OSHTIMA MVSK

Konopi në fyt

PËRSHNDETJE MBRETIT PERANDUER!

PËRSHNDETJE DUÇE-S!

SHOKË, BURRA KOSOVARË!

Përpara se t’u flas, u ftoj t’a drejtojmë mendimin t’onë të devotshëm ndaj ushtarve të Boshtit dhe luftarve shkiptarë qi me gjakun e tyne i dhanë lirinë Kosovës shkiptare; ashtu edhe ndaj ushtarve trima qi kanë rà në fushën e nderit tuej luftue nën urdhnat e Duçe-s e të Führerit për t’i pregatitë Europës jetë ma të lume me nji paqe me drejtësi.

Përshëndetje të nxetë u drejtojmë ushtarve trima t’Europës së Ré qi po i shtypin kryet këlshedrës bolshevike e po shembin demokracitë e rrejshme qi dojshin me u pì gjakun të gjith popujve puntorë.

E kam pritë me padurim rasën me ardhë me përshndetë kët kryegjytetin e Dukagjinve me flamurin e lirisë, por nuk ish kanë thanë prej Zotit atëherë kur e dashta un. Plagët qi mora më shtynë deri sod. E sod bashkë me shokët e Drejtoratit të Partisë, u sjell përshëndetjen e Kmishave të Zeza shkiptare; e bashkë me neve sjell përshëndetjen e Kmishave të Zeza italjane shoqi i çmueshëm Inspektor Lugini, Këshilltàr i përhershëm i Partisë s’onë.

E çka asht kjo Partì Kombëtare Fashiste e kto kmisha të zeza qi kanë ardhë me përshndetë Kosovën shkiptare, ket Rrafshën iliriane? Për të mujtë m’e kuptue e ç’asht kjo Partija Fashiste n’a duhet me dijtë pikë së parit se çka don me thanë kjo fjalë fashizëm e ç’kuptim kà fjala Partì në fashizëm.

Fashizma asht nji revolucion, nji kryengritje qi don me bashkue të tana forcat e kombit (të shpartadhueme ndër shumë partina e mendime) në nji bashkim të vetëm; në nji tubzim me ba qi të tanë kombi t’ecin për nji hullì, të kenë nji mendim e nji za të përbashkët, për të ruejtë e naltsue interesat e Atdheut nder të gjitha lamijet. Shifet prà se kjo ndrron krejtësisht prej kujtimit të partive demokratike, radikale e tjera qi para interesave të Kombit kishin interesat e partisë, ndërsa fashizma mbi gjithshka kà Atdhenë. E kmishat e zeza janë burrat e djelmt e zgjedhun, undyra e kombit qi bajnë ket Partì. Prà, kush veshë kmishën e zezë, kà veshë petkun e dekës, për projtjen e Atdheut e të revolucionit fashist; e prandej kji kmishë e zezë asht shejte, e aq nderë e madhe për ata qik kan privilegjin me pasë të drejtë me e veshë. Kto kmisha të zeza shkiptare e italiane të vllaznueme nën bajrakun e fashizmës, nën urdhnat e Duçe-s do të jenë roja e pathyeshme e lirisë së Kosovës. Kto do t’a ruejn ktue e mbas përgjithmonë e jetës në ket tokë shkiptare flamurin e Skanderbegut e nuk do të lanë kurr ma qi vendin e tij t’a xanë trobojnica e karadjordjevicve as ndonji tjetër.

Vllazën Kosovarë!

Anmiku asht ka i bjen pika prej inatit qi Kosova fitoj lirinë, e tuj dhanë shpirt ndër dhambë mundohet me gjetë njerz qi shiten për pare me mujtë me n’a qitë ngatrresa ndër veti e me miq t’onë qi kshtu të mundet me n’a ba mos me dal krejt me ballë haptë e faqe të bardhë para tavolinës së paqes kurë të fitojmë luftën. Anmiku teshmà e din se na në sajë t’armve të Boshtit luftën jemi tu’ e fitue edhe shpejt; e din se aj vetë kà mbarue, por mundohet me n’a vu edhe neve nji vrug fytyrës pse n’a kà inatë lirinë. Por na nuk do të lamë kurrsesi të guxojnë kush me e nxì faqen e bardhë të popullit shkiptàr, historinë shkiptare n’Europën e Ré qi do të dalin prej armve të Boshtit me nji paqe me drejtësi, të premtueme prej Duçe-s e Führerit. Ç’do shkiptàr i mirë e posaçe ju kosovartë e kini me borxh me n’a i kallxue ata njerz qi i shiten anmikut, qu t’u apin hakun e tyne, e ky hak asht konopi në fyt. Konopin në fyt, pse ata duen me lshue prap Kosovën në duert e shkaut, duen me i ba vorrin Shkipnisë, prà edhe pse s’mujnë duen konop.

Kà hjekë shum ky popull i yni qi asht në ket vend qyshe prej 4000 vjetësh, qyshe se shkeli i pari njeri në Ballkan. Dikurë ke vetëm, pà kojshì të mirë as të kqì e ishte krejtë i lirë e pà ksavet, prandej edhe e kish emrin ILIR.

Por nuk ngjati gjithmonë kjo liri. Dikurë filluen me mbrrijtë popujt barbar ndë kufi t’anë e hinë ndër tokë t’ona, por qindresa iliriane i shtrëngoj me kalue njani mbas tjetrit pà lanë gjurmë mbas.

Kto msymje të pàdame i shtrenguen ilirt, të partë t’onë, me luftue fyt ‘ a fyt si shkipet, e qyshe atëherë n’a mbet emni shkiptàr.
Nja ksi popujsh qi erdh nder ma të mbremët kenë sllavët – serbët e sodit – qi nuk n’a u hoqën kurr qafet. Por shkiptarët qindruen e i vunë ni gradh, ni kufi qi u thirr prej nesh gardhi i shkaut. Me ket gardh kém dà me guhë e gjak, shkiptarët kndej gardhit e shkau përtej. Po t’ishte me të vertetë kuptimi i mirë e i kjartë prej të dy palve, ky gardh nuk u dashke kapërcye prej kurrnjanës anë. Por shkau thonë nuk kà besë. E n’a e preu në besë të Zotit.

Të tanë popuve të Ballkanit, shkiptartë u kan nimue me gjakun e tyne me fitue lirinë, e bile edhe krentë qi u kan sjellë lirinë sidomos serbit e grekut, janë kanë shkiptàr. Karadjordji ashk ani i Shumadias, e Shumadija asht gati krejt prej fisit së Kelmendit, prà Karadjorgji kà gjasën t’ishte nji kti fisi, se përndryshej ky fis shkiptàr nuk do të a kishte ndjekë, e ky fis shkiptàr i kà prue lirinë Serbisë. Kta e kà thanë edhe ni serb i dijtun Tutzovic-i në kritikën qi i bajke Vlladan Djorgjevici-t kur shajke shkiptartë tu i ba edhe majmuna. E me gjithkta në ditën ma të lumen e ma të ngushtën shkiet e Ballkanit n’a prén në besë të Zotit.

Mbas kate vjet kryengritjesh të përgjakuna e të pà shoqe në trimni qi populli i kndon edhe sod, si p. sh. ata të Kaçanikut: “teri shkoj kali not mbi gjak”, na e zhgatrruem fuqinë turke, e parsija e Shkipnisë me 30.000 luftarë ish mbledhë në Shkup për të kërkue Shkipninë me katre vilajetet e veta me vete, duel dreqi i kuq i Fishtës. I shpallën luftë mejtit të Turkisë i vumë në tabut prej shkiptarve e msynë tokat t’ona. Na s’muejtëm me i pritë ushtritë e katër shteteve, jo vetë pse ishin dhet fish ma shum, por se katër vjet luftë të kunorueme me fitim kundra Turkisë n’a kishin lodhë tepër. 

I thirrëm Europës qi të n’a dalin zot n’emën të së drejtës së Zotit. Qasajë Europe qi të partë t’anë me Skenderbegun në krye i patën pshtue jetën e gjytetnimin. U mblodh kuvendi në London Italija e Austro-Ungerija kërkuen me të tanë forcën morale Shkipninë më veti me kufti etnikë, deri folej shkip, por nuk ndigjuen kurrsesi Rusija, Inglizi e Franca. Kta kishin interesë me knaqë shkiet e Ballkanit me tokën t’onë, e duel prej ati kuvendi Shkipnija e vogël e kufijve të 1913-ës, si nji trup i cunguem krahësh e kambësh. Nji nanë e shkretë pà djelt ma të mirtë.

Kosovari e çamasi hoqën të zezat qi mund t’i mendojnë njeri, për 29 vjet, deri fmija në djep, nuk pat pshtim prej bajonetës barbare të shkaut, aty ku përkundej pre mija vjetësh skyfteri i shkypes, xuni vend shkina tuj i këndue shkathit. Bulku shqiptar u detyrue me lanë tokë e truell të gjushit e stërgjyshit me u pa çipçi i shkaut qi për çdo kapriç fjaltë e para ishin me shà Zot e nanë.

Shkiptari e sidomos Kosovari duroj, por kurr nuk e la uzdaja, kish besim se do t’a fitojke lirinë ni ditë. E lirinë i’a suellën armët e Boshtit.

Mbassi nuk patë lanë derë pà cokatë për të lypë drejtësi, dukuerë u kujtuem se drejtësija duhej ba me shpatë. Ky arsyetim, kjo bindje, n’a banë tesh e tri vjet ma para me ba bashkimin me Italinë në rrethin e Perandorisë, nën parimin: dy shtete me nji mbret. Me ket bashkim u bamë të fortë. E kjo forcë na bani të zotët me e nëxjerrë me shpatë të drejtën t’onë. Ky bashkim asht kanë barsnimi qi kà pjellë Shkipninë e Madhe, e ky bashkim e vetëm ky asht fuqija qi kà me e ruejtë për jetë Kosovën të lirë në gjinin e nanës së vet Shkipnì.

Kush u thotë ndryshej don me u mashtrue pse i asht shitë anmikut qi don me i vu prap prangat e robnisë Kosovës; por s’kanë me i’a dalë. Kush përket Kosovën do të ndeshin armët me dy miljon shkiptarë e me 50 miljon italian. Kjo asht fuqija qi na kà dhanë bashkimi.

Kosovarë! Kijni menden mos t’u lshojnë kush në kurthën qi dom me u ngrehë anmiku. Kallxonajni argatët e shitun anmikut qi t’i’a u paguejm na hakun, e haku i tyne asht konopi në fyt.
Ruenju komunistave! Ata urrejnë kesh duen me i dalë zot popullit të vogël, por jo. Ata duen pikë së parit me i hjekë njeriut Zotin prej zembret, duen me i prishë fenë e mandej, familjen, erxin e Atdhenë. Kush i prekë shkiptarit në fé, Atdhé, familje e erx asht ma i madhi anmik i tì, e kta janë komunistat. Së fundit duhet t’a dini se komunizma asht nji perde e pansllavizmës; d.m.th. qi sllavt të sundojnë Botën, e atëherë shkiptàr nuk do të jesin ma mbi faqe të dheut. Ju Kosovarë e kini provue se çka do me thanë me mbete nën shkanë; por mos kini frigë. Fuqitë e Boshtit janë tue ia shtypë britë njiherë e përgjithmonë bolshevizmës e me ‘ta edhe pansllavizmës.

Luftën do t’a fitojmë edhe ma shpejt se e mendojmë. Lirinë Kosova do t’a gëzojë përgjithmonë në sajë të Perandorisë Mussoliniane, e Rroma do t’a shndrisin me qytetnimin e sajë edhe Kosovën Shkiptare.

Vllazën Kosovarë!

Vështirsitë e luftës nuk n’a a dhanë mundësinë me u dalë hakut me të gjitha të mirat qi sjell lirija me veti. E dimë se vueni për disa gjana qi nuk bahen në Shkipni. Deri kut të jetë e mundun do t’u kena në kujdes, e sidomos tash qi Partija me pëlqimin e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mretit Peranduer e të Qeverisë për së shpejti do të marrin kontrollin mbi gjanat ushqimore, nuk do të lamë t’u hupin gja e të hahet e drejta e popullit; do të jena të pà mshirshëm kundra atyne të cillët shkelin të drejtën e popullit kushdo qi të jetë, ma tepër se kundra katilave. E ju, o popull, për të mirën t’uej duhet të na ndihmoni me ba drejtësi, me n’a i kallxue ata qi vjedhin djersen t’uej (në koftë se kà ksish) qi t’i shtypim pà mëshirë.

Ju nëpunsa të Shtetit dinje mirë se keni nji zotni të cillit i shërbeni e ky zotni asht ky popull qi kà vuejtë robninë ma të zezë qi mund të mendohet, prandej në koftë se nuk e kryeni detyrën ndaj kosovarit si baba për djalin, bani trathdì kundra Kombit, e trathtija paguhet shtrejt. Dashtë Zoti mos të ketë ksi nëpunësish.

Ju arsimtarë, qi me vullnetin t’uej të qelikët forcue prej patriotizmës së kulluet; e mujtit mungesën e numrit, u përket lavdi e mirënjoftja e Kombit, e në mëndyrë të veçantë të Partisë qi asht shprehja ma e kulluet e nacionalizmës së vertetë, për shka keni ba e krye tash e dy vjet në Kosovë.

Kosovarë!

Ju qi dijti me i qindrue aq burrnisht robnisë mizore të serbit për gati 29 vjet, do të dini me durue sod të lirë nën flamurin t’uej, nën Qeverinë e Partinë t’uej Kombëtare, për ndo’j send qi nuk kemi me mujtë me u dalë hakut deri sà të fitojmë luftën. E luftën do t’a fitojmë, me ndihmën e Zotit, me triminë e pà kund shoqe t’ushtarëve të Boshtit e të Trepalshit qi po i’a shtypin kryet këlshedrës komuniste e gjakpisave anglo-saksono-çifut, qi nuk dijnë gja ma të mirë se me hanger pà punue pesë herë në ditë prej djersës së popujve puntorë.

Europa e Ré e udhjekun prej Italisë e Gjermanisë lufton për t’i dhanë Botës nji paqe me drejtësi, e paqa me drejtësi kà për t’i sigurue lirinë e mirëqenjen përgjithmonë Kosovës. Perendija asht e drejtë e kà me ndimue ata qi luftojnë për të drejtën; prandej na do të fitojmë!

RRNOFTË SHKIPNIJA E MADHE ME KOSOVË E ÇAMËRI!
RRNOFTË ITALIJA FASHISTE!
PERSHNDETJE MBRETIT PERANDUER!
PERSHNDETJE DUÇES!


MINISTRI SEKRETAR I P.K.F.SH.

(Kolë Bib MIRAKAJ)]

AQSH, F. D. V. 1944, fl

Kolë Bibë Mirakaj


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...