OSHTIMA MVSK

1942: Përpjekje për ngritjen e kinematografisë shqiptare

28 maj 42. XX

SHËNIM PËR SHKËLQESËN BERATTI

Në lidhje me akordet verbale të bëra për formimin e një shoqërije shqiptare për prodhimin e filmave subjektive, kortometraxhe dhe dokumentonjës ka nderin t’Ju njoftoj se prej pak kohe kam marrë nisiativën e formimit të një shoqërije në Tiranë, e cila do të ketë për qëllim dhe program sa është dëshiruar prej Jush në sektorin e propagandës kinematografike.
Veprimtarija fillimtarë dhe kryesore e shoqërisë në fjalë është prodhimi dhe shfrytëzimi i dokumentareve dhe kortometraxheve për t’u realizuar në vend. Këta dokumentarë do të kenë një karakter sa më tepër shqiptar, duke u zhvilluar në ambientin lokal dhe duke u shërbyer nga autorë të vendit; në këtë mënyrë do të mund të paraqiten në të gjitha pamjet e tyre bukurit’e tokës s’onë, zakonet e saja, e kaluara e sajë historike dhe pasurit’e saja natyrore.
Nga një program i tillë kjartas rëndësija e veprimtarisë në fjalë në lidhje me qëllimet propagandistike të kryesuara nga vetë dikasteri Juaj. Duke qënë se në kohët e sotëshme kortometrazhi dhe dokumentaret pëlqehen shumë nga masat, kjo veprimtari kinematografike rezulton si më e përshtatëshmia për zhvillimin e qëllimeve propagandistike të paraqitura më lart. Në këtë mënyrë do të na lejohet të hyjmë ndër masa me shumë lehtësi qoftë në pjesën e brëndëshme të Vëndit t’onë qoftë në atë të jashtëmen, duke u mësuar dhe treguar atë që është që qëllimet e organeve propagandistike.
Tashti për tashti shoqërija na proponon si program realizmin në këtë stinë të një dokumentari dhe dy kortometraxheve që do të kenë titujt që vijojnë:

DOKUMENTAR – “MALSIJA E MADHE” (Një vizitë në vëndet e Dukagjinit).
KORTOMETRAXHI Nr. 1 – “SHËN NAUMI DHE LIQENI I TI” – Subjekti do të merret nga elementet historike të Manastirit, përsa i përket pjesëve të jashtëme do të merren në vendet panoramike të liqenit me rastin e festës së 19 Qershorit.
KORTOMETRAXHI Nr. 2 – “KUR HISTORIJA PËRZIHET ME LEGJENDËN” – Vizitë panoramike ndër kështjellat kryesore të Shqipërisë, me përmendjen e legjendave të tyre, mbyllur me mitin e Eneas në Butrinto.
Kopjet e subjekteve në fjalë do t’i shtrohen shqyrtimit dhe aprovimit të Shkëlqesës s’Uaj.

 

Burimi: AQSH, F. 198, V. 1942, D. , f. 5


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...