OSHTIMA MVSK

Marksizmi kulturor dhe demoralizimi i Perëndimit

Marksizmi kulturor është forcë negative dhe demoralizuese e përdorur për të prishur mbrojtjen e qytetërimit perëndimor. Përdoret për të sulmuar mbrojtjen morale, ndjenjën e identitetit dhe historinë e popullit. Qëllimi i atyre që e promovojnë është largimi i perëndimit nga rrënjët e tij stërgjyshore , minimi i shpirtit  dhe kohezionit kolektiv si popull. Ata duan që perëndimorët të ndahen nga njëri tjetri që të jenë më lehtë të sulmueshëm.

Nëse demoralizimin e kuptojmë në frymën e një taktike që përdoret në konflikt ushtarak, atëherë, të gjitha palët ndërluftuese do të përpiqeshin për të demoralizuar trupat e armikut, duke minuar moralin e tyre dhe duke mbjellë fara dyshimi mbi suksesin e fushatës. Do të sulmonin legjitimitetin dhe moralin udhëheqës për të cilin luftojnë ushtarët. Shembull për këtë është hedhja e trakteve mbi pozicionet e “armikut” për demoralizuar nga pikëpamja psikologjike ushtarët me shpresën për të ndikuar në efektivitetin e tyre në fushën e betejës dhe për të nxitur rebelimin, dëbimin ose dorëzimin. Strategjia e përdorimit të demoralizmit si armë psikologjike e luftës tani po përdoret kundër evropianëve në të gjithë botën perëndimore për të dekonstrukutar apo shkatërruar atë si grup.

Për të ndarë dhe pushtuar një popull, pa ushtruar forcën, kërkohet përdorimi i demoralizimit si strategji subversive e cila ka shumë gjasa për të arritur një qëllim të tillë. Ndoshta kërkon më shumë kohë për tu zbatuar, por është një mënyrë për pushtimin e një populli pa gjakderdhje. Nëse armiku i caktuar (në këtë rast Qytetërimi Perëndimor dhe populli evropian) mposhten psikologjikisht, atëherë lufta është fituar. Evropianët sot, janë në prag të kapitullimit absolut nga goditja e Marksizmit Kulturor, por ama, ende nuk janë mposhtur dhe, ndonëse rrallë, ende hasen shenja të rilindjes dhe të zgjimit, por rruga është ende e gjatë.

Nëse shikojmë sot, popujt perëndimorë, ajo çka vërehet është: një popull i dobësuar nga vetëurrejtja dhe nga një ndjenjë e rrejshme e fajit, i cili është i paarsyeshëm, irracional dhe tej mase i molepsur,  kjo vlen jo vetëm për individin por edhe për shoqërinë. Kjo është kryer  nga armiqtë e Perëndimit që mbizotërojnë institucionet akademike, mediat, industrinë e filmit, dhe strategjitë politike. Pa këtë nivel të ndikimit toksik mbi njerëzit e Perëndimit, marksistët-kulturor nuk do të ishin në gjendje të bënin kaq shumë dëme dhe si kundërpeshë të hasnin në kaq pak reagim.

Evropianë janë detyruar të shohin interesat e tyre jo si grup, por si individë të fiksuar nga materializmi, ndërsa grupet jo-evropiane dhe të ashtuquajturat “minoritarë” inkurajohen të ndjekin interesat e tyre si grupe. Myslimanët, zezakët, hebrenjtë, homoseksualët, feministët dhe çdo grup tjetër përcaktohen nga identiteti i tyre grupor.

Njerëzit e demoralizuar nuk janë në gjendje të mbrojnë identitetin, kulturën, trashëgiminë e tyre, gjithashtu, nuk janë në gjendje të mbrojnë dhe të sigurojnë të ardhmen për fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm. Njerëzit e vetëdijshëm për identitetin  dhe kulturën e tyre nuk do të ishin kurrë aq pasiv dhe të paarsyeshëm mbi erozionin e identitetit dhe kulturës së tyre. Për të kundërshtuar këtë plan veprimi, “sistemi” paraqet “multikulturalizmin” dhe “diversitetin” si forcë, si pasuri, dhe të gjitha rrugët  e ndikimit mbi shoqërinë përforcojnë këtë mashtrim.

Për tu vendosur në praktikë demoralizimin psikologjik, njerëzit janë bombarduar me fajësi, duke nxitur propagandë mbi skllavërinë, kolonializmin, holokaustin, dhe çdo gjë tjetër që mund të përdoret për ti bëtë evropianët të ndihen me turp dhe të fajshëm. Qëllimi i gjithë kësaj propagande është i bëjë evropianët të besojnë se çdo nocion i të pasurit interesa si grup është i pamoralshëm dhe i gabuar.

Shembull për këtë është demoralizimi i plotë i popullit gjerman pas LIIB, që ka sjell që shumë gjerman sot të mbështesin transformimin demografik dhe kulturor të vendit të tyre. Gjermanët gabimisht besojnë se e meritojnë, pasi fituesit e LIIB, që e kanë okupuar Gjermaninë që prej atëherë e deri tani, kanë krijuar një imazh të Gjermanisë që historikisht nuk është saktë. Gjermania është kthyer në demonin e kombeve përmes propagandës dhe demoralizimit të pandërprerë mbi popullin gjerman i ka mbushur me turp dhe faj dhe lejon asnjë qasje të ndryshme nga  historia zyrtare. Prezantimi zyrtar i historisë gjermane mbrohet me ligj.

Imazhet e grave gjermane që mbajnë pankarta që shpallin 'refugjatë të mirëpritur' dhe duartrokitje dhe brohoritje kur Merkeli hapi kufijtë për mbi 1 milion njerëz është një pasqyrim i trishtuar i gjendjes mendore kolektive të shumë gjermanëve sot, që duket se kënaqen me shkatërrimin e tyre dhe që është diçka tani e zakonshme në të gjithë botën perëndimore.

Pasoja më shkatërruese e demoralizimit të një kombi është efekti që ka në moral. Vetëbesimi është çelësi për mbijetesën e një grupi, pa atë grupi është i ndjeshëm ndaj ideve negative që shpërndahen nga ata që synojnë ti shkaktojnë dëm psikologjik grupit. Pasi këto ide negative të zënë rrënjë, atëherë është e vështirë të korrigjohen dëmet e shkaktuara. Një shembull i kësaj është ideja që evropianët janë disi përgjegjës për të gjitha sëmundjet e botës dhe janë fajtorë unik për shtypjen, skllavërinë, etj. Siç është thënë më herët. Çdo gjeneratë e të rinjve evropianë është e mbushur me këtë helm përmes sistemit arsimor, duke nga një moshë shumë e re e deri në universitet, gjë që çon në një mungesë të madhe të vetëbesimit dhe antipati ndaj paraardhësve të tyre dhe historisë.

Përmes këtij sulmi mbi moralin kolektiv të evropianëve, tani ekziston dhe apatia e përhapur që po shton karburant në plan veprimin  anti-evropian anti-perëndimor. Apatia jonë masive është me të vërtetë miratimi për ata që të vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë, por apatia e masës vjen vetëm përmes propagandës së pandërprerë të demoralizimit.

Një mënyrë për ta ndryshuar këtë është shtytja e mesazheve pozitive rreth paraardhësve tanë dhe historisë sonë, për të nxitur rrëfimet alternative historike, për të ringjallur popullin tonë dhe për të ripërtërirë krenarinë dhe ndjenjën e humbur të identitetit. Natyrisht është e vështirë kur kontrolli i institucioneve tona të mëdha është në duart e atyre që duan të na dëmtojnë si grup, megjithatë me mediat alternative ne të gjithë mund të bëjmë sulme të cilat do të mbjellin farën që do të rritet.

SCM


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...