OSHTIMA MVSK

Dita e Verës në Myzeqe

190. Ditën e verës, më 1 mars, kur ngrinin brumin e bukës, shtinin një gozhdë të re e të pastër, e cila kishte për qëllim që buka gjatë verës të jetë e fortë si gozhda dhe të mos myket.

191. Ditën e verës plaka e shtëpisë u jep njerëzve nga një gisht mjaltë, që nga i madhi deri te më i vogli. Plaka do të ketë të mbërthyera një palë kopsa të argjenda. Mjalta jepet që të shkojnë vitin tërë kamje dhe me zemër të bardhë, si kopsat e argjenda.

192. Më 1 mars, ditën e verës fusin në poçar të syve një degëz kumbulle të kuqe,  me të cilën do të lanin sytë me radhë, që nga i madhi deri tek më i vogl, që të ishin të shëndoshë dhe të kuqë gjatë atij viti.

193. Ditën e verës gruaja do të fërkonte duart pas gurit, pastaj do të lidhte kokën e saj, ose mund të rrokte bukën që do t’u jepte fëmijvet. Besohej se me këtë fërkim të gurit koka, gjatë atij viti, do të ishte e fortë e të mos kishte dhembje, si dhe buka të qëndronte e fortë dhe të mos mykej.

194. Më 1 mars, ditën e verës, nuk duhej thekur bukë, se myket ajo gjatë verës.

195. E kishin për mëkat të madh të tirnin graria lesh e li ditën e verës se u bëhej lesh e li buka gjatë vapës së verës (mykej).

196. Pas darkës së mbrëmjes së verës gratë dridhnin një fill të bardhë dhe tjetrin të kuq prej pambuku, të dy fijet të bashkuara formonin veroren, me të cilën do të lidhnin dy duart dhe gushën e fëmijës nga 1-15 vjeç. Të rriturit do të lidhnin me verore dy gishtërinjtë e këmbëve, me qëllim që të mos pengoheshin kur ecnin dhe në punë.
Pleqve nuk u lidhnin verore, por edhe kur u lidhnin, do të ishin fijet të zezë dhe të bardhë, ose blu me të bardhë, se nuk do t’u kuqej faqja më.

197. Darkën e verës fëmijvet do t’u viheshin poshtë jastëkut reshme, kopsa prej argjendi, me besim që ta kalonin mirë, të lumtur verë, siç është i bardhë argjendi. Fëmijëvet ditën e verës do t’u jepej nga një gisht mjaltë me boshtin e penjvet që ta shkonin verën të ëmbël, që të ishin të gjallë dhe punëtorë si bleta dhe të shkathët si boshti i furkës që tjer fijet, kur tjer lesh e li.

198. Veroret ishin zakon që do t’i mbanin në trup 3-9 ditë të mëdhenjtë, kurse të vegjëlit dare deri më 23 prill.
Kur i hiqnin veroret do t’i varnin mbi ndonjë ferrë ose trëndafil, duke thirrur dallëndyshen, që t’i marrë ajo në këto fjalë e vargje:
«Dallandyshe faqekuqe
Merr verore e shpjer në det
Sill tre qerre me shëndet»

199. Para se të fillonte mbjellja e misrit plaka e shtëpisë do të shtinte në shportën e misrit të farës një kokërr hurdhër të shpuar me gozhdë, me besim që të mos e hante krimbi farën që do të mbillej.

200. Çdo mëngjez në pranverë dihet ngrënë bukë pa gdhirë që mundesh shpendët; besohet në fuqinë e shpezëve gjatë pranverës.

201. Sa dallëndyshe sheh për herë të parë në pranverë aq rrobe të reja do të bësh gjatë atij viti.

202. Besohej që motit se tolitë sillnin mbarësinë në bujqësi, sillnin pranverën. Për urim të familjeve që të kishin mbarësi e shtesë në gjë të gjallë, ata tundin natën zile e këmborë derë më derë.

 

Mitologji e besimi në Myzeqe, në «Etnografia Shqiptare, V» , Akademia e Shkencave RPSH-së, Tiranë, 1974, f.

Jani Nushi


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...