OSHTIMA MVSK

1928: Ligji për themelimin e E. K. «Djelmënia Shqiptare»

DEKRET LIGJË, 14 Nanduer 1928
Mbi krijimin e Entit Kombtar Djelmënia Shqiptare
(e botueme në Fletoren Zyrtare 22 Nanduer 1928, Nr. 108)

Art. 1 – Krijohet me qendër në Tiranë Enti Kombëtar «Djelmënia Shqiptare» me qillim qi, me masa të njinjishme, të kujdesohet për përkrahjen, ndihmën, edukacionin fizik, moral e Atdhetar dhe për mësimet paraushtarake të Djelmënis Shqiptare.
Ky Ent i shtrohet mbi-kqyrjes së Naltë të Nalt-Madhnis së Tij Mbretit.

Art. 2 – Në përshtetje të ksajë ligje do të përkrahen e do të ndihmohen djelmt e vajzat qi janë nën moshën e 18 vjetve, të cilvet kjo mbrojtje do t’u zgjatet dhe mbas kësajë moshe e deri në përfundimin e këndimeve kur të fitojnë vende e bursa studimesh nga institute botore ase private.

Art. 3 – Enti Kombtare vepron:
1. Tue kryesuem përkrahjen, ndihmën, edukacionin moral e Atdhedashës të nxansvet për të dyja gjinit në shkollat botore edhe private të Shtetit e tue drejtuem dhe zhvilluem në këto shkolla edukacionin fizik i cili ka me u plotsue me ushtrimet paraushtarake për nxansit e shkollave mashkullore mbassi mbushin 15 (pesmbëdhetën) vjet.
2.  Tue organizuem, drejtuem, kontrolluem e tue bashkalidh veprimtarin e gjithë mësimevet të kryem mbrenda Shtetit, edhe po të jenë kryem jashtë shkollës.
(Në lamin e mësimevet paraushtarake Enti Kombtar, n’emën të Kryetarit të Shtetit e me anën e qendrës dhe të degave të tij në Prefekturat, ushtron një veprim urdhnuese të plotë si mbi djelmt qi bajnë ushtrimet paraushtarake ashtu edhe mbi mësuesit e tyne.)
3.  Tue veshtruem e kontrolluem të gjitha institucionet qi kan për qëllim zhvillimin e djelmënis në mëndyrë qi të fitohet nji bashkëpunim i fort për me i a mbrritë ma sigurisht qëllimit të ligjës.
Gjithashtu veprime të njinjishme u ushtron Enti Kombtar mbi shoqnit gjymnastike, Sportit ase kulturore të djelmënis, të themelueme ase qi mund të themelohen mbrenda Shtetit, me të drejtë qi të ndërhyjë në të gjitha veprimet qi u përkasin ndihmës, çfaqjevet gjymnastike a sportive dhe edukacionit atdhedashës të djelmvet qi janë antarë të ktyne shoqnivet (uste, mbledhja sportit, fushatt shfaqie muzikore, teatrore ose qinematografike qi bahen për fitim të shoqnive ndihmuese të djelmvet, etj.)
Ligjë, rregullore dhe urdhnime të posaçme kanë me sundue veprën e Entit për m’u a mrritë qëllimevet të tij.

Art. 4 – Qi t’a zhvillojë plotsisht veprën e vet, Enti Kombtar mundet:
1. Me krijue institute e për mprojtjen e djelmënis ase përkrahje krijimin e tyne.
2. Me u ndihmue, mbas fuqis së vet, instituteve qi nuk kanë t’ardhuna të mjaftueshme, në se frymzohen nga parimet e caktueme prej Entit.
3.  Me shkaktue me anën e autoriteteve të shoqnivet qik an për qëllim dhanjen e vendeve ase bursave studimesh, reformën e statuteve, qi të vendoset kështu detyrimi i konkursavet për këto ndihma e qi të përkrahen sa më tepër djelmt qi për meritimet e veta do të porositen me anën e Entit.

Art. 5 – Enti Kombtar u ballë mjeteve të duhuna për qëllimet e veta:
1. Nga shumat e t’ardhunat nga dhjate, dhurata e ndihmat e dhanuna në dobi të tij.
2. Tue caktue fr. ari. 47.500 për shpenzime e rroga të Drejtoris së Përgjitshme qi do të caktohen në nji kaptinë të veçantë buxhetit n’emën t’Entit.
3. Me t’ardhunat vjetore të Bashkivet, tue u llogaritë 10% mbi të hymet e tyne do të bahen 4/10 në favor të rritjes së edukatës fizike, në shkollat botore e private të shtetit, me pagesa të përmuejshme të bamuna Ministris s’Arësimit, e për 6/10 në mirsi të instrukcionit paraushtarake si edhe me u kujdesue për ato gjana qi lypen për veprimin e kursave, marrjen e matrijalit e të uniformevet për nxansat etj, me pagesa të përmuejshme qi do të bahen në Komandën e P. të Fuqis Armate.
4.  Me t’ardhuna vjetore të Shtetit qi për vjetin financjar vijues do të caktohet në buxhetin e Ministris s’Arsimit deri me nji shumë maximale prej 150.000 fr. ari për me plotsue t’ardhunat e Bashkivet qi duhen për veprën e organevet të Entit.
Në rrethet e Prefekturavet e për mësimin e edukatës fizike shkollat e sipërdiftueme, me Buxhetin e Fuqis Armate deri me nji shumë maksimale prej fr. ari 350.000 për me plotsue t’ardhunat Bashkive qi duhen për veprën e kursavet paraushtake marrjen e matrijalevet qi lypen për ta, marrjen e uniformave për nxansa e tjera.
Me kohën e ardhëshme do të caktohen shumat e nevojshme me hartimin e buxhetit të ri e ku do të vendosen kapitujt e sipërmë.

Organizimi i Entit

Art. 6 – Zhvillimi i veprës shoqnore t’Entit Kombtar nëpër tanë tokën e Mbretniës, mbështetet në Drejtorinë e Përgjithshme e cila asht autonome, mvaret drejt për së drejti prej Lart Madhnis së Tij Mbretit dhe asht qendra diktuese e Entit në fjalë.
Për me ndjekë drejtimet e caktueme prej Kryetarit të Shtetit, Drejtoria e Përgjitshme cakton programa qi duhen zhvilluem, përpilon rregulloret, ndriçimet e mëndyret e veprës, tue marrë pëlqimin e Kryetarit të Shtetit. Ajo ka të drejtë me dhanë qarkore dhe me dhanë për zbatim urdhënat qi t’i përkasin vepris së Entit.
Drejtoria e Përgjithshme mbikqyrë edhe mir-vajtjen e shërbimeve qi mvaren prej sajë, tue përdorun Teknikët e vet dhe organet e Prefekturave, si besnik, për të cilët flet art. 9. ashtu edhe të gjith ata njerëz që L. M. Tij e shef me dobi me u vu nën urdhën të sajë për detyrë të posaçëm pa përjashtim të zyrtarvet civilë e ushtarakë të nevojshëm për veprimet e Entit.
Rrogat e ktyne zyrtarve, të cilët vijojnë të kenë nëpunësit e caktuem në radhat e organikut Shtetnuer, do të paguhen prej zyrtarvet të tyne.

Art. 7 – Janë organe teknik të Entit edhe pjesë të Drejtoris së Përgjitshme:
1. Inspektorija e Edukatës Fizike pranë Ministriës s’Arsimit, qi e ka për detyrë me bashkëpunue me Drejtorin e Përgjithëshme për sa u përket mësimevet edukatës fizike, morale e atdhetare, për kohën e caktueme për kët qëllim, edhe për sa u përket mësimevet paraushtarake në shkollat botnore e private të Mbretnis.
2. Inspektorija paraushtarake pranë Komandës së Përgjithshme të Fuqis Armate, asht organi posaçrisht i detyruem të bashkëpunojë me Drejtorin e Përgjithshme të entit për zhvillimin e mësimeve paraushtarake të shenuem prej ksajë, mbikqyrë detyrimet qi, në pështetje të ligjës së posaçme i ngarkohen Komandës në fjalë për sa u takon mësimevet paraushtarake.
Drejtori i Përgjithshëm i Entit, Inspektori i Edukasionit Fizik e Inspektori paraushtarak emënohen me Dekret të Nalt Madhnisë së Tij Mbretit.
Detyrët si Drejtor’i Përgjithshëm i Entit e si Inspektor i Edukasionit Fizik munden me u mbështjellë në dorë të nji zyrtari të vet.
Drejtor’i Përgjithshëm asht zyrtar i shkallës së I. i kla. të Irë të Mbretnis.

Art. 8 – Janë organe provincjale të Entit:
Degat e vendosuna nëpër qendrat e Prefekturavet e nëndega të çeluna në Nënprefekturat e n’ato krahina ku shifet nevoja. Nëndegat mvaren nga degat e Prefekturavet, të cilat mvaren drejt për së drejti nga Drejtoria e Përgjithshme.
Degat e Entit Kombtar drejtohen nga kryeinspektori i edukasionit fizik të Prefekturavet.
Emnimi i Drejtorvet të Nëndegavet ka me u ba nga Drejtoria e Përgjitshme e Entit në mbështetje të proponimevet të Drejtorvet të degavet, të cillët, përgjithësisht, do të proponojnë Drejtor shkollash ose mësuesit e edukasionit fizik të shkollavet, tue i zgjedhë nga ma të zotët për këtë detyrë, edhe për karakter të mirë e ndjenja atdhetare.

Besnikët e shoqnis

Art. 9 – Për me pasë nëpër tanë tokën e Mbretnis përfundimet qi Enti ka në program, me çdo vend ku ky ka organet e veta Drejtoria e Përgjithshme mbi proponimin e Z. Z. Prefektavet, ka me emnue nji besnik të Entit Kombtar.
Ky besnik n’emën të Kryetarit të Shtetit, ka me pasë për barrë përkrahjen e drejtusvet të degavet dhe të nëndegavet t’Entit, qi t’i ndihmojë vepris së tyne, tue dhanë fuqi me emnin e vet, në mënyrë që të japë nji mbështetje për me u a dalë vështirsinavet dhe kundërshtimevet.

Art. 10 – Detyra e posaçme e besnikut do të jetë nji propagandë e fortë në dobi të Entit ndërmjet popullit dhe zyrtarvet të qarkut, tue u lajmue drejtuesvet të degavet drejt për së drejti kundërshtimet, pengimet dhe veprimet ndaluese qis ka muej me hekë e tue ba proponime për masat qi mund të duhen nga ana e Drejtoris së Përgjithshme t’Entit.

Art. 11 – Besnikët e Entit Kombtar do të bashk-veprojnë edhe në mënyrë me atë mirë, qi porositë e Drejtoris së Përgjithshme të priten sa ma mirë prej djelmvet e prej familjevet të tyne, dhe të bashk-punojnë për vështrimin e shërbimevet të përkrahjes e të edukasionit fizik, moral dhe atdhetar të djelmënis së qarkut, qi kështu të vihet në rrugë nji zhvillim i rregullshëm.
Ata do t’i lajmojnë Drejtoris së Përgjithshme të Entit me anën e drejtuesvet të degavet, institute botnore e private si edhe njerzit e qarkut qi meritojnë mirë-njohje për veprën e vet në dobi të mprojtjes e t’edukasionit të djelmënis. Do të japin mendimin e vet mbi kërkesat e ndihmavet qi mund të paraqiten nga institutet e përmendun e mbi kërkesat për çelje institutesh kësodore, qi nuk mund të çelen pa lejen e Drejtoris së Përgjitshme t’Entit.
Detyrët e besnikeve nuk shpërblehen me pare.

Administrim i Entit

Art. 12 – Për administrimin e t’ardhunavet të ndryshme t’Entit Kombtar ka m’u kujdesue një komitet administrativ i posaçëm, i cili ka m’u emnue e ka me veprue në pshtetje të rregullores së posaçme qi do të shpallet me pëlqim të L. M. së Tij Mbretit.
Ky komitet ka për barrë edhe hartimin e buxhetit qi do t’u paraqitet zyravet kompetente, edhe për me dhanë llogaritë e prishjeve në fund të vjetit financjar.

Veprimet e Drejtoris së Përgjithshme të Entit

Drejtoria e Përgjithshme e Entit, Inspektorija e edukasionit fizik, Inspektorija paraushtarake dhe degat e Prefekturavet kanë zyrat e veta dhe gëzojnë përjashtim nga taksat postare, telegrafike e telefonike.
Për paradhanjet Zyrtare do të veprojnë pranë Drejtoris së Përgjithshme nji sekretarie e cila ka m’u zgjanue mbas zhvillimit të Entit e ka me u marr:
A) Me shkollat në mbështetje të detyrve të caktueme n Nr. 1. t’art. 3. të ksajë ligje.
B) Me mësimet paraushtarake si mbas Nr. t’artit të sipërpërmendun.
C) Me mbrojtjen e djelmënis së Shtetit si mbas urdhnimevet të Nr. 3. po t’atij artikulli të sipërpërmendun.
Ç) Me administrimin e t’ardhunavet t’Entit, qi  të bashk-punojë e të lehtësojë detyrët e komitetit administrativ të caktuem me nenin 12.
Sekretaria asht e detyrueme edhe me mbajt rregullisht nji rregjistër të pasunis së tundshme dhe të patundshme qi përmban pronën e shoqnis, si edhe nji pasqyrë të buxhetit, të kredivet e të detyrvet bashkë me dokumentat e llogarivet përkatse të shoqnis. E këto do të ketë gjithmonë gati qi të bashk-punojë me komitetin administrativ në mënyrë të plotë e të dobishme.
Radhori i pasunis dhe shënimet qi i përkasin veprimevet qi janë ba, do të jenë të vërtetueme e të nënshkruem prej Sekretarit dhe prej Delegatit t’Administratës, i cili asht përgjegjës i vërtetësis së tyne.

Vështrimi i Nalt-Madhnis së Tij Mbretit

Drejtoria e Përgjithshme ç’do mueji i paraqet L. M. së Tij Mbretit nji relacion mbi veprin e Entit e, në fund të vitit financjar, nji kopje të buxhetit të hartuem nga komiteti administrativ.
Tue ushtrue vështrimin e vet të Naltë mbi Entin Kombtar, Kryetari i Shtetit, në çdo kohë mundet me urdhnue qi t’i paraqiten aktet dhe urdhnimet e dhanuna nga Drejtoria e Përgjithshme, tue çfuqizue e tue lypë spiegime prej Drejtoris së Përgjithshme mbi to.

 

Kryeministri e Ministri i P. të Mbrendëshme
K. KOTTA
Ministri i P. të Jashtme
I. VRIONI
Ministri i Drejtësis
H. DELVINA
Ministri i Arsimit
XH. YPI
Ministri i Financavet
M. TUTALINI
Ministri i P. Botore
S. VUÇITERNI
Ministri i Bujq. e Pyjevet
M. JUKA

ZOGU I.
Mbret i Shqiptarve

Mbi proponomin e Komandës së P. të Fuqis Armate nr. 954 I d. 19-XI-1928.

 

 

Ligje Dekret Ligje e Rregullore të vjetit 1928, Botime të Këshillit të Shtetit, Tiranë 1939, f. 953-958.

 

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...