OSHTIMA MVSK

Midis dy ekstremeve

Jam për diktaturën e ndritur dhe ja pse:
Diktatura e ndritur do t’u epte fund, një herë e për gjithmonë, mendësive orientale, disfatizmit, korrupsjonit; do t’u tregonte grushtin parazitvet, intigantëvet, aventuriervet; do t’u priste gjuhën atyre që flasin gjuhët e huaja, jo pse nuk e dinë amtaren, por pse ata vetë duan t’a përbuzën e t’a poshtërojnë Shqipërinë; do të krijonte fallangat e djalërisë; me mistikën e me postulatën kombtare, nënë urdhërin e Atij që diti t’a udhëheqë e t’a shpëtojë këtë vënd.
Diktatura e ndritur do të bënte mrekullira! Nuk do të flisnim më, nga tribuna e lirë, bilbilët si kukuvajka, ata q’e duan Shqipërinë vetëm për të mbushur barkun e tyre, dhe që, pas krahvet, i vënë thikën... Kusarët, mashtruësit, demagogët dhe përgjithësisht dezertorët e idesë kombëtare do të heshtnin për jetë... Nuk do të na vinte turp t’a quajmë veten shqiptarë – si ç’thonë njerëzit e natës – por do të këndonim, me krenari e me buzëqeshje, këngën e pavdekëshme të vjershëtorit t’onë më të madh:

Shqipëri, ti më ep nder,
më ep emërin shqiptar;
Zemrën ti m’a gatove,
plot me dëshirë e me zjarr...

Po, po!... Këto mund t’i bëjë vetëm diktatura e ndritur... Vetëm ajo mund të na qesë prej jetës apatike që rrojmë tashti, dhe të na shtrëngojë të pranojmë reformat përparimtare të cilat duhet t’i zbatojmë sot.

* * *

Le të mos zemërohen aspakë kundërshtarët e diktaturës – që janë, edhe ata, miqt e mi – pse po e them në mënyrë kaq të prerë bindjen t’ime dhe pse po e kërkoj diktaturën me kaq hov. Parlamentarizmi, që ata pretendojnë se i përshtatet më mirë Shqipërisë, ka dhënë faliment; bile, në disa vende, fort më lart nga i yni, ka shkaktuar anarqi e vëllavrasje. Spanja dhe Greqia janë provat më të gjalla të kohës s’onë. Nuk mund të merren si shëmbëll, as mund t’imitohen sy-mbylltazi ata shtete parlamentarë q’ekzistojnë sot në botë sepse edhe n’ata vende liberalizmi extra është gati të përfundojë ndë një ekstremizëm marksist duke tronditur bazat e regjimeve të ngrehur qysh prej shekujve. Parimet liberale, mbas kohës dhe kushtevet, dal-nga-dal, po treten në parime të rinj ekstreme, qofshin këta në të djathtë ose në të mëngjërt; me fjalë të tjera: liberalizmi tashti po absorbohet prej nasjonalizmit ultra ose komunizmit të thjeshtë. Këjo metamorfozë, e imponuar nga nevojat e kohës moderne, do të shtohet në t’ardhëmen, dhe partit’ e mesme, gradualisht, do të këputen nga qendra që të venë e të bashkohen me njërën majë. N’Angli partija liberale, q’ishte një herë aq e fortë sa të qeveriste vetëm, sot nuk asht veçse nji parti e vogël në mes të dy tendencave konservatore dhe laburistë. Pra, alternativa shtohet kësisoj: o diktaturë e ndritur kombëtare, o diktaturë komuniste. Ata që nuk e duan Shqipërinë nën një diktaturë të djathtë le t’a thonë çiltazi se dëshirojnë të mëngjërën. Të përpiqemi të ngjallim këtu tendencat mesatare që kanë vdekur gjetkë, ësht një mundim i kot, megjithëse në besim të mirë. Ç’do solusjon jasht dy ekstremevet nuk ka stabilitet. Intelligenti pauca.
Veç kësaj, për hir të së vërtetës, duhet t’a pohojmë se maturiteti politik i popullit shqipëtar, nga pikë-pamja e përgjithshme, nuk ka arritur gjer sa të kuptojë dhe të votojë njërën a tjetrën tendencë mestarë, kurse diktatura e ndritur i a porositë katundarit t’onë ata njerëz që duhet t’u besojë fatin. Shumica e popullit që nuk sheh as majën e hundës, dhe që, për injorancën e saj fatale, rrezikohet të bjerë nën çdo influencë, ka nevojë për një klasë drejtonjëse. Si mund t’a formojmë këtë? Qysh mund t’a lartësojmë brezin e ri? Pyetjes i gjegjet diktatura e ndritur tip Mussolini... A e ke kënduar Lutjen e Milicit n’Itali? Po dekallogun e këmishave të zeza? Pa i këndoni një herë dhe kini për të gjetur nër ‘to ndjenjat e abnegatës më supreme...

* * *

Fati e solli të kemi në krye një Priës Gjenial i Cili ësht i zoti të na çojë atje ku janë qytetërija dhe lumtërija po qe se edhe neve I japim atë fuqi q’u dhanë Mussolinit, Hitlerit e Mustafa Kemalit bashkatdhetarët e ‘tyre. Shqipëtari duhet të hyjë nën një disiplinë të hekurte dhe doktrina Zogiste duhet të prevalojë. Rinia Shqipëtare, por nuk krijoi atë gjëndje të shpirtit plotë fli e krenari që zotërojnë sot rinia e vëndeve oksidentale, por nuk i u lut Zotit me fjalët e zjarrta të Milicit Italian, po nuk e sakrifikoi jetën për Atdhenë dhe për Mbretin, atë-herë le të mos mundohet më kotë, sepse nuk ka gjë n’udhë. Do të derdhet akoma shumë uj nga Vijosa n’Adriatik gjer sa Shqipërija të bëhet si ç’e menduan idolët e kombi t’onë.


Vlorë 7 Qershor 1936

Arbënia, 9.VI.1936, f.

Seid Kemal


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...