Oshtima

Thirrje Rinisë

Shën: Fjalim i mbajtur nga Kryeministri Rexhep Mitrovica në Radio Tirana më 28-XI-1943


Motra e Vllazën:

Zgjodha ditën fatlume të rifitimit të liris kombëtare për t’ju folun juve luftëtarë, dhe gjithë popullit pse kjo asht dita qi bashkon dhe vëllaznon, në frymën e paharrueshme të fitores, të gjithë Shqiptarët.
Due t’ju ftoj, pra, të gjithë, vllazën shqiptarë, qi të mendoni thellë mbi nji të vertetë të madhe; të mendoni se, në pragun e ngjarjeve të mëdha të periudhës s’afërme, përgjegjësina të randa do të na ngarkojë kjo gjendje anormale e Vendit.
Në periudhën e shkurtën, qi kaluem prej shgatrrimit dhe largimit t’ushtrivet italjane, deri në formimin e qeveris së parë, të lirë dhe indipendente, çka pau ky Vend’i zi, çka psoi ky popull i mjerë, sa ndodhina të mëndershme, sa sheja të frigëshme na u paralajmuen, për rrokullisjen e madhe qi po na kërcnohet.
Me veprimtarin e ushtrue me prej terroristave, na kemi pa mâ të mirët midis nesh të bijnë prej plumbavet të tyne ase prej armëvet të ndonji të marri. Prej plumbavet të terroristavet na u vranë djelmt mâ të mirë qi, me inteligjencën, me karakterin, me guximin dhe auktoritetin e tyne, ishin të zott të përmblidhshin rreth tyne energjinat e shpërndame të Kombit, të qindrojshin dhe të ngadhnjejshin përmbi vështirsinat mâ të randa. Pamë fuqitë botore, drejtësinë të pritojë t’i kapi fajtorët e vërtetë, t’i dënojë ata qi kishin frymzue vrasjen. Në këto muejt e fundit pamë nëpunësit e administratave të ndryshme, armatura themelore e shoqnis s’onë, të sabotojë, të pezullojë sherbimet e interesit botuer dhe të rrezikojë Vendin në nji rrokullisje të përgjithëshme.


Terrorizmi një sistem politik i nje doktrine të huej


Kemi pà njerëz t’errët të shkojnë nëpër shtëpija të Ministravet dhe t’i vrasin, mu në dhomë, pa mujt m’u kapë. Kemi pà njerëz t’armatosun midis ditës t’i shtrengojnë nëpunësit qi të mos lajmojnë auktoritetin deri sa t’i shvishnin magazinat e nozullimevet. Kemi pà mësuesit e Shtetit, të ngarkuem me edukatën e kalamajvet, qi do të bahen nesër arbitrat e politikës së Shqipnis, pra Zott e Shqipnis, të përbuzin Atdheun, t’i shtyjnë ushtarët t’onë, dikur nxansit e tyne, të dezertojnë, të bashkohen e të vëllaznohen me anmikun kundra popullit, kundra vëllaut. Kemi ndigjue të parapelqehet, në vend të hymnit të Flamurit, kanga e ndërkombëtares; të mbeten të shkujdesun kundrejt ngjarjeve si ajo e masakrimeve të bame mbi mija shqiptarë dhe të mbyllen dyqanet për 4-5 të vramë komunistë. Kemi pà formimin e skuadrave dhe urdhnat e dhanuna prej tyne për pushkatimin e djelmënis atdhetare. Kemi pà shqiptarë t’u presin hundë e buzë shqiptarvet, punë qi âsht në kundërshtim me zakonet fisnike të Shqiptarit dhe nji importim nga zakonet ma t’egrat e të huejit.
Terrorizmi ndër né, qi vashdoi muej e muej, nuk ishte, si shifet nga këto fakte, nji valë përshkuese qi ka mund të ngjajë aty këtu. Jo, ai ishte nji sistem politik, nji methudhë, zbatimi i nji doktrinës së huej.
Shkurt, në vend të ligjës, sundoi grushti.


Shënja keqësimi për t’ arthmen e Kombit


Kur në nji regjim falimenton magjistratura dhe drejtësija bjerr kuptimin e misjonit të vet, qi âsht mâ i madhi e mâ bujari i të gjithëve; kur nënshtetasi nuk mundet me e mbështetë ma shpresen e tij mbi pavarësin e gjyqtarëve për të mprue të drejtën dhe për të gëzue drejtësin, atëherë çdo normë bjen poshtë, gjithëshka shkon mbrapsht. Asht rrenimi i krejt ndërtesës shoqnore. Në ndonji vend tjetër asnji fuqi njerzore nuk do të kishte mund me qindrue sikur të mos i mbështetej aprovimit të popullit, sikur të mos legjitimohej me anë të sherbimeve të bâme për té.
Mungesa e njij sigurije të madhe si kjo e tashmja në Shqipni, e cila âsht edhe pa nji doktrinë qi t’a udhëheqë, pa frymë të përbashkët, pa besimin qi çimenton bashkimin e popullit, përkundrazi i ndamë në mënina politike dhe lufta klasash, tingllimi i orës fatale duket i sigurtë. Ndoshta shqipëtarët janë mâ të mbramët qi shofin rreziqet e randa qi na kërcnojnë. Por të huejt, sidomos ata qi kanë pà vendet e tyne ndër këso rrethanash, nuk na e mëshefin gravitetin e gjendjes s’onë dhe frigen qi i u kall e ardhëshmja e jonë. Sot, gjendja duket e mjerueshme, pse fuqija qendrore duket se ka mbetun pa forcë, pa auktoritet, pra pa prestigj, ndërmjet dy rrymave të fuqishme kundërshtare, në grindje për trashigimin e fuqis.


Pasojë e regjimit të mbrapshtë italjan


Kush e ka fajin?
Pakënaqësija qi mbretnon sot në Shqipni asht prodhimi i regjimit të mbrapsht italjan. E Administrata dredhake e atij regjimi, shkaktoi humbjen e besimit të popullit në kryetarët dhe n’elitën e tij, pse regjimi italjan, me dhelpnin e tij të njoftun mirë, përpiqej, në çdo mënyrë qi, fajet e tij, t’i a hidhte gjithmonë prisave të popullit t’onë, me qellim qi të sillte nji përçarje të madhe midis tij dhe Prisave të tij e, mandej, nga grindja e popullit me prisat, të përfitonte ai vetë. Unë nuk due t’a shtroj e t’a shqyrtoj tash pyetjen  në se kjo mëni e popullit kundrejt prisave âsht ase nuk âsht me vend. Por âsht nji fakt i pamohueshem se, as njerzit qi na qeverisën gjatë katër vjetve të regjim’t italjan, as klasat drejtuese, nuk dijtën të kuptojnë, të zberthejnë dhe të zotnojnë problemet e ndërlikueme qi rodhen prej atij regjimi. Prandej pakënaqësija e popullit muer përpjestime gjithënji ma të mëdhaja dhe, turmat e tij, prej pakënaqësije u hodhën në dishprim, i cili, mâ në fund, u bâ i papërballueshëm dhe i shtyni të sulmojnë deri institutet e vendosuna. Fuqinat botore kapituluen përpara kryengritjes; elita, e shtërngueme prej nji anarshije mendore, hoq dorë nga misjoni i vet, i a lëshoi vendin furtunës, pa kërkue as me i bâ ndonji farë qindrese.
Nga kjo mungesë qindrese, natyrisht, përfituen partizanët. Ata banë, mâ parë, propagandën në Rini dhe kjo, pa mendue gjatë, e shtyme vetëm prej ndienjave, gaboi. U ba agjent’i njij politike të pathellueme. Të shumtë janë ata qi luftuen për popull e për vend me nji frymë të vertetë atdhetarije dhe të pakët janë ata qi shfrytzuen forcat e tyne për hesapë t’ideologjisë komuniste.


Me shtetin apo me anarkinë ?


Tash âsht koha të pyesim: a duem të jemi n’anën e Shtetit a po n’anën e anarshisë? Mos të përgjegjemi se nuk jemi as n‘anën e njanit as n’anën e tjetrës. Atëherë do të shtypeshim midis njanit dhe tjetrës.
Qeverija nuk âsht për nji parti ose për nji klasë. Ajo âsht për çdo parti e për çdo klasë. Ajo siguron të drejta të barabarta për të gjithë.
Asht koha të zgjedhim: Rend e Rregull, auktoritet e drejtësi, ose anarshi, rrëmbim, grabitje dhe vrasje?
Jemi përpara nji dileme të pathyeshme të çastit qi sundon fatin t’onë, si enigma qi i u shtrue Oeudipit prej Sphinxit. Duhet t’a zberthejmë ose të shdukemi.
Fara e përçamjes s’onë, asht mirë t’a kuptojmë, nisi të shtrihet dhe të zgjanohet ndër né mbas ditës latale të 7 Prillit të vjetit 1939. Fara e dasis s’onë u mbuell prej okupatorit italjan me anë intrigash, dredhinash, ngatrresash dhe ideologjinash qi, për në, kishin qenë, deri atëhere, gati krejt të panjoftuna. Popullin t’onë të bashkuem e ndau dhe e përçau në grupe kundërshtare dhe sot, fryti i mundimeve t’afëhershme po duket qartas: fatkeqësija e madhe zotnon mbi gjithë Shqipnin pse Shqiptarët po vriten egërsisht ndërmjet vedi.


Vëllavrasja: mjerim i kombit


Asht nji mjerim i madh qi, në Shqipninë qi ka dijtë të jetë e bashkueme në çdo kohë rreziku, sot, në ditën mâ të madhe qi kà Kombi Shqiptar, në vend të lidhjes së ngushtë vllaznore, në vend të besës së mprojës s’Atdheut prej çdo rrezikut, të mbretnojë çka nuk âsht për t’i a urue as anmikut... Vllavrasja. Po mjerisht sot, në vend të harés së kremtimit të përvjetorit t’Indipendencës, nga malet e fushat e lyeme me gjak, vijnë vajtime, ngrihen klithma dhe ndigjohen gjamë qi lajmojnë kobën mâ të madhe të historisë s’onë: Shqiptari po vret Shqiptarin.
Kjo s’asht nji vllavrasje për të mirën e Vendit; por për shgatrrimin e përjetëshem të popullit dhe të Vendit e për dobi të të huejvet.
Zija e randë qi kà mbulue sot anë e kand horizontin e Shqipnis, shtrihet tmerrshëm mbi Berat, Durrës, Korçë, Dibër, Vlonë e Gjinokastër. Atje nanat e motrat t’ona, derdhin lot rrëkaj, qajnë e vajtojnë djelmt, vëllaznit, burrat dhe prindët e tyne të vramë prej dorës shqiptarit.
Sa dhimbë e madhe! Sa mjerim i thellë! Sa humbje e kobshme për Vendin t’onë!
Vllavrasjen, qi korr viktima dit për dit tash në Shqipni, nuk mundemi t’a quejmë kryengritje, as nuk mund t’a krahasojmë me lëvizjet tjera revolusjonare qi kanë ndodhun në Shqipni, pse, ato lëvizje shquhen e dallohen për qellimet e nalta qi i kanë frymëzue. Dihet mirë se kryengritjet e mëdhaja qi kanë ndodhun në Shqipni gjatë pushtimit ottoman, kishin për qellim të fundit shpëtimin e Shqipnis nga robnija e huej. Kryefjala qi shprehte aspiratat e trimave t’onë, ajo qi tregonte zjarmin qi i hidhte në përpjekje për epopenat e përmenduna, ishte lakonike, po, por plot kuptim: Ja Vdekje Ja Liri.
Herojt e atyne kryengritjeve, me këtë kryefjalë në buzë, në zemër dhe në shpirtë, luftuen dhe u vranë për t’i a mbërrijtun Ditës së madhnueshme qi kremtojmë na sot. Na përgjunjemi para kujtimit të mallëngjyeshëm të këtyne Dëshmorve të mëdhaj të Liris kombëtare. Ata, me vetmohimin e tyne, na lan nji shembull që duhet të jetë drita qi të na drejtojë neve trashiguesave të fitores së tyne. Të vritemi vetëm për Shqipini dhe për të drejta të saja.
Karakteristikat e levizjes
Karakteristika e lëvizjes që na pruni gjendjen anarshike të sotshme, në fillim të luftës kundra pushtuesit italjan, ishte gati si e të gjitha kryengritjevet kombëtare: luftë pa kushte kundra pushtuesit për t’a shporrun prej tokës Shqiptare... Por, ky program veprimi, qi pasqyronte besnikisht vendimin e krejt Kombit t’onë, u shkëmbye, me intrigat dhe me gishtin e huej, në nji luftë ideologjike, u degjenerue në nji luftë klasash. Ma vonë, ky degjenerim mbërrini deri në bashkimin e Shqypes së lavdishme dy krenësh të Po- pullit Shqiptar me nji yllë të kuq të huej dhe, për shëndetjen burrnore t’onën, me grushtin e çuem kundra bashkimit të vëllaznimit kombëtar.
Po ajo lëvizja që ka sjellë anarshin e tashme, luftoi shpatat e Liktorit mbi Flamurin Kombëtar, Simbol i Lavdishëm i Luftarve për Liri. Këto impozime të pushtuesit nuk i duronte asnji shqiptar. Mirë po, po ata qi luftuen këto sheja t’impozueme Simbolit t’onë, lejuen qi, mbi Flamurin e Skanderbegut, të veheshin shëja të tjera, gjithashtu të hueja. Detyra e tyne ishte të mos i tolerojshin këto impozime qi, nën nji tjetër trajtë, i kishin luftue ata vetë. Ky tolerim cenoi ndienjat patriotike. E, Shqiptari, âsht ruejtës besnik i zakoneve dhe i traditave konservatore të mbajtuna me shekuj. Shqiptari, prandej, asht dhe mbetet atdhetar.
Ky gabim fatal, si edhe aj i fillimit të luftës ideologjike, kallun ndër në me dredhi e mjeshtri të madhe prej të huejvet, i dha shkas hapjes së antagonizmit ndër mjet Shqiptarve, shkaktoi përçarjen dhe, ma në fund, vllavrasjen.


Ka ardhë koha për ndreqjen e gabimeve


Tash âsht koha qi gabimet të ndreqen.
Asht koha që, gremina e haptin në mes nesh, ajo qi na ndau dhe qi me thellësinë e saj po thith Rininë t’onë të pa rritun mirë, të mbushet, me çdo kusht, me çdo fli. Për këtë qellim duhet të bindemi, pikë së parit, se anarshija e sodit nuk asht në të mirë të popullit shqiptar. Asht bindje e plotë e jeme se gjendja kaotike qi mbretnon në Vendin t’onë, po i a shkurton jeten krejt popullit, poene do t’a dënojë të vdesë, në qoftë se do të vazhdohet. Kjo politikë e madhe e Shqipnis së vogël, asht gabim; pse, kahdo qi t’i a mbajë fitorja, Fuqinat e Mëdhaja do të kërkojnë të na gjejnë si nji Shtet i rregullt dhe i rendëshem.
Po të jetë se do të va shdojë anarshija e sotshme bashkë me paralizimin e çdo auktoriteti qeveritar, kush do t’interesohet për fatin e nji popullsije prej dy milion e pesqind mij frymësh qi do të mbetej në mes të katër udhëve, pa shtëpi, pa bukë pa zjarm, pa dritë, e çveshun dhe e zbathun, dhe pa asnji shpresë për ditën e nesërme?
A asht n’interesen e Shqipnis qi nji të treten e popullsisë t’a lamë të vdesi kështu? A shpëton Shqipnija tue e zgjanuë anarshinë në çdo kand t’Atdheut? A asht në dobi të popullit t’onë qi populli të mbetet në mëshirën e çdo njeriu qi ka mbi sup pushkën e qi me forcën e saj kërkon t’ushqehet në kurriz të katundarit? A i sigurojmë fshatarit nji jetë ma të mirë, tue e detyrue qi të shgrehi pendën, të mos mbjelli tokën dhe, ma në fund, t’i vejë zjarmin mos mbjelli tokën dhe, mârrë malet?
Në qoftë se nji grusht njerëz, qi kanë besimin e gabuem, se me terrorizëm, me vrasje e me presje, mund t’a sundojnë vendin dhe se me grykën e kobures mund të pushojnë çdo zâ kundër shtimi, unë them se ata hajnë krimin ma të madh mbasi faktet dhe ngjarjet e përditëshme na tregojnë se besimi i tyne nuk kà asnji themel.
Duhet të dihet nji herë e për gjithmonë se, nji organizatë e ushtrueme prej nji pakice, e mbajtim me terrorizëm, nuk mundet t’a sundojë vendin, ashtu si nuk kanë mund me sundue askund.


Ç'na mëson eksperienca ?


Eksperjenca e kryengritjeve na provon se, sundimi me terrorizëm âsht sundimi ma i mënimë. Pra i destinuem të shduket mbrenda pak kohe. Por, mjerisht, plagët e hapuna prej këtij regjimi tmerri, nuk mbyllen aq shpejt, se gjaku kërkon gjak dhe, tragjedija e këtij gjaku të derdhun nuk mbaron mbrenda njij afati të caktuem.
Për të dokumentue fatalitetin e veprës së organizatës terroristike, e cila mundohet t’a mbajë nën kthetrat e saj Vendin t’onë, mjafton të kujtojmë bilancin përfundimtar të periudhës së shkueme: shgatrrimi dhe djegja e katundeve dhe e qyteteve... mjerimi i pa- shembëllt i popullsisë së pafajshme t’atyne vendeve, të mbetun për jetë pa strehë, pa bukë, pa asji përkrahje... urrejtje pasjonale kundra njeni tjetrit dhe pushkatime, vrasje mizore në mënyrën ma trathtare... shgatrrimi i plotë i elitës së vendit dhe marrja në qafë e djelmënis së gabueme.
Po pse u banë të gjitha këto shëmtime, të gjitha këto fatkeqësina katastrofale?
Për asgja pozitive. Për asgja shqiptare.
Pikërisht kjo gjendje alarmuese dhe e padurue shme, na detyroi t’i bindemi nevojës imperative të formimit të nji Qeverije kombëtare, e cila, përpara t’Armatosuna kombëtare, Ushtrisë, Gjindarmeris, nëpunsave, profesorave dhe mësuesave tue u kërkue bashkimin dhe bashkëpunimin e përzemërt dhe të pakursyeshëm për t’a shpëtue Shqipninë nga anarshija, për të mëkambë e për të forcue Shtetin t’onë të lirë qi porsa âsht ngjallun rishtas.
Jam i sigurtë se thirrjes s’eme, qi buron nga nji patriotizëm e zjartë për shpëtimin dhe naltësimin e Kombit, për mprojtjen e të drejtave sovrane të Kombit, do t’i përgjegjen të gjithë.
Me kët besim të patundun ju ftoj të brohorisim:
Rnoftë Shqipnija Indipendente!
Rnoftë Populli Shqiptar!

U përjetsoftë kujtimi i Herojve të Kombit!

 

 

Thirrja e Kryeministrit popullit dhe rinis shqiptar, Tiranë 1943, f. 15-24

 

Rexhep Mitrovica


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...