Oshtima

Mentalitet inferior


Konceptet kryesore të shprehura dhe të përshtatura në politikat e shqiptarëve në FYROM, por edhe më gjerë kryesisht në çerek shekullin e fundit, janë koncepte që kanë krijuar fytyrën idiote të një populli viktimë, të paaftë, të sakrifikuar dhe të varfër.
Në këtë mendësi mbase gjendet dhe shkaku kryesor i gjendjes së sotme të shqiptarëve, ku përveç faktorëve të tretë mbi imponimet politike, mentaliteti komunist i ndërtuar nga Jugosllavia edhe brenda territorit të Shqipërisë politike është faktori bazë i rrënjosjes dhe i zhvillimit të këtij projekti vetëshkatërrues. Këto koncepte kanë sjellë ravijëzimin e një politike shqiptare të orientuar gjithmonë majtas, deficente dhe të pafuqishme, për tu përballur me të tjerët. Akoma më i dhimbshëm është fakti i ekzistencës së një vetëdije të sipërfaqshme kombëtare, se ky komb është i pavlefshëm dhe i pafuqishëm në përballje me të tjerët. Në këtë mënyrë zhvillimi i kësaj politike në FYROM ka sjellë izolimin e vazhdueshëm të shqiptarëve brenda një popullsie fshatare të arsimuar pak që gjithmonë e më shumë vjen duke u zvogëluar. Megjithatë, linja komuniste e mendimit politik dhe intelektual e ka artikuluar dhe propaganduar këtë “si një popull fatal në difenzivë të përjetshme” dhe fatkeqësisht ky koncept është bërë udhëheqës i frymës politike atje. Kjo e argumentuar dhe me pasqyrimin e rrejshëm të historisë shqiptare, me manipulimin dhe tjetërsimin e saj, në përputhje dhe në interes të këtij koncepti, duke vepruar dëmshëm mbi psikologjinë kolektive të shqiptarëve nëpërmjet mjeteve të edukimit arsimimit dhe formimit duke i  ambientuar ata me një gjendje inferioriteti të paqenë. Nëse realisht shqiptarët do të ishin të përshtatshëm për këtë koncept (fatalistë dhe difensivë), kjo do të përbënte në të vërtetë një realitet të dhimbshëm, sepse një popull, një komb që paraqet veç vlera pasiviteti dhe tkurrjeje, është i destinuar të jetë përherë objekt i synimi i idesë komuniste sepse paraqet vlerat e larta multikulturore të zhdukjes së kombeve. Fatmirësisht historia ka provuar se shqiptarët, ashtu si dhe kombe të tjerë evropianë, janë vitalë dhe në varësi të kohërave kanë qenë në difensivë të detyrueshme apo edhe në ofensivë të favorshme. Vetë ekzistenca e tyre mijëvjeçare dhe mos-shuarja e tyre, vërteton tezën e kundërt të asaj që propagandohet.
Me argumentin tjetër fatalist “komb i copëtuar dhe shtet i vogël” punohet në çdo politikë, mendim intelektual të majtë, në çdo trajtim të shqiptarëve në krahasim me të tjerët, qofshin këta edhe fqinjët që njëkohësisht bëjnë armikun e përhershëm.
Ngulitja e kësaj mendësie, se përherë kemi qenë të vegjël dhe jemi të vegjël edhe sot, ka bërë që të hartohen politika të mjerueshme dhe aspak të justifikueshme për potencialet shqiptare, është përpjekur të ngjallet keqardhja dhe mëshira për shqiptarët dhe jo konsiderata dhe respekti i detyrueshëm dhe imponues i potenciali të tyre, gjë që në zgjedhjet e fundit vrau identitetin e 70 mijë shqiptarëve që votuan CDCM në FYROM. Zhvillimi i vazhdueshëm i komunizmit atje ka sjellë si rrjedhojë zvjerdhjen prej vetvetes të shqiptarëve dhe një ndjenjë të paarsyeshme inferioriteti karshi të tjerëve. Është për tu përmendur se realiteti shqiptar në kohë të ndryshme na jep tjetër panoramë raportesh, të paktën me popuj të tjerë rreth e qark. Duke mos folur për ato periudha kur edhe me popullsi edhe me territore të përfshira në organizime shtetërore (të natyrshme për kohën) shqiptarët mbisundonin në gadishull, vetëm duke u ndalur në kohën e  tashme vërejmë se për nga raporti i popullsisë aktive shqiptarët mirë që mbesin mbrapa të tjerëve, por dhe janë kaluar nga shumica. E gjithë kjo duke u bazuar vetëm në trevat me popullsi kompakte shqiptare, sepse nëse do të përfshinim edhe komunitete të tjera të konsiderueshme si ato të arvanitëve në Greqi i apo ato të shqiptarëve të Stambollit, raporti popullativ do të ndryshonte. Rrjedhimisht, intelektualiteti i majtë i supozuar si i paanshëm politikisht ka arritur me sukses të krijoj një përllogaritje të atillë që ul numrin popullativ për sa i përket kombit, dhe ngre numrin popullativ për sa i përket grupit pa identitet brenda një kombi tjetër. Sa i përket kësaj pikëpamjeje politike më e drejta do të ishte që askush të mos viktimizohej, mos qurravitej lart e poshtë tek ndërkombëtarët se jemi duke u keqtrajtuar. Se nëse shteti i sotëm shqiptar i ka themelet zyrtare në fund të vitit 1912, kjo nuk do të thotë se procesi ka mbaruar dhe se shqiptarët që mbetën jashtë duhet të kërkojnë të drejtat e tyre në shtete respektive ku ndodhen, por në vazhdimësi këto kufij duhet te zgjerohen për të falur jetë më të mire brezave. Kaq gjë të gjithë i detyrohen gjakut. Pra, aftësia shtetformuese e shqiptarëve nuk mund të vihet në diskutim. Për këtë nuk duhet të zgjatemi fort, sepse dëshmitë historike rrëfejnë të kundërtën, dhe përfundimet logjike që rrjedhin duke iu referuar rëndësisë së tregjeve dhe rrugëve të vjetra që përshkonin Gadishullin duke u nisur nga portet shqiptare e përshkoheshin në qendrat e fuqishme tregtare po shqiptare - janë në kundërshti me këtë koncept. Keqadministrimi i pasurive në këtë shekull nuk tregon për varfëri të përhershme, por veçse për politika të manipuluara prej të tjerëve që kanë interesa jetike që shqiptarët të mos shfrytëzojnë potencialet e tyre ekonomike dhe pasurore në të mirë të tyre.
Këto dhe koncepte të tjera të këtij lloji gjithmonë me orientim politik majtas, si ai që trajtuam më gjatë në këtë shkrim, pra "racizmi" i supozuar i të tjerëve mbi shqiptarët, kanë sjellë detyrimisht dhe një gjendje të mjerueshme të politikës së zhvilluar në Shqipëri sidomos në dekadat e fundit.
  E keqja është se këto koncepte po artikulohen dhe po pasurohen dita-ditës me derivatet e tyre që paraqiten në ballafaqim me të tjerët në një profil ankimtar me gjenezë anarkiste, dhe në raportet me të tjerët shqiptarët marrin atributet e viktimizimit të paqenë. Përkundër vlerave racore kombëtare potencialeve njerëzore e lëndore, potencialeve mendore e shpirtërore, - politika dhe shtresa intelektuale apo grupime mendjehapura të shoqërisë shqiptare prezantohen në arenën ndërkombëtare të pafuqishme, të paafta, të papërfillshme. Mosrespektimi për vetveten i ngulitur nga një ide e huaj është shkaku kryesor i pozicionimit të pafavorshëm të realitetit shqiptar. Si përfundim të këtij shtjellimi se a janë shqiptarët viktimë, mund të themi se kurrfarë viktimizimi real nuk mund të zhvillohet te shqiptarët, dhe nuk është kurrfarë racizmi nuk është zhvilluar ndaj nesh. Aq më tepër prej racash e popujsh më të poshtëm e më të nënvlershëm se ne. Kundër shqiptarëve ka punuar vetëm një ide titanike e mobilizuar mirë, e ardhur nga jashtë dhe e sponsorizuar po aq mirë. Ndërsa institucionalizimi dhe mekanizmat e luftës kundër "racizmit" në gadishull, aq të parapëlqyer nga politikat ndërkombëtare dhe të mirëpritura nga mercenarizmi politik shqiptar, janë të pamotivueshëm për sa kohë tek shqiptarët nuk është formuluar kjo ndjenjë, dhe nuk janë krijuar kushtet organizative për ta zhvilluar në sistem, për ta aplikuar motivisht mbi të tjerët që s'kanë atë shkallë superioriteti racor.
Sot, "Racizmi" në Gadishull s'është veçse një shprehje e paaftësisë dhe inferioritetit të individëve të veshur me pushtet politik dhe publik, mjerisht vetëquhen shqiptarë, dhe të atyre që kanë informacion të pamjaftueshëm dhe të keqtrajtuar për realitetet kombëtare.


 

Nutrika nr. 1, Tiranë 2017, f.  2-4.

Fronti Lindor


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...