OSHTIMA MVSK

Rinia fashiste shqiptare e Tetovës

Komanda Eprore
Forcat e Armatosura Shqipëri
Zyra: Çështjet Civile
17 korrik 1941
Objekti: Aktiviteti fashist

- Mëkëmbësisë së Përgjithshme të NLM Mbretit Perandor – Tiranë
- Komisariatit të Lartë për Kosovën dhe Dibrën – Tiranë
- Partisë Fashiste Shqiptare – Tiranë

Përcillet vëzhgimi i mëposhtëm nga Komanda e trupave pushtuese të zonës së Tetovës. 

«Deri nga katër vite më parë disa studentë të vendit, të bindur se Shqipëria e Zogut nuk do të mundte kurrë e vetme të çlironte këto toka nga zgjedha jugosllave, filluan të shikonin nga Italia dhe nga fashizmi si e vetmja mundësi shpëtimi dhe kështu nisi, nga ana e tyre, një veprimtari e fshehtë propagande fashiste.

Pas bashkimit të Shqipërisë me Italinë, komiteti i formuar nga këta studentë, intensifikoi punën e tij dhe pati më shumë liri veprimi dhe fushë më të lehtë pune. Anëtarët të cilët deri në atë çast ishin rreth pesëmbëdhjetë, u shtuan si numër dhe nisën anëtarësimet e para dhe nga fshatrat.

Si nismëtar i lëvizjes u cilësua avokati Shaip Kamberi, shqiptar, i cili, për të pasur direktiva dhe mbështetje morale dhe materiale i është drejtuar Konsullatës italiane në Shkup. Me mjetet e vendosura në dispozicion u formua një orkestër e cila shërbeu për të lehtësuar vazhdimin e veprimtarisë së propagandës që kishte nisur tashmë.

Shaipi pohon se të gjithë anëtarët e komitetit, i cili kishte marrë emrin Komiteti i Rinisë Fashiste Shqiptare, megjithëse ishin në dijeni të rrezikut që paraqiste, përshëndeteshin midis tyre në mënyrën romake. Në mbështetje të pohimeve të tij Shaipi ka dorëzuar kopjet e dy telegrameve që Komiteti i kishte dërguar Duçes në datat 17 tetor 1939 dhe 11 qershor 1940 - të dy telegramet të nënshkruara «Rinia Fashiste Shqiptare e Tetovës».

Në periudhën që parapriu operacionet e fundit luftarake, Komiteti mori nga Konsullata detyra të natyrave të ndryshme që i pasqyronin aktivitetin në të gjithë zonën deri në Dibër.

Shaip Kamberi gjithashtu pohon që Komiteti i krijuar nga ai ka patur si kundërshtar të vendosur dr. Xhafer Sulejmanin, i cili i kishte përshkruar anëtarët e Komitetit në popull si elementë të rrezikshëm për sigurinë e Jugosllavisë.

Si armiq të tjerë përshkruhen dhe Trife Apostolof, Sima Momiroviç dhe Anton Kuntariç.»

Gjeneral Brigade 
Shef i Shtabit të Përgjithshëm
Guglielmo Spicacci
(firma)

F: DBV13061, V: 1941, AQSH

Dokument-Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...