OSHTIMA MVSK

Reziku i ynë

AGJENSIJA TELEGRAFIKE SHQIPTARE
Notë politike 29.V.1944.

REZIKU  I YNË

Ngjarja më me rëndësi e javës së kaluar, që e preokopoi Opinionin e përbotshëm ka qënë fjalimi i Zotit Churchill dhe ay i Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanjës së Madhe Zotit Eden.
Si njëri ashtu dhe tjetri, për njëmend, kanë qënë të qartë, sidomos në pikën e politikës britanike në lidhje me Rusinë Sovjetike dhe lëvizjet që nënë ndikimin e kësaj janë përhapur sidomos në Ballkan.
Kryeministri britanik, duke marë shkas nga kriza greke, shqyptoi një “j’accuse” të fortë kundër lëvizjes nacional-çlirimtare dhe një dënim të pa-mëshirshëm kundër saj, duke i zbuluar dhe provuar si lëvizje anti-popullore, që nënë maskën e “lirisë së popullit” dhe me armën:  terrorin, kryesisht kundra popullit, përpiqen dhe punojnë  vetëm e vetëm për të marrë pushtetin në dorë, pa marë parasysh mendimin dhe dëshirën e popullit, të të cilit ata përbëjnë një pakicë jashtëzakonisht të vogël.
Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme Zoti Eden, nuk e fshehu aspak faktin që midis Britanjës së Madhe  dhe Rusisë Sovjetike ekzistojnë mos-marrëveshje dhe dyshime , origjina e të cilave duhet kërkuar në Arshivat e Vjenës. Me këtë gjë Zoti Eden, ka dashur të thoshte se origjina e dyshimëve ndodhet në politikën tradicjonale ruse të panslavizmës, e cila synon sidomos Mesdheun, gjë që do të thotë kontroll mbi ngushticat e Dardanelëve, me anë të pushtimit dhe sllavizimit të Ballkanit. Qëndrimi i Britanjës së Madhe, pra, kundrejt nacional-çlirimtares greke duhet shpjeguar  dhe pranuar si një reaksjon energjik ingjliz kundra synimëve Ruse në Ballkan e në Mesdhe.
Por, në çështjen e nacjonal-çlirmitares jugosllave, Kryeministri Britanik, u-duk më i favorëshëm për Titon. Nuk ka dyshim se, Zoti Churchill, në këtë rasë u-shty prej nevojës që të përfitojë nga Titoja ushtarakisht, me që sidoqoftë ky përbën një kokëçarje, por nuk ka dyshim gjithashtu se Zoti Churchill ka dashur t’u thotë t’interesuarve se për njërën ose tjetrën arësye, kundra lëvizjes sllave në Ballkan, të paktën për sa i përket Jugosllavisë, Britanja e Madhe, nuk ka mundësi të marë kundramasa energjike, përveç qëndrimit të saj të prerë në çështjen greke, jo vetëm por, është e detyruar të sakrifikojë edhe Mihajloviçin, të cilin s’ka shumë kohë që vetë Londra e kishte ngritur në rangun e një Fatozi legjendar dhe kampioni më në shenjë të Çështjes Aljate.
Është ky një kushtrim që Londra vet u lëshon popujve të Ballkanit të kërcënuar prej rrezikut sllav. Për pasojë të këtij kushtrimi u-ngrit konferenca e partive pangreke në Liban,  e cila përfundoi në bashkimin e Kajros, që nuk është veç-se  themelimi i frontit grek kundra sllavizmës.
Sepse është një gjë mëse e vërtetë, rreziku sllav po i vëritet Ballkanit i fort dhe i menjëhershëm. Këtë gjë, këto shtylla, kanë një kohë të gjatë që po e theksojnë. Kundërshtarët t’onë,  për një hutim të tmerrëshëm vegëla të sllavëve, na paditnin se rrezikun sllav e kishim çpikur ne për të bërë politikën e gjermanëve. Tashti vijnë vetë Churchilli dhe Eden dhe na i vërtetojnë të vërtetat që ne kemi theksuar.
Pra, për shqiptarët, edhe për ata që ndodhen n’anën tjetër të barigadës, nuk duhet të mbetet më as fija e dyshimit. Detyra e të gjithëve është që , përball realitetit, të bashkohemi në një ball të vetëm për shpëtimin e vëndit kundra rrezikut sllav, nënë urdhërat e Qeverisë, e cila ka dhënë me qindëra prova se, di të mbajë nji asnjanësi të admiruarshme kundrejt ndërluftonjësve të mëdhenj dhe një vendimtarì më se të admiruarshme për mprojtjen e Atdheut dhe të Shtetit Shqiptar mbrenda kufive ethnike të tij.


Mazar Sopoti

 AQSH, F. 198, V. 1944, D. , fl. 1-2.

 

Fjalimi të cilit i referohet Nota Politike.

 

KRYEMINISTRI CHURCHILL FOLI NË DHOMËN E KOMUNEVE RRETH AKUZAVE QË I BËHEN QEVERISË BRITANIKE

Londër.8 (Reuter).  Kryeministri Churchill foli më 8 Dhjetor në Dhomën e Komuneve dhe dha skjarime rreth qëndrimit britanik në Greqi.
Ay e filloi bisedimin e tij me këto fjalë: “ Sot do të bisedoj mbi akuzën që na bëhet se ne po përdorim forca të Madhërisë së Tij për të çarmatosur miqtë e demokracisë në Greqi dhe në pjesët e tjera të Europës dhe për të çdukur ato lëvizje popullore që trimërisht kanë ndihmuar për thyerjen e armikut. Po të ishte kështu tha Kryeministri qeveria nuk do të ishte e denjë për besimin e dhomës.
Kryeministri shpjegoi përpara dhomës se si duhej kuptuar demokracia foli për gjyqet e kriminelave të luftës, për rrugën e vështirë që ka marrë përsipër të ndjeki “Bretanja Plakë”.
Në lidhje me luftën në Greqi Kryeministri tha: “Shteti do të gjykojë ç’shpërblim duhet të kenë ata që kanë bërë një shërbim të mirë.”
Përsa i përket gjëndjes në Belgjikë kryeministri tha: “ Në Nëndor të këtij viti do të ngjante në Belgjikë një “putach” kundra Pierrlot-it; këjo gjë u evitua nga qëndrimi i trupave britanike sepse zunë vend nëpër rrugë. Këto urdhra u dhanë nga Gjenerali Eisenhower dhe unë i gjej me vend, të matura e t’arësyeshme, prandaj edhe u bindem.
Përsa i përket emërimit të Kontit Sforza si ministër i jashtëm i qeverisë italiane Z. Churchill tha kështu: “Na mund të thomi se nuk kemi besim ne Konti Sforza, e nuk kishim për t’i besuar një qeverie në të cilën ay do të merrte pjesë si anëtar kryesor”.
Z. Churchill përfundoi me këto fjalë: “ Na do të vazhdojmë spastrimin e Athinës, Politika që kemi ndjekur në Belgjikë, Hollandë, Itali e Greqi nuk do t’i japë të drejtë asnjë njeriu të na akuzojë se ne ndjekim një politikë reaksionare ose se po pengojmë shprehjen e lirë të vullnetit kombëtar”.
Agjensia Reuter njofton se këto ditë pjestarët e parlamentit britanik kishin zënë Vendet në Dhomën e Komuneve më përpara se çdo ditë tjetër. Dhoma ishte mbushur plot dhe dukeshin shënjat e një “dite të madhe”. Që nga ditët e Munich-ut, asnjë çështje politike nuk ka tërhequr vërejtjen e opinionit publik kaq shumë sa e ka tërhequr sot tragjedia e Greqisë.
Në Parlament mbretëronte një qetësi e madhe.
Bisedimi i madh dhe i zjarrtë mbi gjëndjen greke filloi në dhomën e Komuneve kur Deputeti Laburist Seymour Cocks-i proponoi shtesën në përgjegjen e fjalimit të fundit të Mbretit. Ai çfaqi keqardhjen se fjalimi nuk përmbante sigurimin  me anën e të cilit të tregohesh se fuqitë britanike  nuk do të përdoreshin për të çarmatosur miqtë e demokracisë në Greqi dhe nër vende tjera të Europës për të shtypur ato lëvizje popullore që kanë ndihmuar në mënyrë të vlefëshme në mundjen e kundërshtarit.
Ay filloi duke thënë: “Sot në tokën e shenjtë të Athinës nënë hijen e Akropolit, ushtarët britanikë dhe patriotët grekë shtrihen të vdekur pranë njëri-tjetrit nga plumbat aleatë.  Unë kërkoj nga parlamentiqë t’i jepet fund kësaj lufte vëllavrasëse menjëherë: Duket në mes të disave prej nesh të vjetërve se , ndërsa  ngadhnjimi po afron , politika britanike prir të ndihmojë shumë regjime të vjetra ose jashtë mode në Europë, kundra fuqive popullore të porsa lindura. Janë marrë vesh raste të tilla në këto kohët e fundit në Belgjikë dhe në Itali. Argumentet e përdorura për t’a justifikuar politikën t’onë në këto vende nuk janë të përshtatëshme për politikën t’onë në Greqi. Udhëheqësat e E.A.M.-it thonë se sikur fuqia e tyre të çarmatosej, brigade malore dhe një battalion i shenjtë duhet të çarmatoseshin gjithashtu se përndryshe atom und të përdoreshin nga ana e djathtë për të shtypur të majtët dhe mundësisht për të venosur një diktatori tjetër. Këjo kërkesa u refuzua, Unë nuk jam i qartë dhe nuk e din ë se këjo u refuzua prej Papandreut,  kryeministri i Greqisë, ose me Këshillën e Ambasadorit Britanik, i cili, sikurse më thonë shumë grekë miqtë të mi, është gjenia djallëzore e Greqisë moderne (Këtu u dëgjuan të thirrura që kërkonin t;a tërhiqte Cocks-i këtë deklaratë rreth ambasadorit). Cocks-i shtoi:” Si mbas vetë Papandreut ambasadori britanik e lajmëroi këtë se udhëzimet nga kryeministri britanik ekundërshtonin çdo ndryshim të kryetarit të qeverisë greke. Këjo është një gjëndje e habitëshme deklaroi Cocks-i. Dhe unë mendoj se Dhoma e Komuneve ka të drejtë të kërkojë shpjegime. A pretendon kryeministri që të ketë të drejtë të emërojë kryeministra në shtetet aleate ashtu siç mund të emëronte disa përfaqësuesa parlamentarë ose si Hitleri emëron Gauleitera në vende të ndryshme? Ky vendim nuk pranohet me traditat britanike. Nuk është aspak puna e jonë të ndërhyjmë në një vend të huaj dhe të ndalojmë përmbysjen e një diktatorie. Na mund të humbasim miqësinë e popullit Grek për të fituar përkrahjen e një princi të shtëpisë Hohenzollern (Brohoritje). Cocks-i tha se ay do të pranonte që t’a hiqte krahun e tij deri në shpatull, para se të nënëshkruante urdhërin që ushtëria britanike të qëllojë puntorët e Greqisë. Cocks-i  çfaqi mendimin që Ministri i Jashtëm ose ndonjë ministër tjetër duhet të shkojnë në Athinë për një konferencë me partit e ndryshme dhe me udhëheqësat që të mund të formohet një qeveri kombëtare. Ndërkaq armëpushimi duhet të deklarohet dhe ushtarët britanikë duhet të tërhiqen nga rrugët (Brohoritje). Duhet të bëhet rregullimi për zgjedhjet dhe plebishi-ti për këthimin e mbretit.
Diskutime u bënë dhe nga anëtarë të tjerë të dhomës:” Harol Nicolson, liberal kombëtar, tha se përshkrimi i kryeministrit për demokracinë ishte i përsosur. Aty ku kryeministri bëri gabim është që ay foli për qeverinë që u suall prej kombeve aleate si një qeveri kushtetuese.
Arthur Greenwood nënë kryetar i partisë laburiste tha: “Unë propozoj të kërkoj nga miqtë e mij që të mos e votojnë shtesën e propozimit. Ajo është vitale për Anglinë, është gjetja e një rruge për të shpëtuar nga këjo vështirësi. Nuk duhet të vazhdojë tolerimi i luftës midi ushtarëve britanikë dhe  popullit grek. Këjjo luftë duhet të ndalet. Është diskretituese po të vazhdojë. Është për të ardhur keq, por është një fakt se kryeministri krijoi përshtypjen se na ndihmojmë të djathtën kundra së majtës.
Në mbarim të diskutimeve dhoma i dha vot-besimin qeverisë së Churchill-it me një numur të madh votash, por me një abstenim të madh nga ana e antarëve të Partisë laburiste. Kundërshtimet e tjera në dhomë nga fjalimi i ministrit të Jashtëm Z. Eden I cili bëri një analizë mjeshtërore të gjendjes në Greqi.

 

Burimi: AQSH, F. 198, V. 1944, D. , fl. 1-2.

 

 

Mazar Sopoti


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...