OSHTIMA MVSK

1928: Ligji për shërbimin paraushtarak

DEKRET-LIGJË, 14 Nanduer 1928
Mbi organizimin e mësimevet paraushtarake
(e botueme në Fletoren Zyrtare, 29 Nanduer 1928, Nr. 109)

 

Art. 1 – Mësimet para ushtrijake qi janë në kompetencë të Entit kombëtar «Djelmënia Shqiptare» si mbas nr. 2 t’art. 3 të dekret-ligjës me datë ... nëpër disiplinën e fortë dhe ushtrimet dijtunore të trupit, kanë për qëllim me pregaditë moralisht e fizikisht djelmt ende të pa-rekrutuem, qi vihen në shkallë të fillojnë mësimet e para ushtrijake të plota po n’atë ditë qi merren nën armë.
Art. 2 – Mësimet para ushtrijake janë nji detyrë për gjithë djelmët e Shtetit qi kanë mbushun të 15-tin vjetë e nuk kanë kryem ende shërbimin ushtrijak.
Përjashtohen vetëm ata qi, mbi nji kërkesë të vet, kqyren e dalin fizikisht të pa aftë me anën e drejtoris së Rekrutimit, tue u kqyrë për sa asht e mundun mbas rregullavet të caktueme për rrekrutimin ushtrijak.
Për formimin e radhorvet të djemëvet të detyrueme me mësimet para ushtrijake, barra e të shkruemit të tyne në rregjistrat e bashkis ku banojnë u ngarkohet prindëvet ase kujdestarëvet, të cillët kët detyrë kan me e krye në muejin e Janarit të vjetit qi djemt e mbushin të 15-tin vjetë.
Listat e para ushtarakëvet me kujdesimin e kryetarit të Bashkis, pregatiten prej zyrës së Shtetit Civil në muejin e marsit e mbas nji shqyrtimi të kujdesëshëm i paraqiten drejtorëvet të rekrutimit.
Këto i shqyrtojnë e jo ma vonë se me ditën e parë të gushtit të së cillit vjetë, për së cillën bashki u komunikojnë nji kopje degavet të Entit Kombëtarë, të prefekturës së vet.
Në mbështetje të listavet qi marrin, degat i proponojnë Drejtoris së Përgjithshme të Entit mësimet para ushtrijake qi do bahen në atë vjet.
Art. 3 – Mësimet para ushtrijake jepen me bursë të veçantë katër vjetore, të ndame në nji kurs dy vjetuer të ulët e në nji kurs dy vjetuer epruer.
Në ç’do vjet nepen mësime s’paskut për pesë muej, prej ditës së Irë të Nanduerit deri më 31 Majë. Për gjithësisht mësimet do të jepen mbas dreke të Premten dhe të djalën, tue përjashtuem kremten Kombëtare e 28 Nanduerin e 1 Shtatorin.
Në qendrat ma të mëdhaja ç’do vjetë mësimesh mundet me u nda tue u organizue djemt në tuba të ndryshme.
Me autorizimin e Drejtoris së Përgjitshme të Entit «Djelmënia Shqiptare» e mbassi asht ndigjue mendimi i komandës P. të F. Armate, mësimet mund të fillojnë në muejin e Qershorit dhe të mbarojnë me 31 Tetuer n’ata vende ku kjo masë mund të shifet e arsyeshme prej klimës, prej naltësis tokësore, nga mjetet e komunikimit e nga punët e posaçme qi rrjedhin prej nevojavet të bujqësis.
Orët e mësimevet kanë me u caktue prej drejtuesvet të degavet të entit kombëtar.
Art. 4 – Mësimet para ushtrijake studentëvet qi janë të detyruem t’i marrin mbas moshës, u jepen mbas programevet të caktueme për kursat e gjithëshëm me anën e mësuesvet të vet edukacjonit fizik në shkollat e tyne, në tre muejët e parë të se cilit kurs. Por do të marrin pjesë në mësimet qi do të jepen në muejët e pastajshëm, si per me plotësue ushtrimin me armët ashtu edhe qitjen me pushkë në shenjë.
Art. 5 – Mbassi mësimet para ushtrijake janë nji detyrë në rast mos bindjes, prindërit ase kujdestarët e djelmëvet qi nuk u shtrohen mësimeve ndëshkohen.
Me gjobë të lehtë 5 fr. ar për mos paraqitjen e bame pa shkak të arsyeshëm prej të birit ase prej djalit nënkujdesim, kur të jetë komuniku ma para nji qortim prej drejtorit të kursit para ushtrijak me anën e gjindarmeris ose të policis.
Gjoba ka me qenë 10 fr. ar mbas komunikimit të qortimit të dytë fr. ar 15 për se cillën mungesë qi vijon mbas qortimit të rij.
Gjobat nepen dhe zbatohen si mbas urdhënimevet të ligjit dhe të procedurës ndeshkimore mbi lajmin të gjindarmeris ose të policis, të interesueme nga drejtori i kursit.
Shumat e gjobavet të autoritetit i derdhin në financë për llogari të entit kombëtarë e tue lajmërue për nji herë drejtorin e përgjithshëm të tij.
Djelmëvet qi vullnetarisht nuk i shtrohen detyrës, u jepet ky ndëshkim: zgjanim për nji muej të shërbimit ushtrijak për sprovim të humbun për shkak t’urdhnit të caktuem në kryerreshtin a) t’art. 17 ose në rast që përjashtohen nga sprovimi për shkaqe disiplonore të caktuem në krye rreshtin ç) t’art, 21.

Dobija e mësivet para ushtrijake

Art. 6 – Rekrutat qi, tue mos pasë gjini në shkallë të ushqejnë familjarët në nevojë, janë të detyruem me bamë 3 muej shërbim do të përjashton edhe prej këti shërbimi të shenuem në ligjin e rrekrutimin në rast se provojnë se kanë marrë pjesë si nxanës për katër vjetë rresht në kursin para ushtrijak dhe kanë fituem dishmi zotësijet s’pakut për dy vjetoren e ulët.
Atq qi me ç’do mënyrë nuk murrën pjesë në mësimet për katër vjetë ose nuk kanë fituem dishimin e zotësis për dy vjetëtë e ulët, kanë me u detyrue me krye shërbimin ushtrijak të rregullshëm për tre muej.
Art. 7 – Rekrutat nuk mund të jenë vonime ose leje për me shtye ditën e paraqitjes në ushtri, si mbas ligjës së rekrutimit të ligjvet të tjera, as nuk mund të përfitojnë për sa i përket kohës së shërbimit nga ligjët e ardhshme, në mos provofshin se kanë marrë pjesë në dy vjetoren e ulët të kursit para ushtrijak tue fituem dishmin e zotsis.
Art. 8 – Qeverija, me nji masë të përgjithshme mundet me paksue kohën e shërbimit ushtrijak, spakut për nji të 6-tën të sherbit të përgjithshëm, atyne qi kanë marrë pjesë si nxanës në dy vjetoren e ulët të kursit para ushtrijak dhe kanë fituem dishmin e zotsis.
Ky paksim mund të kapi, edhe nji të tretën e shërbimit ushtrijak të përgjithshëm për ushtarët qi kanë marr pjesë edhe në dy vjetoren eprore të kursit para ushtrijak, tue fituem dishmin e zotsis.
Art. 9 – Djelmëvet qi, tue fituem dishmin e zotsis kanë marrë pjesë në tanë kursin do t’u jepet e drejta qi të zgjedhin – për sa të jetë zgjedhja e lejueme nga nevojet e Fuqis Armate – armën ose tubën ku duen të shërbejnë; dhe kur të merren nën armë, do të vihen në tubat e mësimevet plotsore dhe në tubat për formimin e graduatvet. Do të gëzojnë edhe dy muej mbas hymjes nën armë nji leje të posçme 15 ditësh, posë lejeve të tjera që u takojnë ushtarvet në mbështetje të rregulloreve në fuqi.
Art. 10 – Për me fitue lehtësitë e dhanuna nga këjo ligje e për me provue ndjekjen e mësimevet me dobi për të dyja dyvjetoret ose vetëm për dyvjetoren e ultë të kursit para ushtrrak, ose asht ndjekun kursi (si do që të jetë ndjekun) duhet që të interesuemit të paraqesin dishmit e dhanuna nga drejtuesit e degave të entit kombtar, tue paraqit për ta librezin veh-tijak.
Art. 11 – Nuk do t’u jepen dishmit e zotsis, si mbas artikullit të përparshëm, atyne qi tue pasë ndjekun kurset në vende ku janë ba ushtrime zotsije në qitjen e pushkës, nuk i kanë marrë mësimet e rregullshme të urdhnuem nga komanda e P. e F. Armate e me pikat e bame e me shejat e gjujtuna nuk i kan mbrritë shumës ma të vogël të caktueme në rregulloret.
Në ata vende ku nuk asht e mundun me qitë në shej, nxënësit para ushtarak do të mësohen me përdorimin e armës tue e mbërthye e shpërthye e tue ba edhe ushtrime pregatitore të qitjes. Mbi librezat vetijake t’interesuemvet, në rasa të tilla do të vihen fjalët, të vërtetueme nga drejtori i kursit, «nuk ndoqi mësimet e gjuajtjes në shej se s’ka pasë poligon».

Organizimi i kursevet

Art. 12 – Siç asht caktuem në Art. 3 Nr. 2, të ligjës mbi krijimin e Entit Kombtar, Drejtoria e Përgjithshme e kësaj ka për detyrë me organizue, me drejtue e me kontrollue kurset para ushtarake nëpër të tanë tokën e Shtetit.
Inspektorija para ushtarake kujdeset për hartimin e programevet për se cilin e katër vjetve të kursit para ushtarak.
Komanda e P. e F. Armate ushtron mbi të gjith kurset nji rikqyrje, e cila mund të bahet me anën e komandatëvet të garnizonit në qofshin kto oficerë eprorë, e në ç’do rast tue lajmue me të shpjet Drejtorin e Përgjithshme të Entit.
Nëpër qarqet e degavet të Entit Kombtar pranë prefekturavet, drejtoria e kursevet qi janë në shillim e sipër mbahet prej drejtorvet të degavet në fjalë. Për kët veprim drejtuesit do të kenë nën urdhën nji zyrë para ushtarake e ushtrueme nga nji oficer i ushtris në shërbim ose i lëshume nga shërbimi qi për këtë punë komanda e P. e F. Armate ka me vue në urdhën të Drejtoris së Përgjithshme të Entit.
Për se cilin kurs (katërvjet) mësimet ka me i dhanë nji drejtor i kursit i cili ka me qenë i emnuem si mbas nenit qi vijon dhe ka me qenë përgjegjës i mirëvajtjes së kursit.
Art. 13 – Drejtorët e kursave mënohen me Dekret Mbretnuer mbi proponimin e Drejtoris së Përgjitshme të Entit Kombtar «Djelmënia Shqiptare» në marrveshje me Komandën e P. F. Armate, e do të marrë nga:
1 – Oficerët e ushtris në shërbim;
2 – Oficerët e gjindarmeris në shërbim;
3 – Drejtorët e Rekrutimit;
4 – Oficerët e ushtris të lëshuem nga shërbimi;
5 – Oficerët e gjindarmeris të lëshuem nga shërbimi;
Për ushtrimet e skuadravet mund të përdoren si kryetar skuadrash edhe nënoficerë të ushtris ase të gjindarmeris të lëshuem nga shërbimi e të zotuem për mësimet para ushtarake e me nji dishmi të Drejtoris së Përgjithshme të Entit Kombëtar të dhanun atyne qi do të kenë ndjekun me dobi kurse të posaçme.
Art. 14 – Të përmendurnvet në tri kategorit e parë t’art. përparshëm do u jepet në fund të ç’do vjeti mësimesh nji shpërblim fr. ari 3 për se cillin nxanës të gjykuem të zotin në provimet.
Të tjervet si edhe nënoficeravet të lëshuem nga shërbimi e të zotuem pr mësimet para ushtarake, do t’u jepen fr. ari 4 (për të parin) e fr. ari 2 (për të dytin për çdo orë mësimi posë një shpërblimi fr. ari 150 për se cillin nxanës të gjykuem të zotin në fund të të sejcilit vjet.
Art. 15 – Programi i mësimevet për kursat para ushtarake, caktohet prej Komandës së P. të Fuqis Armate e asht si bazë për ushtrinat qi do të jepen.
Drejtorët e kursave edhe mësuesit do t’i mbahen me kujdes të madh programit, si do mos për sa u përket ushtrimevet ushtrijake praktike dhe edukacionit fizik, tue ndjek pik për pikë methudhën (menerën) dhe shkallën e mësimevet.
Art. 16 – Komanda e P. e Fuqis Armate do të urdhnojë qi kursevet të mësimevet para ushtarake t’u jepen ato lehtësi qi munden me sigurue nji përfundim të mirë. Tue dhanë armë, landë, ushtrime poligon, për gjuajtje e po të jetë nevojë edhe mësuesa.
Ushtrimet praktike me armë do të jepen me pushkë ose me mosketo si mbas armës qik an nxansit.
Armët qi do të merren gjithmonë ke tubat e ushtris qi do të caktohen prej Komandës së P. të Fuqis Armate, tue i a lajmue Drejtoris së Përgjithshme të Entit Kombtar.
Kur tubat qi japin armë ndodhen po në vendin ku bahen kursat, armët në fjalë do të kthehen me nji herë mbas mbarimit të ushtrinavet. Në çdo rast tjetër, armët mbas mbarimit të mësimevet, nën përgjegjësin e drejtorit të kursit, do të mblidhen pranë komandës së P. të gjindarmeris ose të rojevet të kufinit.
Art. 17 – Mësimet për edukacionin fizik, si do mos kurse ushtrimet lypin përdormin e veglavet (si shkop hekuri, mbështetsore dorsa etj.) do të bahen po tl jetë e mundun në nji ushtrimore gjymnastike, tue hye në marrëveshtje me zyrat qeveritare ose me privatet qi i zotënojnë.
Po të mos jetë e mundun kjo punë, ka me veprue zotësija e mësusvet tue i gjete mjetet e tue mbajte para sysh se as vendi dhe as mungesa e mjeteve munden me livrue nga detyra kryesore e edukacjonit fizik.

Sprovimi i nxënësve e komisjone sprovuese

Art. 18 – Gradimi prej nji vjeti në tjetrin e kursit para ushtarak mvaret nga përfundimi i mirë i sprovimeve qi do të bahen në fund të secilës periudhë vjetore mësimesh e në kohën e caktuem nga Drejtoria e Përgjithshme e Entit.
Nuk do të napin sprovimet:
a) Nxanësit qi pa shkak të arsyeshëm, nuk murrën pjesë në tetë mësime.
b) Nxanësit qi për smundje e për shkaqe të tjera nuk murrën pjesë në pesëmbëdhetin mësim.
Art. 19 – Sprovimet para ushtarake bahen para nji komisjoni sprovues të posaçëm, i cilli shqyrton dhe librezat vetijake qi parashtron në kohën e paraqitjes për sprovimet.
Në se nxënësit dëftohen të zotët, përfundimi i sporvimit shkruhet dhe vërtetohet me nënshkrimin e antarëve të komisionit mbi librezin vehtijak e do shënjohet edhe mbi rregjistrat qi do të porositen me urdhënat e posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Entit Kombëtar «Djelmënia Shqiptare».
Për nxënësit e shkollavet qeveritare e private qi nji pjesë të mësimevet para ushtarake e marrin në shkollat e veta, shënimet përkatëse do të bahen mbi librezat e tyne vetijake me mënyrë qi kanë me qenë, e caktueme nga drejtoria e sipër përmendun.
Për të gjithë nxënësit të pa zottë do shënjohet mbi librezat vetëm elementat qi i përkasin marrjes pjesë në mësimet dhe përfundimet të mësimevet të qitjes në pushkë mbrenda nji vjeti.
Ata mund të përsërisin vjetin ose vjetët e kursit që humbën tue mos përfitue, në se u a permeton mosha. Ata qi nuk fitojnë dishmin e zotsis për secilën vjet të dyvjetores së ultë nuk mund të gëzojnë as njanën nga dobitë e caktueme në ligje.
Me urdha të Drejtorisë së P. t’Entit do të caktohen mënyrat për përshkrimin e përfundimevet të sprovimevet mbi regjistrat nga ajo të porositun, si edhe për komunikimet qi do të bahen zyrtarvet t’interesuem.
Art. 20 – Komisionet sprovuesa, - nji për se cilën Prefekturë – do të formohen në fund të së cilës periudhë mësimesh.
N’ato Prefektura kur kurset kan shumë nxanës e s’asht e mundun pra që sprovimet të bahen me shpejti e me dobi, do të formohen dy a disa komisione.
Emnimi i komisionevet do të bahet në kohën e duhun nga komanda e P. të Fuqis Armate, mbi një kërkesë të Drejtoris së Përgjithshme të Entit Kombtar. Do të kryesohet nga nji oficjer epruer i ushtris në shërbim, tue pasë për antarë kryeinspektorin e edukasionit fizik, që drejton degën e Entit pranë prefekturavet; ase nji oficjer çdo shkallë që të jetë por në shërbim, dhe drejtor përgjegjës të kursit.

Masa disiplinore

Art. 21 – Kur duhet me ndeshkue faje për me sigurue disiplinën ndërmjet nxanësvet para-ushtarak, ndëshkimet do të jenë këto:
a) Qortim;
b) Përjashtim nga nji ose disa ushtrime;
c) Përjashtim nga sprovimet, qi do të shënjohen mbi librethin vehtjak, si mbas qëllimit të ckatuem n’art. 5, kryerreshti i fundit.
Këto ndëshkime do të jepen me urtin e duhun në rast përsëritje edhe në fajet e shkaktueme nga keq sjellje të zakonshme.

Sendet e Uniformës së nxansavet

Art. 22 – Për para-ushtarakët asht vendos të bartunit e nji uniformës së detyrëshme, e përbame prej sendevet këtë qëllim e në konformitet me modelin e përshkruem. Kjo uniformë do të vishet vetëm ndër kohët e mbledhjes, për stëvitje, revista, konferenca, marshe, mësime sheji, etjera.
Familjet qi disponojnë mjetet do t’i blejnë me shpenzimet e veta sendet e duhuna për djelmt e tyne para-ushtarak, e me ndërmjetësi të Drejtorvet të kursevet dërgojnë çmimin e uniformavet, Komandës së P. të Fuqis Armate, e cila asht e ngarkueme m’u kujdesue për forniturën e nevojshme.
Për para-ushtarakët, qi janë prej familjeve të vorfuna, uniformat do t’i ndahen doravisht (falas) prej Komandës së P. të Fuqis Armate, e cila do t’i baj ballë shpenzimevet relative me shumat qi ksajë i derdhen prej Bashkivet në për pjesëtim të 6/10 të ndihmës së dërguem në mirsi t’Entit Kombtar, të parapamë në paragrafin e dytë të artit 3 të Ligjës Nr. ... të ... Nanduer 923. E për në qoftë se shuma e ksajë ndihmje, nuk do të jetë e mjaftueshme për me plotsue pagesën e uniformavet, të cilat do të dahen falas, at-herë Komanda e P. e Fuqis Armate do të ndihmojë me shumën e saj relative, të caktueme në budgetin e vet si mbas paragrafit tretë të Ligjës së nalt-përmendun.
Gjykimi mbi konditat ekonomike të familjevet para-ushtrakve për pagimin e uniformavet do epen nga ana e komisionit të Bashkis së vendit, i cili çfaq arsyet pas hetimeve të bame prej tij. Asht pëlqye e ma parë se të gjitha, të gjithë autoritetet do të shikojnë: për me pasë, qi Entet popullore ase private, komitetet likale, ose nënshtetasit e lirë të cilët janë të zot me shpenzimet e veta të parashofin për uniformat e nevojshme për para-ushtaraktë qi janë prej familjeve të vorfuna të Shtetit, tue dhanë për këtë qëllim shumën relative komandës së P. të Fuqis Armate.

Tubat e përherëshme para-ushtarake

Art. 23 – Qeverija do të themelojë në tokën Mbretnore me nji karakter të përhershëm, kur ajo e shef të volitshme tubat e posaçme para-ushtarake, për meujtun m’u futun në kuadër djelmoshat qi vijojnë kurset relative e qi zotnojnë nji pregatitje të mjaftueshme.
Për të përbamunit e të vendosunit e tubavet të sipërthanë do të parashifet me dekret, të konkretuem prej Drejtoris së Përgjitshme t’Entit Kombtar «Djelmënija Shqiptare» në marrëveshje me Komandën e P. të Fuqis Armate e të pranueme prej Kryetarit të Shtetit.

Fushtat verake mësimesh për tuba
Para ushtrijake

Art. 24 – Për urdhën të Drejtoris së Përgjitshme t’Entit e në marrëveshtje të Komandës P. F. Armate mund të bahen ndëpër Prefekturat fushata verake mësimesh për tuba para-ushtarake, sidomos të dyvjetores eprore.
Në këto fushata mund të pranohen – tue marrë 50 për cilën Prefekturë – vetëm djelmt qi mbrenda vjetit t’ushtrimevet e dalluen vehten prej të tjervet për kujdes dhe fitim dhe në sprovimet kanë marrë dishmi ma të mira.
Në marrveshtje me Komandën e P. F. A. kto tuba para-ushtrake mund të marrin pjesë në fushatat e në ushtrimet e Ushtirsë së rregullshme. E në raste të tilla drejtimi dhe vështrimi i tyne i takojnë autoritetit ushtrak nga i cili do të mvaren për ketë veprim vetjake.
Për me ba fushatat verake t’autorizueme, K. P. F. A. ka me dhanë pa pare:
1) Ushqim ushtrak;
2) Shërbimet e ndryshme bashkë me shërbimet shëndetsore;
3) Përdorimin, për sa kohë vijon fushatat, e landës ushtrake të nevojshme me tenda (çadra) mbulesa, zhajna dhe sende a vegla të tjera.
4) Tesha vetijake (makari të përdorueme) për nxansit ma nevojtarë (me kusht qi t’i kthejnë).
5) Oficjerë e nënoficjerë, po të paraqitet nevoja, për organizimin e urdhënimin e tubavet;
6) Mjete për me çue ato tuba a pjesë tubash qi nuk transferohen me udhtim kambsuer.

Thirrje e nxansevet paraushtarak në shërbim

Nxansit para-ushtrake qi kanë mbushun 18 vjetët, me dekret Mbretnuer mund të thirren e mund të mbahen në shërbim për sa kohë vijon nevoja:
a) për shkaqe të randa qetsije ase sigurije botore;
b) në rasë mjerimesh të përgjithshme;
c) për rasa të gjykueme nevoje Kombtare prej Qeveris Qendrore.
Prefekturat për këtë thirrje do t’u sjellën drejtuesvet të degavet t’Entit Kombtarë në mëndyrët e caktueme tue rregullue shërbimin territorial; për me thirrë ushtrime në shërbim qetsije, tuje lajmue me të shepjtë e në nji kohë, posë Eproreve edhe Drejtorit e P. t’Entit.
Para-ushtrakët e përdonun për nevojat e sipërme, për tanë kohën qi bajnë shërbim, e për çdo rrjedhje administrative, ndeshkimore e disiplinore, janë barasuem me ushtarët e rregullshëm, do të mveshin uniformën  e vet ose do të kenë po ushqimin, banimin dhe shpërblimet si pjestarë t’ushtrisë. E të gjitha shpenzimet do të paguhen prej Ministris së P. të Mbrendshme.
Për sa kohë mbeten në shërbim, para ushtrakët qi janë nëpunës ase rrogtarë zyrash botore a private, ruejnë të drejtën e vendit të vet si edhe të shpërblimevet ose rrogavet, e nuk mund të jenë larguem kurr nga detyra për mungesën e shkaktueme nga thirrja në shërbim.

Mësime para detare

Art. 26 – Mësimet para-ushtrake mund të jepen në mënyrë qi të jenë nji pregatitje detare në qytetet e bregut të detut e n’ato qi ndodhen në liqejt, mbi lumejt e kanale të lundrueshëm, e qi do të caktohen nga Drejtoria e P. e Entit Kombtar në marrëveshtje me K. P. F. A. e me Komandën e Drejtoris, tue kufizuem po të paraqitet nevoja, numrin e nxansavet qi do të pranohen për së cilin vjet të kursit.
Mund të kërkojnë me hy në këto kurse djelmt qi posë cillëvet e nevojshme, paraqesin dishmin e nji oficjeri mjek i cili vërteton se ata kanë aftësin fizike me ndjekë mësimet e veçanta të detaris.
Djelmt qi marrin e kanë marrë mësime për nji kohë qi përshinë së paku nji periudhë dy muejesh, i shtrohen rekrutimit të detaris.
Art. 27 – Mësimet para detare, po të jetë e mundun, do të jepen nga oficjerat ose nënoficjerat të detaris në shërbim ose të lëshuem prej shërbimit.
Programi i mësimevet për kurset para-ushtrake caktohet prej komandës së detaris, e kundrejt tij veprojnë, analogji e për sa të zbatueshme urdhnimet qi i përkasin Komandës P. të Fuqis Armate, edhe për sa i takon emnimit të komisionevet sporvuese.
Për nxansit e mësimevet para-ushtarake do jepen librat të posaçëm.
Edhe për para detarët do të urdhnohet nji uniformë e posaçme që ka me u përdorue me rregullat e caktueme në kët.

Urdhnime administrative

Art. 28 – Në shumën e dame në buxhetin e F. A. në bazë të paragrafit të tretë t’artikullit tre (3) të Ligjës Nr.... të Nantorit 1928. Për posë ndihmës së pagesës për uniformat e duhuna të para-ushtrakvet, që janë prej familjevet të vorfuna, do të kujdestohet si asht parapa prej artikullit të ma parshëm 22 edhe për këto shpenzime të rrjedhuna, të cilat shënohen ktu ma poshtë:
a) Nga blemeja e ligjevet, rrugullorevet, programet, rregjistravet, shtypshkrimevet qi u përkasin librethavet vetiake;
b) Përndamjes pa pare të fushekevet për mësimet mbi qitjen e pushkës në shej;
c) Vepris së poligonevet me personel ushtrak;
ç) Shpenzimevet për drejtorët e mësuesit e kursevet;
d) Indenitetevet për udhtime dhe shpenzimevet për bartje që do t’jepen oficjervet dhe zyrtarvet t’entit të përdorun për veprimet dhe vështrimet e kursevet, si dhe shpenzimevet qi u takojnë antarvet të komisionevet sporvuese.
Dokumentat qi u përkasin shpenzimevet të germave c) e d) me anën e degavet t’Entit Kombtar do t’i paraqiten Drejtoris së P. që mbassi i kontrollohen dhe i vërteton, i a shkon Komandës së P. të F. A. që sa ma parë t’u paguajë drejt për së drejti t’interesuemvët.

Urdhnime të përkohshme

Art. 29 – Pa e cenuem parimin që mësimet para-ushtrake (ose para detare për ato qi i zgjedhin kto) janë nji det[y]rë, por tue mbajt parasyshë se s’asht e mundun me i a mrrijtë nji organizimi të plotë pa veprin e e disa vjetve, mbetet përkohësisht në fuqi urdhni se, çdo vjet, tue hapë kurset para-ushtrake (a para-detare), Drejtoria e Entit Kombtarë, mbas nji marrëveshtje me komandën e P. të F. A. e me komandën e drejtoris, ka me shpallë radhorin e vendeve ku do të çilen kurset.
Formimi i radhorvet të djelmvet të detyruem me mësime para-ushtarak asht pra i kufizuem me vendet ku do të jepen mësimet edhe me vendet që ndodhen ji pa tepër se 5 km. larg (nji orë udhtimi).
Prandej, deri që organizata të mos shtrihet mbi gjithë vendet ku asht e mbushun me çelë kurse, detyrimi për mësimet para-ushtrake ka me pasë fuqi, me të gjitha rrjedhjet e veta, vetëm ndaj djelmvet që tue u ndodhë në moshën e parapame në ligje, banojnë në vendet ku mbahen kurset, ose në vendet që nuk janë larg ma se 5 km.
Dishmit e nevojshme (për shërbimin ushtrak) se fizikisht nuk ka qenë e mundun me marrë pjesë në kurset para-ushtrake, do t’u jepen djelmevet (që për arsyet e sipërme nuk kan muejt me u ndodhë në kurse) nga ana e drejtuesvet të degavet t’Entit Kombtarë të së cillë Prefekturë.
Tiranë, me 9 Nanduer 1928.


Kryeministri e Ministri i P. të Mbrendëshme
K. KOTTA
Ministri i P. të Jashtme
I. VRIONI
Ministri i Drejtësis
H. DELVINA
Ministri i Arsimit
XH. YPI
Ministri i Financavet
M. TUTALINI
Ministri i P. Botore
S. VUÇITERNI
Ministri i Bujq. e Pyjevet
M. JUKA

ZOGU I.
Mbret i Shqiptarve

Mbi proponomin e Komandës së P. të Fuqis Armate nr. 954-I datë 10-XI-1928.
Si ndigjoj dhe pëlqej vendimin e Këshillit Ministruer me datën 9 Nanduer 1928.

 

Ligje Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1928, Botime të Këshillit të Shtetit, Tiranë 1939, f. 960-971.

 

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...