OSHTIMA MVSK

Raport i gjendjes në tokat e liruara, Dibër, 8 Tetor, 1941.

Partija Fashiste Shqiptare

Federata e Fasheve të Dibrës

N. protokolli 1542/III/F Dibër, 8.10.XIX°


FEDERATËS SË FASHËVE TË DIBRËS

Në përgjigje të aktit Nr.1542:III/F dt. 13:9-1941 Ju parashtrojmë relacionin për sa ndiqet : - - - -
Gjendja politike në kët rrajon asht maft delikate, sepse populli i mëtues sa do qi ka nji entuziazëm për t’u organizue me frymzime Fashiste e Nacionaliste që solli gjendja e re dinamike e fatlume, por fatalist i mungon deri sot ky organizim aqë me randësi, dhe shumë i nevojshëm, sidomos për me përballue propagatat e armiqve t’onë.

Këtu ka nji aktivitet propagatistik i ardhur prej tokave nën okupimin e Bullgaris dhe nga njëherë po zhvillohen edhe disa incidente, qi disa njerëz i flasin haptazi popullit, mandej kur këta paditen tek autoritet ushtarake, në vend që të dënohen tue u dhanë nji besim Shqiptarve, përkundrazi po favorizohen kundërshtarët t’onë. Për kët rast duhet të bahen demarshet e duhura pranë eproret për të pas autoritetet ushtarake nji besim ma të math ndaj elementit Shqiptar, që kështu të mund të zhduket njiherë e përgjithmonë kjo propagantë e cila asht direkt në dam të Atdheut t’onë dhe nga ana tjetër t’urdhënohet, mundësisht sa më parë dhe për organizimin e Milicis Fashiste Shqiptare në mënyrë që me përkrahjen e sajë të shduken sa ma parë këta rryma rrezik-prurëse.

Në kët vend sjellë nji ngatërresë të madhe dhe puna e komitave, të cilët, mbassi detyruen të largohen të gjitha bagëtit qi janë nga tokat nën okupimin e Bullgarisë, tashti kanë fillue me vjedhë nëpër katundet ma afër malevet, kështu qi populli asht ftohë tepër dhe dekurajue. Gjithë kjo sjellë nji dam të math n’ekonominë e vendit sepse tue hikë nji shumë bagëtish prej afro gjysmë milioni kokësh për në Bullgari tue u sigurue nji vend për ta në Shqipnin e ulët, dhe nga ana tjetër me shkaktue për me u dhanë armë banorvet të katundeve që të munden me u mprojt, sepse nga mungesa e madhe e Karabinjeris Mbretnore komitat mundet t’u hyjnë edhe nëpër shtëpijat e tyne tue bamë kërdina, bile asht rrezik që nji ditë mund të vinë edhe në qytetin e Gostivarit.

Sa për ekonomin e vendit, këtu asht e njoftun se ka qenë passif e nuk ka mundun me mjaftue për nevojat e popullsisë së vendit; për kët kërkohet m’u sigurue ushqimi i popullsis për nji kohë të gjatë, me që mbas nji dite ka me u pre rruga e Prizërendit mbassi mali i Sharrit do të mbushet me dborë e asht, pra, friga që vendi të vuej për bukën e gojës. Do t’ishte shumë mirë sikur t’ishte e mundun me u rregullue me udhë dipllomatike çashtja e transitimit m’anën e Kaçanikut për të mund me u lidh me Kosovën, në mënyrë qi të furnizohet ky vend me drithë, se përndryshe, përsëritim, ka me vuajt populli për shumë sende të dorës së parë.

Arsimi asht ma se i nevojshëm për kët vend, mbassi zgjedha e gjatë e anmikut e ka lanë shumë mbrapa në kët pikë, prandaj proponojmë për dërgimin e mësuesvet duke ndërmjetsue ku duhet sa ma parë, me që fëmijt e këti rrethi ndodhen rrugaçet, dhe kjo gja, siç dihet, veç damit materialo moral nuk sjellë asnji të mirë, vet-vetiut vjen demoralizimi i rinis nga nji mungesë e tillë; veç asaj duhet përfitue edhe nga entuziazmi i vendasvet që kanë për t’i dërgue fëmijt e tyne nëpër shkolla edhe jemi na se të bindun se shkolla ka për t’i nxjerrë nga errësina që na kanë lanë anmiqt t’onë shekullorë. Këtu të gjitha ndërtesat shkollore janë në rregull sa nuk u mungon as gja sendit veçse personel respektiv, pritja e të cilëve përgjohet pa durim.

Në pikëpamje shëndetësore vendi këtu asht mjaft mbrapa, mjerisht mjekët mungojnë, për kët proponojmë qi të merren masa urgjente për të plotsue kët mungesë me doktorë e infermierë Shqiptar si dhe mundësisht krijimin e nji ambulance Shtetnore për të mujtun me ardhun në ndihmë klasës së të vobegvet tue iu shpërnda barna gratis.

Sa për çeshtjen e nënpunsavet, nuk kemi se çfar me shtue, mbassi këtu ende nuk janë rregullue si mbas nevojës e me përjashtim të Bashkis, asnji zyrë tjetër nuk asht organizue siç duhet tue fillue nga Nënprefektura e deri tek komunët u mungojnë gati gjithë personeli, gjithëashtu edhe karabinjerija e këtueshme po punon tue mbajtë nën dispozicionin e sajë gjindarmë t’ish Mbretnis Jugosllave; në vend që të merren njerëz të besimit nga elementi Shqiptar. Edhe për plotësimin e ksaj mungese, mundësisht sa më parë, proponojmë të kryhen demarrshet e duhuna.

Përfundimisht, pra, që të gjitha sa kemi citue me kët relacion konsiderohen të nevojës së dorës së parë dhe lypin nji kohë shumë të shkurtën që të realizohen së përmbaruemi për shkak të kohës modeste të sotme për mbar-vajtjen e të gjitha veprimeve Shtetnore, për çka Ju lutemi, i nrerti z. Federal, t’urdhënoni ndërmjetsimet e duhuna për realizimin e të gjithve të rastit.

Nderime të nalta Fashiste
Sekretari Politik i Fashëve të Gostivarit
Av. Kadri Saliu

RF: DBV14013, V. 1941, AQSH.

Dokument-Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...