OSHTIMA MVSK

Pare, politikë, histori.

“Parja sundon botën”. Këto fjalë, tash ma, ka me e hupë për gjithmonë vleftën e saj, pa marrë parasysh se kush e ka pasë nxjerrë. A e kanë pas nxjerrë ata, që kanë, arin e krejt Botës në dorë dhe njerzia i ka pas besue kësaj fjale si me kjenë nji fjalë e perëndisë a po asht kjenë nji pohim dorzimi para, “Fuqis Botnore të Pares”, nuk ka rëndësi.

Për këtë punë po bahet lufta. Sundimi i pares po merr fund. Dhe të gjithë ata popuj e njerëz, që deri tash janë kjenë të shtypun prej pares, kanë me u liruem, kanë me marrë frymë lirisht, pse tash e këndej vetëm nji gjë ka me pasë vleftë dhe ajo është: Puna.

Këtë gja e kanë pasë dëshrue nga thelbi i zemrës gjithë popujt dhe vetëm Gjermania i a ka arrijtë edhe për të cilën gja po bahet kjo luftë kundër fuqinave, që kanë në dorë paren e arin e botës: Me e ndërruem mallkimin e pares në bekimin e punës!

I lirë asht vetëm aji, që mundet të gëzojë frytet e zellit dhe të punës së vetë. Aji, që nuk mundet asht rob, asht skllav. I lirë asht aji, që e ban luftëne lirisë e nderit, besës dhe shoqnisë. Por në Shqipni mjerisht ka njerëz, pa nderë që nuk e kuptojnë, që Englezi po i turpëron, tue i ba për vehte me pare, gjoja se don me shpëtue Shqipnin. Ç’farë pafytyrsi! Shqiptari të paguhet me ar prej spekulantit colonial John Bull, prej englezit, që të luftojë për lirinë e vet!

Dhe këta begler o bajraktar të blem prej englesve me ar duen me i mbushë mendjen popullit, që ata janë “nacionalista”, d.m.th. kërkojnë të mirën e popullit. Ata, që shiten për pare, nuk janë udhëheqësa të Kombit, por janë njerëz pa karakter, ambicjozë për interesa vehtjake, që i sjellin popullit fatkeqsina.

I mjerë aj popull, që lufton për liri dhe nuk ka udhëheqës, të cilët ma parë t’a shpëtojnë nga këto shushujza si punë të parë të domosdoshme për t’i arrijtë liris!

Me pare bëhet politik, por jo histori. Politika e fuqinave kapitaliste ka pasë gjithmonë për qëllim me i bajtë popujt nën thundrën e arit. Por historija asht sikur nji libër, ku shënohet rruga përpjetë, që merr nji popull, tue luftue për liri, pork u shënohet edhe rruga tatpjetë, që merr nji popull, që meriton robnin e skllavërin, në të cilën qëndron deri sa të zhduket nga faqja e dheut dhe të harrohet nga njerëzia.

Rruga përpjetë, tue luftue për lirin e nji populli, hapni e lexoni librat e histories, ka kjenë dhe ka me kjenë gjithmonë nji epope plot trimnina, sakrifica, vetmohime, brengje. Shqipnija e Skënderbeut pat marrë këtë rrugë; por brezit e masandajshme nuk e ndoqën këtë rrugë, prandaj, hupën lirin.

Për shka Shqipnija ka nevojë, asht nji shpirt luftarak si aji i Skënderbeut, nji shpirt luftarak populluer, burrnor, i ndershëm, që nuk shitet për pare, nji fanatizëm luftarak, që të kërkojë aleatë ndër ata popuj, që kanë edhe ata këtë shpirt e të lidhen në nji vllazni lufte besnike. Shqipnija ka nevojë për nji krenari kombëtare që t’a ketë për turp më të math, me shitë lirin kombëtare për pare si kurvat shesin dashurinë e vet.

“Englezët pagujnë ma tepër se Gjermanët” thoshte nji ditë nji shqiptar! Deri në këtë pikë kishte arrijtë! Pse Adolf Hitleri i kërkoi dëmshpërblim Kosovës, kur e liroi? As nuk ka me e kërkue kurr! Lirin i a ka pasë falë popullit shqiptar, gja që nji herë ka ndodhë në histori. Por nji liri të falun asht ma zorë me e rujtë se sa nji liri të luftuem. Edhe populli duhet të tregohet i denjë për lirinë e falun. Ndryshe historija ka me e hupë prapë atë liri të falun, ndoshta për paret, që shpërndan Anglia pansllaviste partizanëve. Ende ka kohë me u përmisue.

Lidhje e Prizrenit, 13 gusht, 1944.

August Shmithuber


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...