Oshtima

Çashtja e shkronjave shqipe

Relacion i Mustafa Krujës, në emër të studentëve shqiptarë, lidhur me çështjen e alfabetit.


Porsa u shpall konstitucioni, shkronjat shqipe u banë çashtje në shtypin e Selanikut e, pas pak kohje, kjo çashtje kaloj dhe në shtypin e Stanbulit. Mbas nji rragatjeje të shkurtën shpëtuen gazetat nga kjo çashtje, të shkruemit e së cilës në shtyp qé gabim, sepse kjo duhej zgidhë nga kongreze e këshilla të formuem prej kompetentësh e nuk duronte të merrej në dorë rrnam prej çfardo njeriu. Si çdo çashtje e kundërshtueme edhe kjo u këndërshtue prej të dy anvet: prej anëtarëvet të shkronjave otomane dhe prej mprojtësvet të shkronjavet kombëtare.
Të parët, që u hodhnë në sheshin e luftës, qenë antarët e shkronjave Turke. Ana tjetër – mprojsit e shkronjave kombtare sadoqë u hutuenë herën e parë nga friga e madhe që kishin nga ky sulm i pa-befshëm e i përgatitun rregullisht, nuk mbeti mprapa në mprojtjen e përgjegjen e nevojshme dhe të ligjshme të çështjes; sepse tue mos qenë qenë asnjani nga të interesuemit për shkronjat kombëtare kundrështarë të vërtetë të çështjes, dukej çiltas si drita e dillit se me ç’qllim e me ç’fuqi të errët ishin lëshue ato kundërshtime të kota por të afta me mashtrue mendjet. Rrjedhimi i këtyne kundërshtimëvet me gjith që pa randësi, u ndi mjaft ma vonë. Farët e ngrindjevet, që shpërndaheshin dashtë e pa dashtë sadoqi gjejnë tokë zhvillimi në rrethanat e padijes e lajnë mbresa të dukshme, janë të dënueme me u shdukë e me u zhbi herët a vonë, sikurse faktori shvillues i tyne – Padija. Polemika që rrodhi më shtyp rreth shkronjavet shqipe, mbassi nuk mund të kapërcente megjet e llogjikës u mbyll qyshë në periudhën e parë të rragatjes me fitoren e anës mprojtëse. Por a u dishpruenë, a heshtën kundërshtarët? Jo! Pretendimevet të padrejta e të pavërteta, sadoqë janë të goditshme e të rrzueshme përpara dijes, s’u mungon asnjëherë mundësija të përfitojnë nga padija. Kundërshtarët, si e panë që s’mund të fitojnë gja me polemizomë llogjike e se nuk mund t’a bindshnin entelektualizmën me pretendimet e tyne të mbështetuna n’andrrime të kota, ja filluenë nxehtësisht propagandës nden dorë!
Propaganda mbrrini në nji shkallë sa në shumë vende ndodhën dhe zihje e përleshje në popull*; u mbyllën klube; mbrojtësit e shkronjave kombëtare u quajtën të pa fe e tradhtorë dhe u kërcënuan me friksime zyrtare e private. Kundërshtarët, të trimnuem prej këtyne ndodhjevet të përkohshme, e hudhnë prap çështjen në shtyp, por andrrimet (iluzioni) dhe e padrejta u mundën prap, mendja, logjika dhe e vërteta ngandhnjyen.

Mbassi u përmendën fazat qi ka kalue çashtja ç’prej fillimit, e shofim t’ udhës me tregue dhe na mendimin t’onë: Na, nji herë si shqiptarë e m’anë tjetër si pjesa ma e madhe e studentëvet të shkollavet të nalta, ku përgatitemi me pasë në dorë mbarshtrimin e fatit të popullit, nuk jemi kursye së studiumi kët çashtje mbrenda kohës qi na kanë lejue detyrat t’ona të caktueme. Kemi studiu me kujdes kundërshtimet e mprojtjet e të dy anëvet; kemi vështrue hollë e gjatë gjith ç’kah thohet për shkronjat t’ona kombëtare. Tue mos mjaftue me përpjekjet t’ona, kemi kërkue edhe gjykimin e mendimin e dijetarëvet t’onë ma në za; e nga të gjitha këto, fituem bindjen se të shkruemit e gjuhës s’onë me shkronjat e tashme s’ka ndonji të keqe fetaro-politike. Përkundrazi shkronjat tona janë i vetmi mjet për të shpëtuar kombin t’onë nga të gjitha rreziqet që na rrijnë përpara syvet. Vetëm me këto shkronja mund t’a zgjuejmë për nji kohë të shkurtën kombin tonë të zhytun në detin e padijes, tue shpërnda dritën e dijes në çdo skutë t’atdheut t’onë të përbashkët. Qe pra, të shtytun prej nji bindjeje absolute, apim besën e betohemi se do t’i kushtojmë të gjithë fuqinë t’onë këtij qëllimi po i apim fund fjavet t’ona, me të cilat po shprehim para bashkatdhetarëvet t’onë për herë të parë e të fundit, dëshirën t’onë të naltë, që buron nga zemra e nga ndërgjegje e jonë, tue lutë sukses prej zotit fuqiplotë.

 

N’emën të gjithë Studentëve shqiptarë
Dhjetor 1909.
Mustafa Asim**
Mustafa Merlika Kruja.
Fushata kundër alfabetit latin u udhëhoq nga Haxhi Ali Elbasani. Me mbështetjen e hoxhallarëve inskenoheshin tubime pro alfabetit turk, shpërndarje falas të libra me shqipen e shkruar në këtë alfabet dhe ndërmorën një seri kërkesash dhe peticionesh drejtuar Portës së Lartë për marrjen e masave kundrejt Klubeve pro alfabetit latin.
Vetëm pak ditë pas këtij shkrimi, autoritet fetare dhe shtetërore, organizuan në Shkup një tubim në mbrojtje të alfabetit turk. Në këtë tubim, ku morën pjesë vetëm 300 shqiptarë, u deklarua se alfabeti latin ishte në kundërshtim me sheriatin dhe se mbështetësit e tij ishin tradhtar të kombësisë shqiptare.

 

 

AQSH: F. Mustafa Kruja, D. 5, Pa vit, f. 1-2

 

Mustafa Kruja


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...