OSHTIMA MVSK

Doktrina kombëtare


Shkenca politike, kjo rrëmuese e pálodhun e shkaqeve të të ramit dhe të të naltësimit të popujve, na dokumenton, në dritë t’analyzës historike, nji të vërtetë themelore: çdo popull, sá do mbrapa qi të két mbete në lamë të përparimit, sá do i lidhun me trashëgimin e njij së shkruemjeje të kapërcyeme, sá do besnik ndër tradita, përfitime e formula të vjetërueme, ká mundësi të përtrihet në jetë të ré.  Mund të mëkambet e të naltësohet, me shpejti të pabesueshme, tue mrrijë, brenda njij kohe relativisht të shkurtën, shkallën e popujve të tjerë qi, shumë kohë para tij, ishin shty larg kah përparimi, në sajë të parimeve drejtuese, t’idealeve të caktueme qi, përftue e shvillue nga ideologët, nga poetët dhe nga prisat e tij mentarë, derptojnë të gjitha masat, të gjitha elementet dhe kategorinat e popullit, tue përbâ, kështu, doktrinën e tij kombtare.
Drita e përftitimeve t’ideologve, atëherë, porsi rrezet e shndritshme të diellit, shtrihen, zgjatohen e përhapet, me fuqi të jashtëzakonshme tërhekjeje, mbi gjith bijt e kombit. Këta, me fuqi të saj mystike, i afron, i bashkon dhe i vllaznon, tue krijue kështu at harmoni supreme qi gjênë shprehjen e vet të lumnueshme n’at bashkim kombtár qi ká qênë, âsht dhe do të jét, pá tjetër, në ç’do kohë, baza kryesore e lumnís politike, ekonomike dhe shoqnonre të çdo kombi e ká përbâ, gjatë shekujve, kundra çdo rryme kundërshtare të historís murojnë mâ të páshkatrrueshme, mâ të páthyeshme e të pápërkulshme të pávarsís së tij.
Këndej rrjedh prá edhe nevoja e krijimit dhe përhapjes në popullin shqiptár të doktrinës kombëtare.

* * *

Doktrinat që kanë përfaqsue gjatë shekujve parimet drejtuese të popujve dhe qi i kanë pri, me të vërtetë, me anë të fuqís së vet të páshoqe dërptuese ndër mende e zêmra të të gjith elementevet të njij populli, tue meritue, për kët, m’u quejtë doktrina kombtare, nuk janë të shumta dhe prandej mund të kategorizohen ndër dy type kryesore: ato qi kanë bazën në një besim të sipërnatyrshëm dhe, n’atë tjetër, ato qi mbështeten, së paku në dukë, mbi parime racjonale.
Kështu, kategorija e parë, shquhet në besimin e saj se çdo pushtet vjen prej monarkut, i cili, n’atë tjetër, e ká marrë prej Zotit dhe kategorija e dytë përkundra, dallohet në besimin e rrjedhës së çdo fuqije drejtë për drejtë nga sovraniteti i popullit.
Në shvillim të përftimit të parë, fuqija e plotë e monarkut mbështet për mbi të drejta hyjnore dhe tradicjonare e në zhvillim të të dytit përftim, mbi të drejta të natyrshme, si për shëmull mbi lirin, bashkimin e njisín qi realizohet me atë të ngadhnimit të plotë të vullnetit të popullit.
Tash, për çka i përket formulës së parë, asaj së të drejtavet hyjnore, e cila, me gjithë këtë në të shkuemen, ká zotnue e patrazueme, për shekuj, si për shembull në Perandorín Otomane, nuk âsht veç se metafyzikë e thjeshtë e për kët, tashmâ, e ka kapërcyeme dhe e prendueme.
Formula e dytë mbasandaj paraqet të metat e veta: të drejtat e natyrshme nuk janë veçse hypotheza të mendjes dhe si të tillë shpesh të parealizueshme, pse abstrakte.

* * *

Këndej rrjedh edhe nevoja prá, për të cilën bazat e doktrinës s’onë kombtare, duhet t’i përshtaten, mâ parë e mâ dalë, jeme mërritjë mâ mirë, në të mirëm e veçantë dhe të përbashkët.
Kështu, baza kryesore e doktrinës s’onë kombtare duhet të jetë bashkimi kombtár; methudha duhet të jét solidarsija e, kufini, Shteti sovran.
Përftimet, mbi të cilat ish ngrehun shoqnija e shekullit të nândëmbëdhetë, janë mohimi i bashkimit të vërtetë, fuqi e vetme qi mund të përmbajë, kundra çdo rreziku, të pátrandshme vllaznin e njij kombi, mbassi, nën at rregullim, përftimi i bashkimit thyhet e copëtohet ndër njimji struktura e agregata, qi paraqesin gjith aq ndarje e përçarje, pse të karakterizueme, në mënyrë të páshkatrrueshme, nga nji frymë e kjartë individualistike.
Populli shqiptár, mbassi dhá nën prîsín e Kastriotit të madh, shfaqjen mâ të soditshme të gjallnís së vet, rá nën zgjedhën mâ të tmershme të botës, gjatë së cilës, pushtuesei, herë me hír e herë pahir, ku me dhunë e ku me të mirë, shvilloi, ndër fusha e ndër male, ndër katër anët e vendit t’onë, nji përpjekje systematike përçarjeje, rrjedhet shkatrrimtare të së cilës janë të dukshme.
Tash, kundrejt nji trashgimi përçarës së tillë, m’e ndá popullin ndër kasta, klasa e partina, qi nuk mund të jenë veç se të ndryshme nga njana tjetra dhe, për kët, të kundërta në mes të tyne, me gjith përtrimin e vazhdueshëm të parimevet të pavdekshme të njisís dhe të vllaznis, âsht jo vetëm në kundërshtim të hapët me ndiesinat dhe përftimet e krijimit të njij ndërgjegjeje kombtare, por edhe nisja e nji procesi ndarjeje qi nuk mund të na shpjerë veç kah shkatërrimi i plotë si komb e si popull.

* * *

Këto janë edhe arsyenat, për të cilat, doktrina e jonë kombtare duhet të frymëzohet nga parime qi mund të përmbajnë, tue arrijtë bashkimin menduer e shpirtnuer të kombit, sigurín e vërtetë të jetës së tij të lumnueshme gjatë shekujve, parime që mund të përmblidhen në:
a) Bashkim si strukturë kombtare, qi përfaqson formimin e Shtetit në pajtim me traditat historike dhe me ndërgjegjen kolektive.
b) Bashkim si themele shoqnuer, qi përfaqson bashkërendimin e fuqivet, destinue m’u përmirësue e me përparue.
c) Bashkim si veprimi politik, qi shprehet në stabilitetin e organizimit dhe zhvillimit të rregulluem t’aktivitetit në trajtë hjerarkike.
d) Bashkim si formim ekonomik, qi shprehet në bashk-punimin e harmonishëm të fuqive prodhimtare.
e) Bashkim si parim moral, qi shprehet në shvillimin e parimit ethik të solidarsís, në lamën kombtare.
f) Bashkim si shprehje esthetike, qi âsht formimi plastik e shpirtuer i masës, e cila asht energí në zhvillim të përhershëm, e ndihmueme dhe e prime prej klasave drejtuese, qi kanë nji fat me tê dhe jetojnë nji jetë të përbashkët.
Kështu mbi bazë të kombi ngrihet doktrina qi përfaqson lumninë kombtare e cila mund të jetë landore, shoqnore, morale, politike, ekonomike e, edhe esthetike.
Të gjitha përçarjet, qofshin trashëgim i së shkuemes së largët ase t’afërt, në frymë të këtyre parimeve, shduken e zavëndsohen nga bashkimi dhe harmonija tue qênë se arsyeja e harmonís dhe e bashkimit gjendet në përpjesëtimin e interesavet dhe në bashkrendimin e qëllimevet qi do të frymzojnë, gjatë shekujve të veçantë kolektivitetet dhe entin e epër, nën prisin e fuqís sovrane ligjore, qi përfaqësohet nga Shteti.
Nga këto parime shkrepë përftimi i Shtetit të fortë, njisí politikisht e rregullueme n’ekuilibrin e fuqivet eksistuese dhe vepruese, për shpërblim të nji interese t’epërt tue përbâ nji heri edhe pushtetin qi ushtron disciplinën për me mrrí qëllimet e përbashkta, shprehje vullneti, fuqi e realitet i rrjedhun nga nevojët shoqnore.
Shteti, si pushteti qi ushtron disciplinën për realizim të qëllimevet të përbashkëta, përfshinë, ndër drejtime të shvillimit e luftimit të vazhdueshëm, në çdo lamë t’aktivitetit kombtár, për t’arritun t’aspiratave të kombit dhe, për kët, ideali i tij shoqnuer âsht realizimi i drejtësís ndërmjet klasavet.
Ideali kombtár âsht prestigji i Atdheut përjashta, në rrethin e kombve; ideali i drejtësís shprehet n’ushtrimin e së drejtës së supremacís në lidhje me të drejtat e të veçantëvet; por mâ fort në lidhje me interesat e përgjithshme të shoqnís dhe të kombit dhe, ideali i fuqís politike, shprehet me ushtrimin e pushtetevet t’epra, t’afta me garantues rregullën e me zbatue ligjën.
Tue përshî në gji të Shtetit të gjitha klasat e popullit, tue ekuilibrue, me fuqinat e tyne, forcat individure, arrihet qëllimi i forcimit t’auktoritetit dhe realizohet, nji herë, ideali i qeverimit me drejtësi e me dobi.
Vetëm në këtë mënyrë sovraniteti i Shtetit mrrinë të përfaqsojë, realisht e konkretisht, refleksin e gjithë jetës së njij populli, idealet dhe aspiratat e tija kombtare e politike. Kështu, nëpër mjet të Shtetit ndërduket populli, krejt populli, me ndiesinat dhe me interesat e tija, me pasjonet e me nevojat e tija e, në sovranitetin e Shtetit, duket sovraniteti i vërtetë i popullit, konkretisht sovran dhe vetëdisë i fatit e misjonit të vetë.

* * *

Përftimi liberár i sovranitetit të popullit, âsht mohimi i harmonís dhe i bashkimit kombtár dhe, për kët, populli shqiptár, për me arrijtë shkallën qi meriton, në lamë të përparimit e të qytetnimit, në gjí të popujve të tjerë, duhet të gëzojë sovranitetin e vërtetë, sovranitetin reár, konkret, nëpër mjet t’organizimit të të gjitha kategorinavet, qi t’a përfshijnë krejt në jetën kolektive të të gjitha klasavet dhe të të gjitha interesavet.
Kështu do të mërrihej në krijimin dhe në zbatimin e ideologjisë s’onë kombtare, si tharmë religjoze e mystike, qi të përpijë ndërgjegjet me gjith’aq fuqi tërhekjeje qi zotnon ndiesija fetare.
Ndiesija kombtare përfshinë, kështu, dal nga dalë, gjithë kolektivitetin shoqnuer, i mbush mendjen, i ndez zêmrën flakë, i forcon krahun. Bâhet, prá, nji instinkt i turmave, nji ndjesi për ushtrín dhe për njerzit e politikës, nji parim shkencuer për njerzit e dijes dhe t’arsyetimit, deri sá mrrinë koha, në të cilën, kjo vepër e pavdekshme, marrinë shkallën mâ të naltë të pjeksís e, atëhere, të gjitha energjinat, natyrore e shoqnore, të tâna fuqinat e gjalla të njij populli, lidhen ngushtësisht, në harmoni supreme, shpirtnisht e mentarisht, moralisht e materjalisht, për të mrrimen e atij ideali të kombit qi, tashmâ përfaqson, në mënyrë të pádyshueshme, aspiratën e përbashkët, në kuptimin mâ të gjânë dhe, nji heri, mâ të thellë, të kësaj fjale.
Djelmnia mentare, e udhëzueme nga mendja e kthjellët e Prisit të vet genjal, qi po e shpjen atdhén drej njij ardhmënije të sigurtë, e ká detyrën me e ngrejtë popullin shqiptár në nivelin qi meriton në mes të popujve të qytetnuem.
Djelmnija, e udhëhequn nga drejtimet e sigurta të vendosun prej Mbreti të vet Zog I, duhet të frymzohet nga nji pasjon i zjarrtë për krijimin e njij Shqipnije ideale, lypset të përbuzë, para bukurís s’idealit, çdo mirëqênje lândore; e nxëmë në flakë t’atdhedashunís, të jét gatí me bâ çdo flí, qi të kërkojë e mira dhe mbara e Shqipnís.


Illyria, 11 prill 1936, f.

M.S.


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...