Oshtima

1942: Njoftim mbi ekzistencën e strukturave irredentiste në Jugosllavinë e parë


Dokumenti i mëposhtëm është një ankesë e ish Kryetarit të Bashkisë Dibër e Madhe, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra në kuadër të riorganizimit të përgjithshëm administrativ të Tokave të Liruara. Në ankesën e tij, ish Kryetari, njofton dhe për ekzistencën e një strukture informuese, që përveç shqiptarëve përfshinte dhe individë me kombësi gjermane dhe kroate.
Bie në sy, edhe njëherë, vështirësia objektive e ekzistencës së strukturave shtetërore shumëkombëshe, dhe shpresa e etnive të shtypura për vënien në jetë, nga ana e forcave të Boshtit, të parimit të kombësisë.
Në përfundim të luftës, Piperku rreshtohet në krye të forcave të qëndresës ndaj ripushtimit Jugosllav të Shqipërisë, për rajonin e Dibrës.

 

Dibër, 11.IX.1942.XX.

SHKËLQESI,
I nënshkruari, Osman Piperku nga Dibra, ish Kryetar i Bashkisë Dibrës Madhe me nderin t’Ju parashtroj lutjet e mija.
Prej vitit 1926 deri 1 Shtator të vitit 1941. XIX kam qenë nëpunës i Bashkisë Dibrës Madhe, 8 vjet kam shërbye si sekretar, 8 vjet zavënës Kryetari, dhe 5 vjet Kryetar, i zgjedhun dy herë me vota të popullit si Kryetar dhe me dekret të Komisarit të Nalt Civil për Kosovë, Dibër e Strugë, pa asnji arsye e shkak ligjor në SHKARKOJ NGA DETURA në 1 shteor 1941.XIX.
Në vitin 1939, kurë fuqitë USHTARAKE GLORIOZE të PERANDORISË FASHISTE ITALIANE HYJTËN DHE BASHKAN FATET ME ATDHEUN T’ONË, SHQIPËRINË, NË SUAZËN E PERANDORISË SË RONËS, rashë në KONTAKT ME ZYRËN E INFORMATAVE TË PESHKOPISË, TË CILËN E KRYESONTE I NDJERI MAJOR BUONAKORRA, të CILIT I EPNJA INFORMATA TË SAKTA DHE TË DUHUNA MBI LËVIZJET USHTARAKE TË ISH MBRETËRISË JUGOSLLAVE DHE BANJA PROPAGANTE NË POPULL PËR BASHKIMIN E VENDEVE T’ONA TË LANA PA DREJTËSISHT JASHTË KUFINIT, ME SHQIPËRINË MËMË. INFORMATAT QI I JEPNJA JANË KËTO: FORTIFIKIMET, AJROPORTAT, NUMRIN E USHTËRISË, LËVIZJEN E SAJ DHE TË TJERA, JO VETËM TË RRETHIT TË DIBRËS, por të Strugës, Ohrid, Resnës, Monastirit, Përlepes, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Rekës, të cilat lajme ishin të nevojshme për Zyrën e informatave ITALO-SHQIPTARE.

Këto informata, jo vetëm qi Ja kam dhanun të Ndjerit Major Buonakorrës, por mbrapa reth vitit 1940 edhe, Z. QAZIM MULLETIT, që në atë kohë ishte Prefekt i Peshkopisë.
Organizimi i Dibrës kontra ish Gjiverisë Jugosllave që KRYESH PËR QËLLIMET E NALT PËRMENDUNA, PËRBAHESH PREJ 3 ORGANIZATORËSH:
1. Mirko Milli, ish Kryetar i Gjuqit Paqit Dibrës Madhe, me origjinë Gjermane;
2. Kapiten Kwaternik, ish agjutant i Komandës artilerisë të Dibrës me oigjinë KROAT;
3. I nënshkruari, Osman Piperku, ish Kryetar i Bashkisë Dibrës. Të dy të parët INFORMATAT I’A DËRGOJSHIN KONSULLATËS GJERMANE NË BELIGRAD, NDER SA UNË SI SHQIPTAR, ZURAVE TË INFORMATAVE, DHE PREFEKTURES NË PESHKOPI. TË GJITHA INFORMATAT QI MIRESHIN NGA VISET E SIPËR TREGUEME E QI KRYESOHESHIN PREJ MEJE, PAGOHESHIN ME SHPENZIMET E MIJA.
Për aktivitetin qi kam dëftuar, me të Ndjerin Major Korrën dhe për të vërtetuar thanjjet e sipërme, mund të pyeten personat qi kanë përçuar informatat në Peshkopi, dhe për moralin e sjelljet e mija të mira karshi popullit si dhe miqësinë karshi Boshtit, munt të pyeten Eminenca e Tijë HAFUZ SHERIF LANGU, Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar.
Tue mare rrezikun e jetës s’ime që më KËRCËNOHESHE SI MUA, ASHTU DHE FAMILJES S’IME, që përbahet prej 10 personave, kam shërbye si thamë ma parë dhe, kur u bashkuan kto vise me SHQIPËRINË FASHISTE.
NDËRSA UNË PRITNJA GRADIM, OSE TRANSFERIM ME GRADIM, PËR T’I SHËRBYE MA MIRË BASHKIMIT, MË ERDHI PUSHIMI I PA PRITUN TELEGRAFISHT NGA KOMISARI I NALT CIVIL, PA ASNJI SHKAK LIGJORE, DHE KONTRA BANDES S’DUCE-s dt, 7.11.1941.XIX. PRANDAJ LUTENI SHKËLQESI TË BAHEN HETIMET E DUHUNA DHE TË VENDOSET PA DREJTËSIJA QË MË ASHT BAME, QË TË mundem të mbaj familjen dhe t’i shërbej përsëri dhe me vullnet regjimit FASHIST.
Me SHPRESË SE LUTJET E MIJA DOT MEREN PARSYSHË, PREJ JUVE SHKËLQESI, TUE PËRFUNDUE ME NDERIME DHE RESPEKTE TË NALTA.

 

Lutësi
Osman Piperko
(nënshkrimi)

 

 

AQSH F. 410, D. 1, V. 1942, fl.

Dokument - Oshtima


Rregullorja e "Një libër për..."

Kreu I Dhurimet Të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur të dhurojnë një apo më shumë libra, të cilët do t’i përcillen shkollës së parapërzgjedhur. Emri i dhuruesit dhe librat e dhuruar do të regjistrohen në formularët përkatës nga vullnetari i ngarkuar me këtë detyr&...