndësishme komunikacioni dhe që në një a më shumë anë janë të mbrojtura nga natyra, gjë që kërkon sa më pak fortifikime artificiale, mure. Teknika e ndërtimit të mureve është e thjeshtë. Për ngritjen e tyre janë përdorur gurë të mëdhenj e mesatarë, të papunuar, të vendosur mbi njëri-tjetrin, pa ndonjë rregull të caktuar dhe pa lidhje llaçi. Hapsira midis dy faqeve' të murit është e mbushur me gurë më të vegjël. Muri, i cili ndjek konfiguracionin e terrenit, është i thjeshtë e nuk ka kulla. Në Gajtan është ruajtur shumë mirë një portë e ngushtë. Vendbanime të tilla janë të rrethuara nga një radhë muresh (Gajtan, Darës, Kalivo), por ka edhe me dy ose më shumë radhë muresh mbrojtëse (Trajan, Bellovodë).

Ky sistem fortifikimi, me një përhapje të gjerë në Ilininë Jugore e në Epir, përbën për këtë territor një karakteristikë themelore per vendbanimet e periudhës së parë te hekurit. Ngritja e këtyre vendbamimeve në fund të periudhës së bronxit e në fillim të periudhës së hekurit nuk ishte diçka e rastit, por një domosdoshmëri që buronte nga marrëdhënjet e reja ekonomike që po lindnin. Zhvillimi i zejtarisë, sidomos niveli i lartë që shënoi më këtë kohë përpunimi i bronxit e krahas me të edhe përpunimi i metalit të ri, hekurit, krijimi i kopeve të mëdha në blegtori dhe përparimet në bujqësi, po thellonin më shpejtësi diferencimin ekonomiko-shoqëror si brenda çdo fisi ashtu edhe midis fiseve ilire. Si pasojë u intensifikuan luftrat, u bë e nevojshme ngritja e vendbanimeve të fortifikuara me mure.

Në shpërndarjen e këtyre vendbanimeve të tërheq vëmendjen fakti se në zonën e Korçës janë fiksuar një numër relativisht i madh vendbanimesh të tilla, bile, siç do të shohim më poshtë, këtu vemë re fazën e tyre më të hershme. Ne mendojmë se kjo u kushtëzua nga një zhvillim më i shpejtë ekonomik i kësaj treve, gjatë periudhës së porë të hekurit, gjë që dëshmohet më së miri nga inventari shumë i pasur i varrezave tumulare të hapura në këtë zonë. Në të njejtën kohë edhe fakti që kjo krahinë për vetë pozitën e saj gjeografike, duhet të ketë «ndjerë më shumë shqetësimet që u shkaktuan nga dyndjet egjeane, ka ndikuar në ngritjen më herët të vendbanimeve të fortifikuara. Së fundi edhe lidhjet e saj me botën e Egjeut, ku kjo teknikë ndërtimi ka qenë e njohur më parë, ka ndikuar në njohjen dhe zbatimiin e saj në kushtet konkrete të kësaj treve.

Çështja e një përcaktinmi kronologjik më të saktë të ndërtimeve të vendbanimeve të tipit të Gajtanit mbetet e hapur, sa kohë që gërmimet e studimet janë ende të kufizuara. Megjithatë, duke e parë në tërësi këtë sistem fortifikimi, si nga pikëpamja e zgjidhjes funksionale, e teknikës së ndërtimit të mureve dhe e pozicionit strategjik të vendosjes së tyre, dhe duke u mbështetur në të dhënat që kemi për datimin e mureve të qytezës së Gajtanit[33] (në rrethin e Shkodrës), në kranologjiinë e sistemit fortifikues të Lisit[34] (në rrethin e Lezhës) e të Zgërdheshit[35] (në rrethin e Krujës), në datimin tipologjik të mureve të kalasë së Dorsit[36] (në rrethin e Tiranës) dhe në datimin e vendbamimeve të fortifikuara të Trenit[37] (Tren III) të mbështetur në të dhëna stratigrafike, do të veçonim qoftë edhe në mënyrë paraprake, dy faza evolutive të ngritjes së vendbanimeve të forcuara me mure të thata e gurë të papunuar.

1) Faza Tren karakterizohet nga vendbanime të ngritura mbi kodra të ulëta, të fortifikuara dobët nga mure të trasha 3,30-3,50 m. që kanë një lartësi të vogël e që kufizojnë një sipërfaqe të paktë 4000-5000 m2.

Këto kanë shërbyer më shumë si vendstrehime, në raste rreriku, sesa si vendbanime. Sot këtë fazë më të hershme të periudhës së tranzicionit nga bronxi në hekur e përfaqëson më mirë vendbanimi i fortifikuar mbi shpellën e Trenit, ndaj edhe e kemi quajtur kështu. Kësaj faze i takojnë edhe Ventroku (300 m, larg Trenit) dhe Kalaja e Ganjollës[38] në rrethin e Shkodrës.

Faza Gajtan përfaqëson vendbanime të ngritura mbi pika me pozicion strategjik dominues, me mure të ndërtuara me një teknikë më të përparuar ose, po të shpreheshim ndryshe, me një teknikë tashmë të formuar. Muret përfshijnë një territor disa herë më të madh se sa ato të fazës Tren, territor i cili shërben për banim dhe, në rast rreziku, për strehim të të gjithë popullsisë për rreth. Tiparet e kësaj faze të përfaqësuar më mirë në qytezën e Gajtanit, ku janë bërë edbe gërmime sistematike, i kanë dhënë emrin gjithë këtij tipi vendbanimesh. Kësaj faze i takojnë edhe muret e hershme të kalasë së Shkodrës e të kalasë së Marshajt në rrethin e Shkodrës, të Lisit I, II, Zgëfdheshit I, Dorsit I e II, kalasë së Trajonit, kalasë së Bilishtit e asaj të Bellovodës në rrethin e Korçës dhe kalasë së Kalivosë në rrethin e Sarandës. Në disa trakte muresh të këtyre kalave si të Dorzit II, Zgërdheshit I e Lisi-t II, dallohen mure të bëra me gurë pak të skalitur, me forma më të rregullta, me fugatura më të vogla, teknikë e cila i është afruar mjaft teknikës me bloqe kuadratikë, Bile ata i gjejmë së bashku në një trakt muri siç është rasti në Zgërdhesh dhe në Dorëz.

Këto dy faza të njëpasnjëshme mund t’i datojmë sot vetëm në kufijtë e tyre më të përgjithshëm: lindën në fund të epokës së bronxit e në fillim të epokës së hekurit dhe vazhduan deri aty nga shekulli V p.e.re, kur doli teknika e ndërtimit të mureve me bloqe kuadratike, Nuk përjashtohet mundësia që në disa zona të thella, më të prapambetura, kjo teknikë të ketë vazhduar edhe pas shekullit V p.e.re. Duke iu referuar të dhënave arkeologjike që disponojmë e duke i parë ato në lidhje me sfondin historik që kemi për periudhën e parë të hekurit, mendojmë se pjesa më e madhe e vendbanimeve të tipit të Gajtanit duhet të jenë ngritur gjatë gjysmës së dytë të periudhës së parë të hekurit, në kohën kur hekuri hyri gjërësisht në përdorim dhe kur si pasojë e bashkimit të disa fiseve ilire rreth fiseve më të mëdha u krijuan federatat fisnore. Në fuqizimin ekonomik të ilieëve gjatë shekullit VIII-V p.e.re. dhe në bashkimin në federata, duhet të shikojmë mundësitë dhe nevojën më të madhe për ngritjen e një numri më të madh vendbamimesh të fortifikuara të tipit të Gajtanit.

Formimin e kulturës ilire me tiparet e saj më të plota e shikojmë edhe përmes një materiali shumë të pasur që na kanë dhënë zbulimet në varrezat tumulore të periudhës së parë të hekurit.

Tumat e zbuluara në territorin e vendit tonë konë forma të rregullta kalote me lartësi të vogla e mesatare 0,50-4,00 m. dhe me një diametër 15-40 m. Ato janë të vendosura kryesisht gjatë luginave ose edhe në fusha të vetmuara, në grupe 4-5 ose 15-20. Janë të ndërtuara me dhe ose me dhe e gurë, ku shtresa me gurë formon një mbulesë në formë kalldrëmi a një bërthamë qendrore; disa prej tyre kanë në bazë një rreth kufizues me gurë. Si rregull ka qenë përdorur mënyra e varrimit me trup, rastet e varrimit me djegje ose me urna janë të rralla e duhen marrë si përjashtime. Konstruksioni i varreve është i thjeshtë, i bërë me gurë, me arkë dërrase, me arkë me rrasa dhe me gropë të thjeshtë pa ndonjë konstruksion. Në vendosjen e varreve në tumë është vështirë të dallojmë ndonjë rregull, sa kohë që edhe skeletet në përgjithësi janë ruajtur keq; ka midis tyre tuma më e pa varr qendror.  Si element karakteristik që ka të bëjë me ritin mortor është edhe hedhja e fragmenteve të enëve gjatë ngritjes së tumës.

Të njejtat elemente të arkitekturës së tumave, ndërtimit të varreve e ritit të varrimit karakterizojnë gjithë territorin e banuar nga ilirët.  Ruajtja me fanatizëm e këtyre elementëve, që kanë epërsi në përcaktimin etnik, sepse kanë të bëjnë me fushën e jetës shpiptërore, është dëshmia më e mirë që shpreh njësinë kulturale dhe etnike të gjithë trevës ilire.

Pak më ndryshe qëndron puna në inventarin e varrezave tumulare, ku krahas së përgjithshmes vihet re edhe e veçanta, lokalia, që ka rrjedhë si pasojë e zhvillimit të pabarabartë ekonomik e shoqëror të fiseve ilire. Nga ky prizëm, në klasifikimin e kulturës së varrezave tumulare të Shqipërisë, mendimet e arkeologëve janë ndarë më dysh. Sipas njerës pikëpamje, të mbrojtur nga Fr. Prendi, Zh. Andrea, kultura e  varrez,ave tumulare që shtrihet në jug të lumit Shkumbin formon grupin kultural

ilir jugor[39] kurse kultura e varrezave tumulore që shtrihet në zonën në veri të rrjedhjes së këtij lumi, inkuadrohet në grupin ilir qendror. Mdryshe nga këta, B. Cevic që ka përcaktuar grupin ilir qendror, përfshin në të vetëm tumat që ndodhen në veri të lumit të Drinit[40]. Sipas pikëpamjes tjetër të shtruar në formë hipoteze pune nga S. Islamii e H. Ceka,[41]  kultura e territorit të Shqipërisë përfshihet e tërë në grupin ilir jugor.

Ne bashkohemi me këtë pikëpamje të fundit për arësye se kultura e varrezave tumulare të vendit tonë është e njëjtë me kulturën e vendbanimeve të tipit të Gajtanit dhe se tiparet themelore të kësaj kulture lidhen kryesisht me botën e Egjeut, ndërsa pikat e takimit me kulturën e Evropës qëndrore përbëjnë një element sekondar. Po kështu janë sekondare pas mendimit tonë, edhe lidhjet me Glasinacin, duke pasur parasysh edhe vështirësitë e lidhjeve gjeografike për komunikacion.

Brenda këtij grupi mund të veçohen dy nëngrupe: nëngrupi verior dhe nëngrupi jugor, me variantet e tyre lokale. Nëngrupi verior përfshin tumat e Matit, tumat e rrethit të Kukësit dhe ato të rrethit të Shkodrës. tiparet e këtij nëngrupi i shikojmë të përfaqësuara më mirë në Mat. Nga veglat e punës janë për t'u përmendur sopatat me dy teha (bipennis) të tipit minoik e sopatat kazmë. Armët, të cilat zënë një vend qendror, përbëhen nga shpata e thika të vogla të tipit miken, kama, maja heshtash, hanxharë, përkrenare të tipit ilir etj. Objektet e zbukurimit janë të shumë- llojshme e shquhen për një cilësi të lartë prodhimi. Fibulat që takohen më shpesh janë të tipit glasinac. Gjetje karakteristike për varrezat tumulare të Matit janë sumbullat gjysmësferike, të zbukuruara me rrathë koncentrikë. Ka gjithashtu gjilpëra dyshe, vargonj, tamthore, byzylykë, diadema, parzmore etj. Mjaft mirë është përfaqësuar edhe qeramika. Tipet kryesore të enëve janë: enët e vogla bikonike me dy vegje të ngritura mbi buzë dhe ojnohet. Motivet që e zbukurojnë qeramikën janë gjeometrike të bëra me teknikën e incizimit. Një vend me rëndësi zë edhe zbukurimi me kanelyra. Një pjesë e inventarit, siç janë sopatat me dy teha, shpatet, thikat, ojnohet, e lidhin kulturën e Matit me botën e Egjeut, kurse shpatat me dorezë në formë gjuhe e këpurdhe, fibulat peschiera e ato të tipit liburn (që janë gjetur në një numër të kufizuar) ja-në shprehje e marrëdhënieve me Ballkanin veriperëndimar dhe më tej me Evropën Qendrore.

Kultura e varrezave tumulare të rrethit të Kukësit, sipas përcaktimit të tipareve të saj nga B. Jubani,[42] për nga disa farma të veçanta në qeramikë, për numrin e kufizuar të objekteve të zbukurimit dhe për një afëri më të madhe të këtyre objekteve me objektet e zbukurimit të tumave të Kosovës e të Maqedonisë, formon një variant verilindor të nëngrupit të Matit.

Kultura e tumave të rrethit të Korçës (Barç e Kuç i Zi), të Shqipërisë Jugore (Vajzë, Vodhinë, Bodrishte, Cepune, Bajkaj), inkuadrohen në nëngrupin jugor. Më mirë ky nëngrup përfaqësohet sot nga tuma e Barçit dhe nga tumat e Kuçit të Zi, të cilat, siç i ka përcaktuar kolegja Zh. Andrea[43], përfshijnë një periudhë të gjatë kohe, shek. XII-VI p.e.re, dhe karakterizohen nga një inventar shumë i pasur. Armët përfaqësohen nga kama dhe shpata me doresë në formë gjuhe prej bronxi, nga maja heshtash prej bronxi e hekuri, nga shpata hekuri që paraqesin variante lokale, hanxhare, thika etj. Në kompleksin e gjetjeve me interes janë stolitë, pjesën më të rëndësishme të të cilave e përbëjnë varësat që shfaqen në një numër të madh tipesh e variantesh. Stoli të tjeria janë byzyliket e tipit «Janjevos», gjilpërat e gjata, fibulat gjyslykore, rruazat dhe sumbullat prej bronxi, diademat, temthore ari e bronxi, etj. Mbi të gjitha ajo që karakterizon nëngrupin jugor është qeramika e pikturuar devollite, e përfaqësuar nga disa forma të tjera që mungojnë në nëngrupin verior. Në kulturën materiale të këtyre varrezave tumulare vihet re një ndikirm i madh i elementeve të huaja me origjinë nga krahinat fqinje jugore.

Si variant lokal veçohet ai Vajzë-Vodhmë, i cili ka një inventar më të varfër, sidomos në objektet e zbukurimit, të cilat përfaqësohen nga gjlpëra, tamthore e disa sumbulla të thjeshta, dhe në qeramikën e pikturuar devollite, që ka një përdorim shumë të kufizuar.

Parashtrimi i këtyre rezultateve të përgjithshme për vendbanimet e tipit të Gajtanit dhe për grupin ilir jugor, të cilat ekzistojnë në unitet me njera-tjetrën, na çon në përfundimin se gjatë periudhës së parë të hekurit në territorin e banuar nga llirët e jugut procesi i afërisë kulturale dhe etnike arriti shkallën e tij më të lartë. Në një përfundim të tillë kanë arritur përafërsisht edhe disa studjues të tjerë për llirnë Veriore.

 

 

Muzafer Korkuti


[1] Për lehtësi kuptimi po japim më poshtë kronologjinë absolute, që është pranuar deri më sot për kulturat prehistroike të vendit tonë Neoliti i mesëm, fundi i mijëvjeçarit të IV p.e.re; Neoliti i vonë, 2800-2700 p.e.re; Eneoliti 2600-2100 p.e.re; Periudha e bronxit të hershë 2100-1800 (1700) p.e.re; Periudha e bronxit të mesëm 1800 (1700)-1500 p.e.re; Periudha e bronxit të vonë 1500-1200 p.e.re; Periudha e parë e hekurit përfshinë shek. XII-V p.e.re dhe ndahet në dy faza: faza e parë shek. XII-IX dhe faza e dytë shek. VIII-V p.e.re. [2] Për kulturën Maliq-Kamnik shih, Fr. Prendi, Traits du neolithique recent en Albania a la lumiere de nouvelles decouvertes, Studia Albanica, 1972, 1, f.3-13 [3] Fr. Prendi, po aty, f. 13. [4] Fr. Prendi, La civilisation prehistorique de Maliq, Studia Albanica, 1966, 1, f. 2699, Fr. Prendi, Traits du neolithique, Studia Albanica, 1972, 1, f. 11-13. [5] Fr. Prendi, La civilisation prehistorique de Maliq.... F. 264. [6] Fr. Prendi, Traits du neolithique... f. 13. [7] M. Garasanin, Ilirët dhe prejardhja e tyre, Përparimi, Prishtinë 1955, 6, f. 327; Nomades des steppes et autochtones dans le Sud-Est europeen a lepoque de transition du neolithique a l’age du bronze (Studia Balonica), Sofie 1971, 5, f. 11 e vazh. D. Garashanin, Etat actuele et problemes de la prehistorie et de la protohistorie du Sud-est Europeen, Bashkëreferat i mbajtur në Kongresin II të Studimeve të Evropës Juglindore, Athinë 7-13Maj 1970. [8] A. Banec, Prediliri, protoiliri, i prailiri. Simpozijum, Sarajevo 1964, f. 65. [9] M. Budimir, Iliri i proiliri, Viesnik (1950-51), LIII. Split 1952 f.10 e vazhdim VI. Georgiev, L’ethnogenese de la peninsule Balkanique d’apres les donnees linguistiques, (Studia Balconica) 1971, 5, f. 164. Fr. Lochner, Huttenbach, Die Pelasger, f. 151-181 G. Bonfante, Gli elemnti ilirici nella mitilogia greca, (Archivia glottologicaitaliano) Firenze 1968 LIII, f. 102, 103. [10] Z. Movoni, La fin du (mystere) etrusque, Paris 1970, f. 75 e vazh. S. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë 1964, f. 336. [11] M, Garasanin, Razmatana o Makedonskom halstatum (Starinar) V-VI, 1954-1955, f. 38. [12] B. Gavela, O iliriskom substratu na Ballkan, (Godisnjak) Sarajevo III, 1965, f. 149. [13] Për qeamikën devollite shih- Fr. Prendi – Dh. Budina, Klutura ilire e luginës së Drinosit në epokën e hekurit (Studime historike), 1971, 2, f. 143. Zh. Andrea, Kultura e varrezave tumulare të periudhës së hershme të hekurit në pellgun e Korçës dhe vendi i saj në Ballkanin juglindor. Kumtesë në Kuvendin e I të studimeve ilire (në shtyp). [14] Fr. Prendi, Tumat në fushën e fshatit Vajzë, (Buletini për shkencat shoqërore) 1957, 2, f. 106. [15] S. Islami – H. Ceka, Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në Konf.I. st. Alb. Tiranë 1965, f. 446. [16] Fr. Prendi, La civilisation prehistorique de Maliq, (Studia Albanica) 1966, 1, f.280. [17] S. Anamali – M. Korkuti, Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve në dritën e kërkimeve arkeologjike shqiptare, (Studime historike) 1969, 1, f. 120. Illyriens et la genese des albanais, Tiranë 1971, f. 16. [18] Për këto shih B. Gavela, O arhaeloskomidentifikovanju ilirskog etnosa. Materiali VIII Simp. Praistor, sek. Arh. Drust, Jugoslavije, Beograd 1971, f. 24. [19] M. Budimir, Iliri e prailiri, (Vjesnik)LIII, 1950-51, Split 1952, f. 10 e vazh. [20] G. Bonfante, vep. cit. f, 103. [21] M. Budimir, vep. cit. f. 10 e vazhd. [22] A. Banec, O ucescu Ilira u egejskoj seobi, (Arheoloski Radovi i Rasprave) IV-V Zagreb 1967, f. 328 e vazh. [23] VI. Milojcic. Die dorische Wanderung im Lichte der vorgechichtlichen Funde, (Archalo. Anzeiger) 1948-49, Berlin 1950, f. 12 e vazhd. [24] M. Garasanin, Arheoloski prilozi problemu velike egejske seobe, (Diadora), Zadar 1962, f. 38 dhe 48. [25] M. Korkuti, Vendbanimi prehistorik i Trenit, (ILIRIA) I Tiranë1972, f. 38-42. [26] Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire e Braçit, (Buletini arkeologjik) Tiranë 1971, f. 31-40. [27] A. Mozsolics, Archaologische Beitrage zur Geschichte der grossen Wanderung, (Acta Archaelogica Acad. Scient. Hung.) VIII, 1957, f. 106. [28] VI. Milojcic, vep. cit. f. 33. [29] VI. Milojcic, vep. cit. f. 35. [30] A. Banec, Prediliri, protoiliri, I prailiri, (Simpozijum Sarejevo) 1964, f. 86. [31] E. Çabej, Disa problem themelore të histories së vjetër të gjuhës shqipe, (Konferenca e I e stud. alban.) Tiranë 1965, f. 101. [32] S. Islami, Naissance et developpement de la vie urbanie en illyrie, (Iliria) II, Tiranë 1972, f. 9 [33] S. Islami – H. Ceka, Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, (Konferenca I e St. alban), Tiranë 1965, f. 451. [34] Fr. Prendi – K. Zhegu, Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. (Monumentet) Tiranë 1971, 2 f. 18. [35] S. Islami, Qyteti ilir në Zgërdhesh, (Monumentet) Tiranë 1970, 1, f. 27-29. [36] S. Islami, po aty, f. 27. [37] M.Korkuti, Vendbanimi prehistorik i Trenit (Iliria), Tiranë 1971, I, f. 39. [38] S. Islami, Vendstrehimi i Ganjollës, dorëshkrim. [39] Fr. Prendi, Kultura ilire e luginës së Drinosit, (Studime historike) 1971, 2, f. 144 (Studia Albanica) 1970, 2. f. 67. Zh. Andrea, Kultura e varrezave tumulare të periudhës së hershme të hekurit në pellgun e Korçës dhe vendi i saj në Ballkanin Juglindor, kumtesë e mbajtur në Kuvendin I të studimeve ilire. 15-20 Shtator 1972. [40] B. Covic, Osnovne karakteristike materijalne kulture Iliria na njihovom centralnom podrueju, (Simpozijum), Sarajevo 1964, f. 97. 99. [41] S. Islami – H. Ceka, po aty, f. 455-456. [42] B. Jubani, Varreza tumulare e Çinamakut 1970-1971, (Buletini arkeologjik), Tiranë 1971. f. 46. [43] Zh. Andrea, Varreza tumulare ilire e Barçit, (Buletini arkeologjik), Tiranë 1971, f. 31 e vazh.

Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...