OSHTIMA MVSK

Mussolini i Ri

Një kasolle e vogël në Varanno dei Costa, në fshatin Dovia, pjesë e komunës së Predapios; këtu më 29 korrik 1883, me prindër Aleksandër e Roza Maltonin, lindi Benito Musolini, dhe këtu jetoi fëmijërinë në varfëri. Nga 1892 më 1894, Musolini i ri ndoqi kolegjin e Salezianëve në Faenca, vite të vështira këto për një adoleshent, i cili kaloi nga liria pothuaj e plotë e Dovias, në një disiplinë të rreptë.

Si pasojë e ndikimit të të atit, pikërisht në vitet e kaluara në Forlimpopoli, Musolini i ri do t'i afrohej rrymës së socializmit militant.

Në fillim të marsit 1902 u emërua mësues zëvendësues në shkollën e Pieve Saliçeto (pjesë e Gualtieri Emilia, komuna e parë "e kuqe" në Itali.). Emigroi më vonë në Zvicër, për të provuar fatin. "Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç" i rrëfen shumë më vonë biografit të tij Emil Ludvig "shkruhen vargje, e dëshiron të njohësh botën... Në atë moshë herë je entuziast, herë krejt i dekurajuar. Por mbi të gjitha je rebel."

Musolini qëndroi në Zvicër nga viti 1902 deri më 1904, periudhë e shkurtër kohe, por e rëndësishme për formimin e tij, duke u endur pa pushim nga një qytet në tjetrin, duke bërë punë të rastit nga më të ndryshmet. Ai pati vështirësi me autoritet helvetike (zvicerane): dy dëbime (me rrezikun që të arrestohej kur të mbërrinte në Itali, meqënëse i ishte shmangur detyrimit ushtarak), të cilat u evituan me ndihmën e socialistëve, radikalëve e anarshistëve të Kanton Tiçinos (Canton Ticino).

Aktivitetit propogandistik të dendur, bashkëpunimit me disa periodikë (që nga "L'avenire del lavoratore" [E ardhmja e punëtorit] deri tek e përjavëshmja sindikaliste revolucionare milaneze "Avanguardia socialista" [Pararoja socialiste], të drejtuar nga Arturo Labriola e Valter Moki), studimeve në fakultetin e Shkencave sociale të Lozanës iu shtua për- voja e lidhjeve të ngushta me personazhe si Anxhelika Balabanof dhe me anarkistë e sindikalistë revolucionarë.

Për Musolinin, i cili ishte marksist jo shumë i bindur dhe që nuk i besonte asnjë ideologjie (përfshirë këtu edhe socializmin), vullneti i sindikalistëve revolucionarë do të përfaqësonte, në disa drejtime, praktikën ideale të socializmit.

Në nëntor të 1904 Musolini u kthye në Itali, pasi dënimi për shmangien e detyrimit ushtarak ishte anulluar si pasojë e një amnistie të dhënë me rastin e lindjes së trashëgimtarit të fronit mbretëror. I caktuar në një regjiment bersalierësh, për qëndrimin e tij të disiplinuar, mori një çertifikatë për sjellje të mirë.

Pas një eksperience të re si mësues i shkoilës fillore në Tolmeco (jo më pak e keqe se e para), në shkurt 1908 nisi të japë mësime të frëngjishtes ne shkollën teknike të Onelias: këtu drejtoi të përjavshmen socialiste "Lima" në të cilën artikujt e tij u karakterizuan nga një polemikë anti-klerikale e kundër konformizmit dhe nga një vëmendje më e madhe ndaj temave kulturore.

Në vitin 1908, Musolini mori pjesë në trazira të furishme midis argatëve dhe bujqve në Forliveze. Pasi u arrestua e u gjykua, u dënua me tre muaj burg (të ulura në apel në 12 ditë). Pas një bashkëpunimi me "Pagine libere" dhe me republikanen "II pensiero romagnolo", Musolini u transferua ne shkurt 1909 në Trento, si përgjegjës i Sekretariatit të punës.Lidhjet me Çezare Batistin, leximi i parreshtur, së pari i "Leonardos"dhe më pas i "Zërit" (La Voce), kontribuan në përsosjen e përgatitjes së tij kulturore dhe në ndërgjegjësimin se çështja kombëtare ishte lënë pas dore nga socialistët revolucionarë. Aktiviteti i ethshëm gazetaresk, ai politiko-sindikalist, konfliktet midis socialistëve e katolikëve si dhe politikat e ashpra sidomos me "Trentinon", të drejtuar nga Alçide de Gasperi, çuan në arrestimin dhe në përjashtimin e tij, duke mos marrë parasysh protestat e përfaqësuesve politikë të Trentos në Vjenë e në Insbruk, dhe interpelancat e paraqitura në Monteçitorio.

Kthimi në Romanja praktikisht shënoi hyrjen e tij zyrtare në arenën politike. Më 1909, drejtor i "Lotta di classe" (Lufta e klasave) dhe sekretar i Federatës socialiste të Forli-së, iu kundërvu me forcë ne radhë të parë, reformizmit. ("Një kufomë e madhe" thoshte "që duhet varrosur, për t'i dhënë jetë një partie të re socialiste revolucionare"); pozicion polemik ky, që u shfaq në Kongresin e partisë në Milano (tetor 1910) dhe që shpërtheu më në fund në mars 1911, me "ngjitjen" e Bisolatit në Kuirinale (Presidencë) dhe me bisedimet për një pjesëmarrje të mundshme socialiste në qeveri. Roli i tij në trazirat kundër luftës së Tripolit dhe në mobilizimin, procesi e. dënimi i mëpasshëm (Musolini u dënua me një vit burg, Pietro Nerini me një vit e pesëmbëdhjetë ditë), e kishin hedhur me të vërtetë në pararojën e jetës politike kombëtare.

Në prag të Kongresit XIII të partisë, në Rexhio Emilia> Musolini ishte pothuaj një i panjohur; pra suksesi i tij personal, për të cilin kishin kontribuar si aftësitë e tij oratorike, ashtu edhe mbështetja e udhëheqësve revolucionarë, ishte i papritur. Musolini veproi me shkathtësi të jashtëzakonshme edhe në prapaskenë të punimeve të kongresit, duke ia arritur të përjashtojë nga partia, "për dëm shumë të rëndë ndaj shpirtit të doktrinës dhe ndaj traditës socialiste", Bisolatin, Bonomin, Kabrinin, Podrekat e ndryshëm, gjë e cila ngjalli reagime entuziaste nga jashtë (që nga Franca, Gjermania e deri te Rusia, nga vëtë goja e Leninit).

Pas një bashkëpunimi të shkurtër me "Turma", [La Folla], - organ antimonarkik e antiklerikal, antimilitarist e revolucionar - më 1912 Musolini emërohet drejtor i "Përpara" [Avanti](!). Egërsia e artikujve të tij do të kishte alarmuar njerëz si Turati e Treves, të cilët në revolucionarizmin e Musolinit (dhe në suksesin që po korrte pranë masave), me keqardhje vërenin ngulmimin e iluzionit të kryengritjes. Por pasi arriti të merrte kontrollin e të gjithë partisë, Musolini e zbuti tonin, edhe për arsyen se po afronin zgjedhjet politike, të cilat u mbyllën me një sukses të dukshëm të Partisë socialiste (pothuajse një milion vota dhe 53 deputetë), sukses i cili e forcoi edhe më shumë udhëheqjen e tij.

Duke marrë krahë nga shtimi i shpërndarjes së "Avanti- t"nën drejtimin e tij (më 1913/ tirazhi mesatar ishte 50 000 kopje), Musolini u paraqit në Kongresin e Ankonës që u hap më 26 prill 1914, duke shkaktuar një triumf të vërtetë, "duke ushtruar mbi masat revolucionare", kështu shkruhej në ato ditë "një pushtet magjepsës që të bënte për vete...me atë pamje prej asketi, me atë zë, me atë gjest të një njeriu gjithnjë të shqetësuar nga një makth.". Megjithatë, pozicioni i Musolinit u vu në diskutim nga jehona e "javës së kuqe" që ndoqi masakrën e Ankonës të 7 qershorit të të njëjtit vit, kur policia qëlloi kundër pjesëmarrësve në një miting pacifist, duke vrarë dy manifestues. "Java e kuqe" bëri të mënjanohëshin të gjitha partitë italiane, organizatat e punëtorëve, duke përfshirë edhe vetë Partinë socialiste. Ato u treguan të paafta të kontrollonin trazirat popullore. Vetë Musolini u bëri thirrje punëtorëve të hiqnin dorë nga greva e përgjithshme, të cilën ai e kishte mbështetur disa ditë më parë (edhe që të mos humbte pozicionin e tij).

Kur mundësia e një konflikti europian u duk e pashmangshme, pozicioni i Musolinit nuk u shkëput nga ai i socialistëve italianë dhe i Internacionales. "Poshtë hiftaV' do të titullohej një artikull i tij i botuar në gazetën "Përpara!", duke bërë thirrje të shpluhërosnin parullën e vjetër: "Asnjë burrë! As edhe një lek!". Zhvillimet e konfliktit - mbi të gjitha agresioni gjerman ndaj Belgjikës së paanshme - e treguan shumë shpejt dobësinë e paanëshmërisë absolute. E vërtetë e cila nuk i shpëtoi Musolinit, i cili, megjithëse i çorientuar e i lëkundur, nuk mund të mos kuptonte se pararojat më të ndërgjegjësuara të vendit po ktheheshin drejt një linje politike më realiste. Nga ana tjetër, intervencionistët përpiqeshin ta tërhiqnin Musolinin në krahun e tyre me qëllim që të bënin për vete masat, pranë të cilave ai gëzonte prestigj të madh. Intervencionistët donin të shfrytëzonin dyshiniet e tij në rritje, premtimin e tij për të mos shkaktuar revolta ose greva në rast mobilizimi, gjithashtu atë që ai i përcaktonte socialistët "simpatizues" (dhe jo kundërshtarë) të një lufte kundër Austrisë.

Ankorimi i devotshëm i Musolinit tek intervecionizmi do të shpallej më 18 tetor 1914 me artikullin "Nga paanshmëria absolute në paanshmërinë aktive e vepruese", mbi rreziqet që paanshmëria absolute do të përmbante për socialistët, të cilëve u bënte thirrje të ndërgjegjësoheshin për ekzistencën e problemeve kombëtare dhe të zgjidhnin rnidis një politike "të duarve të pastra" (që do t'i linte në izolim të plotë) dhe një tjetër politike, që do t'u lejonte të përfshiheshin në jetën publike të Vendit dhe të Shtetit.

Partia socialiste e hodhi poshtë këtë thirrje. Musolini dha dorëheqjen si drejtor i "Pëpara!" dhe krijoi "Populli i Italisë" (II popolo d'Italia), që njohu menjëherë një sukses të bujshëm (nga 30 000 kopjet që u botuan në fillim, u arrit deri në pikën e 80 000 kopjeve). Reagimi i socialistëve arriti kulmin më 24 nëntor me propozimin që ta përjashtonin Musolinin, të miratuar nga kryesia e partisë, duke mos marrë parasysh përpjekjet e pakicës për t'ju kundërvënë linçimit të tij moral, me gjithë, dhe mbi të gjitha, jehonën e fjalëve me të cilat vetë Musolini kishte ripohuar bindjen e tij socialiste:

Ju kujtoni se po më humbni. Ju gënjen mendja. Ju më urreni, sepse më doni akoma. Jam dhe do të mbetem socialist... Na ndan një çështje që turbullon të gjitha ndërgjegjjet... Mos mendoni se unë ndahem i gëzuar nga kjo teserë. Merreni me forcë po deshët: por nuk do të më pengoni të jem në radhën e parë për çështjen e socializmit.

Me krijimin e "Populli i Italisë" Musolini bëri një zgjedhje të qartë në aspektin revolucionar, duke parë te lufta mundësinë "që do t'i jepte jetë" revolucionit; dhe në këtë proces ai e gjente veten në shoqërinë si të intervencionistëve revolucionarë, ashtu edhe të atyre demokratë, duke e kthyer gazetën e tij në një pikë takimi.

Për Musolinin në luftë është shkruar shumë, me ngjyrime të ndryshme emocionale që shkojnë nga ekzaltimi në denigrim, kur përkundrazi, ai veproi si një ushtar i mirë. Kërkoi të shkonte vullnetar (kërkesë e kotë, përderisa rekrutët e datëlindjes së tij do të niseshin në gusht).

Si bersalier, u plagos rëndë më 1917 nga shpërthimi i një bombe dhe u gradua rreshter për merita të luftës. "Aktivitet shembullor, cilësi luftarake, kthjelltësi e mendjes, mospërfillje ndaj mungesave, zell, rregullsi në pëmbushjen e detyrave të tij, i pari në marrjen përsipër të çdo pune e detyre që kërkonte guxim.", lexohej, midis të tjerash, në dosjen e tij ushtarake.

Pasi çmobilizohet në qershor 1917 për pasojat e plagëve dhe rimerr në korrik 1917 drejtimin e "Populli i Italisë", Musolini kërkon të marrë një pozicion që përputhet me atë të grupeve intervencioniste më koherente. Por pas incidentit të Kaporetos - pasi e kaloi tronditjen - Musolini filloi të kuptojë dobësinë e brendshme të intervencionizmit, e u mundua ta tejkalonte atë me konceptet e turbullta të "trincerizmit" (luftës në transhe) dhe të "kombatentizmit"(dëshirës për të luftuar). Nuk është e rastit që një artikull i tij titullohej "Trinçerokracia", në të cilin ai përshkruante përplasjen e pashmangshme midis "atyre që kishin qenë e atyre që nuk kishin qenë, atyre që kanë luftuar e atyre që nuk kanë luftuar, atyre që kanë punuar dhe parazitëve".

Duke filluar nga 1 gushti 1918, nëntitulli i "Populli i Italisë" nuk do të ishte më "e përditshme socialiste", por "e përditshme e luftëtarëve dhe e prodhuesve". Përpjekja për vlerësimin shoqëror të fitores me artikullin "Dilni të takoni punëtorët që kthehen nga transhetë", që u botua më 9 nëntor 1918, pasqy- ronte iluzionin për ta bërë intervencionizmin një platformë politike të rinovimit social e të konkurrimit të socializmit.

Në veprimtarinë ndaj veteranëve, "atyre që kishin qenë në transhe" dhe ish-luftëtarëve, Musolini kishte krijuar lidhje të ngushta sidomos me futuristët e me arditët, të cilëve u tha:

Unë ju kam mbrojtur kur filistini i poshtër ju përgojonte... Ju përfaqësoni rininë e admirueshme luftarake të Italisë. Flakëritja e thikave tuaja e buçitja e bombave tuaja do t'ua tregojë vendin të gjithë të ligjve që do të donin të pengonin rharshimin e një Italie më të madhe.

Duke hequr dorë nga iluzionet Uilsoniane që në momentin kur presidenti amerikan nuk i njohu të drejtat e Italisë ("të qarta e të ligjshme", të sanksionuara nga 460 000 të vdekur), Musolini u paraqit përpara opinionit politik civil si një nga interpretuesit më të zot të pozicioneve kundër politikës së lëshimeve dhe irredentiste.

Në këtë kuadër bëhet themelimi i Fashiove të luftimit; ngjarje që kaloi pothuaj pa zhurmë (gazeta që i bëri më shumë jehonë ngjarjes qe Corriere della sera); nga ana tjetër, as vetë Musolini nuk do të kishte mundur të parashikonte një të ardhme të qartë për një lëvizje të cilën e shikonte si një mjet për të rinovuar, nëse do të ishte nevoja edhe me "metoda revolucionare", jetën politike italiane të sklerotizuar. Në këto ditë ai shkruante:

Ne intervencionistët jemi të vetmit që në Itali kemi të drejtën të flasim për revolucion... Kjo fjalë nuk na tmerron, siç i ndodh frikacakut mediokër që ka mbetur me mentalitet më 1914. Ne tashmë e kemi bërë revolucionin. Në maj të 1915.

Në bazë të shifrave, mbledhja e 23 marsit 1919 në sheshin San Sepolkro në Milano, sigurisht nuk mund të konsiderohet një sukses (vetëm 300 veta ishin të pranishëm). Ndoshta, më e rëndësishme ishte përbërja e pjesëmarrësve; njerëz të transheve, ish-luftëtarë, intervencionistë revolucionarë, futuristë, republikanë, socialistë, reformistë. Përveç Milanos, Fashiot nuk patën në pjesën tjetër të gadishullit ndonjë zhvillim të veçantë; realitet ky që nuk i shpëtoi Musolinit, që ngurronte të angazhohej plotësisht në organizatën e tyre, e ndoshta ishte më i vendosur t'i kthehej ëndrrës së vjetër të bllokut të të majtave intervencioniste. Por kur ëndrra mbeti vetëm një ëndërr, vetëm atëherë Musolini u detyrua të përdorte këtë bazë modeste politike për qëllimet e tij. Sigurisht, nuk mund të thuhet se programi i Fashiove shkëlqente për një origjinalitet të veçantë; ishte shunië i përparuar në nivelin social, por në të vërtetë vetëm në letër, sepse Fashiot nuk e kishin forcën e nevojshme për ta shtrirë ndikimin e tyre te masat e punëtorëve e të fshatarëve dhe as për të gërryer frontin socialist (e menjëherë do të ishte dukur qartë mospërputhja lnidis të "majtës" së Fashios së Milanos dhe atyre të zonave të tjera të vendit.)

Dështim i dukshëm që nga 15 prilli 1919, kur sulmi i fashistëve e i arditëve në selinë milaneze të "Avanti-t!", e zgjeroi, për të mos e mbyllur më kurrë hendekun midis fashistëve e socialistëve, e mbi të gjitha, atë midis fashistëve e masave proletare.

Megjithatë, në përpjekjen për t'i afruar partitë dhe grupet intervencioniste të së majtës, një ndihmë e fortë mund t'i vinte Musolinit nga situata ndërkombëtare; nga ecuria e mbrapshtë e traktativave pariziane për paqen dhe nga papa- jtueshmëria e aleatëve në përgjithësi, e të Uillsonit në veçanti, për sa i përket çështjes së Fiume-s. Temë kjo, e aftë t'i bënte të bashkëjetonin intervencionistët e të djathtës e të së majtës, duke rikrijuar, edhe pse për një periudhë të shkurtër, një unitet të rremë të intervencionistëve.Vetë Musolini, në një kontakt të parë me letërkëmbim me D'Anuncion, më 1 janar 1919, thoshte se ishte dakort me të mbi nevojën për të mos lënë "të cungohej" fitorja.

Në fakt, Musolini ishte i kujdesshëm të mos angazhohej shumë me D'Anuncion, dhe nuk u ngatërrua më shumë seç duhej në çështjen Fiume-s. Çdo objektiv tjetër - qoftë një zgje- rim revolucionar i organizimit legjionar ose një zgjatim i Sçij në Dalmaci do t'i dukej shumë i pasigurt. Këtej vinte një ngurrim i vazhdueshëm që nuk i shpëtoi as v.etë D'Anuncios, të cilin e ftoi që të shtynin pas zgjedhjevë të përgjithshme të mesit të nëntorit çdo lloj trazire; gjë që tregon së tashmë Mu- solini arsyetonte e lëvizte jo më si revolucionar, por si një burrë shteti, dhe nuk kishte ndër mend të rrezikonte me organizimin e aventurave ushtarake të çfarëdoshme. Pozicion të cilin ia kishte përsëritur komandantit në Fiume, ku shkoi menjëherë.

Kështu Musolini'i drejtoi siç deshi punimet e Kongresit të parë të Fashiove të luftimit, ku pati rastin të përforconte posibilizmin (pragmatizmin) e tij politik e institucional. ("Ne" pohonte ai" jemi kundër paragjykimeve, jemi kundër doktrinave, jemi problemistë, jemi dinamikë; nuk kemi kushte paraprake, as monarkike, as republikane".) Megjithëse tentuan të rivinin në zbatim një politikë të mirëkuptimit elektoral me grupet e rrymat e të majtës intervencioniste me rezultate zhgënjyese në zgjedhjet e nëntorit 1919 Fashiot u gjendën të izoluar pothuaj kudo. Në disa rrethe elektorale nuk mundën madje as të paraqiteshin, në disa të tjera u radhitën në koalicione të së djathtës.

E pashmangshme pra, humbja në zgjedhje, humbje që u bë edhe më therëse për shkak të fitores së Partisë socialiste. Situatë kritike, në mënyrë sarkastike e fotografuar nga gazeta "Përpara!" e 18 nëntorit: "Një kufomë në gjendje kalbëzimi u peshkua sot në Navilio.Thuhet se është Benito Musolini". Sikur të mos mjaftonte kjo, pas disa bastisjesh në selitë e Fashiove të luftimit dhe në redaksinë e "Populli i Italisë", gjatë të cilave u sekuestruan armë e dokumente, ai u arrestua, por megjithatë qëndroi në burg vetëm një ditë,

Musolini u përpoq ta lmnimizojë rëndësinë e humbjes dhe suksesin e socialistëve: "Ka fitore që të derrmojnë njësoj si humbjet/'shkroi në "Populli i Italisë", "Disa nën peshën e gërmadhave, disa nën peshën, këtë radhë shumë më të madhe, të përgjegjësisë"; por muajt e tjerë do të ishin për të dramatikë.

Vështirësi të mëdha ekonomike për gazetën (deri në atë pikë sa që mendoi ta mbyllte), polemika të fuqishme brenda radhëve të Fashios, situatë e cila kontriboi jo pak në procesin e kalimit në të djathtë të kësaj rryme rreth vitit 1920 dhe fillimit të 1921; largime e dezertime të elementëve të majtë, të cilët u zëvendësuan nga elementë të tjerë që nuk kishin një ideologji të vërtetë të tyren (studentë, borgjezë të vegjël, ish- luftëtarë), dhe si të tillë më të përshtatshëm me një rrymë me ideologji konfuze e me një program të papërcaktuar mirë. Pas këtyre "të çorientuarve", po u afroheshin gjithnjë me më pak druajtje Fashiove, grupe gjithnjë e 'më të shumta "konformistësh". Transformim të cilit iu vu vula në Kongresin e majit 1920 në Milano, ku regresi (që u duk qartë në fjalët e Musolinit, që hoqi dorë nga kushtet paraprake republikane dhe u shpreh i hapur ndaj vlerave "teknike e morale" të borgjezisë e Vatikanit), provokoi kritika e kundërshtime. Mbi të gjithë, Marineti denoncoi largimin gjithnjë e më të madh të Fashiove nga masat, duke e braktisur menjëherë, së bashku me futur- istë të tjerë, një grupim të tillë "prapanikësh".

Në vazhdën e polemikave që kishin shpërthyer, çmimi që duhej paguar ishte edhe më i lartë në fund të vitit 1920, me pozicionimin ndaj traktatit të Rapalos, në përfundim të çështjes së Fiumes; pozicion të cilin Musolini e shpjegoi në një artikull në "Populli i Italisë", si një pozicion i diktuar si nga situata internacionale, ashtu edhe nga drobitja morale e Vendit; dhe si pasojë edhe vetë "Krishtlindjet e gjakosura" të Fiumes iu dukën "si pika e kryqëzimit tragjik të interesave të larta të Shtetit dhe interesave të Idealit". Sado bindëse apo jo të kenë qenë këto shpjegime (pak bindëse qenë për D'Anun- cion, shumë legjionarë e disa fashistë), ato tregojnë se me sa shkathtësi e mungesë skrupujsh vepronte Musolini, dhe në fund të fundit, sqarojnë se si arriti ai, në më pak se një vit, të përmbyste pasojat e shpartallimit elektoral, i ndihmuar nga rrethana të favorshme: si p.sh., qëndrimi i Xhiolitit ndaj fashizmit dhe një përhapje vërtet e niadhe e fashizmit agrar. Për Musolinin ishte më se e qartë se vlera që i jepte Xhioliti lëvizjes nuk ishte veçse një vlerë instrumentale; për sa i përket fashizmit agrar, megjithëse ai kishte kontribuar që t'i bënte Fashiot një rrymë me rëndësi kombëtare, ishte e qartë se tiparet e tij të veçanta kishin pak gjëra të përbashkëta me fashizmin musolinian. Aq sa ky ishte dinamik, po aq tjetri ishte reaksionar, borgjez, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në fillim u duk sikur Musolini arriti të përforconte auto- ritetin e tij në periferi, ku bëri që Fashiot të pranojnë rrugën e "blloqeve kombëtare", duke pasur ndikim në të njëjtën kohë mbi D'Anuncion, i cili gëzonte gjithë simpatitë dhe kushedi se ç'shpresa të fashizmit agrar dhe të sindikalizmit fashist në mënyrë të veçantë. Pati me të, më 5 prill 1921, në Gardone, një takim të zgjatur, me qëllim që të studionin njëri-tjetrin dhe të shmangnin një prishje që nuk do të ishte me interes për asnjërin prej tyre. E gjitha kjo do t'i shërbente Musolinit për t'i bërë ballë, nga pozita të forta, zgjedhjeve politike të 15 majit, që me të vërtetë sollën në parlament 275 deputetë të blloqeve (prej të cilëve 45 fashistë e nacionalistë).

Më 2 gusht të të njëjtit vit nënshkrimi, në zyrën e presidentit të Dhomës së Deputetëve në Romë, Enriko de Nikola, i një "pakti të paqes"midis fashistëve e socialistëve i hapi rrugën një konflikti të ashpër inidis Musolinit dhe kundër- shtarëve të tij të brendshëm, nga radhët e të cilëve dolën Din-o Grandi e Roberto Farinaçi: një polemikë kjo midis atyre që kishin ndër mend të luftonin për jetë a vdekje me aksione skuadrore (veprimtari të bandave fashiste), kundër organizatave socialiste, deri në shkatërrimin përfundimtar të tyre (për ta spostuar ndoshta më vonë vëmendjen kundër organizatave katolike e republikane) dhe që shikonin pothuaj një tradhëti pas çdo hipoteze për paqe ose për kompromis; dhe atyre që, si Musolini, synonin t'u jepnin fund, ose të paktën t'u vinin fre, këtyre aksioneve skuadrore.

"Edhe sikur ky veprim të përbëjë vetëshkatërrimin e tij", do të shkruante në "Populli i Italisë" më 7 korrik, 'fashizmi duhet të rikthehet'në fillimet e tij". Duhet brakstisur ky funksion shtypës që shërben për të mbrojtur ndonjë interes të veçantë."

Musolini iu përgjigj me ashpërsi e zhdëvjelltësi disa prej Fashiove (sidomos atyre të krahinës së Toskanës, Venetos e Emilia-Romanjës). Madje edhe me kërcënim: "Nëse fashizmi nuk më ndjek, asnjë nuk do të mund të më detyrojë të ndjek fashizmin". Keshtu shkruante ai, duke përsëritur me bindje:

Fashizmi mund të bëjë edhe pa mua? Sigurisht, por edhe unë mund të bëj pa fashizmin. Ka vend për të gjithë në Itali: edhe për tridhjetë lloje fashizmi, gjë që do të thotë, për asnjë lloj fashizmi.

Menjëherë pas grumbullimit të kundërshtarëve të tij më 16 gusht në Bolonjë, ai dha dorëheqjen (më 18 gusht), nga komisioni ekzekutiv i Fashiove. Ky ishte tamam veprimi i duhur që pati për pasojë shkatërrimin e unitetit tashmë të paqëndrueshëm të kundërshtarëve të tij.

"Pakti i paqes" mbeti nën kujdesin e Fashiove të veçuar, ndërsa politika e Musolinit do të njihte një devijim edhe më të theksuar drejt të djathtës. Përpara kongresit roman të Augusteos, Musolini ia kushtoi kohën transformimit të fa- shizmit në një parti, me sa më pak tronditje të ishte e mundur, me qëllim që të mos trembeshin, dhe jo pa të drejtë, për lërtien mënjanë të perspektivës revolucionare. Me hapjen e punimeve, më 7 nëntor, fatet tashmë ishin vendosur, alter ego të mundshëm të Musolinit, përveç Grandit që duhej bindur se një ndeshje frontale me të do të ishte krejt pavend, nuk du- keshin në horizont. Po të mos marrim parasysh fjalimin e Grandit, i rëndësishëm në planin personal, por pa influencë në planin politik, një shfryrje tipike e një "të vetmuari", e një "romantiku", siç do të shkruante më 1922 Guido de Ruxhiero, kongresi i Augusteos arriti kulmin e tij me përqafimin që i dhanë Grandi dhe Marsishi Musolinit. Skenë melodramatike kjo, që i jepte fund, të paktën për momentin, polemikës së brendshme. Dhe i jepte Musolinit në dorë një armë partinë  me të cilën mund të përpiqej të merrte pushtetin.

Renzo De Felice


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...