OSHTIMA MVSK

1942: Mbi zhvillimin dhe disiplinimin e industrisë diskografike shqiptare

RADIO TIRANA
Tiranë, më 5 Janar 1942. XX

SHËNIME PËR Z. MINISTËR

Nuk kemi diske muzike popollore dhe ato të paktat që ndodhen në treg, të inçiduara me inicjativën tregtarësh jo kompetente dhe të eksekutuara prej sazexhinjsh dhe këngëtorësh të dehur, jo vetëm që s’kanë ndo-një vleftë por, përkundra, na bëjnë një shërbim të keq me fjalët e tyre pederastë dhe me egërsin e ekzekutimit të tyre.
Qysh në fillim të veprimtarisë saj Radio-Tirana e konstatoi këtë mungesë dhe i-u vu sistematikisht, punës pregatitore. Përmi 100 këngë popullore janë kapur me nota dhe nënështruar një fare dishipline muzikore; këto këngë, të kënduara nga Zonja Marije Kraja Paluca, shprehëse e përsosur e këngëve t’one popullore, dhe nga këngëtorët e tjerë të Radio-Tiranës, janë me të vërtetë të bukura dhe të këndëshme jo vetëm për veshin t’onë por edhe për të huajte.
Përposë që radiostacionevet shqiptare që kanë nevojë të domosdoshme për këngë me muzikë me karakter kombëtar edhe radiostacione të huaja na janë drejtuar shpesh, duke na lypur lendë të tillë për emisionet e tyre me titull “Ora Shqiptare”. Gjithashtu duhet mbajtur shënime se sot në Shqipëri janë me qindra lokale publike që disponojnë radiogramafone dhe të cilat, duke mos patur diske me muzikë popullore, detyrohen të përdorin vetëm muzikë të huaj. Përmi këto nuk duhet harruar se, edhe ndër shqiptarët e mërgimit (Kolonitë), diske të tillë do të ishin mjet i bukur propagande.
Regjistrimi i diskeve të reja muzike popullore duhet të fillojë sa më parë dhe të vazhdojë sistematikisht në mënyrë që, kur të inaugurohet stacioni i 50 Kw. të kemi gati një sasi të shënuar kësij diskesh.
I lutemi pra Zotit Ministrë t’a marë në shqyrtim të ngutshëm këtë çështje dhe, masi të vendosë, të na autorijë të hyjmë në marëveshje me shoqërit’e ndryshme italiane regjistrimi diksesh për të mësuar kushtet për né më të favorshme. Nga ana tjetër të urdhërojë krijimin e një komiteti të posaçëm nën kryesin’e të nënshkruarit dhe me anëtarë Zonjat e Zotërinjtë Marija Kraja Paluca, Tefta Tashko Koço, Lola Meksi, Tonin Guraziu, Pjetër Gjini, Pjetër Dungu, Dr. Endrik Laca, Nexhat Haki dhe Andrea Varfi, këngëtorë, muzikantë dhe letrarë, i cili komitet do të zgjedhë dhe do të aprovojë materialin që do të regjistrohet si edhe ekzekutorët. Gjithashtu duhet mejtuar në-se nuk është rasti të përpilohet një ligje e cila të detyrojë inicjativat private që regjistrojnë dikse në Shqipëri, të marrin, për ç’do këngë veçan, aprovimin e Ministris s’onë dhe kjo për t’u evituar qarkullimi i këngëve me tekst imoral (pederast) ose keq të eksekutuara.

Gjergj Bubani


Burimi: AQSH, F. 198, V. 1942, D. , f. 12-13.

Dokument-Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...