Oshtima

Popullariteti si problem

Marksizmi është teori dhe përpunim mendor më i ndërlikuar nga sa studiohet sot, (vetëm sipas tipit të tipit realizmi- socialist, çka rezulton se është studiuar vetëm procesi i kërkimit të armikut të brendshëm të proletariatit). Në të vërtet: Marksi ka dalë nga gjiri i idealizmit gjerman në fillim shek. XIX; i ndikuar thellë nga idetë e Hegelit, gjithashtu edhe Fjorbahut, që në të njëjtën kohë është përfaqësuesi kryesor i hegelizmit të majtë, në momentin që e quante veten materialist ishte i mbushur plot e përplot me filozofinë idealiste dhe për më tepër mbeti njëfarë teologu. Doktrina marksiste është armë revolucionare, dhe kryesisht armë kundër rrymave të vjetra, që çuditërisht cilido krah të ketë pushtetin përllogaritet si i tillë. Në këtë këndvështrim jep baza të forta për tu interpretuar si një sistem konsekuent të determinizmit sociologjik. Determinizmi ekonomik i Marksit ka në karakter krejt të veçantë, është demaskimi i iluzioneve të ndërgjegjes. Marksizmi nuk është vetëm doktrina e materializmit historik dhe ekonomik, që pohon varësinë e plotë të njeriut nga ekonomia, “marksizmi është gjithashtu doktrina e shpëtimit, e thirrjes mesianike të proletariatit, e shoqërisë së ardhme të përsosur, e fuqisë dhe fitores së njeriut mbi forcat irracionale të natyrës së shoqërisë. Njeriu është përcaktuar tërësisht nga ekonomia në shoqërinë borgjeze, por kjo i takon së kaluarës. Përcaktimi i fatit të njeriut, i qenies së tij nga ekonomia, mund të interpretohet si mëkat i së kaluarës. Por në të ardhmen mund të jetë ndryshe, njeriu mund të çlirohet nga skllavëria, rrjedhimisht subjekti veprues i cili do ta çlirojë njeriun nga robëria dhe të krijojë një jetë më të mirë, është proletariati. Por, në të vërtetë, njeriu në rrugën e zhvillimit të tij, ishte dhe vazhdon të jetë kafshë shoqërore, ashtu si shumë kafshë si ujqit, shpendët, bletët, etj.
Intelekti i tij thjesht i ka dhënë dhe përmasë virtuale këtij realiteti, për ta fuqizuar më tej, por nuk është vetë intelekti i tij krijues i këtij realiteti dhe nuk ishte njeriu që e zgjodhi këtë realitet. Kështu, në këtë përmasë virtuale lind dhe problemi i kontratës shoqërore dhe i dogmave egalitariste që ndërlidhen me të si demokracia, komunizmi, fetë, (që edhe pse të artikuluar në mënyrë të ndryshme, ajo çka në thelb kërkohet prej tyre është e njëjta gjë, shkatërrimi i dasive raciale, dhe shembja e hierarkisë organizative kombëtare e bërë në emër to konsumerizmit dhe golobalizmit sot). Pra ide të caktuara të disa njerëzve që shtrembërojnë organizimin natyror të shoqërisë me vlerat e tyre në thelb hedoniste, kryekëput subjektive dhe pa asnjë relevancë me realitetin. Organizimi shoqëror biologjik, si më i qëndrueshmi, është instinktiv, nis nga familja dhe mbaron në shkallën e farës, aty ku mbaron dhe vija e gjatë evolutive e paraardhësve të përbashkët biologjikë. Farat po ashtu janë të pavarura nga njëra tjetra dhe me veti të plota të llojit, pra, mund të kryejnë përjetësim të llojit pa pasur nevojë për farat e tjera. Çdo organizim tjetër është artificial dhe duke qenë se nuk vjel prej bazës biologjike (e cila ekziston pavarësisht intelektit), është inferior.

Komunizmi, demokracia besimet ,monoteiste të ardhura nga lindja e mesme, të gjitha në bazë kanë popullaritetin, në to gjithmonë fiton më popullori, rrjedhimisht jo më i afti çka në normalitet do të rriste funksionalitetin natyror të shoqërisë. Këto sisteme kinkelariste kërkojnë prej grupimeve të ndryshme biologjike- kulturore të sillen, veprojnë, mendojnë njësoj, duke iu detyruar të gjithëve një mënyrë të vetme jetese, mendimi, veprimi, shprehjeje, që nuk përputhet gati me asnjërin dhe shkel liri themelore e të nevojshme për mbarëvajtjen normale të zhvillimit shoqëror të këtyre grupimeve, dhe nëse grupimet homogjene subjekte të regjimit vazhdojnë t'i bëjnë ballë kësaj mënyre (siç ndodh gjithnjë përderisa shtysat biologjike janë më të forta se dogmat politike, dhe siç shihet në SHBA dhe sot ku reaksioni biologjik bën që zezakët të vazhdojnë të jenë zezakë, dhe të bardhët të bardhë, por, çuditërisht zezaku psikologjik i veshur me rrobat e liberalizmit po tregohet shumë aktiv për të krijuar mentalitetin e të riut pa punë dhe profesionist protestash) dhe të mos asimilohen në njëtrajtësimin racor të propaganduar kaq shumë, tensioni i brendshëm i krijuar duke pamundësuar marrjen e vendimeve funksionale për tërësinë e organizimit sjell në fund rënien e regjimit, sepse çdo vendim shkel mbi përjetësimin e grupimeve biologjike që e përbëjnë atë, sa që kohezioni heterogjen rezulton i paarritshëm në sisteme të centralizuara dhe në çdo rast mbetet sipërfaqësor e i përkohshëm deri në degradim ose shpërbërje të sistemit.
Tërë ideja për këtë organizim gjithëpërfshirës jonatyror sipas species dhe krijim njëtrajtësie në shkallë bote, me ose pa vetëdije (sepse duke promovuar përzierjen e farave në emër të "diversitetit", dhe duke krijuar diversitetin abuzivisht brenda grupimeve homogjene faktikisht janë duke shkatërruar "diversitetin"), është ndërhyrje artificiale dhe dogmë trans-seksualiteti, egalitariste, që mbin mes demokracie, komunizmi, feje, injorance e mediokriteti të çdo forme dhe përmase, pra një mut dinozauri që kujton se bota dhe ligjet natyrore sillen rreth zhvillimit të “arsyes dhe zhvillimit të intelektit brenda realitetit që pa ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë procesit të ndërrimit në konstrukt mendor pa e prekur fare realitetin. Fanatikët e këtyre dogmave të rrafshimit biologjik e kulturor janë përpjekur të shtrembërojnë dhe “shkencën” për të akomoduar doktrinat e tyre socio-psikologjike, sidomos këto 60 vjetët e fundit, duke imponuar me prepotencë idiote shprehje pa kuptim si "raca njerëzore". Ndoshta duhet të dalin nga betoni dhe të studiojnë dhe njëherë realitetin dhe jo të projektojnë hedonizmin e tyre mbi të.

Fakti që marksizmi për nga pozicioni ku është shikon realitetin si kazan i mbushur me realitete plot ngjyra, së pari nuk tregon ndonjë zhvillim të madh intelektual (nga çka pretendohet sot), por, dhe as nuk ka substratin e nevojshëm për tu marr seriozisht si tezë (këtu kam gjithmonë për bazë mendjet e pa infektuara). Nuk është e çuditshme pra që këto dogma burojnë nga impulse të doktrinave fetare apo janë krejt të ngjashme me to, dhe janë mbarëbotërore, pra kërkojnë të imponohen dhe të zbatohen dhunshëm në shkallë bote dhe nuk marrin parasysh realitetin natyror me veçoritë e tij dhe lokalitetet biologjike të Tokës, e pak a shumë iu duket vetja si "ndërtues të realitetit". Si demokracia si konsumerizmi si  komunizmi, si fetë abrahamike kanë për qëllim njëtrajtësimin e tërë racës dhe krijimin e "njeriut të ri" mbarëbotëror e në këtë mënyrë turma e mediokërve arrin më në fund mediokritet institucional ku asnjë nuk mund më ta sfidojë pushtetin e turmës. (çka sjell që njerëzit gjithmonë të thonë “ky vend s’bëhet”, edhe pse nuk kanë punuar asnjë ditë në jetë). Ky lloj magazinimi biologjik është më i lehtë të kontrollohet nga grupet që kanë fuqi ekonomike në dorë (pra qeverisje tregtare dhe jo shoqërore) dhe duke qenë se magazina e errësuar ka shkëputur çdo lidhje me realitetin mund të manipulohet në çfarëdolloj forme në mënyrë masive që është dhe arsyeja pse feja, egalitarizmi, konsumerizmi dhe "tregu i lirë"promovojnë fuqishëm njëtrajtësimin e planetit. Pra, a nuk janë këta që promovojnë mungesën e higjienës personale dhe pëllasin lart e poshtë për zhdukjen e gjithë dallimeve ndërkohë që sa herë flasin keqinterpretojnë dhe vetë termin "diversitet"?! dhe teksa dallimi është gjëja më natyrore e mundshme, si p.sh. unë jam mashkull dhe dua të mbetem i tillë, përkthehet si çmenduri e krijuar nga kasta e vjetër, dhe gjithashtu kërkohet edhe uniformizim rrafshim,  total i gjithçkaje që natyra ofron, i çdo veçorie (që quhet e tillë sepse është e veçantë), me synimin e vetëm absurd për të arritur homogjenitet artificial biologjik-kulturor në shkallë bote, pra një planet pa dallimi raciale por i stërmbushur me dasi psikologjie dhe masturbime mendore. Si të marrësh p.sh. tërë llojet e farat e ujqve dhe të qenve dhe t'i kryqëzosh për të nxjerrë vetëm një lloj të ri substandard as qen as ujk dhe këtij të fundit ti shtosh edhe propagandimin deri te mënyra se si ushqehet, dhe të gjitha këto në emër të "diversitetit"!... Dhe në përfundim janë po këta të kalbur që hedhin akuza kundër kombëtarëve për gjoja uniformizim dhe diktaturë, pa ditur as kuptimet themelore të fjalëve që përdorin dhe as të dogmës absurde vdekjeprurëse që predikojnë!

 

 

Nutrika Nr 2, Tiranë shkurt 2017, f. 19-21.

Fronti Lindor


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...