OSHTIMA MVSK

1943: Njoftim mbi dëmtime të interesave shqiptare në Libi

DREJTORIA E KULTURËS POPULLORE
Drejtoria për shërbimet e shtypit
AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE
Buletin i përditshëm lajmesh të brendshme

N° 18                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Tiranë; 22 janar, 1943. XX°

 

Tirana, 22 – Ministria e Brendshme u ka drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Bashkive të Mbretërisë qarkoren e mëposhtme:

“Njoftohet se pas interesimit të Ministrisë Mbretërore të Punëve të Jashtme, Ministria Mbretërore për Afrikën Italiane ka vendosur që këto ditë dëmet e pësuara nga shtetasit shqiptarë në Libi, të likuidohen në bazë të normave të përmbajtura në Dekretin Mbretëror datë 14 qershor 1941. XX°, n° 964, mbi dëmshpërblimin e dëmeve të luftës që kanë pësuar shtetasit italianë në Afrikën Italiane.
 Për sa më sipër, u bëhet me dije shqiptarëve të interesuar, të cilët munden të parashtrojnë kërkesë për të përfituar aplikimin e të njëjtave dispozita të parashikuara për shtetasit italianë”


AQSH, F. 199, V. 1943, D. , fl. 11

Dokument-Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...