OSHTIMA MVSK

1943: Raport mbi projektbuxhetin e Bashkisë Strugë


MBRETNIJA SHQIPTARE
BASHKIJA E STRUGËS

Raport i Kryetarit të Bashkisë
mbi justifikimin e budjetit preventiv
për vitin 1943/1944

Për të mundun me dhanë pak a shumë mbrenda mundësis nji pasqyrë mbu budjetin e ushtrimit financjarë 1943/1944 që besojmë të realizohet mbrenda kompetencës qi i referohet:
Për këtë vjetë qi referohet kompetencës ushtrimit financjare 1943/1944 kemi parashikue t’ardhuna komplesive Fr. Shq. 548.007.15 dhe shpenzime Fr. Shq. 548.007.15, kur se për vitin e kaluar kanë qenë të realizueme t’ardhuna gjithsejt Fr. Shq. 226.816.65 dhe shpenzime Fr. Shq. 107.253.07.
Gjendja e arkës më 31 Qershuer 1943 asht Fr. Shq. 119.563.58 kurse për vjetin e kaluem ka qenë Fr. Shq. 68.566.81.
Pra, këtu poshtë për ç’do kapitulle artikull po japim shpegimet e rastit tue fillue pjes nga pjesa e t’ardhunave të gjasht mujorit të vjetit 1943 dhe të shpenzimeve po t’asaj komeptencë, ashtu edhe të parashikimeve mbi t’ardhunat e mbi shpenzimet e pjesëtimit të vjetit 1943/1944.

1. Kap. 3. Art 1 nga deshmit shendetsore nuk asht realizuem ndonji  nxjerrje vetëm shit-blerje e kafshëve: për këtë vitj janë parashikuem Fr. Shq. 111664 me nji diferencë 37136 më pak nga vitit kaluar, duke qenë se pazari i Sturgës ashtë pakësue për shkake të hapjes të nji pazarit të Bellçishtes dhe sidomos rrethanave të sotme.
Për këtë qëllim Bashkija ndodhet dhe në kundërshtim me sipërmarrësin e këtyne taksave.

2. Kap. 3. Art 3 Taksi gjakut për këtë vit asht parashikue Fr. Shq. 15001.50 ma pakë nga viti i kaluar po për të njejtit aresye të parashtruem në Kap. 3. Art. 1.

3. Kap. 3. Art. 5, taks pastrimi në vitin e kaluar janë qenë vërtetuar Fr. Shq. 15000 dhe nuk janë nxjerë fare për aresye të neglishencës dhe qëllimeve t’arta t’ish Sekretar-Llogaritar i Bashkis i cili sot ndodhet i pushuar për abuzime e tjera. Në këtë vjetë parashikohet Fr. Shq. 3000 shumë e cila ka mundësi të madhe që të nxjerrët me përgatitjen e vërtetimit.

4. Kap. 4. Art 2, t’ardhuna ndërtime godinash në vitin e kaluar janë qenë vertetue Fr. Shq. 100 nxjerrun vetëm Fr. Shq. 1 dhe vjetë janë parashikue Fr. Shq. 2000 në bazë të tarifës Këshillit Bashkis.

5. Kap. 4. Art. 4, taks shpërblimi Ingjinjerit në vjetin e kaluar janë qenë vërtetuar Fr. Shq. 200 dhe të vjelun kun ka për aresye mungese planit. Për këtë me rastin e krijimit të planit rregullator të qytetit janë parashikue Fr. Shq. 500.

6. Kap. 5. Art. 1, taks peshimi e matje (osmaku) në vitin e kaluar janë qenë vertetue Fr. Shq. 62.000 dhe janë nxjerë Fr. Shq. 28240.40 kur se për këtë vit janë parashikue Fr. Shq. 73888, tepric Fr. Shq. 11888 më shumë, asht për aresye se në këtë kasë për këtë vjetë përmblidhet dhe taski Tarifes Nr. 397.

7.K ap. 5. Art. 2, taks okupimi kambesorije para kafeneve dhe duqaneve: në vitin e kalume janë qenë vërtetur Fr. Shq. 300 dhe nuk janë nxjerë fare për aresyet e shpegueme në pikën 3.

8. Kap. 5. Art. 8, takse mbajtje automobili, motoçikletash e biçikletash vitin e kaluem janë qenë vërtetue Fr. Shq. 40 dhe nuk janë nxjerrë fare, për aresyenat e parashtrueme në pikën 3.
Për këtë vjetë janë parashikue Fr. Shq. 2000 për të cilat ka mundësi të nxjiren.

9. Kap. 6. Art. 1, t’ardhuna nga tokat ose produktet e sajë në vjetin e kaluar janë qenë vërtetue Fr. Shq. 12000, dhe janë nxjerrë Fr. Shq. 328 për aresye se në bazë të kontratave të lidhuna me qira marrsit e tokave qiraja e tyne duhet të vihet mbas mbledhjes së produktet të tyne d.m.th. gjithenji mbas përpilimit të Buxhetit të ri.

10. Kap. 7. Art. 3, nga kamatat e fondeve të depozituara në bankë në vitin e kaluar janë qenë vertetue Fr. Shq. 1000 dhe në arkën e Bashkis nuk ka hye gja por në realitet kjo shumë ekziston si shtesë e fondeve të Bashkisë në bankë, simbas dokumentave të mbajtuna, dhe këtë vit, do të kryhen formalitetet kontabël për këtë qëllim.

11. Kap. 7. Art. 6. T’ardhunat nga Oktrova në vitin e kaluar janë qenë aprovue Fr. Shq. 120000 nxjerrun mbrenda gjasht mujorit Fr. Shq. 53902.21 dhe për këto arsye kët vjetë janë parashikue Fr. Shq. 108950.

12. Kap. 7. Art. 7. T’ardhuna nga të mbrapambetunat për t’u nxjerrë vitin e kaluar janë qenë vetëm 21600.69 kur se janë nxjerrë Fr. Shq. 18858.84 për këtë vjetë janë parashikue Fr. Shq. 67111.7, në këtë shumë përmblidhet dhe vjelja e qirave të tokave përmendun në pikën 9.

 

Pjesa e të prishunave


1. Titulli I. Kap. 1. Art. 3. Për ndërtim e mirëmbajtje të pasunis Bashkijake në vitin kalue janë qenë aprovue Fr. Shq. 91000 nga kjo shumë asht shpenzue Fr. Shq. 4742.40.
Për këtë vit janë parashikue Fr. Shq. 90000 për aresye se ato vepra që ishin parashikue për t’u ekzekutue në vitin e kaluar do të ekzekutohen në këtë vit si b.f. ndërtimin e nji thertoreje moderne dhe ndërtimin e riparimin e Bashkis vjetër.

2. Kap. 1. Art. 4. Mbi nxjerrjen e taksave që mbahen n’ekonomi në vitin e kaluar janë qenë aprovue Fr. Shq. 25000 janë shpenzue Fr. Shq. 12471.54 kur se për këtë vit janë parashikuar Fr. Shq. 29160, me nji tepricë Fr. Shq. 4160 për aresye të perfeksionimit dhe të kontrollimit ma të reptë për nxjerrjen e këtyne taksave që kështu t’evitohet ç’do abuzim ose humbje në dam të arkës Bashkis.

3. Kap. 2. Art 1-2 e 3 për rrogë personelit dhe shtesë: në vitin e kaluar janë qenë aprovue Fr. Shq. 84218 shpenzuar mbrenda gjasht mujvet 40242.82 për këtë vit janë parashikue Fr. Shq. 84272.40 për aresye të ndryshimit të Statutit reth shtesës bazë të rrogave nëpunësavet dhe krijimit të dy vendeve të reja. Për këtë qëllim asht parashikue nji raport i posaçëm i Këshillit Bashkis i cili raport mbasi të vendoset prej Këshillit do t’i bashkangjitet buxhetit.

4. Kap. 1. Art 1,2,3,4,5,6, e 7; nuk ka ndonji diferencë nga të vitit të kaluar, sa për art. 8, shpërblim për planet e skica e tjerë në vitin e kaluar janë qenë aprovue Fr. Shq. 35000 shpenzuar Fr. Shq. 2160 shpenzime të vogla këto, vetëm për përgatitjen e ekzekutimit të planit.
Në këtë vit me vendim Këshilli Nr. 161 datë 5.8.1943 punimet e planit ka 3 muej qi kanë fillue dhe mbas preventivit t’ingjinerit aprovuar dhe nga P. T. Ministrin janë parashikue 45000.

5. Kap. 3. Art. 9. Ky artikull asht shtue këtë vit si mbas urdhnit të P. T. Ministris Nr. 42484 d. 26.VII.1943 dhe me vendim të Këshillit Nr. 160 d. 5.VIII.1943, përfaqësimi i Kryetarit Bashkis parashikue për prit përcjellje në këtë Bashki si qendër me randësi mbasi artikullit prit përcjellje, i asht hyekun fondi për këtë qëllim, dhe i ashtë mbetun vetëm për vogëlsim të pa pritun.

6. Kap. 4. Art 2. Për qira lokalesh Zyra e tjerë, në vitin e kaluar janë qen aprovuar Fr. Shq. 4.000, shpenzuar Fr. Shq. 3.222.35 dhe për këtë vit asht parashikue Fr. Shq. 6.600.60 si mbas listës bashkangjitun bugjetit.

7. Kap. 5. Art. 3. Ndërtime rrugash e tje. në vitin e kaluar jan qen aprovue Fr. Shq. 100.000, shpenzuar Fr. Shq. 2.315, kurse për këtë vit jan parashikuar Fr. Shq. 120.000 – për arsye se po sa të mbarohet plani rregullues i Qutetit që ndodhet në punim e sipër, i cili plan në muajin majë 1944, dorzohet i aprovuem dhe do të nxirren në sipërmarrje, asfaltimi tre copë rrugave kryesore të Qutetit që sot jan në nji gjendje shumë të vështir.

8. Kap. 5. Art. 4. Pastrim rrugash e tj. në vitin e kaluar ka qenë aprovue Fr. Shq. 12.000 – dhe janë shpenzuar Fr. Shq. 4.325.68; për këtë vit janë parashikue Fr. Shq. 19.000 – me nji tepricë Fr. Shq. 7.000 për përmirësimin e pastrimit dhe mbajtjen e higjienës së Qutetit në mënyrë ma perfektë duke qenë se Struga asht nji vend malarik dhe pa kanalizim.

9. Kap. 5. Art. 10. Për blemje veglash zjarr-fikës, në vitin e kaluar kan qen aprovue Fr. Shq. 21.023.91 dhe janë shpenzuar Fr. Shq. 67 – për këtë vite asht parashikue Fr. Shq. 3.000 – për mblemjen e nji auto-zjarrfikëse.

10. Kap. 6. Art. 7. Për ndihme të vobektësh dhe invalidish në vitin e kaluar kan qen aprovue Fr. Shq. 8.000 – shpenzue Fr. Shq. 5.736.54. Për këtë vit asht parashikue Fr. Shq. 20.000 – për arsue se në këtë Qutet ka shum të vobektë si do mos familje pa përkrahje dhe emigrandave duke qenë se kjo Bashki ka shum t’ardhuna nji shumë e tillë për vepra filantropike nuk do t’ishte ndo nji gja për vrejtje.

Të gjithë kapitujt dhe artikujt që nuk përmenden në këtë raport, jan ato me diferenca shum të vogla, nga të vitit kaluem dhe pa patun ndo nji randësi që të meritojnë përshkrimin i tyne.
Të gjithë parashikimevet e t’ardhunave dhe shpenzimeve të viti të kaluar, përmblidhen për kompetencën e gjith vjetit, kurse nxjerrjet dhe shpenzimevet jan realizue vetëm për gjasht mujorin e fundit.

 Strugë më 4.VIII.1943

 

Kryetar’i Bashkis
Faik Dardha

 

Burimi: AQSH F.  ,V. 1943, D. 38, fl. 7-11.

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...